Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 12

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

12

Fundjava erdhi shpejt. Pas tri orė mėsimi, Mentori e ndjeu veten krejt tė ēlirėt e tė lehtėsuar qė shkėputej pėrkohėsisht nga tollovia e shkollės. E hėna, kur do t'u rikthehej klasave, iu duk tepėr larg. Nė orėn njėmbėdhjetė pa ēerek doli nėpėr shėtitoren "Tri Heroinat" pėr tė shkuar te dyqani i konfeksioneve. Do t'i blinte djalit njė palė tuta sportive. Pėr tė mos harruar kėtė porosi tė gruas, qysh nė mėngjes kishte kaluar unazėn nė dorėn tjetėr. Ecte krejt i qetė e i shkujdesur mes kalimtarėve tė rrallė tė mesditės, si njeri qė e ka graduar trurin nė zero . Nga pas e ndiqte jehona e kėngės "Tė kėrkoj'' qė buēiste nga njė dritare dhe ushtima e pėrsėritur e borive tė veturave qė pluskonin nėpėr njė pėrhimėsi vezulluese. Asfalti, qė shkėlqente nga vazhda e gomave tė automobilave dhe pasqyrimet e qelqta tė vitrinave i jepnin shėtitores mė shumė dritė e gjallėri. Nga dera e birrarisė pėrhapej deri nė rrugė kundėrmimi ngacmues i tė pjekurave. Ai kaloi pėrgjatė trotuarit dhe hodhi njė sy pėrmes perdeve tė tylit. Nėpėr tryeza kishte bėrxolla dhe verė tė kuqe. U mėdysh njė grimė, por nuk i rezistoi dot tundimit. Kur kaloi midis tryezave dalloi fytyra tė njohura qė e pėrshėndetėn. Madje disa e ftuan tė ulej. Por ai falėnderoi me mirėsjellje dhe shkoi u ul nė njė tryezė tė lirė. Porositi verė me bėrxollė te njė kamerier ezmer me fytyrė tė hequr, qė kishte qenė dikur nxėnės i tij. Lokali ishte pothuaj plot me njerėz, sidomos me nėpunės nga ata qė u bishtnojnė zyrave pėr pak minuta. Kjo mbase nga qė nėpunėsit janė mė pranė lokaleve e nuk u rezistojnė dot tundimeve kundėrmuese, mendoi dhe qeshi me vete. Hodhi sytė pėrqark. Nėpėr mure vareshin peizazhe tė piktorėve vendas; trajta malesh shkėmborė, drurė rrapi e shtėpi malėsie me ngjyra tė ndezura e tė rėnda. Porosinė ia sollėn shpejt dhe ai filloi me nge, sepse dyqani i konfeksioneve mbyllej pas dy orėsh. Kur i kishte mbetur edhe njė gisht verė, qė kuqėlonte nė fund tė gotės dhe po mundohej tė priste copėn e fundit tė bėrxollės me thikėn e pamprehur, dalloi dy njerėz qė ndaluan pėrballė tryezės. Drejtoi vėshtrimin dhe njohu prindin e njė maturanti, njė imcak me fytyrė tė zbehtė e mollėza tė theksuara, i cili e kishte ftuar disa herė tė hynin nė klub dhe i qe shmangur me marifet."Bobo, mė kapi mė sė fundi !"...
Ata kėrkuan leje tė ulen, Mentori ngurroi njė grimė. Por e kuptoi se do tė ishte e pahijshme tė kundėrshtonte dhe i ftoi duke zgajtur dorėn nga karriget e lira.
- Ky ėshtė njė shoku im, - tha imcaku pasi u ulėn, duke treguar me kokė fytyrėgjerin qė kishte pėrkrah, njė tip fshatari me xhaketė kadife tė zezė. - Punojmė bashkė nė bazėn e furnizimit tė tregtisė. Si s'tė ka rėnė rasti tė vish ndonjėherė andej nga ne, mund tė tė kishim plotėsuar ndonjė nevojė...
- Eh, - ia bėri Mentori duke dashur tė mos hapej ajo temė.
- Ah, profesor, profesor!- tundi kryet nė shenjė qortimi miqėsor imcaku.- Epo,shyqyr qė tė gjeta njė herė nė klub! Kam dashur tė ulemi njė herė shtruar e tė kėmbejmė njė muhabet burrash bashkė. Po ti: jo po jam i zėnė, jo po e kam pirė kafen dhe dy mė bėjnė dėm, jo po s'i pėrdor pijet alkoolike...
- Ē'ėshtė e vėrteta, unė s'para pi nėpėr lokale,- tha sinqerisht Mentori. - Jo vetėm pėr ato arsye qė kam thėnė, por edhe puna ime si mėsues...
- Ne kemi respekt pėr punėn e mėsuesit, e sidomos pėr ju! - shpejtoi tė thoshte imcaku. - Prandaj dhe s'jua kemi marrė pėr keq refuzimet. - dhe e bėri fytyrėn llagar me njė buzėqeshje babaxhani. Pastaj u kthye vrulltas, mbėrtheu kamerierin pėr mėnge nė kalim e sipėr: - Gjashtė bėrxolla, gjashtė vera !
- Tė lutem ! - kundėrshtoi Mentori gati duke kėrcyer nga vendi. - Unė s'pi dot tjetėr. Ju pini sa tė doni, do t'ju shoqėroj me muhabet.
- Ne kemi qejf tė pimė bashkė! - ngulmoi imcaku.- Na do zemra, pse s'na e bėn qejfin, apo se tė gjetėm nė tavolinė?...Mos ēaj kokė pėr asgjė!...
" Punė dreqi, - mendoi Mentori - S'kam si shkėputem, se ja, si u shkon mendja te paratė !"
Pėr ēudi, fytyrėgjeri nuk po hapte gojėn, vetėm miratonte herė pas here mendimet e shokut pėrkrah. Fytyra e tij e djersitur shkėlqente si kėrmilli.
- Po hė, si duket ai pinxhua im, mėson ndopak?- pyeti imcaku papritmas dhe u zgjat nga Mentori.
- Ēka, nuk ėshtė keq !
- Eh, kam katėr djem. Tre i bėra klasė punėtore, se nuk e arritėn mesataren. Kėtė dua ta shpie lart, ta kem dhe unė njė tė kalemit de!
- Kur fėmija nuk ecėn vet nė mėsime, mė mirė klasė punėtore me nder, sesa njė kalemxhi i paaftė, qė ta lėrė rrogėn klubeve...- vėrejti Mentori me ton tė lehtė.
lmcaku u tėrhoq te shpina e karriges me njė pamje tė ngurtėsuar dhe picėrroi sytė. Pastaj duke trazuar mbulesėn shtoi ngadalė:
- Unė tėrė jetėn me kalem jam marrė e me thėnė te drejtėn nuk jam dalluar kushedi ēfarė, po punėn e kam bėrė. Shefat e drejtorėt i kam lėnė tė kėnaqur. Djali nė mė ngjaftė mua, s'e kam merak.
Mentori vuri dorėn sipėr dorės sė tij.
- Koha jonė bėri si bėri me kėto aftėsi qa kemi unė e ti. Koha e tyre kėrkon shumė mė tepėr. Po tė kėnaqemi sot prej tij me pak, nesėr ai s'vlen aspak.
Imcaku u pėrtyp me njė shprehje shijehidhur.
- Domethėnė, djali im s'ka sy pėr qabe, siē thoshin pleqtė? - u mėdysh ngadalė me tonin e njė zhgėnjimi tė papritur.
- S'e kemi fjalėn pėr tė,- sqaroi Mentori.- Ai po arriti atė qė kėrkohet, ia hap vetė rrugėn vetes!
Erdhi kamerieri, mbushi tryezėn me bėrxolla dhe la aty dy shishe vere me tapa gati tė hapura. Ata mbushėn gotat, uruan, dhe filluan tė pinė me qejf. Pasi kaloi njė copė herė, kur asnjėri s'kishte ē'tė shtonte mė nė bisedė, Mentori bėri sikur diēka iu kujtua dhe u ēua vrik pėr tė marrė njė qepė nė kuzhinė. Aty te sporteli, pranė njė tryeze me njė pirg pjatash tė sėrėnditura e me njė trumbė panine tė prera, ai nxori paratė e tutave qė do blinte pėr djalin dhe ia dha kamerierit t'i mbante tė gjitha ē'kishte sjellė nė tryezė.
- I ēuditshėm je, profesor! Ai ka sjellė kėtu edhe tė tjerė... Ti kėrkon tė paguash porositė e tij! S'bėhet kiameti edhe pėr ty!
- Hajt, hajt, pak shpejt! - ia bėri Mentori dhe zgjati kokėn nė sportel pėr tė marrė njė qepė, sa pėr tė mos u rėnė nė sy atyre.
U kthye e vendosi nė pjatė, e ndau me thikė nė tri pjesė dhe njė copė herė tė gjatė kundroi se si vera gurgullonte gotė pas gote nė gurmazin e imcakut e se si copat e bėrxollave shkisnin me lezet tė madh. Pastaj e pyeti me njė nėnqeshe tė hollė shpotitėse:
- Pra, kėtej e tutje nuk do tė jesh mė i zemėruar me mua, qė s'kam kohė tė tė bėj shoqėri nė klub?
- Jo, bre, ē'ėshtė ajo fjalė !- Imcaku u gėlltit me nxit pėr tė larguar njė ind bėrxolle tė ngecur nė fyt. - Bile tani qė ia hapėm zemrėn njėri-tjetrit, unė s'kam mė asnjė merak edhe pėr djalin. Ta kam lėnė ty, ta kesh si tėndin...
- Asnjė merak, se unė i kam tė gjithė tė mitė dhe kujdesem pėr tė tėrė pa pėrjashtim ! - tha shkoqur Mentori.
Imcaku ēakėrqejf nuk e lodhi trurin pėr tė kapur kuptimin e veēantė tė fjalėve qė sapo dėgjoi, apo bėri sikur nuk kuptoi.
- Kėtu ta kam edhe unė fjalėn: si pėr djalin tėnd ! - tha pėrzemėrsisht dhe ktheu verėn e fundit. Fytyrėgjeri e vėshtroi shokun pjerrtas, si pėr t'i thėnė:"More, je mė tė ti, ēfarė po tė thotė ky ?"
Ndėrsa nė fytyrėn e Mentorit u duk njė padurim i qartė.
- Epo, tani duhet tė ngrihemi ! - lėvizi karrigen.
- Ja, tė vijė kamerieri ! - kėqyri pėrqark Imcaku duke mbllaēitur copėn e fundit tė bėrxollės sikur tė ishte ēamēakėz.
- S'ka pse tė vijė, jam larė unė me tė ! - tha Mentori me njė zemėrlehtėsim tė dukshėm.
- Si, edhe porositė tona ? - shqeu sytė e vegjėl Imcaku.
- Tė gjitha, ju mė gjetėt nė tavolinė !
Imcaku rrahu qepallat, pastaj uli sytė i fyer. U mat njė herė tė shkonte te kamerieri, por u step.
- Mė hėngre nė besė kur shkove pėr qepė ! -tha i zymtė e zemėrthyer.
Mentori u kthye dhe i foli shkoqur:
-Ti kishe qejf tė rrije e tė pije me mua, apo tė paguaje pėr mua?
Imcaku e kundroi me njė picėrim tė vrarė nė sytė e tij.
- Nejse, nejse, ma punove bukur ! - tha duke ulur kryet si i goditur nė zverk.
Rrugės pėr nė shtėpi Mentorit iu kujtuan tutat e djalit. Gruaja dhe i biri do t'i dilnin pėrpara te shkallėt e apartamentit sapo tė dėgjonin hapat e tij dhe... S'kisha si veproja ndryshe, mendoi. Ai njeri mė ishte qepur e njė ditė do tė mė kapte. Qė tė shpėtoja prej tij, mė mirė kėshtu, si ata pijanecėt qė pinė paratė e bukės, sesa tė lija shpirtin peng.
Nga ky arsyetim e ndjeu veten tė qetė e me humor tė mirė. Kroi mjekrėn me dorė. Sa mė qenka rritur ! Do tė rruhem sapo tė arrij nė shtėpi.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA