Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 6

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

6

Gjatė pritjes pėr tė filluar krosi masiv, mėsuesit u pėrzien me kalimtarėt kureshtarė, qė kishin ndaluar nė tė dy anėt e shėtitores kryesore. Gati dyqind metra mė lart, Xhemali me dy mėsues tė tjerė tė fizkulturės po bėnin rreshtimin e vrapuesve.
Freskita pikasi Sandrin nė trotuarin pėrballė, tek qėndronte i vetmuar me dorėn mbėshtetur nė trungun e njė peme dekorative dhe u nis drejt tij.
- Oh, mirdita Sandėr ! - tha me fytyrė tė qeshur, duke i zgjatur dorėn e bardhė e delikate. Buzėt e saj tė kuqe ishin hapur nga njė buzėqeshje e gėzuar, sytė e saj tė ndritshėm e tėrė gjallėri po e shihnin me kėnaqėsi.
Sandri i ktheu pėrshėndetjen dhe e kundroi me njėfarė serioziteti, qė i imponohej nga mjedisi me njerėz. Freskita dukej e freskėt si vet ai mėngjes vjeshte. Kishte veshur njė fustan tė kuq, qė kish njė radhė kopsa tė mbėshtjella me copė tė zezė tė vendosura diagonalisht, ēorape tė holla dhe kėpucė gjithashtu tė kuqe. Fustani i rrinte bukur dhe bėnte kontrast me flokėt e saj tė zinj. Sandrit i mbetėn sytė tek ajo padashur. Megjithatė shprehja e fytyrės sė tij tregonte pėrmbajtje.
- Ah, kėta djemtė seriozė ! - e ngacmoi ajo. - Medet sikur tė kesh tė bėsh me historianė apo filozofė!…Megjithėse kot flas, poetėt janė mė tė menduar nga tė gjithė…
Sandri buzėqeshi sė fundi. Vranėsira e fytyrės sė tij aq e pati. Freskita kishte aftėsinė tė nxirrte veten dhe tė tjerėt nga ēdo gjendje e vėshtirė shpirtėrore. Ai mendoi se ajo e ndiqte ngado dhe krijonte raste pėr t’u takuar. Kėshtu marrėdhėniet e tij mund tė pėrparonin padashur dhe tė afirmoheshin nė opinion…Iu kujtua sėrish e ėma. Po sikur tė merrte vesh ajo ē’kishte filluar tė bėnte ai kėtej ? Sa shumė do tė zemėrohej ! Asaj as i shkonte ndėrmend se Sandri mund tė lidhej me njė vajzė tė panjohur prej rrethit familjar, nė njė qytet tė largėt e tė pėrkohshėm pėr tė. Planet e saj synonin t’i siguronin birit tė vetėm jo veēse njė nga vajzat mė tė mira tė Korēės, por edhe kthimin e shpejtė nė gjirin e familjes. Si djalė qė i detyrohej mjaft sė ėmės dhe i nėnshtrohej gjithmonė kontrollit tė saj, ai as qė merrte mundimin pėr tė vrarė mendjen se si mund tė krijonte familje gjetiu. Sepse pėrveē tė tjerave, kjo do tė thoshte, tė mbetej aty pėrgjithmonė, apo tė lidhte kėmbėt pėr tė pritur me vite transferimin ēift, qė do t’ia vėshtirėsonte tepėr afrimin e shpejtė pranė prindėrve. Ky mendim i i ngulitur as qė mund tė vihej nė diskutim. Por dhe tė vijonte rrugėn e njė dashurie kalimtare, do tė thoshte tė bėhej ashtu siē nuk kishte dashur tė ishte kurrė. Ai ishte edukuar me parimin se pėr njeriun ka vetėm njė jetė, njė dashuri dhe njė vdekje. Sado e fuqishme tė ishte tėrheqja qė ushtronte Freskita, duhej tė pėrmbahej tė mos shkonte mė tutje. Po tė mos i kishte rezistuar tundimit tė Ēirēes, Uliksi s’do ta kishte parė mė Itakėn me sy, tha me vete. Jo, jo, ai s’kishte rėnė nė dashuri me kėtė vajzė, po vetėm se i pėlqente. Freskita seē kishte njė natyrė tė butė, ishte e dashur dhe e afruar, njė vajzė mendjemprehtė qė i pėrshtatej karakterit tė tij. Ajo nuk shtirej si ca vajza tė tjera mendjemėdha e tėrė pozime tė mėrzitshme. Pas lėkundjeve shpirtėrore qė i kishin ndodhur ditėt e fundit, ai kishte mendimin se nuk do tė ishte keq ta kishte thjesht njė shoqe tė mirė. Po kurrėsesi mė tė afėrt. Mendonte se sjellja e saj ishte pak e hedhur pėr natyrėn e tij, por prapėseprapė me kufi. Dukej qartė se ajo kishte shumė dėshirė pėr fjalėn e ngrohtė tė tij. Mbase edhe nga vetmia e ndjeshme qė i kaplonte shpesh njerėzit e ardhur tė kėtij qyteti.
- Bėrė mirė qė erdhe ! - i tha ai befas.
- Me tė vėrtetė ? - u habit ajo. - Sikur nuk e besoj.
- Pse kėshtu ?
- Kam mendimin se ty nuk tė tėrheq shoqėria me vajzat.
- Si mund ta thuash kėtė ? - pyeti me buzėqeshjen e tij tė matur.
Ai vėshtroi qafėn e saj tė bardhė, flokėt qė derdheshin mbi tė me aq hijeshi, pastaj faqet e skuqura nga emocioni me dy gropėza tė lezetshme, buzėt e njoma dhe sytė e ndritshėm, Ēdo vėshtrim drejt saj ta bėnte zemrėn tė kėndonte dhe tė ndizte gjakun. Mirėpo nuk mundi ta kundronte mė gjatė, se gati e humbi krejt vetėkontrollin dhe pėr njė ēast uli sytė. Ndjeu se mbi tė po ushtrohej pėrsėri e njėjta forcė tėrheqėse qė kishte provuar edhe mė parė.
Freskita kishte kujtuar se ai vuante pėr tė dhe mezi priste rastin e volitshėm qė tė shprehej. Por nuk ishte ashtu. Tani ajo kishte filluar tė mendonte se Sandri ishte njė tip pak i ēuditshėm dhe temperamenti i tij pak si tepėr i ndėrlikuar. Megjithatė, vazhdonte t’i pėlqente shumė.
- Hė, ē’ke qė mendohesh ? - i tha me njė ton shpotitės. - Ke vėnė re ndonjė devijim nė trajektoret e trupave qiellorė?…Mos e lodh trurin pėr to e pėr ekzistencėn e Ufove aty ! Ne tė dy i jemi kushtuar gramatikės sė huaj dhe nuk ia vlen ta kthejmė vėmendjen nga gjithėsia pafund…
Sandri qeshi pėrsėri dhe shprehja e fytyrės sė tij sikur ndryshoi papritmas.
- Je e pėrveēme ! - i tha.
- Nė ē’kuptim ?
- S’di si tė ta them, s’kam patur rastin kurrė tė njoh njė vajzė tjetėr qė tė tė ngjajė sadopak…
- Ē’mund tė dish ti pėr vajzat, kur gjithmonė ke patur frikė prej tyre !… - i tha ajo me njėrėn vetull tė kėrcyer.
Kaloi, si rrungajė e furishme, grupi i parė i vajzave vrapuese. Njerėzit, sidomos tė rinjtė e apasionuar pas kofshėve tė njoma aq magjike, pėrkuleshin dhe zgjatnin kokat gati sikur do t’i shkulnin prej supeve.
Sandrit i bėri pėrshtypje tė thellė ky lloj vlerėsimi qė i bėri ajo.
- Nga e di ti kėtė ?- pyeti befas.
- S’dua tė mbaj tė fshehta, - nėnqeshi lehtas, e gatshme pėr t’i dhėnė pėrgjigje.- Rastėsisht takova njė shoqe tė kursit tuaj. Emri s’ka rėndėsi. Foli shumė mirė pėr ty. Por tha edhe se sipas asaj natyrės sate, vajzat duhet t’i pėrkisnin seksit tė tretė, si te bletėt, qė ti t’u afrohesh mė lirshėm…
Sandri solli ndėrmend se diku kishte lexuar qė bletėt ishin vetėm punėtoret e zgjoit, ndėrsa me riprodhimin merrej mbretėresha e tyre, dhe shpėrtheu me njė gaz tė hovshėm. U kthye drejt saj me sy tė ndritshėm. Ē’mendime tė ēuditshme lindnin herė pas herė nė atė kokėn e saj tė vogėl e tė bukur !
- Me kėto fjalė mė dhe tė gjithė humorin qė mė duhej pėr sot ! - tha disi gazmor.
Freskita ndjeu njė farė kėnaqėsie qė e kishte bėrė atė profilin e tij inert tė zbutej e tė kthehej drejt saj.
Ai vazhdoi tė heshtė, por edhe tė mos ia ndante sytė. Ē’natyrė gazmore kishte kjo dreq vajze! Ē’pasione tė fuqishme fshiheshin brenda qenies sė saj enigmatike !
- Do ngjitesh nė shkollė tani ? - pyeti befas.
- Jo, orėn tjetėr.
- Mund tė lėvizim pak, - tha Sandri dhe bėri pėrpara pėrgjatė trotuarit.
Ecėn pėrkrah njėri-tjetrit tė heshtur pėr pak sekonda. Ajo ishte me shtat pak mė tė vogėl se ai, por tė lidhur mirė e tė plotė. Dukeshin njė ēift i pėrsosur, thua se gėrshėra e jetės i kishte prerė pėr njėri-tjetrin. Ēdo gjė nė lulishtet anėsore ishte ende e gjelbėr. Karafilat, zambakėt, gojasllanėt lulėzonin me tė gjithė bukurinė e tyre.
- Oh, ē’erė e mirė ! - tha Freskita dhe mori frymė thellė, duke ngritur pak atė hundėn e saj tė vockėl e tė drejtė. - Ty tė pėlqen era e karafilave?
Ai s’u pėrgjigj. Ajo ktheu sytė me njė vėshtrim lozonjar plot kureshtje.
- Jo dhe aq, mė shumė mė pėlqen aroma e blirėve.- tha ai pas pak dhe mendoi sėrish pėr atė forcė tė pakuptueshme qė e tėrhiqte drejt kėsaj vajze, sė cilės mundohej t’i shmangej gjithsesi. Ē’ishte kjo pra ? Gjatė kėtyre viteve kishte parė me qindra vajza tė bukura e tė menēura, po pėrse vetėm kjo i bėnte kaq shumė pėrshtypje?
Tek ecte, palat e fustanit tė saj valėviteshin me njė lėvizje harmonike, tepėr ngacmuese.
- Ke njė pėrfytyrim tė pasaktė pėr mua, - tha Sandri, duke zėnė pėrsėri fillin e bisedės. - Unė kam njė parim tė ngulitur prej kohėsh, se asnjė lloj shoqėrie nuk mund tė ngrihet pa njė, si tė thuash, bazament. Aq mė tepėr shoqėria me vajza. Marrėdhėnie tė thjeshta me shoqe kam pasur edhe nė shkollėn e lartė. Po natyrisht, pikėsynimi im nė atė kohė ka qenė studimi dhe jo afrimet e tepruara me vajza. Kam njė motėr mė tė madhe, tė martuar dhe atė korrektėsi qė kam kėrkuar prej tė tjerėve ndaj saj, jam munduar ta tregoj edhe vetė ndaj shoqeve. Po kjo s’do tė thotė se kam frikė nga vajzat…
Freskita qeshi dhe e kundroi me simpati e interes tė dukshėm. Atė ēast iu pėrforcua edhe mė shumė mendimi, se ai, ndryshe nga shumė tė tjerė, ishte njė djalė i edukuar dhe mjaft i rregullt. Model i shkėlqyer i burrit serioz. Fjalėt e tij sikur e bėnė papritmas mė tė afėrt e mė tė dėshirueshėm pėr tė. Sytė e saj shprehėn admirim dhe besim tė pakufishėm.
- Fjala “frikė”, kuptohet, ishte sa pėr shaka, -tha ajo me ngrohtėsi.- Po tė them tė drejtėn, unė kam tri motra dhe mungesa e njė vėllai mė ka bėrė tė mos kem frikė nga djemtė. Aq mė pak nga ata tė natyrės qė ti sapo mė pėrshkrove dhe qė pėr ta ndjej respekt. Ndryshe nuk do tė shoqėrohesha me ty, po me dikė tjetėr kėtu.
Duke nxituar hapat, ata u kthyen bashkė nė shkollė, ku po bėhej gati fillimi i mėsimit.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA