Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 14

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

14

Ditėt e zbehta tė vjeshtės bėheshin gjithnjė mė ngjyrėshpėlara e mė tė ftohta. Ndėrkohė qė mėsueset e tjera bisedonin rreth stufės, Freskita kundronte jashtė dritares se si pemėt shkundnin herė pas here prej supeve tė tyre gjethet e verdha. Ajo po matej tė thėrriste edhe Sandrin pėr tė soditur kėtė fund vjeshte tė trishtuar. Por mendoi se mund tė tėrhiqte vėmendjen e shoqeve. Sakaq ai po e ndiqte imazhin e saj nėpėrmjet reflektimit tė tėrthortė te pasqyra e madhe e sallės sė mėsuesve. Nė shėmbėllimin e brishtė tė fytyrės sė saj vuri re se afshi i stufės ia kishte bėrė faqet si lulekuqe. Kur kapi sytė e saj, ia bėri mė kokė dhe doli jashtė i ndjekur nga sytė vėzhgues tė Martelės.
Njė grimė herė vėshtrimi i Freskitės mbeti i mbėrthyer te kanata e mbyllur e derės. Pastaj uli kokėn dhe u mendua nė heshtje pėr tė gjetur rastin e volitshėm. Kėqyri edhe njė herė nga fytyrat e pavėmendshme tė grave pėrqark stufės dhe brofi me njė shprehje tė padeshifrueshme nė fytyrė.
- U pėrvėlova ! - tha pa iu drejtuar kujt.- Do dal nė korridor tė freskohem !
Ajo shkoi te portmontoja, veshi pardesynė dhe doli nga salla me hap tė ngadalshėm. Martela i shkeli syrin Linės. Tė tjerat e ndoqėn me sy derisa mbylli derėn.
- Eh, qymyri…- psherėtiu Martela me njė ngėrdheshje shpotitėse. - Kur tė zė, nuk ke derman…
- Si ėshtė ajo puna e “qypit me mjaltė”? - tha Lina Ēina.
- Ėshtė si ėshtė, fjalėt janė kot.- ia ktheu Martela. - Kush ėshtė ai qė mbeti pa martuar dhe tha bėra jetė ?
- Bravo ! - thirri Lina Ēina dhe i zgjati dorėn. Ke folur fjalė me mend.
- Veēse dashuriēka mėsuesish kėtu nė shkollė nė sy tė nxėnėsve sikur nuk shkojnė…- vėrejti Martela me njė shprehje pakėnaqėsie nė fytyrė.
- Bėj durim ! Prit sa tė bien pak erė e tė hanė ndonjė transferim njėri nė Ēiranik e tjetri nė Polasė. Qė ta shohin njėri-tjetrin vetėm nė ėndėrr, si Romeoja me Zhulietėn. - tha duke nėnqeshur lehtė gruaja e shefit tė kuadrit tė komitetit ekzekutiv.
Sandri priste te dritarja e korridorit dhe Freskita iu qas pranė me njė pamje rrėzėllitėse.
- U mėrzita shumė. Nuk i duroj dot llafet pafund tė atyre grave. - tha ai duke drejtuar trupin. - Ta dėgjojmė njė herė atė shiritin e ri.
- Posi, eja! - ajo u nis e para drejt shkallėve qė zbrisnin nė katin e parė. “ Si duket mė nė fund ka vendosur qė sot tė mė shprehet”, tha me vete.
Dy vajza tė vitit tė katėrt, qė ishin duke u ngjitur, u tėrhoqėn mėnjanė pėr t’u hapur rrugė dhe i ndoqėn me simpati.
Freskita ēeli derėn e kabinetit, me hapa trokėllitės shkoi te dollapi dhe nxori shiritin nga njė kuti me etiketėn kuqeblu “Orwo”. Sot qė mė kėrkoi vet, me siguri e ka gjetur guximin qė i ka munguar pėr kaq kohė, mendoi. Dikur, si tė gjitha vajzat, ajo kishte ngritur kėshtjella nė erė pėr tė ardhmen. Por tani, gjithēka pėr tė ishte konkretizuar te ky njeri i druajtur, tė cilit kishte vendosur tė mos i ndahej.
- Ky ėshtė ! - e ngriti bobinėn lart dhe u afrua pėrballė tij e pushtuar tėrėsisht nga njė ndjenjė trazimtare.
- Vėre nė magnetofon me dorėn tėnde!- tha ai me njė zė tė vrarė prej bukurisė sė saj.
Ajo i shkoi gjuhėn buzės sė poshtme dhe ia ngjiti sytė nė bebėza.
- Pse kėshtu ?
- Kushedi, mbase tingėllon mė bukur…
Tė kuqtė qė vihej re nė faqet e saj i mbuloi fytyrėn dhe qafėn. Befas iu zu fryma nga emocionet dhe shpresa. Ajo buzėqeshi nė mėnyrė enigmatike ndėrsa pėrgjigjej:
- Ēudi, hera e parė qė dėgjoj tė flitet pėr njė shirit, sikur tė ishte vegėl muzikore, nė tė cilėn mund tė luaj vetėm unė...
Sandri nuk u ngut tė pėrgjigjej. Filloi ta vėzhgonte nė heshtje tinėz. Qe tamam si njė zambak nė shpėrthim me atė trup tė harlisur. Atij i shkuan sytė tė ai kuqėlim molle qė i kish rėnė nė rrasėn e kraharorit poshtė qafės, ku lugu i gjoksit, qė sapo fillonte tė thellohej, ndėrpritej nga jaka trekėndėshe e fustanit. Pastaj vėshtrimi i rrėshqiti te konturet e ēerdheve tė fshehura me zogjtė e fjetur brėnda tyre dhe padashur iu rrėqeth e iu pupurriq shtati.
- Ndofta kam idenė unė !- tha i tulatur nga hutimi
Freskita, sikur ia lexoi dėshirat nė sy, u pėrkul si e pavėmendshme pėr tė hapur kapakun e magnetofonit dhe e la tė bėnte si tė donte. “ Je i lirė tė shprehesh e tė veprosh si tė tė vijė mė pėr mbarė!“ dukej sikur thoshte e gjithė qenia e saj. Dhe atė ēast, teksa po i dridheshin duart e s’po e vinte shiritin nė kanalin e kokės sė riprodhimit tė zėrit, ajo ndjeu njė fėrfėllimė qė ia pėrshkoi gjithė trupin. E tmerrshme, mendoi, tė kesh kaq dėshirė tė puthėsh njė djalė dhe tė mos mundesh ta bėsh vet, po tė presėsh mė ankth…Ne femrat na ka mallkuar zoti.
-Teorikisht idetė janė abstrakte kur nuk materializohen, - ia ktheu ajo gjithnjė me shpinė. - Do tė dėshiroja tė paktėn t’i bija kitarės. Muzika mė ka pėlqyer gjithmonė.
Sandri ndjeu thatėsirė nė shtjekat e buzėve dhe njė prishje nė ritmin e frymėmarrjes. I dukej se kishte aty pranė gjėnė mė tė dėshirueshme nė botė, por qė mbante pėrsipėr edhe tabelėn “Kujdes, tension i lartė !” Njė grimė herė pėrfytyroi sikur vuri dorėn nė tė dhe menjėherė u karbonizua. U mbush me frymė pėr tė dalė nga ajo gjendje frike, pėr tė provuar tė kundėrtėn e saj, guximin si nė ėndrrat trazimtare. Por posė luftės qė zhvillohej brėnda tij midis dėshirės dhe pasojave, ai kishte dėgjuar se femrave nuk u pėlqen kur rrekesh t’ua fitosh zemrėn me ngacmime e tė lutura. Dhe kjo po e bėnte mė tė matur nga ē’duhej. “Po sikur tė mė turpėrojė me ndonjė fjalė tė rėndė?…Duhet tė mos i dal mė kurrė para syve”, mendoi atė ēast dhe u step.
- Muzikė…- tha i turbulluar nga ajo trallisje e kėndshme. - Edhe unė vdes pėr muzikėn. Bie fle dhe zgjohem me radion ndezur.
Eh, mor qyqar, tha me vete ajo, tasin me mjaltė e ke te hunda dhe i vjen pėrqark kot si miza. Ajo gati sa nuk po ia lėshonte nė duar trupin e saj plot afsh tė parfumuar. Freskita e zhbiroi pėrsėri dhe iu rrit kureshtja pėr tė zbuluar ndjenjat e vėrteta tė strukura nė thellėsi tė shpirtit tė tij. Me njė lėvizje tė pavetėdijshme u kthye dhe shkeli taston e magnetofonit. Pastaj duke u dhėnė prapa flokėve tė dendur qėndroi pėrballė nė pritje tė transmetimit. Pas njė shushurime tė lehtė tė shiritit. Tingėlloi njė zė i trashė burri: “Histoires de chansse dans un elephant…”
- Ėshtė tregim pėr njė elefant qė jeton nė vetmi, - shpjegoi ajo duke e hetuar me njė palė sy kureshtar dhe pasi vuri duart nė bel dhe puqi takat e kėpucėve, mori njė qėndrim qė e nxori mė nė pah hijeshinė e gjoksit tė saj.
Sandri qeshi hovshėm. Njė valė ngrohtėsie iu derdh nė damarė dhe dėshira pėr tė folur mė tej iu rrit krejt papritur.
- S’e pranonin elefantėt e tjerė nė shoqėrinė e tyre?- tha ai me shpoti dhe i la sytė nė sytė e saj.
- Jo, ishte tip i veēantė qė i pėlqente vetmia, ashtu siē ndodh edhe te disa njerėz tė veēantė, - shpotiti edhe ajo, duke i ndarė rrokjet e fjalėve tė fundit gati me pėrkėdhelje.
Kuptimi i fjalėve tė saj ishte mjaft i qartė, aq sa ishte e kotė tė kėrkoje tė nxirrje prej tyre ndonjė kuptim tjetėr. Ai u mundua ta pėrfytyronte veten tė martuar me Freskitėn nė kėtė vend tė largėt mes malesh, por nuk ishte e mundur ta merrte me mend njė gjė tė tillė qė i krijonte probleme aq tė ndėrlikuara, sa i dukeshin gati tė tmerrshme.
- Tek njerėzit vetmia varet …- reagoi ai pak me vonesė dhe duke mos i bėrė dot ballė vėshtrimit tė saj uli sytė.
- Varet pėr atė qė mbetet gjithmonė i varur si kjo tabela nė gozhdė ! - nėnqeshi ajo me ironi duke bėrė me kokė nga muri.
- Fatkeqėsia nė kėtė mes ėshtė se ju jeni shumė e menēur, qė keni arritur tė kuptoni se unė jam njė gjykatės i keq pėr ndjenjat e mia.- u shpreh ai krejt i qetė.- Po ju, mos jeni njė regjisore e gatshme pėr tė vėnė nė skenė ēdo pjesė teatrale qė u paraqitet ?…
Freskita qeshi padashur nga kėto fjalė. Por nga tingulli krejt i shkujdesur i zėrit tė tij, kuptoi se Sandri s’kishte ndėrmend as sot t’i hapte zemrėn e mesa dukej ishte shumė i matur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. “Ky kėrkon tė mė luaj mendsh, mendoi, po edhe unė plaēa po s’e bėra puf !”
- Ėshtė vėshtirė t’ju zėrė njeriu nė fjalė ! - tha ajo si me mospėrfillje. - Mos vazhdoni mė tej tė mė bėni pyetje alegorike!
Freskita lėvizi drejt derės. Edhe Sandri lėvizi menjėherė pas saj pa e kuptuar pse e bėri kėtė, nga mirėsjellja apo si kundėrpėrgjigje.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA