Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 9

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

9

Dy grupe tė barabartė me djem e vajza luanin basketboll nė fushėn pėrbri shkollės. Mes tyre shquhej trupi prej atleti i mėsues Sandrit qė shkėlqente nga bulat e djersės. Njė turmė nxėnėsish kureshtarė kishin rrethuar fushėn. Rretheqark jehonin zėrat e tyre tė shkujdesur. E shtyrė nga njė nxitje e rastit, Freskita tėrhoqi Martelėn pėr krahu dhe u kthyen pėr tė hedhur njė vėshtrim pas turmės. Mbi tė gjitha binin nė sy lėvizjet e zhdėrvjellėta tė mėsuesit tė anglishtes, i cili kishte ndezur gjithė fushėn.
Martela nuk duroi mė gjatė, i hodhi krahun Freskitės dhe e tėrhoqi drejt shkollės.
- Ama, burri lakuriq luan me kalamajtė, sikur nuk shkon fare…
- S’ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi, mėsuesi bėn mirė qė merr pjesė nė veprimtaritė e nxėnėsve…
- Ka mėsues fizkulture pėr atė punė, - ngulmoi Martela duke hequr njė qime nga mėnga dhe hodhi sytė mėnjanė.
Pastaj gjeti rastin dhe u shkėput shpejt prej saj.
Martela e veshur me njė fustan tė gjatė tė errėt e me ēantėn e zezė nėn sqetull, pikasi Nuz Kokėmadhin. Shkoi e zuri pėr krahu dhe duke e tėrhequr mėnjanė i tha me pamje tė rreptė:
- Kam njė sinjalizim pėr ty.
Nuzit i shkoi mėndja se mos ajo kishte marrė vesh pėr ato qyfyret e tij nė klasė.
- Pėr ēfarė ? - pyeti i shqetėsuar.
- Ti po bėhesh njė rrugaē e sadist qė s’tė gjendet shoku. Kam dėgjuar se zė breshka dhe u nxjerr sytė…
- S’ėshtė e vėrtetė, mėsuese, - tha Nuzi i shkrehur nė ēast.
- Kėrkon edhe ta fshehėsh, hė ! Tregohu i sinqertė, se pėr ideal tė partisė, me mua gjen kokrrėn e belasė!
Nuzi u pėrtyp njė grimė nė dilemė.
- Po, ja, mėsuese, unė tė shtunave, kur dal me shokė, kėrkoj ndonjė breshkė dhe ia shpie portierit tė skuadrės sė futbollit.
- Po ai ē’e bėn ?
- E thyen pak nga anėt e ngushta dhe e hedh nė tenxhere me ujė tė valuar qė t’i gufojė samari…
- Po ē’djall e do ? - mblodhi hundėt ajo.
- E ha, ia ka kėshilluar njė mjek popullor pėr forcim.
- Uak ! - ia bėri Martela gati pėr tė vjellė. Qėrohu, se s’dua tė dėgjoj ndotėsira tė tilla!…E mos u merr mė me to, se s’tė pranoj nė mėsim, dėgjove ?
- Dėgjova.- ia bėri Nuz Kokėmadhi duke tundur kokėn.
Ajo shkoi t’u tregonte shoqeve nė sallėn e mėsuesve. Gjeti aty mikeshėn e vet tė ngushtė tek po bisedonte me mėsueset e tjera. Ajo u ul dhe befas i kapi veshi njė emėr qė u end nė gojėn e Linės.
Pėr Majlindėn e ke fjalėn ? - e kėqyri Martela me habi, duke hequr kapakun e stilografit pėr tė punuar nė dokumentet e saj.
- Po, - tha Lina Ēina e kimisė - pėrpiqet shumė nė lėndėn time.
- Aman, Lina, tė keqen, mos mė fol pėr atė bizbiqe hundėpėrpjetė ! Ėshtė vajzė pa edukatė. Vitin e parė u tremb mos e lija nė klasė dhe mė lėpihej sa para-prapa. Tani qė nuk i jap mė mėsim, kalon e s’mė flet me gojė…
- Epo, domosdo, aq kishte nevojė. - Lina fytyrėgjerė nėnqeshi me qesėndi, duke kundruar thonjtė e lyer me manikyr ngjyrėvishnje dhe vuri kėmbėn mbi kėmbė. Trashaluqe e shkurtėr e gjivarur, ajo kishte veshur njė palė pantallona teritali gri dhe nga shėndeti sa s’po i shqepeshin tegelat. Kishte diēka mizore nė atė shėndet qė rėndonte eshtrat e njė femre.
Martela i hodhi njė sy tė ngrohtė gruas sė Shefit tė Kuadrit tė Komitetit Ekzekutiv dhe duke gjetur mbėshtetjen qė i duhej, vijoi:
- Hiē, nxėnėsin sa e ke nė dorė shtrydhe e i qėndro ēekiē te koka ! S’ka tjetėr, atė frika e mban, se ndėrgjegje nuk ka. Po tė kishte, mėsuesin duhet ta respektojė edhe sikur tė mos i ketė dhėnė mėsim.
- Pikėrisht pse i ke dhėnė mėsim nuk tė bėn respekt! - ndėrhyri Sandri qė sapo ishte kthyer nga oborri i shkollės.
Martela qė s’e kishte vėnė re hyrjen e tij, u kthye vrullshėm dhe e kėqyri me njė tendosje tė brendshme sikur po matej t’i hidhej nė grykė.
- E se i kam dhėnė, ēfarė ? - pyeti ajo me njė ton melodramatik dhe pėrshkėnditi sytė.
- Ku dihet…- nėnqeshi ai duke fshirė ballin e djersitur me shami. - Ndoshta ruan mbresa…
Martela u dha syve njė shprehje tė zymtė dhe u duk atė ēast mė e vjetėr e mė e pėrhumbur.
- Sipas teje, tė lozim basketboll e kukafshehtas me ta e t’u fėrkojmė kokėn?- pyeti zemėrthyer e mezi e mbajti njė gogėsimė.
- Po, edhe basketboll do luajmė me ta, kur duhen pėrgėzuar, edhe kokėn do t’ua lėmojmė. Ne jemi diēka mė tepėr se prindėr. Edhe kur duhen ndėshkuar, pėrsėri jo pa takt pedagogjik, - u pėrgjigj Sandri prerė, duke u sjellė rreth raftit tė regjistrave.
Sytė e saj tė ndezur nga zemėrimi morėn njė shprehje plot pėrēmim e kryelartėsi. Ajo i hodhi njė nga ato vėshtrimet e veta me nam, qė donin tė thonin“ Ē’po na ēan veshėt si tepėr !”
- Qė je mėsues i ri e i zoti pėr t’u dhėnė mėsime tė tjerėve, e dimė e nuk ka nevojė ta pėrsėritėsh kaq me kėmbėngulje !- ia ktheu me njė ironi therėse nė tonin e saj, nė gjestin e buzėve e nė lėvizjen e kokės.
Sandri heshti. Njė grimė herė u ndie vetėm era qė fshikullonte rreptė xhamat e dritareve. Ai mendoi se nė fund tė fundit s’kishte ē’priste tjetėr nga njė mėsuese pedante si Martela, qė e mbante veten pėr shembullore, por gjithmonė tek ajo nxirrte krye egoizmi, zilia dhe smira, qė e nxisnin pėr sherr.
- Kėta moj, kėta i tėrbuan nxėnėsit ! - tha ajo gjithė mllef.
Sandri, kishte mbetur aty i vetmi mashkull, dhe hyri, kur thonė, “pėr pesė pare spec” nė qerthullin e saj, tani nuk mund tė shkėputej pa dhėnė dhe pėrgjigjėn e fundit.
- Mė falni, ju vėrtet jeni tė vjetra nė zanat, po edhe tė tjerėt kėtu nuk kanė pak pėrvojė, po sillen si shokė me nxėnėsit. Nuk kam parė ndonjė nxėnės t’u qėndrojė me kokė mėnjanė mėsuesve qė afrohen me ta. Bile i respektojnė aq sa mezi ēajnė rrethimin kur kalojnė para shkollės.
Duke sjellė ndėrmend ftohtėsinė e nxėnėsve, kur ajo kalonte para tyre, kėto fjalė i ranė Martelės nė kokė si njė kovė me ujė tė ftohtė.
- Uh, ē’shembull tė bukur qė na dhe!- i shfryu me njė zė tė zvargur gjithė ironi, qė u duk sikur e shprehu nė ēdo pjesė tė trupit tė saj.
- Aaa, sa pėr atė edhe unė s’jam dakord ! - i doli mburojė Lina Ēina. - Mėsuesi ėshtė mėsues. Si kėmbėt e dhisė me nxėnėsit nuk do bėhemi ne !…
Lina e hapte gojėn vetėm pėr gjėrat qė asaj i dukeshin tepėr tė rėndėsishme e tė domosdoshme dhe pothuaj gjithmonė mbėshteste Martelėn me gjuhėn e saj tė shpejtė, si njė karikator automatiku qė zbrazet furishėm. - Por mėsuesi ėshtė dhe edukator ! - trazoi prapė belanė Sandri. - Dhe po i qėndroi larg nxėnėsit, mbase kėtė detyrė nuk e kryen dot…
Martela, e lėnduar pėrsėri nė atė karakterin e saj qė prekej shpejt, shtrembėroi buzėt, sikur deshi tė thotė: “Je i njomė pėr tė na dhėnė mend “ dhe e shigjetoi me njė vėshtrim pėrēmues. - E si kemi bėrė ne deri tani qė erdhe ti ? - kėrceu e tha. - Apo dolėt ju modernėt tani tė na mėsoni ! Shkollat nuk janė hapur sot…
Ra heshtje e rėndė. Ato ndjenė bezdi ta zgjatin bisedėn me tė. Sandri e kuptoi kėtė nga shpinat e tyre qė u kthyen njėra pas tjetrės dhe rrezatuan njė pėrbuzje tė akullt. Ai la regjistrin nė raft dhe doli jashtė pėr tė shmangur ndonjė grindje me to. Aq mė tepėr qė njėra ishte sekretare e organizatės bazė tė partisė dhe tjetra me burrin shef kuadri nė komitet.
Martela e shoqėroi me shikimin e saj qesėndisės derisa u mbyll dera. Pastaj rrudhi fytyrėn me neveri dhe u kthye nga Lina:
- Unė di tė them, se ky birbo dhe ca tė tjerė si ky po e shkatėrrojnė kėtė shkollė dhe pikė…
Nė fytyrėn ngjyrėtulle tė Linės shkėlqeu befas njė krenari gati fėmijėrore. Ajo hoqi duart nga kofshėt, vuri nė vend njėrin gji qė i kishte shkarė poshtė dhe pasi kryqėzoi duart mbi tryezė, tha gjithė autoritet e kryelartėsi qė buronte nga autoriteti i tė shoqit :
- Pikės i ke rėnė Martelė, po mos harxho frymė kot me kėta, se nuk do i lėmė ta ēaprashitin kėtė shkollė !…

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA