Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 15

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

15

Ishte njė e diel me qiell disi tė papėrqendruar por e ngrohtė. Kolonat e gjata tė nxėnėsve, qė ktheheshin nga aksioni pėr mbledhjen e misrit nė kooperativėn aty pranė, po lėviznin nėpėr njė rrugė kėmbėsore tė ngushtė qė gjarpėronte paralel me lumin. Reflekset kaltėroshe tė ujėrave shushurinin nėn vete. Aty mė tej ishin ca lėndina me bar tė butė, ku kullotnin lopėt duke rrahur vithet me xhufkat e bishtit, pak mė tutje ngriheshin ca shkėmbinj tė pjerrėt, nga ku lėshohej pingul njė ujėvarė e bardhė dhe e ndritshme, si fjongo vajze. Dhe ne fund tė kėsaj hapėsire lartoheshin majat e maleve qė i pėrzienin ngjyrat me qiellin. Kudo ku binte syri, gjelbėrimi stėrpikej kur e kur nga bardhėsia e banesave tė largėta fshatare. Hera - herės nxėnėsit e lodhur, qė i kishte marrė uria, ndaleshin rreth manaferrave tė mushkėllyera mbushnin grushtet dhe pastaj, duke thirrur me zėra tė lartė, vraponin pėr tė arritur shokėt.
Migena me Arjanin u shkėputėn nga tė tjerėt dhe si zakonisht nisėn nga ėndėrrimet e tyre.
- Ti punon pėr konkursin, po a je e sigurt se tė lėnė nga shtėpia tė konkurosh pėr dramė ? - kureshti ai duke kundruar sytė e saj tė mėdhenj sikur ta priste pėrgjigjen prej tyre.
Migena nuk foli njė grimė. Uli kokėn si pėr tė ndier mė mirė ritmin e hapave tė saj.
- Babi tani pėr tani lėkundėt. - ngriti vėshtrimin pas pak. - Por po tė fitoj, do tė bėhet njėra, o do tė mė lėrė vetė, o do tė iki me kokėn time…Po ti, Ani, ē‘ke menduar?
- Dua tė vazhdoj mjekėsoren, - tha ai me njė zė tė lehtė . - Dhe nuk e kuptoj dot veten ndryshe nė jetė…
- Derisa tė mbarosh ti, Ani, unė do bėj ēmos tė mos sėmurem, - qeshi ajo duke zbuluar dhėmbėt e bardhė si zaje lumi.
Ndėrkohė si pėr ēudi qielli ishte mbushur me ca re qė shkisnin brigjeve, si ujėvara tė zeza. Befas mori vrull njė shi i pingultė, i mbėshtjellė me shkėndijime dielli, qė lėshohej sikur binin shufra tė qelqta nga qielli. Njė shi fijegjatė, gati kozmik. Njė grimė herė ata soditėn me ėndje lojėn e shiut me diellin. Por shpejt shiu fitoi epėrsi dhe stuhia zuri ta qėndiste floknajėn e reve me karfica vetėtimash. Arjani nxori menjėherė xhakaventon e tij treēerekėshe dhe e hodhėn tė dy pėrsipėr duke formuar nga jashtė njė trup e njė kokė tė vetme. Tani pikat e shiut ia dhanė mbi krye si njė breshėri saēmash. Ai u kthye pakėz dhe kundroi fytyrėn e saj me njė profil tė butė, qė shprehte njė dėlirėsi tė brendshme si asnjėherė tjetėr. Kaq pranė e nė njė gjysmerrėsirė tė tillė, sytė e Genės dukeshin ēuditėrisht tė mėdhenj dhe mė tė zinj. Ndėrsa fryma e saj kishte njė ngrohtėsi dehėse dhe gati avulluese. Ai ndjeu se iu ndez gjaku dhe trupi i digjej si prush. Katėr vjet tė dy nė njė bankė, ajo vajzė kishte qenė pėr tė mė tepėr se motėr. Shumė herė ai kishte pyetur veten: Ē’ėshtė ajo pėr mua ? Dhe kishte zbuluar po atė pėrgjigje: Motėr. “ Ēudi, tha me vete, si s’mė ėshtė dukur femėr kjo mua ?” E megjithatė bukurinė e saj dhe feminitetin s’e kishte parė tek asnjė vajzė tjetėr…Kordonėt prej qelqi tė butė e tė pėrdielluar kėrcenin e thyheshin mbi kokat e tyre me njė trokėllimė oshtitėse. Qielli gumėzhinte dhe tani retė dukeshin si ca kuaj tė hirtė qė vraponin me gjėmė tė madhe. Pėrpara nė kodrinėn e zhveshur e tė lagur dukej ēdo gjė si nė tym. Ata vrapuan dhe u futėn nėn njė rrap degėgjerė deri sa tė qetėsohej vrulli i kėtij shiu, qė vazhdonte tė binte i dendur e fshikullues edhe aty nėnvete. Migena shkoi dorėn nėn xhakavento dhe kontrolloi me kujdes supet e tij.
- Tė pashė, Ani, se mos ishe lagur. S’di pse pata pėrshtypjen qė gjithė ky shi duhet tė kishte depėrtuar edhe te ne.
Arjani ndjeu njė copė herė nė shpatulla ledhatimin e butė tė dorės sė saj.
- Gjė e bukur, - u shpreh me njė kėnaqėsi tė veēantė, - tė ndiesh se shiu i bėn tė gjitha, po nuk tė lag dot…- Dhe vuri re se aty nėn xhakavento fytyra e saj e lėmuar dhe zeshkane sikur ishte bėrė mė e madhe. Ky zmadhim kishte nxjerrė nė pah pushin e lehtė qė praronte lėkurėn e hollė e tė butė tė faqeve dhe tė kuqin e mollėzave qė i ngjitej deri lart te sytė e zezė. Pastaj kur hodhi vėshtrimin e ethshėm te pėrvijimet e holla tė qafės, ai ndjeu pėrnjėherėsh diēka qė s’e kishte ndier ende pėr njė vajzė: dėshirėn pėr ta pushtuar fort nė krahėt e tij. Dėshironte me zjarr t’i vinte njė herė buzėt qė i digjnin mbi atė cipėn e kuqe tė mollės faqėsore qė e kishte pothuaj ngjitur… Sapo mendoi kėshtu zemra zuri t’i rrahė sikur do t’i ēahej Jo, kėtė s’mund ta bėnte pikėrisht sot, qė ajo kishte afruar kokėn kaq pranė kokės sė tij, sa ē’mund ta afronte vetėm motra. Ai nuk kishte pasur motėr dhe mbase ky fakt e kishte afruar qysh vitin e parė me kėtė vajzė. Por kaloi shumė kohė dhe ja tani, duke u rritur, ndjenja vėllazėrore herė pas here turbullohej nga diēka trazuese. Se vjen njė ditė kur te djali fillon tė zgjohet burri dhe te vajza fillon tė zgjohet gruaja. Befas, i shtyrė nga njė shqetėsim rinor i vetvetishėm, ai mbylli sytė. Por, duke humbur drejtimin e paramenduar tė faqes, nga hutimi e ēiku me buzėt pėrvėluese nė qafė, nė butėsinė poshtė gjethes sė veshit. Dhe nė atė ēast drithėrues thuajse i pushoi zemra.
Ajo vazhdonte tė ishte krejt e qetė dhe e patrazuar, sikur ta priste prej kohėsh njė nismė tė tillė. Njė e rrėqethur e lehtė ia pėrshkoi ėmbėl tėrė trupin. U mendua nė heshtje pėr atė qė ndodhi aq natyrshėm, njėlloj siē shkoi dora e saj mbi shpatullat e tij pak mė parė. Dhe duke gjykuar se kishte tė bėnte me njė gjest mirėnjohjeje pėr kujdesin e saj, arriti nė pėrfundimin se kjo zemėrmirėsi e tij kėrkonte njė pėrgjigje po aq mirėnjohėse. Ndaj me tė njėjtėn natyrshmėri pak mė pas Arjani ndjeu buzėt e saj mbi faqe dhe njė lumturi tė patreguar. Pastaj ai e pushtoi me afsh, ngjeshi shtjekėzat e zjarrta tė buzėve tė tij nė tė sajat dhe u shkrinė tė dy nė njė marramendje dehėse, e cila i bėri tė humbasin krejt lidhjet me botėn rretheqark dhe shiun vrundullues.
Pasi u shkėputėn duke dihatur fjollat valėzuese tė avullit qė u dilte me rrėmbim nga goja, njė grimė herė tė gjatė nuk folėn me njėri - tjetrin. Shikonin vetėm larg. Si duket mendoheshin pėr ato qė kishin thėnė gjatė katėr vjetėve. Sepse e ardhmja sapo u tha. Njė e puthur i thotė tė gjitha, sado e lehtė qoftė. Ajo flet pėr diēka mė tej se shoqėria dhe diēka mė solide se miqėsia e zakonshme. Pra, diēka e madhe qė lind nga kėto tė dyja. Tani secili mė vete dėgjonte brohoritjen e fuqishme tė zemrės dhe zhurmėrimin ritmik tė pikave tė shiut qė u kullonte pėrsipėr nga degėt e rrapit.
Pas pesėmbėdhjetė minutash shiu u pre papritmas ashtu siē filloi dhe ata vrapuan drejt pasarelės, ku mėsuesit po grumbullonin nxėnėsit e tjerė qė dilnin nga nėnrrepet dhe shelgjet e lagėshtitur.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA