Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 10

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

10

Pėr herė tė parė qėkur kishin ardhur nė kėtė qytet, Sandri po hante darkė me njė vajzė nė restorant. Ai e pranoi ftesėn e Freskitės, vetėm pse nuk e kundėrshtonte dot. Por e ndjente veten si mbi gjemba, sepse e dinte qė shokėt, me tė cilėt hante zakonisht, do ta tėrbonin kur tė shkonte nė dhomė. Prandaj dhe dėshironte qė kamerieri tė vinte sa mė shpejt pėr tė marrė tė hollat. Kishte qėndruar me njė pamje tepėr serioze dhe fliste vetėm pėr tema tė pėrgjithshme.
Freskita dėgjonte, ndėrsa nė buzė e nė sy i lodronte njė nėnqeshje e lehtė. U mat tė hapte ndonjė bisedė intime, por sytė kureshtar nė tryezat e afėrta dukej sikur ndiqnin edhe lėvizjen e buzėve tė tyre.
- A ecin ata tė kursit tėnd ? - pyeti ajo pasi fshiu me kujdes cepat e buzėve me letrėn e hollė qė mori te mbajtėsja prej qelqi nė mes tė tryezės.
- Diēka mė ndryshe tani qė ndjekin emisionin televiziv,- tha Sandri ultas duke mbėshtetur bėrrylat mbi tryezė.
- Kabineti pedagogjik i hap kurset e gjuhėve tė huaja kryesisht pėr mėsuesit, po nė tė vėrtetė ne tė dy jemi sulmuar nga mjekėt. Sidomos ti. - tha ajo duke e vėshtruar ngultas me ata sytė e saj tė ndritshėm.
Ai vuri buzėn nė gaz, disi mė i ēlirėt tani. Por edhe duke e ndier veten pak a shumė si nxėnės para saj.
- Kuptohet, mjekėt janė mė tė interesuar pėr literaturėn e huaj shkencore.
- Tė jetė nė dorėn time, unė s’lejoj tė jepet asnjė kualifikim pesėvjeēar pa dhėnė provim gjuhėn e huaj, sidomos pėr mėsuesit e shkencave ekzakte,- vijoi Freskita dhe piu pakėz ujė. I mbetėn ca pikla mbi shtjekat e buzėve. Nxori me shkathtėsi atė gjuhėn e saj tė vockėl, tė kuqe dhe i fshiu.
Sandri ndjeu se diē lėvriu papritmas brenda qenies si mashkull nga ajo lėvizje e shpejtė dhe e zakonshme.
- S’e ke keq,- tundi kokėn. - Mė pėlqen kjo rreptėsia jote. Po a i kanė kushtet tė gjithė mėsuesit pėr tė mėsuar gjuhėn e huaj edhe nėpėr fshatra ? Pastaj pėr mėsuesit ekziston edhe problemi i mungesės sė literaturės sė huaj, i cili i bėn ata tė pa interesuar. Ndryshe ėshtė pėr mjekėsinė. Lejohet hyrja e botimeve nga jashtė.
Freskita u mendua njė grimė.
- Po. Kėtu ke tė drejtė.- tha duke lėkundur edhe kryet lehtas. - Dhe kjo bėn qė shumica e mėsuesve t’u japin nxėnėsve vetėm ato njohuri qė kanė tekstet e tė kėnaqen me aq.
Sandri ndezi njė cigare dhe afroi hirnoren.
- Kisha dėgjuar pėr atė matufosjen e mėsuesit, kur isha student, prandaj edhe nuk doja tė bėhesha mėsues, - tha duke soditur mė tej me ngurrim qafėn e saj tė gjatė e tė bardhė, tė rrethuar nga ajo aureolė e ndritshme flokėsh. - Po tani e shoh se matufepsja nuk vjen nga stazhi i gjatė nė arsim…
- Vjen nga mbetja nė vend, - e ndėrpreu ajo.- Tė lė koha prapa, kur nuk e ndjek. Ja, ē’mund tė presėsh nga Martela apo Lina, qė marrin vesh ēdo thashetheme tė re, dhe asnjė njohuri tė re pėr profesionin. Apo nga Vironi e ndonjė tjetėr, qė s’i sheh kurrė me libėr nė dorė.
Sandri bėri njė gjest pohimi me kokė, ngriti dorėn nė gjysmė lartėsie dhe foli me butėsi.
- Antena e tyre ėshtė mėsuar tė mos thithė shumė nga ai drejtim, po tė keqen e ka ajo e nxėnėsve qė ka shumėn fuqi dhe thith vetėm miza…-Me bėrrylat mbėshtetur mbi tryezė, ajo qeshi me zė dhe vuri mjekrėn mbi pėllėmbėt e duarve, duke ndier njė farė shqetėsimi nga vėshtrimet pėrqark.
Sakaq erdhi ndihmėskamerierja, hoqi pjatat dhe pastroi mbulesėn. Freskita diē deshi tė thoshte, por ndeshi padashur njė palė sy nė tryezėn pėrballė, qė e vėshtronin me lakmi dhe ndjeu bezdi e heshti.
Sandri konstatoi se ndriēimi i dobėt e ngjyrėblertė i restorantit krijonte ca hije tė ėmbla poshtė syve dhe buzėve tė saj.
- Pse mendohesh ? - e pyeti lehtas.
Ajo e kuptoi qė ndryshimi nė gjendjen e vet shpirtėrore i ra nė sy atij dhe i dha fytyrės njė shprehje gazmore me pahir.
- Mė shkoi mendja te darka. Unė u kėnaqa kėtu sonte.- tha me ngazėllim.- Gjellėt ishin tė mira dhe shėrbehet pastėr. Duhet ardhur nganjėherė, tė paktėn kur s’na del koha tė gatuajmė nė dhomė.
Sandri psherėtiu, ngriti qepallat pėr njė kohė tė gjatė dhe buzėqeshi disi i menduar.
- Kur erdha nė fillim, haja kėtu rregullisht, po nuk mė tepronte asgjė nga rroga dhe iu ktheva tenxheres nė dhomė.
Buzėqeshi edhe Freskita. Dy gropėzat e vogla qė iu formuan nė faqe e bėnė mė tė bukur fytyrėn e saj nė atė ndriēim tė muzgėt.
- Ndėrsa unė qėkur zbrita nga treni i kisha tė gjitha pajisjet e gatimit nė ēantė. M’i kishte vėnė mamaja njė pėr njė deri te piruni e thika…Po di tė gatuash ti, Sandri ?
- Vuaj, - tha zėulėt e me njė shprehje tė pėrvuajtur. - Jam specializuar vetėm pėr makarona dhe omėletė.
Ajo uli kokėn, qeshi pa zė dhe vijoi:
- Unė mund tė tė jap disa mėsime private pėr tė pasuruar menynė tėnde.
- Kam frikė se do jem nxėnės i dobėt,- qeshi Sandri.
Njė copė herė qėndruan nė heshtje duke kundruar njėri-tjetrin.
- Uh, dash merinos, gati pėr thikė…- ia bėri ai tipi me sytė ngjitės nė tryezėn pėrballė dhe ia plasi gazit me njė hohoramė brambullitėse.
Vetullat e Freskitės u mblodhėn si me hidhėrim.
- Oh, i kam inat ca njerėz tė tillė, qė i japin vetes liri tė tepruar pėr tė prishur qetėsinė e tė tjerėve, - tha me pasion.
- Janė tė pa edukuar, - u vrenjt Sandri me keqardhje.
- Unė s’i duroj dot, - tha ajo gati me neveri. - Ata tė prishin ēdo gėzim nė jetė. Shijon ushqimin, ajrin, dritėn, blerimin, ėndėrron pėrsosmėrinė, por papritur ata tė dalin mė mes si njolla dhe ta heqin kėnaqėsinė.
- Po edhe njerėzit bėjnė sikur nuk i shikojnė, sikur nuk i dėgjojnė, se nuk duan tė hyjnė nė sherr me ta.
- Shumė keq ! - tha ajo e irrituar.- Duhet t’u kundėrvihen tė tėrė, ndryshe si mund tė jetohet me njerėz tė tillė…
Sandri shtrėngoi buzėt, hoqi duar nga tryeza dhe drejtoi trupin.
- Eh, - ia bėri si i pafuqishėm. - Kėto janė probleme tė thella, tė gjata dhe tė gjera…
Mė nė fund erdhi kamerieri dhe pasi hodhi njė sy nga tryezat qė thėrrisnin, bėri shpejt llogarinė. Paguan dhe u ngritėn. Sytė e limaksur tė atij tipit gati sa s’u shqyen kur Freskita i kaloi pėrskaj tryezės.
- Uh, tė marrsha tė ligat !… - llomotiti ultas. Shokėt e tryezės qeshėn nėn hundė.
Jashtė mbrėmja ishte e ngrohtė dhe shėtitorja kishte mjaft lėvizje. Njė hėnė e madhe sa njė pjepėr dhe me dritė tė plotė ngrihej lart. Pasi bėnė dy xhiro, Sandri e shoqėroi Freskitėn deri te dhoma. Ajo nuk e ftoi brėnda, por duart e tyre u shtrėnguan pak mė gjatė se zakonisht.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA