Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 8

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

8
Oborri i madh i shkollės ishte mbushur i tėri me zėra dhe reflekse drite, qė hidhnin dritaret e shumta nė kėtė orė, kur dielli shkėlqimtar u qėndronte pėrballė. Nė sheshin e asfaltuar pėrpara ndėrtesės trekatėshe mėsues Xhemali, thėrriste me zė tė lartė nxėnėsit qė po vonoheshin pėr t’u reshtuar sipas klasave pėr tė filluar fizkulturėn e mėngjesit.
Erdhi drejtor Vironi me atė shtatin e tij prej mesoburri rrondokop, me atė fytyrėn e tultė ku tipari i veēantė ishte nishani i faqes sa njė fasule e kuqėrremtė. Ai qėndroi para nxėnėsve me ca sy tė lodhur e tė rėnduar me qeska. Pėrshėndeti lehtėsisht dhe kėqyri orėn. Kishin kaluar dhjetė minutat e gjimnastikės sė mėngjesit. Ai i tha Xhemalit tė fizkulturės:
- Shko shpejt nė sallė, thirr mėsuesit e tjerė tė zbresin tė gjithė poshtė tė rreshtojnė klasat !
S’vonoi shumė dhe mėsuesit grupe-grupe u mblodhėn aty pėrpara.
- Ē’ėshtė kjo frymė liberale qė u ka kapluar tė gjithėve? - pyeti Vironi me zemėrim dhe klithi:- Vrap nėpėr vende rreshtoni nxėnėsit !
Ata hynė shpejt midis klasave dhe dolėn nga fundi i rreshtave pėr tė vėnė rregull qė tė fillonte fizkultura.
Te cepi i shkollės u duk Lina Ēina e skuqur e tėra nga nxitimi. Pėr tė mos rėnė nė sy qė ishte vonuar, ajo bėri njė rrotullim te shkallėt, sikur po zbriste nga salla e mėsuesve. Vironi e pikasi me bisht tė syrit gruan e shefit tė kuadrit tė komitetit, po ktheu shpinėn duke bėrė sikur s’e kishte parė. Njė derr i bardhė sa njė ari doli nga tharku i vet pas kuzhinės sė konviktit dhe marshoi pėrmes oborrit duke hungėruar. Nxėnėsit lanė ushtrimet dhe zunė tė kukurisin. Jehoi tėrė sheshi dhe ajri u mbush me zėrat e tyre ngazėllues. Vironi shkoi i ra me shkelm nė bark. Kafsha e dhjamosur lėshoi ca klithma rrėqethėse dhe u kthye prapė nga kishte ardhur. Xhemali i fizkulturės u briti nxėnėsve pėr vėmendje dhe vazhdoi ushtrimet. Mėsuesit e tjerė u kthyen sėrish aty pėrpara pėr tė bėrė bisedat e zakonshme tė mėngjesit, pėr sportet apo emisionet e mbrėmshme tė televizionit. Nja pesė tė tjerė bashkė me Sandrin po bėnin fizkulturė pėrkrah nxėnėsve andej nga fundi pranė murit rrethues.
Vironi i vuri re dhe u kthye nga pjesa tjetėr:
-Tė tėrė duhet tė shkoni tė bėni fizkulturė ! - urdhėroi ai me ton tė rėndė. - Jeni mėsuar tė dilni kėtu para nxėnėsve si nė ekspozitė e tė bėni llogje Kavaje ēdo mėngjes. Po s’keni faj ju, kam faj unė qė s’e kam bėrė ligj…
Martelės historiane, qė e kishte bezdi fizkulturėn, fjala “ligj” i tingėlloi njėsoj sikur ndonjė sundimtar indian do tė gdhendte nė gur njė dekret tė padrejtė e tė pėrjetshėm qė cenonte tmerrėsisht interesat e saj. Dhe pyeti me pasion:
- Pse, drejtor, ēdo gjė qė nxjerrin ata atje do ta bėjmė ligj ne ?… S’lamė gjė pa futur nė shkollė nga ato qė u pjell mėndja cave…Tani na dhe fizkulturėn…
Vironi u vrenjt.
- Atė qė e shoh tė arsyeshme unė, do tė bėhet dhe pikė ! Mos pėrfitoni nga butėsia ime, se do shkojė ndonjėri nė fshat !…
Tingėlloi njėsoj sikur tė thoshte : Kur luani nuk ulėrin, mos pandehni se ėshtė nė gjumė.
Drejtori i hodhi njė sy orės. Kishte shkuar tetė pa dhjetė. Ai urdhėroi Xhemalin e fizkulturės t’i mblidhte nxėnėsit nė rreshta tė shtrėnguar, pasi do tė njoftohej njė vendim i drejtorisė sė shkollės.
Mėsuesit zunė vend nė vijė tė drejtė nė tė dy krahėt e drejtorit.
- Ylli Tresolli tė dalė kėtu ! - ushtoi zėri i Vironit.
Njė djalė i gjatė mė flokė tė verdhė e me sy tė kaltėremė doli nga rreshtat e mesit me ca hapa tė druajtur dhe qėndroi kokulur para nxėnėsve. Mbante njė palė pantallona kadife gati tė verdha dhe njė kėmishė tė kuqe me mėngė tė shkurtra. Tė gjithė sytė e shkollės u pikėzuan mbi tė.
- Ky nxėnės ėshtė bėrė problem nė konvikt, - bėri tė ditur drejtori.- Pi duhan nė dhomėn e gjumit. Drejtoria e shkollės si fillim vendosi t’i japė njė vėrejtje para nxėnėsve. Po qe se e pėrsėrit, do tė pėrjashtohet nga konvikti. Kėshtu, Ylli ?
- Jo, shoku drejtor ! - kundėrshtoi nxėnėsi duke rrahur me majėn e kėpucės njė guriēkė. - Mė ka inat kujdestare Nevria. Ajo thotė se dhoma bie erė duhan kur bėn zgjimin nė mėngjes. Ku e di ajo qė pi unė ?
Vironi e hetoi me vetulla tė rėna dhe u pėrtyp njė grimė.
- Po ēoē di dhe ajo,- qeshi me gėrgamė.- Kot nuk thotė pėr ty.
- Pėrderisa nuk mė ka kapur, mė ka inat. - pėrfundoi Ylli.
Xhemali i fizkulturės kėrceu njė trehapėsh papritur dhe iu gjend Yllit te koka.
- Tė ka inat ? - i tha me qesėndi dhe ia tėrhoqi kėmishėn pėrpjetė, aq sa i doli fare nga pantallonat. Befas ranė pėrtokė njė paketė cigare me filtėr dhe njė shkrepėse. - Po kėto ē’i ke, mor Yll i lalės ?…
- Uuu !…- ia bėnė nxėnėsit.
- Jo mirė kėshtu, djalo! - qortoi Vironi.
Sandri iu afrua Xhemalit te veshi.
- I tmerrshėm je, me erė ia gjete ?
- Jo, me diell.- ia ktheu duke qeshur nėn buzė. - E ka kėmishėn tė hollė, i binte dielli dhe e tregonte si nė radioskopi. - Pastaj u pėrkul, mori paketėn, ia zgjati drejtorit dhe iu drejtua Yllit pėr humor.- Je i ri, mor djalosh, na i lėr helmet t’i pimė ne, ti pi ēaj tė rritesh !
- Xhemal, - i pėshpėriti Mentori nga prapa. - mos i jep karakter qesharak.
- Mė shpėtoi, - i shkeli syrin ai.- E kam kėtė dreq huqi, kur mė ecėn muhabeti, s’di t’i ve fre gojės.
Vironi tundi paketėn para syve tė Yllit, qė tani kishte mbetur kokulur, nuk lėvizte as qerpikė, as vetulla, vetėm heshtte. Me sa dukej ai nxėnės kishte zgjedhur heshtjen si mjetin mė tė mirė pėr t’u mbrojtur. Sepse sa herė e kritikonin pėr ndonjė prapėsi, mbėshtillej me heshtje, si me njė pelerinė tė padepėrtueshme.
- Shko dhe mos e pėrsėrit !- i tha dhe u kthye nga nxėnėsit: - Kujdes tė tjerėt ! Shkundni xhepat, se mėsuesi sheh edhe atje ku s’ua pret mendja !
Dikush qeshi. Filloi hyrja sipas klasave.
Sandri iu afrua Freskitės dhe i tha ultas:
- Mėsues Xhemali sheh edhe atje ku s’sheh dielli, po nuk sheh dot te vetja.
Pastaj qeshen dhe u drejtuan nga porta e madhe e hyrjes.

* * *

Tė nesėrmen paraditja ishte gjysmė e vrenjtur. Retė e mbledhura pėrqark diellit qė ndriēonte turbull, dukeshin si ca barinj me guna tė hirta qė po qethnin dashin e artė.
Mentori takoi drejtorin para shkollės. Ishte fare vetėm dhe bėnė sė bashku disa lėvizje nėpėr sheshin e asfaltuar. Vironi dukej gazmor, por krejt i squllur. Kuptohej menjėherė qė sapo ishte kthyer nga lokalet, sepse kutėrbonte raki dhe hudhėr. Dikush kishte thėnė pėr humor, se ai e kishte gjakun me krimba dhe i digjte me alkool. Fytyra i kishte marrė njė ngjyrė tė zbehtė nė tė verdhė. Sytė i kishte tė lėngėzuar me dy pikla shkumėzime tė bardha nė cepat afėr hundės. Kėmbėt i tėrhiqte bran, sikur kishte veshur ēizme gome, nė jakėn e pardesysė i ndriste njė lloj lyrėsie dhe nė disa vende e kishte me njolla. Nga fjalėt qė lėshonte vend e pa vend kuptohej qė e kishte kaluar masėn dhe nuk ishte i zoti ta komandonte veten.
Mentori hodhi njė sy pėrqark, ku lėviznin grupe-grupe vajza tė viteve tė larta qė tė habisnin me harenė e fytyrave tė tyre. Mė tė shumtat tė zėna pėr krahu flisnin pareshtur dhe kukurisnin njėra me tjetrėn. Ai zgjati kokėn te supi i Vironit me keqardhje.
- Do mė dėgjoni njė kėshillė shoqėrore ? - i tha ultas.
- Hė, ēfarė ? - ia bėri ai duke thithur cigaren thellė.
- Shkoni nė shtėpi dhe mos u dukni nė shkollė derisa ta ndieni veten mirė !
Vironi lėshoi ca tinguj tė papėrcaktuar midis gromėsirės dhe hungėrimės.
- Mirė jam unė, pse ?
- Dėgjomė mua se tė dua tė mirėn ! - ngulmoi Mentori dhe i futi krahun duke marrė rrugėn qė ta nxirrte nga oborri i shkollės.
- Ē’kishe me mua, pėrse mė deshe ? - pyeti Vironi duke i nxjerrė fjalėt nga goja si me pėrdhunė.
- Bisedojmė herė tjetėr.
- Tani ! - nguli kėmbė dhe ndaloi nė vend me frymėmarrjen e rėnduar nga duhani.
- Mirė, po lėvizim pak se do tė ta them…Si ia justifikuat gjithato mungesa atij rrugaēit, Zarif Rupit?- i tha, duke ditur se i ati kėtij nxėnėsi, njė shofer shkapėrdar, i qepej shpesh Vironit pėr ta qerasur.
Fizionomia qullace e Vironit mori njė shprehje tė menduar. Ai heshti njė grimė me kokėn lėshuar mbi gjoks.
- Mos ndėrhyni nė kompetencat e mia, unė jam drejtor dhe…dhe di vetė ē’bėj pėr vi…vijueshmėrinė e nxėnėsve !…- befas ai vuri dorėn nė buzė pėr tė penguar njė gromėsirė dhe fshiu buzėt e lėngėzuara me shpinėn e dorės.
Mentori e kėqyri ngultas dhe kafshoi buzėn mendueshėm.
- Ai nxėnės nuk durohet nė klasė. Vjen pa libra e fletore. Edhe mua mė bėn xhibla, po sidomos mėsueseve…
- Ē’kini ju me tė ?…- bėni sikur nuk ėshtė fare nė klasė !
Dolėn nga porta e madhe e hekurt. Aty nė njė cep te kangjellat rrethuese Vironi pikasi dy ushtarė e tre djemurēina nga qyteti tek soditnin me sy lakmues vajzat e zhveshura qė bėnin fizkulturė. Ai u shkoi pranė. Ata s’e prishėn terezinė.
- Ē’mut kėrkoni kėtu ? - u shfryu me inat.
- Haje dhe mbaje gojėn se je edhe drejtor !- foli njėri nga ushtarėt, era e bojės sė kėpucėve tė sapolyera tė tė cilit ndihej qė larg.
- Mjaft ! Lini fjalėt ! - u bėri thirrje Mentori me tė butė. - Ikni tani se s’ka lezet !…
Ata e kuptuan Vironin nga shprehja e fytyrės dhe nuk e zgjatėn. Shkuan pak mė tej.
- Na mėrzitėn prapanicėn !- thirri Vironi fort duke zbritur poshtė. - Rrinė gjithė ditėn si zagarėt aty te vajzat, sikur do u bjerė gjė pėrdhe ta kullufitin…
Anės rrugės rreshtoheshin nė vijė tė drejtė pisha dekorative. Pas pak dolėn nė shėtitoren e qytetit. Vironi ecte i kėrrusur, me shpatullat qė i dukeshin mė tė gjera nė atė qėndrim tė mjerė. Mentori e shoqėroi pėr nė shtėpi, duke e mbajtur pėr krahu derisa ngjitėn katin e katėrt. Te dera doli e shoqja e Vironit, njė grua e shkurtėr me flokėt e zbardhur nė tė dy anėt dhe me njė vėshtrim tė ngarkuar me merak. Kur e pa tė shoqin me atė fytyrė si tė njė statuje tė sapozhvarrosur, i erdhi rėndė sa s’thuhet. Ajo tundi kokėn e dėshpėruar thellė dhe krejt e skuqur e ftoi Mentorin tė hynte bashkė me tė. Por ai e falėnderoi, u dha dorėn tė dyve dhe u kthye nė shkollė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA