Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 3

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

3

Me regjistrin nėn sqetull dhe me hapin e qetė, mėsues Sandri shtyu derėn dhe hyri nė kabinetin e anglishtes. Nxėnėsit e maturės B qė kishin zėnė vend aty brofėn nė kėmbė.
- Mirėdita ! - tha si zakonisht, duke bredhur vėshtrimin gazmor nėpėr fytyrat e tyre tė qeshura e tė pėrzemėrta.
Pėrshėndetjes sė tij iu pėrgjigjėn disa zėra njėherėsh nga kabinat me xham.
- Uluni ! - urdhėroi duke u drejtuar te katedra pėr tė lėnė regjistrin dhe qėndroi nė kėmbė pėrballė.
Ndonėse mėsues i ri nė profesion, ai i jepte mjaft rėndėsi kontaktit tė parė me klasėn. Me pamjen e tij tė qetė pėrpiqej t’i bėnte nxėnėsit ta ndjenin veten krejt tė ēlirėt. Edhe nė ato raste, kur nga andrallat e pėrditshme pėsonte zymtime nė gjendjen emocionale dhe e ndjente veten me seriozitet tė rėnduar, para nxėnėsve rrekej shpejt tė zbutej nė fytyrė, sepse nuk donte qė bota e tyre e ndritshme tė errej pėr shkak tė tij. O sa i pėlqenin kėta sy kaq depėrtues e tė vėmendshėm !
- Hė, si dukeni sot ? - pyeti anglisht, si gjithmonė i pėrkujdesur e i gėzuar.
- Mirė, profesor !
I kėnaqur nga reagimi i pėrgjithshėm, Sandri u ul dhe hapi regjistrin. Tani vėshtrimet e ēiltra tė nxėnėsve u pėrqendruan tė gjitha mbi tė. Sidomos vajzat e ndalnin vėshtrimin te fizionomia e tij tepėr djaloshare, te jaka e pastėr dhe e hekurosur, te bardhėsia e duarve dhe faqet e rruara me kujdes, qė shprehnin qartė natyrėn e njeriut tė rregullt. Tė gjithė ndiqnin tė kėndellur ēdo shprehje tė fytyrės sė tij tė prajshme. E kishin kuptuar qysh nė fillim, nga shkreptimat e befta tė syve tė tij, se ishte njė tip tepėr i ndjeshėm, ndaj pėrpiqeshin tė rrinin sa mė qetė.
Albana i ra me bėrryl Olsės.
- Ky ėshtė fantastik! - i tha me zė tė ulėt.- Nė jetėn time s’kam parė djalė kaq tė pashėm dhe elegant !
Nė bankėn e trete Migena i pėshpėriti Arjanit:
- Sa vjen ora e anglishtes, mua sikur mė zgjidhet ajo gjė e ēuditshme qė ma mpin trupin nė disa orė tė tjera.
- Ky mėsues, seē ka njė gjė, qė tė ngroh menjėherė! - tha Arjani. - Ka njė gjė qė e bėn tė duket hem si shok, hem si njeri i shtėpisė, hem s’di si tė ta them…
- Shpirt njeriu, atė ka,- ia bėri Migena dhe zgjati dorėn nėn bankė. - shpirtin ia sheh edhe kėtu, nė kėtė vėllimin e tij poetik. Do tė t’i tregoj ato qė kam mėsuar pėrmendėsh ?…ajo shfletoi vėllimin dhe i tregoi vjershat qė kishte zgjedhur pėr tė recituar nė televizion me grupin e shkollės.
Arjani e kundroi shoqen e bankės me zili. Ajo kishte dhuntinė t’i bėnte tė dukeshin tė lehta edhe gjėrat mė tė vėshtira.
- Lum si ti Gena! E fillove si duke qeshur qė nė vitin e parė, dhe u bėrė e famshme pėr recitime nė tė gjithė republikėn.
Migena qeshi me zė tė ulėt dhe shpuri dorėn te goja.
- Ē’ia vesh kot, Ani, jo po nė tė gjithė botėn …
- Pse, ēudi tė duket ? Ja, pak nga pak po ngjitesh deri nė televizion, mė vonė aktore…
- Eh, medet ! - ia bėri Migena, duke vėnė dorėn mbi zemėr. - Ajo ėshtė ėndrra mė e madhe e jetės sime…
Arjani u bė krejt serioz.
- Kam nderin tė qėndroj pranė teje !…
- Mos u tall, Ani ! Unė sapo kam filluar tė mėsoj pjesėt qė mė ka dhėnė regjisori pėr konkursin. Ku dihet, fitoj apo jo !…
- Ti fiton, tė siguroj unė, - u shpreh gjithė gaz ai.
- Ah…
- Vetėm pėr mua, shokun tat s’mendon ti !…
Migena e shikoi mikun e ngushtė me simpati.
- Ē’t’i bėj unė e shkreta shokut tim ! - mblodhi supet ajo dhe psherėtiu.
- Ja, ti japėsh pak gaz nga buzėt e tua, pak ėmbėlsirė nga kjo qė ke kėtu !…
- Hiqe gishtin se tė pa mėsuesi ! Dhe mos fol ashtu, Ani, se s’ka lezet !
Sandri pėrfundoi shėnimet nė regjistėr dhe u mundua t’i rrokė tė gjithė nxėnėsit me njė vėshtrim tė vetėm.
- Mjaft ! Lini fjalėt ! - thirri me zė tė ulėt. - Ju po e patė mėsuesin me humor tė mirė, zbėrtheheni menjėherė nė muhabete.
Ai bėri njė kontroll tė shpejtė tė detyrave me shkrim dhe iu drejtua Olsės pėr kontroll dijesh.
Ra pėrnjėherė heshtje dhe klasėn e mbėshtolli njė qetėsi e kėndshme. Olsa filloi tė pėrgjigjet disi e trandur.
Mė nė fund ra zilja pėr pushimin e gjatė. Turma-turma vajza tė veshura me jaka tė bardha mbi pėrparėset e zeza e gjokse tė kėrcyer u lėshuan turravrap drejt kioskės ku shiteshin byrekė dhe petulla tė ftohta. Pas tyre djemtė, tė ēliruar pėr qyfyret dhe ēamarroksitė e tyre, shtynin njėri- tjetrin e thėrrisnin me tone tė larta. Sheshi tani ishte plot zėra shkollarėsh dhe kėngėzime zogjsh nėpėr pemėt rreth e qark.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA