Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 5

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

5

Gjatė atyre dhjetė minutave tė pushimit tė parė, klasa e maturės B ushtonte nga zėrat dhe gazi.
Migena sapo ishte kthyer nga televizioni dhe me ato qė tregonte i kishte elektrizuar tė gjithė. Nė gojėn e saj edhe ngjarjet mė tė zakonshme, shndėrroheshin nė tregime aq argėtuese, sa me to i kishte grishur tė tėrė rreth e qark vetes. Arjani i pėrmalluar gati po e pėrpinte me vėshtrimin e vet tė pandarė.
- Kėta sy tė mėdhenj e tė zinj mė qerpikė tė gjatė, qė mė ke ti, moj ta marrsha, kanė pėr ta thyer ekranin e televizorit kėtė tė shtunė ! - buēiti Olsa me atė zėrin e saj si sirenė.
- Ua, ēfarė sysh !- e pasoi Ylli me qejf tė madh.- Ne kėtu e kemi hak tė quhemi qorra, qė s’i paskemi vėnė re para atyre tė televizionit…
- Ej, o Yll, o kafsha mė e bukur nė pyll, o rrotė! - thirri Nuzi me gjithė mushkėritė.- Po qe pėr sy, rekordin e mban Albana. Bojdeti me valė…Po ta shohėsh nė sy, rrezik mbytesh…Apo e gjatė… Belhollė, tamam artiste filmi. Lum kush tė guxojė ta bėjė zonjė !…
Albana i hodhi njė vėshtrim tė pjerrtė, pėrēmues dhe rrudhi buzėt.
- Ti, Nuz, je budalla, bėn shaka pa kripė !
Qeshėn tė gjithė, sidomos vajzat.
- Kjo klasa jonė ka filluar qysh tani tė nxjerrė koka tė mėdha, mor jahu ! - kėrceu Urani. - Koka tė mėdha, artistė, poetė, filozofė e shkencėtarė qė u mungon vetėm mjekra…
Gajasej e tundej e tėrė klasa.
Befas u hap dera. Te pragu ndaloi mėsuese Martela me regjistrin kapur nė dy gishta. E dobėt e kėllqeshkundur, ajo hodhi mbi nxėnėsit njė shikim qortues tepėr tė rreptė.
- Ēfarė ėshtė kėtu, shkollė apo ēmendinė ? - bėrtiti duke harkuar vetullat e hequra hollė.
- Psiqiatriku, - mėrmėriti Nuz kokėmadhi nėpėr dhėmbė.
Mėsuesja e historisė i bėri vetullat e hequra hollė si dy presje tė kthyera pėrpjetė dhe lėshoi mbi nxėnėsin ca sy shkatėrrues.
- Ti, Jonuz, lėri kėto pėrgjigje ironik me mua, se nuk tė shkojnė ! Je shumė i djallėzuar. Shiko se do digjesh nė fund, po vėri fre gojės ! - iu shkreh me pėrbuzje dhe befas sytė i fiksoi mbi Migenėn, faqet e sė cilės kishin marrė njė purpurim tė lehtė. - Hė, qėnke kthyer !…
Migena me dy hėnėza tė zbardhura nė gjoksin e pėrparėses sė zezė uli kryet. Martela i hodhi nxėnėses njė vėshtrim tė mprehtė te flokėt e prerė shkurt, te fytyra e paqtė ku i prehej gėzimi dhe te jaka e bardhė e hekurosur.
- Ty, moj vajzė e mbarė, unė desha tė tė jap njė kėshillė: Nuk ėshtė normale, qė tani nė vit tė fundit tė merresh me veprimtari tė tjera e tė largohesh nga shkolla, se do kesh pasoja tė hidhura nė mėsime. Thirri mendjes dhe vėri gishtin kokės sa s’ėshtė vonė !…
Migena e dėgjoi me sy tė zgurdulluar dhe mblodhi buzėt e ēmeritur.
- Ua, mėsuese, po unė shkova nė televizion me urdhrin e drejtorit e me lejen e prindėrve !
Martela nėnqeshi me qesėndi dhe nxori njė “Hm…” me hundė.
- Ti mund tė lejohesh tė bėsh ēdo gjė. Po duhet tė arrish tė kuptosh njė gjė, qė kėto rėndojnė mbi ty. Detyra ime ėshtė tė tė paralajmėroj.
- Pėr kokėn e mamasė, mėsuese, ato ditė unė mora edhe tekstet me vete qė tė mos mbetesha pas nga mėsimet…
Por Martela ngulmoi me tonin e saj zemėrgur, aq sa e shpalosi mė nė fund edhe ambicien e vet.
- Unė kaq tė them. Ti je vetė vajzė e zgjuar. Mos shko andej nga fluturojnė muzat e vjershėtorėve…Tė kam mbajtur gjithmonė pranė, prandaj shprehem kėshtu me ty…
Migena u bishtnoi syve tė murrėt e zhbirues tė Martelės. Dhe sakaq iu kujtua pyetja qė i kishte bėrė andej nga fillimi pėr mėsues Sandrin: “ Ēfarė flet ai nė orėn e mėsimit ?” Dhe pėrgjigja qė i kishte dhėnė: “Nuk flet pėr mėsuesit, po pėr gramatikėn angleze“. Qysh atėherė Migena kishte kuptuar qė mėsuesja e historisė, nuk shkonte me mėsuesin e anglishtes, i cili nuk i kishte qejf njerėzit qė merreshin me thashetheme.
- Ulu tani dhe mbaj mend ē’tė kam thėnė nė fillim!- foli pėrfundimisht me tonin e saj pedant.
Migena me faqet prush u lėshua nė ndenjėse kokulur dhe e brengosur. Arjani pėrkrah vuri re se sytė e saj tė mėdhenj u mbushėn me lėng tė ndritshėm dhe flokėt e saj tė zinj u lėshuan mbi bankė. Gjithė orėn e historisė ajo qėndroi pėrmbys dhe nuk i ktheu atij asnjė pėrgjigje, pėrveē njė shtytje krahu, me tė cilėn i dha tė kuptonte se s’duhej t’i fliste.
Arjani e ndjeu veten krejt tė vetmuar atė orė tepėr tė gjatė. Duke soditur ndėrkohė zverkun e saj tė bardhė, dridhjet e buta tė supeve e tė kokės sė pėrkulur mbi bankė, mėrzia dhe trishtimi e pushtuan edhe atė.
Mėsuese Martela i hodhi klasės dy-tri vėshtrime tė ngulta dhe nuk e hapi gojėn fare me ta. Minutat ecnin ngadalė e me mėrzi. Dikush fėrshėllente jashtė dhe fėrshėllima e tij e fortė kumbonte nėpėr oborrin e madh, si njė zukamė e bezdisshme.
Sapo mbaroi ora, Olsa me Albanėn u turrėn te banka e Migenės. I folėn, e tundėn. Por ajo vazhdonte tė qėndronte pėrmbys. Olsa ia ngriti kokėn me pėrdhunė. E kapi pėr faqesh dhe dora iu lag. Pastaj, duke kundruar sytė e saj tė buhavitur, e pyeti:
- Ē’tė ka thėnė ajo nė fillim ?
- Asgjė…
- Me gjithė mend e ke?… Ua, ti qenke fare budallaqe, as mua s’mė tregon ?
- S’kam gjė pėr tė treguar …
- Qafsha mamanė, kėtė tė sotmen ta mbash mend ! - u pezmatua Olsa. - Unė s’kam lėnė gjė pa tė treguar ty…
- Sekrete tė mėdha na paske mbajtur e s’tė kemi ditur ! - shfryu Albana e prekur nė sedėr.
Gjithė klasa i qe mbledhur te kryet. Ata prisnin me vėshtrimin kureshtar tė ngulur mbi sytė e saj tė njomur prej njė vezullimi tė trishtė. Migena nxori nga xhepi i pėrparėses shaminė e vogėl tė palosur nė formė trekėndėshi dhe fshiu lotėt, qė i kishin lėnė mbi faqe dy pėrvijime tė ndritshme e ishin ndalur gati pėr tė rėnė te gropat e buta nė cepat e buzėve.
- S’ėshtė ndonjė gjė pėr tė thėnė, - u justifikua ajo.
- Ke njė orė qė po qan dhe s’qenka gjė ?! - ia ktheu Ylli i habitur nga qėndrimi i saj.
- Hiē, mė ka kėshilluar tė mos largohem nga shkolla…
- Nuk je nga ato qė qan prej kėshillave ti !- vėrejti Urani mė njė vėshtrim tė menduar.
- Nė daē besoni, - tha Migena me njė psherėtimė . - Ajo mė foli pėr tė mirėn time.
- Pėr tė mirėn tėnde tė bėri tė qash me lot ? - e qesėndisi Nuz Kokėmadhi, duke hapur krahėt me ato mėngėt e xhaketės qė i rrinin tė shkurtra. - Ku qenka kjo e mira e lotėve, se s’po e marrim vesh ? Apo qė kur shkove nė televizion t’u ngatėrruan fijet e oksipitalit dhe qan duke qeshur, e qesh duke qarė ?
Nxėnėsit qeshėn njė copė herė me gjėmim dhe u shpėrndanė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA