13
Pas dy ditėsh, kur Martela hyri sėrish nė klasėn e maturės B vuri re se, ndryshe nga ngritja e zakonshme e pėrshėndetjes,
nxėnėsit qėndronin nėpėr bankat e tyre kokulur dhe krejt tė heshtur.
- Ēohuni nė kėmbė! - urdhėroi ajo duke pėrshkėnditur sytė me habi.
Asnjė nuk lėvizi.
- Ēohuni, debila, se ju nxora tė gjithėve pėrjashta ! - thirri fort. Por u pendua, sepse kėsaj nuk mund t’ia arrinte
kurrėsesi.
Ata po e kundronin ngultas e me njė zemėrim tė hapur. Ajo ndjeu bezdi nga gjithato vėshtrime tė pėrqendruara mbi tė me pėrbuzje
dhe mendoi se mund ta prishte atė gjendje vetėm duke ngulmuar.
- Ēohuni, po ju them se do marr masa !
Por ata nė heshtje vazhdonin ta mbanin mbėrthyer me shėnjestrat e shumta tė syve tė tyre.
- Fėmijė pa edukatė, rrugaēė ! - shfryu me spazmė dhe shkoi u ul nė karrigen e saj me shprehje nervoze tė dukshme.
E tronditur, buzėvarur e nė njė gjendje sikur po i dilte flakė nga trupi, ajo filloi tė shfletonte regjistrin. Por befas u
dėgjua njė rrahje ritmike thembrash nė dysheme. Pas njė grime, ajo trokėllimė u pasua nga disa tė tjera dhe nuk vonoi, tėrė
kėmbėt e nxėnėsve zunė tė godasin dyshemenė me njė ritėm tė vetėm: “ Duk - duk - duk!…Duk - duk - duk!…”
Martela brofi nė kėmbė me nerva krejt tė tronditura e me njė tendosje tė pazakonshme. Por fytyrat e tyre ishin fare tė qeta
dhe serioze. Kujt t’i drejtohej ? Kujt t’i turrej me klithma e tė shara pėr tė zbrazur tėrbimin e saj ? U pėrkul,
kėqyri kėmbėt e tyre…Rreshtat e parė ndaluan. Shkoi nė fund. Trokisnin sėrish kėmbėt e rreshtave tė parė. Trokitje majtas…para…prapa…kudo.
Ajo trokitje e llahtarshme iu fut thellė e mė thellė, gjer nė zgavrat e trurit, gjer nė palcėn e eshtrave dhe u rrėqeth. Filloi
gjithė trupi t’i dridhej tmerrėsisht. U xhindos.
- Rrugaēė ! Arrogantė ! Qelbanikė ! Po ngrini krye kundėr mėsuesve!…kundėr…Partisė!…Do ta paguani shtrenjtė
kėtė paturpėsi ! - ulėriti si e ndėrkryer dhe doli nga klasa, qė ata tė pushonin e tė mos merrej vesh nė klasat e tjera. Deshi
tė shkonte tė ankohej, ta bėnte problem nė drejtori. Po kė tė akuzonte? gjithė klasėn?… Kjo nuk e nderonte. Mė mirė
tė hesht, tha me vete.
|