Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 4

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

4

Freskita shtypi edhe njė herė butonin e magnetofonit tė pultit. Nė hapėsirėn boshe tė kabinetit tė gjuhėve tė huaja jehoi njė rrjedhė fjalėsh frėngjisht. Pastaj krejt papritur bobina e djathtė zuri tė rrotullohej me shpejtėsi, duke vėrtitur pėrqark bishtin pėrshkėnditės. Sakaq bobina e krahut tjetėr lėshoi te kėmbėt e saj njė shuk shirit tė kėputur.
- Uh ! - ia bėri Freskita. - Po tani ?
Njė grimė herė ajo u orvat ta mblidhte bobinėn e majtė duke e rrotulluar me gisht. Mė nė fund shiriti hyri pėrsėri nė vend. Por si t’ia bėnte, ngjitėsin e kishte Sandri…
Zgjati kryet nė gjysmėhapėsirėn e derės dhe kėqyri deri nė thellėsi tė korridorit tė shkollės. Si s’po vjen ky dreq, tha me njė lloj brenge. Por duke e gjykuar atė qė tha, pati njė ndjesi tė pazakontė, qė iu shoqėrua me njė regėtimė zemre tė lehtė. Ngadalė dhe gati instinktivisht, ajo vuri dorėn mbi gjoks. U mbush me frymėmarrje dhe mendoi: Jo, unė s’mund tė flas keq pėr atė njeri…sepse ja, fjalėt qė lėshoj pa menduar m’i kundėrshton edhe zemra…
Doli sėrish nė korridor. Tashmė zhurma ishte fashitur nė tėrė shkollėn. Kudo kishte filluar mėsimi. Po Sandri pse s’po dukej ? Ajo e kishte rregulluar me Balin e fizikės, qė bėnte ndryshimet nė orar, ta kishin tė dy bosh orėn e tretė, pėr tė punuar me bisedat nė magnetofon.
Hyri sėrish nė kabinet. Dhe pėr herė tė parė ndjeu se ē’gjendje tė tmerrshme tė krijon njeriu qė do, kur tė lė ta presėsh. E mposhtur nga padurimi, zuri tė vejevinte nėpėr atė dhomė tė vogėl me dhjetė banka, qė shėrbente pėr tė qarkulluar tė nėntė grupet e gjuhės frėnge qė kishte shkolla e mesme.
Sot me siguri do tė mė shprehet… mendoi, duke vijuar tė sillej nėpėr boshllėkun midis bankave. Ai patjetėr ndjen pėr mua…Pėr kėtė as qė mund tė dyshoj. U bė kaq kohė qė njihemi dhe qėndrojmė pranė. Mbase tregohet indiferent se nuk merr dot guximin tė ma thotė i pari…Po unė mund t’ia them e para?…S’e kam problem, fare, po vetėm s’duhet t’i lė shkak tė mendojė: “ Kjo plasi, bėri bum, derisa ma tha vetė!” Jo, jo, kėtė s’kam pėr tė bėrė kurrė…Mirėpo sa do tė pres ?…Periudha e druajtjes, siē thonė vajzat, sikur ka kaluar…Si ishin djemtė e fakultetit!…Kishte ca grepa qė tė propozonin sikur tė ishte fjala pėr njė vallėzim. Ca tipa tė tjerė kishin pėr borxh tė tė qepeshin nė mėnyrėn mė tė mėrzitshme dhe i kishin duart tepėr tė gjata kur gjenin rastin…Ky, mesa duket, nuk ėshtė nga ai brumė meshkujsh. Dhe mė mirė qė s’ėshtė. Se ndryshe kushedi nė ē’distanca do tė ndodheshim. Kėshtu i urtė dhe i matur mė pėlqen tė jetė djali. Mirėpo edhe kėsisoj:” Mėsuesi i anglishtes hyr e dil gjithmonė te mėsuesja e frėngjishtes!”...Oh, mė vjen inat me veten time, qė mė ka rėnė kaq keq nė tru. Ndėrsa ai…e mban veten tamam si anglez, Sa mė shumė mundohem ta largoj nga mendja, aq mė shpesh s’mė hiqet nga sytė ai shikimi i tij ėndėrrues, ato flokėt e tij tė dredhur, qė i bien mbi ballė aq natyrshėm, ajo mjekra e dendur, qimeerrėt, qė bėn t’i duken faqet, nėn cipėn e kuqėrremtė tė mollėzave, si tė pudrosura me blozė. Nuk di nė janė kėto tiparet kryesore qė mė shfaqen nė pėrfytyrim, apo ėshtė ajo sjellja e tij plot dinjitet, me ato buzėqeshjet aq enigmatike e me ato shprehjet aq tė matura…
U ndien hapa nė korridor. Jehona e tyre trokoi edhe pėrbrėnda qenies sė saj. Si gjithmonė, me njė pamje tė butė e tė heshtur u shfaq te dera Sandri. Ai u ndal dy hapa pranė. Ajo u kthye vrullshėm. Dhe disi e hutuar e kundroi drejt nė sy, me atė ndjenjėn e saj tė thellė, por edhe tė pėrmbajtur prej asaj largėsisė sė zakonshme qė i ndan dy njerėz, kur ende nuk ia kanė hapur zemrėn njeri-tjetrit.
Vėshtrimi i saj, i ngarkuar me padurimin e pritjes, e stepi Sandrin, aq sa harroi edhe pėrshėndetjen e rastit. Me atė nėnqeshjen e vet tė ndrydhur, ai padashur hodhi shikimin te buzėt e saj tė freskėta e mjaft tė pėrskuqura, qė spikatnin nė bardhėsinė e fytyrės dhe pastaj te sytė…Oh, sytė e saj ishin tepėr tė veēantė. Kishin njė shkėlqim fosforik tė ēuditshėm. Brėnda tyre ndizeshin e vezullonin ēdo ēast ca farfurime tė bardha, si luhatjet rrėzėllitėse tė yjeve tė largėt. Pėrqendrimi marramendės i atyre syve tė bukur linte tė kuptohej fare mirė ē’mund tė bėnte ajo me ta, po t’ia drejtonte njė burri nė fytyrė.
Sakaq Freskita vuri re efektin e syve tė saj dhe bėri njė lėvizje tė kokės anash.
- U kėput ! - tha e brengosur. - Mbeta pa punė. Mė duhet patjetėr ta hedh tekstin brėnda kėtij dyzetepesėminutėshi…
- Do mundohemi ta arrijmė. - Sandri shprehu gatishmėrinė me njė zė disi tė emocionuar dhe brodhi vėshtrimin nėpėr klasėn e vogėl me pllakate shumėngjyrėshe, ku ishin shkruar me kaligrafi ushtrimet gjuhėsore tė frėngjishtes. Sikur tė kishte hyrė pėr herė tė parė nė atė pėrzierje drite dhe errėsire tė kėndshme, ai po rrekej tė shqyrtonte gjithēka me ca sy tė vėmendshėm. Po nė tė vėrtetė mendja i rrihte gjetkė. E kishte tėrhequr qysh nė fillim natyra e ēiltėr, e sinqertė dhe e freskėt e kėsaj vajze. Por para saj sepse ndiente njė stepje tė ēuditshme. Habitej edhe vetė pse mbetej aq i nemitur dhe qėndrimi vetėm pėr vetėm me tė i dukej krejt i pajustifikuar.
Qysh kur ishte fare i ri, ndjenjat e tij ēapkėne kishin qenė tė kontrolluara nga njė mbikėqyrje e rreptė dhe nga kėshillat ngulmuese tė prindėrve. Tutela e tyre kishte synuar qė ai djalė i vetėm, pėr tė qenė i dėlirė e i virtytshėm, nė radhė tė parė duhej tė shmangej nga alkooli dhe femrat. Respekti dhe kujdesi i tij i pėrhershėm, pėr tė ruajtur me fanatizėm vullnetin e prindėrve, e shoqėroi provincialin korēar edhe gjatė katėr viteve tė shkollės sė lartė nė Tiranė. Madje aty shokėt bėnin mjaft shaka me natyrėn e tij aq tė rezervuar, duke thėnė me shpoti, se ai ishte pa gjė… Kuptohet, parimet morale tė edukuara qysh herėt ishin bėrė pjesė e ndėrgjegjes sė tij. Shprehja korēare “djalkė mamaje“ gjente tek ai kuptimin e plotė. Mbase kėtu gjendej dhe shkaku pėr atė lloj ndrydhjeje qė ndiente nga joshje tė tilla edhe tani qė kishte dalė nė jetė. Mendja e tij, e gatuar kėsisoj, thoshte prej ditėsh: Po tė lidhem me kėtė vajzė, do tė thotė tė bėhem gati pėr t’u martuar. Po a jam unė dhe prindėrit e mi gati ?…Pastaj, ku ? Nė kėtė qytet malėsie ? Kush mė jep transferim me gjithė grua? Apo tė mbetem kėtu pėr tėrė jetėn, si ca qė kanė vite dhe s’shkulen dot ?… Po ēne, bre!…
Freskita ēapkėne ndoqi me kureshtje lėvizjet e tij dhe hetoi me kujdes shprehjet e veēanta qė i merrte fytyra zeshkane nė ato ēaste. Ai kishte qėndruar si mbi gjemba.
- Pėrse mendohesh ? - ajo e kundroi njė hop me butėsi vajzėrore dhe kryqėzoi krahėt mbi gjoks.
Nė kėtė situatė, kjo ishte pyetja mė logjike nga tė gjitha pyetjet qė mund tė bėheshin, por Sandrin e vuri nė njė pozitė mė tė vėshtirė. Krejt ndryshe do tė ndihej sikur tė ndodhej qoftė edhe njė nxėnės nė atė dhomė tė mbyllur e me perde tė ulura, ku s’dihej kush mund tė hynte nga ēasti nė ēast e tė bėhej fakt diēka e paqenė. E pushtoi befas njė si rrymė ajri e ngrohtė dhe iu njomėn duart.
- Pėr asgjė. S’di pse e ndjeva veten si nė vakum! Ndofta ngaqė kur hyn kėtu te ti, tė bien veshėt pėrnjėherė nė qetėsi, sikur bie papritur nė pus. - tha shkarazi sa pėr tė pėrligjur praninė e vet.
Freskita i hodhi njė vėshtrim mosaprovues.
- Jo pus. Ky krahasim nuk shkon. Kabineti im mund tė quhet fare mirė njė oaz qetėsie nė kėtė botė tė zhurmshme qė na rrethon. - ajo u skuq pakėz dhe u pėrkul te magnetofoni i madh, profesional, i lidhur me kufjet e kabinave prej xhami nėpėr banka…
Ēurgu i rrezeve, qė depėrtonin nė hapėsirėn midis dy perdeve tė afruara tė dritares, rrėshqiste nė brendėsinė e dhomės si ndonjė penel piktori i ngjyrosur me varak dhe pėrveē ndriēimit tė lehtė, e bėnte atė mjedis pak tė mugėt tė tė ngjallte pa kuptuar njė ndjenjė tė kėndshme intimiteti.
- Sidoqoftė, nuk mund ta kuptosh qetėsinė e kėtij “oazi” tė gjuhės frėnge pa nėnkuptuar krijuesin e tij, - e ktheu nė kompliment ai dhe nėpėr mend i shkoi shprehja: “Oazi i qetėsisė je ti vetė, moj ēupkė!”. Por nė ēast e largoi atė mendim. Po sikur ajo, me atė mėnyrėn e saj krenare e tė vrullshme, tė dilte e tė ikte, siē bėjnė rėndom vajzat nė raste tė tilla?…Pra, duhej peshuar mirė ēdo fjalė e ēdo frazė, sepse diēka e pamatur mund tė shpejtonte mbarimin e kėsaj bisede alegorike tė sapofilluar dhe t’i fuste marrėdhėniet e tyre tė thjeshta nė njė lak tė padėshiruar pėr tė. Ai u pėrtyp nė heshtje dhe la pėrsėri tė dukej atė buzėqeshjen e vet tė lehtė.
Por sytė e saj ngulmues e me atė vėshtrim tė ėmbėl nuk i ndaheshin. Freskita kėrkonte e vetėdijshme tani qė ai tė vijonte mė tej nė rrjedhėn e dėshiruar tė asaj bisede qė sapo kishte nisur.
- Pėr rastin konkret, mendoj se krijuesi kėtu nuk ka ndonjė meritė tė veēantė. Pastaj qetėsinė e lakmojnė tė gjithė…- murmuriti ajo me njė zė tė ngrohtė e me njė nėnqeshje tė lezetshme, qė i pėrshkėnditi befas dhėmbėt e saj tepėr tė bardhė e tė drejtė.
Sandri vuri re, se ndryshe nga herėt e tjera, sot fjalėt nė gojėn e Freskitės sikur hidhnin njė valle tė gėzueshme. Dhe i bėri pėrshtypje ky gjallėrim i saj i beftė. Por dyshoi se mund tė ishte edhe ndonjė mendjeshkrepje e ēastit, nga ato qė shfaqen zakonisht pa qėllim nė botėn e pakuptueshme tė femrės. Prandaj mendoi se tani ishte tamam koha, kur mund tė shmangej nga ajo e tatėpjetė ku po rrėshqiste biseda, pėr tė mos u zhytur e ngecur nė ndonjė hendek fjalėsh diku mė tej.
- U shpreha nė kėtė mėnyrė, se kam pėrshtypjen qė ju tė frėngjishtes nuk i duroni dot zhurmat, - filloi tė tėrhiqej ai, duke nxjerrė ngjitėsen plastike nga xhepi i xhaketės.
Freskita e shigjetoi me njė vėshtrim tė pjerrėt, qortues, nazik.
- Kjo ėshtė, deri nė njė farė mase, e vėrtetė, ne nuk jemi aq tė qetė sa ju tė anglishtes…- tha me njė ton thumbues.
- Natyrisht, gjuha ka lidhje edhe me temperamentin e kombit, e si duket ndikon te folėsi, - pohoi ai duke kapur bishtin e shiritit nė dorėn e saj.
- Mos doni tė thoni se e ka fajin gjuha angleze, qė u ka bėrė juve kaq tė heshtur ?…- vijoi ajo me njė shtysė tė brendshme tė fshehtė.
Sandri u zu ngushtė njė hop dhe shtypi kot njėrin nga butonat nė magnetofonin e fikur.
- Si tė them… - u mėdysh, - Kur njeriu s’ėshtė aq i zoti te fjalėt, mundohet tė gjejė ngushėllim te heshtja…Unė jam memec i lindur …
Me atė instinktin e saj prej femre, Freskita e kapi nė ēast lėkundjen e tij shpirtėrore. E zhbiroi thellė me sytė e saj si dy rruzuj tė ndritshėm dhe vuri buzėn nė gaz.
- Me sa po dėgjoj, ju keni mendime pėrēmuese pėr veten tuaj. Po s’ma merr mendja tė jeni aq i pazoti sa paraqiteni! - tha duke u hapur papritmas me njė vezullim trazimi nė sy e me njė vėmendje tepėr tė pėrqendruar.
Sandri u habit pa masė nga ky reagim i guximshėm i saj. Ndjeu se kėndet e gojės po i pėrkuleshin lehtė nga nėnqeshja dhe njė ēast e pėrfshiu tė tėrėn me njė vėshtrim tė ethshėm, tė pavetėdijshėm. E imėt dhe e freskėt, si vet emri i saj, me atė hundė tė drejtė e tė mprehtė, me buzėt e kėrcyera e tė ngushta, si dy riska mandarine, me atė rrumbullakėsinė e pėrsosur tė gjoksit tė saj tė vockėl, ajo i shkaktoi njė pėrfytyrim tė mjegullt, aq sa s’mundi ta pėrmbante njė tė rrėqethur tė lehtė…Ē’kėnaqėsi sikur t’i fusje tė dhjetė gishtėrinjtė shkatėrrimtarė nė ato valėzimet dehėse tė flokėve tė saj e ta ngjishje njė herė pas vetes…Por…
Befas trokiti dera.
- Me leje, mėsuese ! - nxėnėsja dezhurn futi vetėm kokėn - Shkoi ora ti bie ziles ?
Freskita i hodhi njė sy tė shpejtė orės sė vet elektronike.
- Do edhe pak. Shko se vij tė lajmėroj vetė !
Nxėnėsja, njė bjonde me emrin Olsa, me ca qerpikė tė gjatė si fije tė ndritshme mėndafshi, tėrhoqi derėn pa folur dhe u largua disi e befasuar.
Ndėrkohė Sandri kishte mbetur aty pranė si pushkė e shkrehur.
- Me sa duket, ju keni orėn mė tė pėrpiktė nė kėtė shkollė ! - tha serioz e me njė ironi tė lehtė.
- Ē’ju shtyn ta mendoni kėtė ? Nxėnėsit dezhurn hyjnė shpesh te tė gjithė mėsuesit dhe pyesin pėr orėn…
Ai shtypi butonin pėr kalimin e shiritit nė krahun e majtė.
- Kot pyesin, sepse pėr orėn interesohet mėsuesi i shėrbimit. Kush e ka sot ?
- E ka Martela. Po ajo s’para merr telashe pėrsipėr, ua lė nxėnėsve ta ndjekin orėn.
- Martela ėshtė “person” i ēuditshėm, - vuri nė dukje Sandri.
Freskita psherėtiu dhe vėshtroi sėrish orėn e saj tė vogėl, ku numrat e sekondave asgjėsonin njėri-tjetrin.
- Mė la pa punė ky magnetofoni sot. Ti erdhe me vonesė dhe mua tani mė duhet t’ua pėrsėrit pjesėn nxėnėsve dhjetė herė me gojė, - e fajėsoi ajo.
Sandri e kėqyri ngultas dhe e pyeti me njė ton disi intim :
- S’ke orė tjetėr bosh ?
- Kam tė gjashtėn. Eja po deshe mė ndihmo, tė paktėn tė hedhim mėsimin pėr nesėr, se sot u pa puna jonė!…- u shpreh ajo me njė buzėqeshje bashkėfajėsie, duke nxjerrė nė pah mė mirė ato shtjekat e kėrcyera tė buzėve tė saj.
- Do bėj ēmos.- ai lėvizi drejt derės.
- Atėherė po dal edhe unė t’i them asaj t’i bjerė ziles.
Freskita kaloi enkas pak pėrpara, duke ecur bukur me fundin me pala qė i valėvitej mbi pulpat e hajthme.
Sandri e pėrcolli me shikim, duke soditur pėr pak ēaste atė liri e zhdėrvjelltėsi lėvizjesh qė krijonte trupi i saj me ato pėrmasa tė imta e tė magjishme qė kishin qafa, supet, beli i ngushtė. Njė copė herė ndoqi me kujdes zhurmėn e takave tė saj tė vogla, qė i ngjante kėrcitjes sė njė dege tė njomė kur flakėron nė zjarr. Jehona e tyre u shua ngadalė, deri sa humbi nė fund tė korridorit.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA