Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 7

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

7

Tė pasnesėrmen, sapo hyri nė klasė, mėsuese Martela e ngriti Migenėn nė mėsim.
- Si karakterizohen marrėdhėniet shqiptaro-turke nė vitet ’40 tė shekullit tė 19 ? - drejtoi pyetjen.
Migena u mendua njė grimė pėr kėtė pyetje tė tėrthortė. Pastaj, duke kėqyrur mėsuesen nė sy, zuri tė fliste me maturi:
- Vendosjen e administratės burokratike, osmane nė Shqipėri e pėrkrahėn vetėm shtresat e pasura…
- Nuk mė duhen kėto ! - i ndėrhyri Martela me ton tė prerė.
Migena puliti qerpikėt dhe u step njė ēast. Ajo vėshtroi padashur nga klasa.
Por nė atė grimė kohe Martela i vetėtiu sytė nga nxėnėsit dhe kapi njė lėvizje tė lehtė buzėsh. Fytyra e saj e zbehtė e thatime u ndez flakė.
- Albana, njėsh ! - shfryu me njė vėshtrim tė rreptė dhe vuri notėn nė regjistėr.
- Nuk fola, mėsuese ! - tha Albana dhe u bė prush nė fytyrė.
Ndodh shpesh, nxėnėsit e dobėt, qė e kanė tė fortė ndjenjėn e rrethanės, kur mbeten ngushtė nė dėrrasėn e zezė, drejtohen pėr tė marrė ndonjė impuls nga shokėt. Po Migena s’bėri veēse njė lėvizje tė pavetėdijshme duke hedhur sytė nga bankat. Dhe kėtė vetėm sepse nuk po e merrte vesh ku e kishte fjalėn mėsuesja. Megjithatė, asaj i erdhi atė ēast mė keq pėr Albanėn qė u dogj kot, sesa pėr vete. Pas pak iu zgjidh gjuha pėrsėri:
- Fshatarėt dhe qytetarėt shqiptarė u ngritėn kundėr peshės sė rėndė tė taksave dhe shėrbimit tė gjatė tė nizamit…
- Moj vajzė, e kupton qė i vjen pėrqark thelbit tė mėsimit, si miza qypit me mjaltė ?
- Ma bėj pak mė tė qartė pyetjen, mėsuese !
Martela e peshoi nxėnėsen me sy.
- Ndėrsa unė e kam fare tė qartė qė ti nuk e zotėron lėndėn. Dhe ėshtė e shpjegueshme, tė gjitha nuk bėhen, edhe shkolla, edhe bredhjet poshtė e pėrpjetė… Po nejse, kundra cilit rrezik u krijua Komiteti i Stambollit ? Fol shpejt se kam pėr tė shpjeguar !
- Kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit…
Martela rrėzoi qepallat dhe tha duke ngritur zėrin me pėrtesė:
- Nuk je e sigurt nė atė qė thua…Qetėsi ju atje se ju nxora pėrjashta !
- Po pėr kėtė u krijua Komiteti i Stambollit, mėsuese!…
- Stambollit, Stambollit…E di ti ku bie Stambolli?Migena u skuq deri te qerpikėt e zinj e dukej sikur do t’i pėlciste gjaku nga faqet.
- Ē’ėshtė kjo pyetje, mėsuese ?
- Ashtu ?- e prekur nė sedėr ajo e shigjetoi me njė vėshtrim ku s’dukej mė pikė mėshire. - Shko nė vend ! Katėr.
- Uuuu… - ia bėri tėrė klasa e ēmeritur.
Migena u shty e gėrmuqur drejt bankės. Njė re e zymtė ia terratisi fytyrėn. Edhe jashtė dritares njė re e madhe e errėt qe varur mbi qytet. Por njė majė mali e praruar tutje nė horizont linte shpresė se moti do tė hapej pėrsėri.
Mėsuesja shpjegoi shpejt e shpejt faqen e librit dhe doli me nxit, duke pėrplasur sandalet e saj tė zeza tė lidhura kryq mbi kyēet e kėmbėve tė holla.
Nuz kokėmadhi, me ata flokėt qė i rrinin pėrpjetė si furēė e me atė vėshtrimin e tij pak tė vėngėrt, doli para bankave dhe zuri tė gjestikulonte.
- Pa mė thuaj mua, moj vajzė e mbarė, sa kalamaj kishte sulltan Pekmezi i Dytė, Hė?… Njėzet?… Dyzet?… Shtatėdhjetė? …E kupton, moj vajzė, qė i vjen pėrqark qypit me pekmez ?… Nuk e di. Ta them unė: Kishte 344 kalamaj. Njėsh pyetja e parė, - tha dhe e shtrembėroi fytyrėn pėr dreq.
Klasa shpėrtheu nė gaz tė hareshėm. Nuzi vijoi:- Kujdes, kėtu tek unė veshėt: Me sa petė e donte bakllavanė sulltan Kalif Mexhidi i Parė? …Me njėqind?…Njėqind e njėzet ?… Nuk je e sigurt nė ato qė thua. Njėsh edhe pyetja e dytė !
Zallamahi zėrash e kėrcime mbi banka.
- Vėmendje po tė them, se do digjesh ! Sa metra e lartė ishte Porta e Lartė?… Si? Nuk e ke tė qartė pyetjen… Kurse unė e kam jashtėzakonisht tė qartė e jashtėzakonisht tė sigurt qė ti nuk e zotėron lėndėn e shekullit tė kaluar as nė pekmez, as nė bakllava, as nė lartėsi tė mėdha…Njėsh minus edhe pyetja e tretė.
Klasa po gajasej e hovte pėrpjetė.
- Pyetja e fundit, po s’e gjete edhe kėtė, laji duart e puthu me Milon pėr sivjet: Sa dritare ka Stambolli e me ē’ngjyra i ka lyer ?… Fol shpejt se kam pėr tė shkuar tė blej byrekė te kioska e mos mbarohen !…Si ? As kėtė s’e di ? Ashtu ? Atėherė shko, ulu nė vend, se unė Hanko Stambollesha tė tė vė njė katėr desha !
Matura jehoi nga tė qeshurat e britmat shurdhuese njė copė herė tė gjatė, ashtu siē dinte vetė tė qeshte nė raste tė tilla. Qeshi edhe Migena me pahir, duke pėrzier gaz e lot bashkė. Po dukej qė brenga e saj ishte e thellė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA