Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 17

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

17

- Eh, sa mirė qė mė erdhėn mėsuesit njė herė nė dorė ! - ngazėlleu Ylli duke ngritur lart fletanketėn si mesazh hakmarrjeje.
- Mos fol marrėzira !- ia ktheu Urani. - Kėto nuk na i kanė dhėnė qė tė hakmerremi. Por qė tė shkruajmė fjalė mė mend pėr tė mirėn e mėsimit.
Olsa i shkoi te koka pėr tė parė ē’do tė shkruante.
- Mos u nxito, Yllo ! - i tha me zė ledhatar. - Po shkrove gjėra tė tepėrta, s’kanė asnjė vlerė. Siē e njohim ne shoku - shokun e njohin dhe mėsuesit njėri - tjetrin e do thonė: “Gėnjen ky djalosh budalla!”
Arjani i thirri nga prapa:
- Do thonė, i ka shkulur veshin mėsuesi pėr ndonjė prapėsi dhe tani kėrkon shpagim duke u fshehur pas letrės pa emėr.
Albana e kthyer nga dritarja heshtte me njė indiferencė tė ēuditshme. Mbi sytė e kaltėr me njė vėshtrim tė largėt e tė menduar kishte ngritur vetullat e pjerrėta e tė kthyera pak nė skaje. Ajo shtrėngonte stilolapsin edhe sepse ngurronte tė shkruante. Ndėrsa Migena kishte vėnė pėrpara fletėn ku ishin shaptilografuar pyetjet dhe vazhdonte tė shkruante e pėrqendruar.
- Shėėėt, qetėsi ! - thirri Nuz kokėmadhi duke vėshtruar nga ajo me bisht tė syrit. - Njėra po bėn namin, po vret e po pret koka mėsuesish, oh, fatalitet ! Ja, ja, po pėrfytet me Mefistofelin…E vuri poshtė…E mundi…E hodhi nė zjarrin e skėterrės… Ah, moj Margaritė e pafajshme e maturės B, t’u bėftė Jonuzi shpėtimtari yt !…
Qeshi e tėrė klasa. Migena i hodhi njė vėshtrim tė pjerrėt me sytė e saj tė mėdhenj.
- Mos u tall, Nuzi ! Unė nuk dua ta shaj, ama disa gjėra kam pėr t’ia thėnė. Nuk do pėrmend katrat qė mė vuri kot, po s’kam si hesht pėr ato fjalėt e pakontrolluara qė na hedh nė klasė. Epo, hė, mund tė mbyllet goja pėr ato ngatėrresat qė na hap ajo deri te prindėrit ?…
- Kėputja, e mos e ēaj kokėn ! - ia priti Arjani.
- Mos harroni tė theksoni se paraqitjen mė tė hijshme nė tė gjithė shkollėn e ka Romeoja anglez me Zhulietėn franceze,- bėri thirrje Nuz kokėmadhi.- Apo kemi kė vėmė tjetėr te pika gjashtė.
Plasi gazi me dallgė qė s’pushonin.
-Ti, Nuzi je pėr t’u vrarė ! - mezi mbante ijet Urani.
- Je pėr tė tė nxjerrė sytė !- kukurisej Olsa.
- Ti je Nastradin ! - shtoi Ylli dhe gazi u shty mė tej.
Hyri Bardha shkurtane dhe e kolme nga matura A.
- Ē’bėhet kėndej, lojtėt ?- pyeti ajo e ēmeritur nga poterja. - U tund muri, sa thamė mos ra tėrmet.
Urani improvizoi nė ēast:
- Tėrmet shkaktoi kjo fletanketė, shko, Bardha, se e kemi sekret !
- Sekret i madh, ē’e pyet ! - vijoi me rimė dhe ajo.
- Shko, Bardha, se s’ka lezet tė merremi me llafe poshtė e pėrpjetė ! Ne jemi shumė tė mirė vet dhe themi pėr mėsuesit fjalė me sherbet…- iu lėshua Nuzi ta nxirrte nga klasa.
- Pse atėherė mė zboni ? - pyeti Bardha me dyshim, dhe doli duke pėrplasur derėn.
Urani qėndroi pėrpara bankave dhe si kujdestar i klasės u tėrhoqi vėmendjen tė gjithėve:
- Ēuna, goca ! shkruani me mend nė kokė. Se fundja nuk ėshtė gjė pėr gallatė tė japėsh mendim pėr mėsuesin tėnd. Ka nga ata qė ua kemi pėr borxh tėrė jetėn. Na ēelėn sytė…
- Ē’ishe ti mė parė ?- ia priti Nuz kokėmadhi, - njė djalė fshatar. Babi tė solli me gomar, u bėre shkollar, u bėre qytetar, u bėre dhe kujdestar. Po nesėr ?…Xhaxhi universitar, me tre kalamaj tė mbarė dhe gruan prapė me barrė
- Shpėrtheu njė gaz tjetėr sa u tundėn xhamat.
- Domethėnė , e shėnove edhe pikėn kulminante ku arrin tregimi i jetės time ! – ia ktheu Urani. – Po yti, e din ku arrin?... Poet zuzar, gjithė jetėn beqar !...
- Nuk the ndonjė gjė tė re, - u gjegj Nuzi duke u pėrtypur.- Atė e di unė, nė kėto vargmale kėtu pėrqark, nuk besoj se del ndonjė grua qė tė bėjė nani-nani me mua...
- Ho, ho,ho ! – klithi Arjani i pari dhe pas tij ushtoi e tėrė klasa.
Albana e heshtur dhe misterioze vazhdonte tė qėndronte nė kėmbė e menduar. E hutuar nga zhurma, njė ēast ajo puliti sytė mė njė kaltėrsi tė prajshme dhe vuri duart nė belin e hollė. Pastaj befas u lėshua mbi fletanketėn qė kishte lėnė sipėr bankės, dhe e vendosur mori stilolapsin. Do ta shkruaj se s’bėn, tha me vete. Ai ėshtė sa babai im dhe s’i vjen rėndė…Vuri pėllėmbėn mbi letėr dhe zuri tė shkruante nėn gishta, qė tė mos e shihnin tė tjerėt. “ kam vėrejtje pėr profesor Koēo Petron, qė i shikon vajzat nė mėnyrė tė pahijshme dhe zgjat dorėn e i lėmon kudo ku i gjen. Si mund ta kuptojmė pakujdesinė e kėtij mėsuesi?…” Ajo e palosi fletanketėn shpejt dhe e futi nė ēantė mes librave. Po sikur t’i shkojė mendja se e kam shkruar unė?…tha me vete dhe u rrėqeth. Po pse t’i shkojė? Ashtu bėn ai edhe me tė tjerat. A nuk mė tregoi Afėrdita Xhemali se, kur po kthehej nga aksioni me pantallonat e pėrveshura deri te gjuri, i kishte thėnė si nėpėr dhėmbė: “Ti, moj zoēkė, paske kėmbė interesante !” dhe ajo qe skuqur gjer te veshėt. A nuk mė tregojnė shoqet se kanė frikė kur shkon ai t’i marrė nė mbrėmje vallėzimi, se i shtrėngon shumė pėr beli ?…Punė e madhe, le ta dijė fundja, mėsim nuk mė jep dhe unė pėr pak kohė fryj nga kjo shkollė. Po ai duhet ta marrė vesh qė ne vajzat e shkollės sė mesme kuptojmė ēdo gjė, ia themi njėra-tjetrės dhe s’na zė malli pėr thinjoshėt si ai.”
Migena e kishte mbuluar fletėn e saj me flokėt e zinj dhe nuk lejonte as Arjanin pėrkrah ta lexonte. Mė nė fund e palosi mė katėrsh dhe u bė gati t’ia dorėzonte Uranit qė do t’i mblidhte t’i ēonte nė drejtori. Tani sytė e saj tė mėdhenj, me dy ninėza si tė pikturuara me tush, shkėlqyen nga drita. Dhe mollėzat e gjera iu bėnė mė tė kuqe nė mes. Ndėrsa gjoksi i vogėl, i pazhvilluar, i luhatej nga njė frymėmarrje e shpeshtė qė i kishte shkaktuar ajo fletanketė.
- Ta lexoj pak ! Vetėm pyetjen “ Pėr cilin mėsues keni vėrejtje” - iu lut Arjani.
- Jo, Ani, unė kam mendimet e mia dhe nuk duhet tė ndikohet njeri prej meje, - ngulmoi ajo.
Arjani drejtoi trupin disi i prekur nga mosbesimi i saj.
- Tė sillesh kėshtu me mua pėr njė fletanketė? - vėrejti me habi.
- Pse bėhesh kurioz, Ani ? - buzėqeshi ėmbėl ajo. - Ti mos shkruaj gjė pėr tė ! Tė mos bėhet shumė alarmante. Mjafton ta dijė qė nxėnėsit nuk janė tuhafė e pa personalitet, qė tė tregohet mė e matur. Tė them tė drejtėn, mė vjen edhe keq, se ne edhe pak kohė na mbeti, do ndahemi. Po mė shumė mendoj pėr ata qė do vijnė pas nesh nė kėto banka. Pse t'u prishet gjaku me ngatėrresa tė tilla qė patėm ne.
- Ti, Gena, je shpirtmirė, je shpirt njeriu! - u shpreh me ndjenjė ai.
Migena buzėqeshi dhe me majėn e gishtit i dha njė goditje tė lehtė te buzėt.
Urani shkoi nė ēdo bankė dhe i mblodhi fletėt njė pėr njė. U bė njė tufė e madhe qė do tė bashkohej me tufat e klasave tė tjera pėr tė hapur njė debat po aq tė madh midis mėsuesve.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA