Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 11

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

11

Teksa Migena po priste Arjanin nė njė cep tė shėtitores ku kishin lėnė takimin, befas u duk Olsa qė po ecte ne drejtim tė saj me hap tė shkujdesur. Dielli i paditės i kishte veshur flokėt e saj me ar. Vajzat u puthėn, sikur tė kishin muaj tė tėrė pa u parė dhe nga ky takim i papritur, fytyrat po u ndrisnin mė fort se vet dielli, qė kishte rėnė pėrballė tyre nė pozicion horizontal.
- Pres Anin, - tha Migena duke hedhur edhe njė herė shikimin deri nė largėsi.- nuk di pse po vonohet. Po ti, pėr ku kėshtu ?
- Deri te farmacia, kam njė recetė pėr gjyshen dhe pyeti aty pėr aty:
- Ē’mėsime kemi pėr nesėr ?
- Matematikė, Fizikė, Letėrsi dhe njė orė mėrzi tė tmerrshme qė quhet histori, - fjalėn e fundit Migena e shqiptoi me njė psherėtimė.
Kaloi njė veturė boshe. Shoferi njė djalė me nofulla tė gjera, uli shpejtėsinė, nxori kokėn te xhami, shpėrvoli buzėt dhe i pėshpėriti Migenės me njė zė si nė ethe:
-Tė hėngsha syrin dhe ēorapet e holla!
Ato i kthyen shpinėn dhe ai i dha gaz veturės, duke ngritur njė balonė pluhuri.
-Sa tė pėshtirė kėta manjakėt ! - ia bėri Olsa.
-Lehin si qenėr tė sėmurė. - rrudhi hundė e buzė Migena.
Olsa e pėrqafoi edhe njė herė dhe u shkėput prej saj me njė vrap tė lehtė prej atletje. Mbi apartamentet nė fund tė shėtitores u ngrit fluturimthi njė trumbė stėrqokash, si njė grusht me fara luledielli tė flakura nė ajėr. Nėn hapėsirėn e braktisur prej tyre po vraponte tani Arjani. Migena u mbush me frymėmarrje gėzimi dhe nėpėr sytė e saj sikur shkrepėtitėn dy vetėtima hareja.
Duke dihatur buzagaz, Arjani e hodhi hapin e fundit me kokėn tė rrėzuar mbi gjoks.
- Ama dhe ti, gjithmonė maratonomak i lodhur pėr vdekje !
- Bėra vetėm dy gjuajtje te kėndi I lojėrave . - u rrek tė shfajėsohet ai. Ke shumė qė pret ?
- Kam pak..- - tha dhe i ngriu fjala nė buzė.
Befas, sikur pak mė parė tė kishte ndjellė tė keqen e vetes, nga njė rrugicė e ngushtė doli mėsuese Martela. E imėt, eshtake, me hundė tė mprehtė e kėmbė hollake, ajo kishte vetinė tė qeshte rrallė, edhe atėherė me njė zė tė mbyllur hundor. Por nė kėtė rast me hundė e buzė tė kyēura, ajo i hodhi Migenės njė vėshtrim tė mprehtė me njė “hm” nėnqeshės dhe shtrėngoi buzėt.
Nxėnėsja e nemitur u bė gati ta pėrshėndeste, Mirėpo pikėrisht nė atė grimė kohe mėsuesja i largoi sytė prej saj me njė shprehje pėrbuzėse dhe bėri tutje trotuarit duke pėshpėritur me vete. Migena u pre menjėherė nė fytyrė. Prerjen e ndjeu njėkohėsisht edhe te gjunjėt.
- Kjo tė vret ēdo gėzim edhe kur s’ta pret mėndja. - tha dhe rrahu trotuarin me takėn e kėpucėve tė reja.
- Mos ēaj kokė ! - tha Arjani pėr t’ia larguar mendjen prej saj.
Migena qė e njihte mirė karakterin e ēuditshėm tė kėsaj mėsuesje, tundi kryet me trishtim.
- Mirė, mirė, veē shihe po s’ma punoi prapė ajo nesėr mua !…
- Nuk besoj ta bėj veten aq !
Ajo psherėtiu thellė dhe u pėrtyp me pikėllim.
- E bėn gjoja pėr tė mirėn time, qė tė mė nxisė tė mos shkėputem asnjė ēast nga mėsimet. Dhe me kėtė justifikon ēdo gjė, deri te prindėrit e mi. tani ky kujdes i rremė qė tregon, mė tremb mė tepėr se urrejtja e saj…
- Fundja, ē’ka pėr tė bėrė ? Ti bėje mėsimin ujė pėr nesėr !- vijoi Arjani duke shprehur njė lloj mėrzie nė fytyrė.
- Ē’ja kėput kot dhe ti, o Ani ! Tė dojė ajo t’i shkojė e saja dhe e pengoj dot unė ! Nuk e pe ē’mė punoi herėn tjetėr ? - fytyrėn e saj e mbuloi dėshpėrimi i thellė.
Takimi i tyre u prish, sikur midis dy besimtarėve supersticiozė tė kishte kaluar njė mace e zezė. Ata u ndanė shpejt dhe nė drejtime tė ndryshme.
Ashtu siē ishte parashikuar, tė nesėrmen pasoi edhe njė katėr tjetėr, po aq e habitshme sa e para. Kishte ardhur njė ēast kur nxėnėsja nuk dinte si tė vepronte. Mė keq do tė shkonte puna e saj po tė akuzonte mėsuesen qė po e zhdėpte me katra e po i ulte mesataren e semestrit. Kishte rėnė nė hall. Ndaj gjithė atė paradite dėnesi nė heshtje, aq sa filloi t’i dhimbte koka.
Padrejtėsia qė i bėhej Migenės, kishte mbushur me zemėrim e urrejtje edhe shoqet e shokėt e klasės.
- Bravo tė qoftė, moj Martela Demo ! -tha Bardha me zemėrim
- Martela Demoni, - tha Urani.
- Demoni i shkatėrrimit, - ia priti Ylli.
- Shpirti i mohimit, - vijoi Olsa.
- Mefistofeli i shkollės sonė ! - kėrceu Nuz kokėmadhi, sikur gjeti zgjidhjen e pyetjes enigmė pėr “Faustin” e Gėtes.
- Veē mos e mbarofsha njė ditė kėtė shkollė, - rrihte gjoksin Arjani. - kam pėr t’i thėnė nja dy fjalė kėsaj mėsuesje, qė t’i mbeten gozhdė pėr tėrė jetėn, pastaj s’kam pėr t’i folur me gojė kurrė !
- Asaj i duhet punuar njė rėngė. - tha Ylli me duf.
- Unė do ta ēmend dhe le tė ma ulė notėn kur tė dojė ! - shfrynte Urani.
- Mos mė thėnēin Jonuz, po s’ia shkatėrrova nervat me marifet ēdo orė mėsimi. - ia dha zėrit nė kupė tė tavanit Nuz kokėmadhi.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA