Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 16

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

16

Dėshira e tepruar pėr tė folur e pėr tė mbushur me fjalė ēdo zbrazėtirė kohe, po bėhej natyrė e dytė e disa mėsuesve. Zėrat e lartė tė njė grupi grash, qė uleshin veēmas nė krahun e majtė tė sallės, dalėngadalė po shndėrroheshin nė njė potere, qė i shuante pothuaj gjithė zėrat murmuritės nė krahun tjetėr. Ato flisnin pa radhė, kush e kush tė dėgjohej mė tepėr, kapnin njėra-tjetrėn pėr duarsh, pėr supesh, qeshnin pa fre.
Mes kėtij zhurmėrimi u shqua befas zėri i mėsuese Sanies nga Elbasani.
- Mė bani nona mramė nji laknur, qė e kishte dhi me tė lynė.
- Uh, lakror di tė bėj vetė ! - u hodh Lina Ēina, duke aktivizuar edhe duart e saj tė tulta.- Mua mė jepni vetėm pak maja birre dhe shihni si i tėholl petėt. Ēmendet Asimi pėr lakrorin tim!
Martela u pėrkul te veshi i saj.
- Ēmendet me shumė se pėr simitet e tua ? - i ēuēuriti duke qeshur dhe i preku kofshėt e mbushura.
- Ai nuk mė ka zgjedhur kot mua, - qeshi Lina me shkulme. - Asimi ėshtė materialist.
- Ai imi ka shpirt proletari, - psherėtiu Martela duke hedhur njė sy tė shpejtė mbi trupin e saj tė tretur.
Pothuaj tė tėra flisnin ulėt fjalė tė tilla dhe qeshnin fort.
- Epe me, e pe dje nė bulevard Ajkunėn e Kalos, qė punon nė rrobaqepėsi, si i dukeshin tė tėra tė brendshmet me atė minifundin e ēarė gjer lart?- pyeti befas Vera e rusishtes, e cila fare mirė mund tė merrej pėr studim anatomik, me ca kėmbė hollake qė i kishte peng gjithė jetėn.
- E ke inat se i ka kėmbėt topēe! - ia priti Lina Ēina.
Vera kundroi trupin e Linės, ku sundonte dhjami dhe e pėrtypi pėrgjigjen, se iu shfaq hija e tė shoqit nė komitet.
- E kam inat se bredh natėn me ushtarėt nga rrapishta, - shfryu.
- E nxori vjet njė kėlysh ! …- tha Lina Ēina zėulėt.
- Ajo ėshtė krijesė qejfi, vetėm pėr modele mendon, po fajin e kanė ata tė organizatės bazė tė rrobaqepėsisė qė nuk e shporrin nga puna.- vėrejti Martela.
Mes zallahisė sė zėrave hyri njė nxėnės dhe kėrkoi leje pėr tė marrė shkumės. Si nuk e dėgjoi njeri, u drejtua vet tek arka pas derės.
- Te Rakipi kishin dalė speca tė mbushura me gjizė!…
Sandri e mbylli pėrfundimisht librin qė po lexonte, u ngrit dhe deshi tė shfrynte me duf, po u rezervua se pikėrisht nga ndėrhyrjet nė raste tė tilla, gratė e quanin si kundėrshtar tė tyre.
- Dani, moj, Dani, Dan qurraveci, ai debili i pazarit, i kishte hyrė Valit nė bankėn e fundit, e kishin ulur ca nga ata horrat e maturės B. I bėnte sytė tekaēift dhe i thoshte : “ Kam ardhur tė tė marr pėr nuse, se mbete pa martuar, sa para, sa para ?” - gajasej Martela dhe damarėt e qafės i fryheshin si dy tėrkuza qė mbanin lidhur kokėn e saj tė mos rrokullisej nga gazi.
Sandri largoi sytė prej saj dhe iu kthye Mentorit tė matematikės.
- Si mund tė bėsh poezi pėr njė grua tė tillė? Ē’mund t’i kėndosh kėsaj?
- Ik se ju poetėt i keni tėrbuar gratė !- shpotiti ai - Tani duroni rrufetė e bubullimat e tyre.
- Duroni pordhėt e tyre! - ia veshi Xhemali i fizkulturės nėpėr zallahinė e zėrave, i ulur mbrapsht me bėrryla mbėshtetur te shpina e karriges.
- Ti, Xhemal, je si ajo majaja, - iu kthye Visari i elektroteknikės, - sa futesh nė muhabet na fermenton tė gjithėve me thartirat e tua!
- Humor bėjmė ! - u zgėrdhi Xhemali.
- Humori yt ėshtė humor psikiatrie,- ia priti Mentori me shpoti.
- I gjithė kontributi qė sjell ti nėpėr biseda pėrmblidhet nė dy-tri shprehje banale, - vėrejti Pjerini, i sociologjisė. - Duhet durim i madh tė tė dėgjosh ty, se kalon nė ekstreme…
- Nė ekstremet e grave ? - ia priti Xhemali me njė ngazėllim, sikur kunjat e tė tjerėve e pėrtėrinin pėr tė vijuar mė tej. - Unė jo, Koēo Petron kemi ne nė shkollė qė i ka qejf ekstremitetet e tyre…
Befas plasi gazi i burrave krejt padashur.
- Koēo Petroja mbase i pėrshkruan nga ana letrare,- u tall Visari. - po nė praktikė i mungon shkathtėsia.
- Ama, ē’po na thua dhe ti ! Ka nevojė maēoku plak tė mėsojė si kapen minjtė ! - lėshoi Xhemali kėrcacakat e gazit tė tij.
I mbėshtetur pak mė tej mbi ēantėn e dorės, Koēo Petroja i letėrsisė, qė nuk dėgjonte mirė nga njėri vesh, anoi nga biseda atė kokėn e vet tėrė qime tė hirta si tė ariut.
- Pėrse e pėrmendėt emrin tim?- pyeti pa ia lėshuar sytė kujt.
- Shurdhac ! - e fshikulloi Xhemali me tė qeshur. - Thamė se je qejflli…
- Aha, ty, Xhemal, nuk ta marr pėr kapital, se je gjithnjė i pirė. - ia ktheu Koēo Petroja.
Xhemali u pėrkul mbi tė dhe i pėshpėriti ulėt:
- Epo, ē’ti bėsh, mua mė pėlqen tė pi alkool, ty tė pėlqen tė pish qumėshtin e zoēkave direkt nga cicat si foshnjat.- tha ai gjithnjė me ton gaztor.
Burrat u shkrinė nė gaz. Koēo Petroja ktheu veshin tjetėr.
- Ēfarė the ?
- Unė s’do rri ta them mėsimin dy herė, o profesor Koēo.
Mentori zuri ijet me dorė dhe duke qeshur me gėrgamė ra pėrmbys mbi tryezė.
Koēo Petroja e ndjeu veten tė fyer mė tepėr qė u bė objekt bisede, sesa nga fjalėt e Xhemalit, tė cilat s’ia kapte veshi nėpėr ato zhurma.
- Se ēfarė grin ti me ato paturpėsitė e tua publike, s’tė marr vesh! - u gjegj ai me ca sy tejet tė hapur qė e kėqyrnin tjetrin njėherėsh kokė e kėmbė.
- Mos mė shih ashtu! - i tha Xhemali me zė tė ngjirur. - Se nuk thashė ndonjė gjė tė madhe, po ti bėn sikur s’dėgjon nga veshėt kur nuk tė intereson…Tani ēoje kokėn dhe eja ta lagim gurmazin me ndonjė gotė se jemi shokė tė vjetėr !
Sandri Vėshtroi nga Freskita qė kishte kthyer kokėn mėnjanė prej zorit dhe e humbi durimin. U ēua vrulltas dhe me zėrin e tij tė fuqishėm tha:
- Tė hyjė njeri tė dėgjojė kėtė ajkė inteligjence kėtu, vė duart nė kokė. Mė falni, po a s’kemi gjėra tė tjera pėr tė biseduar ? Mbase duhet menduar se qindra njerėz presin nga niveli ynė mendor. Tė paktėn ta lėmė njėri-tjetrin pėr t’i hedhur njė sy shpjegimit para se tė hyjė nė mėsim.
Tė gjithė heshtėn njė grimė.
- Kush ka nevojė, pėrgatitet qysh nė shtėpi. - tha Lina Ēina pėr t’iu kundėrvėnė. - Ne kemi njė jetė tė tėrė qė i japim formulat e teksteve tona dhe i kemi mėsuar pėrmendėsh.
- Kėtu ėshtė e tėrė puna, se pėrveē tekstit duhet tė mėsosh edhe gjuhėn e huaj qė t’u japėsh nxėnėsve ato qė kėrkon koha.- ia ktheu Sandri.- Pse mjekėt e bėjnė kėtė dhe mėsuesit jo.
- Ou ! - klithi Lina Ēina e pickuar nga ato fjalė. - Nga ne qė jemi tė vjetra nė profesion kėrkon gjuhė tė huaj ky ?
- Atėherė ndonjė ditė ke pėr ta lėshuar vendin tė vijė kush ėshtė mė i zoti, se nxėnėsit s’tė kanė ndonjė faj, qė tė mbeten gjysmakė nė jetė ! - ia priti Sandri.
Ajo kėqyri andej me shpėrfillje dhe tha me vete “ Mua tė mė rrojė burri nė komitet, po ti shiko se mos tė fluturojnė nė ndonjė fshat, mor qyq !“ dhe shfryu nė vesh tė tė tjerave. Pastaj ato shkėmbyen pėr pak ēaste vėshtrime tė pjerrėta dhe filluan sėrish nga muhabetet. Nė fillim me pėshpėrima dhe nuk shkoi shumė shpėrthyen nė tė qeshura. Kėshtu zėrat u ngritėn sėrish nė lartėsinė e mėparshme.
Sandri u ngrit e doli nė korridor. Pak sekonda mė vonė edhe Freskita pėrshkoi korridorin pėr tė shkuar te kabineti i saj. Ai e thirri dhe ajo u afrua duke u rrekur tė zbutė pezmin qė kishte nė fytyrė.
- As ti, Kita, nuk durove dot ? - u mundua tė buzėqeshte ai.
- Oh, kur bėjnė ashtu e kam tė pamundur ! - ofshau ajo duke lėshuar njė afsh tė ngrohtė nga goja dhe afroi te tėmthat trinat e brishta tė gishtave.-
- Pėr asnjė nuk ėshtė e mirė, po ndofta tingėllon ca mė keq kur gruaja e trumbeton hapur mediokritetin e vet. - tha ai me keqardhje.
Freskita e kundroi njė grimė dhe iu drejtua me sytė ulur.
-Ti, Sandri ua bėre shumė mirė, po ki kujdes, mos shfaq urrejtje tė hapur pėr to, se nuk di si janė femrat…Ca tė kanė inat qė nuk ua var dhe…
- Dhe ēfarė ? - e ndėrpreu me njė vėshtrim tė mprehtė.
- S’ia vlen tė bėhesh shkak tė tė tjerrin nė bisedat e tyre. Gjyshja ime i thoshte gjithmonė babait: “ Mashkulli duhet tė tregohet i vėmendshėm me gratė, po tė mos dojė ta telendisin nėpėr gojė”. Ju nga kjo anė jeni mjaft mospėrfillės dhe pėr femrėn s’ka armė qė e vret mė keq se mospėrfillja.
Sandri buzėqeshi padashur dhe u ndėrmend se diku kishte lexuar qė femrat fyhen kur nuk pikasin erosin te burrat.
- Pikėrisht kėtė s’e bėj dot, - tha me mirėsjellje. - Nuk mund tė shpreh atė qė s’ndjej pėr to. Tė shtirurit s’ėshtė nė natyrėn time, po qe se keni arritur tė mė njihni.
Asaj i shkėlqyen sytė kur dėgjoi fjalėt e fundit dhe me kėtė i tha tė gjitha. Sepse sytė e gruas flasin mė bukur se gjuha mė e shkathėt.
Vetėm zilja qė ra nė njėmbėdhjetė pa pak, pati fuqi t’i shuante zėrat e kėtij pushimi tė potershėm.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA