Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 18

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

18

Nėse duhej njė rast kur mund tė pėrligjej plotėsisht qėndrimi i lirshėm i Sandrit pranė Freskitės, ishte pikėrisht shėrbimi i pėrbashkėt nė zyrėn e rojės operative tė gatishmėrisė ushtarake tė shkollės. Dymbėdhjetė orė pėrballė njėri-tjetrit kėtu ishin tė mjafta pėr tė zgjidhur “Nyjėn Gordiane” qė i pengonte prej kohėsh ata tė dy.
Te dhoma e ROGL-it, nė fund tė korridorit tė katit tė parė, ishte ndezur stufa qysh herėt dhe ata me nga njė libėr pėrpara ishin ulur pėrkundruall nė tryezėn e telefonit. Kishte njė copė herė qė Sandri lėshonte nga njė ofshamė tė lehtė dhe sytė i mbante mbi faqen shtatėmbėdhjetė, pa mundur tė kalonte te tetėmbėdhjeta. Freskita e vuri re kėtė me bishtin e syrit. Duke kujtuar se kishte ardhur tamam rasti kur nga goja e tij duhej tė lindte mė nė fund ajo fjalė e mundimshme, mendoi t’i jepte njė ndihmė lehtėsuese, siē bėn mamia nė rastet e lindjeve.
- Ē’ke ti kėshtu sot, sikur diē tė mundon ?…
- S’kam gjė, - tha ai mendueshėm. - Kam mamanė sėmurė.
- Ē’ka mamaja?- sytė e saj me bisht u zmadhuan mė tepėr.
- Nuk e di. E lashė pa qejf qė javėn e kaluar. Qėparė, kur ti shkove t’i biesh ziles, kėrkova tė mė lidhin me Korēėn, tė flas me babanė.
- Mos u bėj kaq merak ! - u rrek ta qetėsonte ajo dhe pėrtheu pėrgjysmė faqen e librit tė saj. - Diēka kalimtare duhet tė jetė. Ndonjė grip.
Sandri u pėrtyp lehtas dhe kėqyri mendueshėm sytė e saj, gropėzat nė faqe. O, sa magjepsėse dukej sot! Kishte hapur xhakaventon prej belluzi nė ngjyrė sorkadheje dhe bluza sintetike e puthitur pas trupit ia tregonte fare qartė formėn e kraharorit. Fundin e ngushtė e kishte ngritur pakėz te gjunjėt duke zbuluar kėmbėt e saj tė bukura. Femrat kanė vitrinėn e tyre tė pėrhershme, tė cilėn dinė ta reklamojnė me aq marifet, sa me mallin e tyre tė zakonshėm i bėjnė tė ēmenden meshkujt. Ajo pikasi interesimin e vėshtrimit tė tij dhe e rregulloi fundin me kujdes. Sandrit i thoshte zemra ta bėnte atė hap tė guximshėm qė e ndante nga pragu i njė lumturie tė madhe. Por ende nuk e lejonte ajo forcė e ēuditshme e mendimit tė ngulitur. I dukej sikur ky hap do ta lidhte pėrgjithmonė me zinxhirėt e pėrgjegjėsisė pėr tė ardhmen. Aq mė tepėr, meshkujt bėhen tepėr tė ngurtė kur e shohin tė sigurt pohimin e dashurisė sė femrės. Kur e dinė se e kanė atė nė “xhep”. E prapėseprapė, ai e ndiente se nė kėtė periudhė vetmie larg shtėpisė, ajo po bėhej pėr tė njė ngushėllim i madh.
Befas ra zilja e telefonit. Freskita, qė e kishte mė afėr, zgjati dorėn dhe vuri receptorin nė vesh. Duke kujtuar se ishte Korēa, Sandri u pėrkul fare pranė saj. “ Cilin kėrkoni? - tha ajo dhe heshti nė dėgjim…”Ty”- tha njė zė i trashė e pak i ējerrė. “Mua?” - u habit Freskita- Po kush jam unė dhe kush je ti qė mė kėrkon ? “ Unė tė njoh dhe jam gati tė vdes pėr ty kur tė duash.“ Vdis, meqė paske qejf, unė s’tė pengoj ! - Freskita ia plasi gazit me tė madhe. Sandri ndjeu frymėn e saj tė ngrohtė mbi fytyrė dhe kjo i shkaktoi trazim. Ndjeu njė rrymė tė fuqishme qė e pėrshkoi nga koka te kėmbėt.
- Ėshtė ndonjė nga ata ushtarėt, qė marrin vazhdimisht pėr tė hapur muhabete me vajzat e dezhurnit, - tha ai me zė tė ulėt, duke ia marrė receptorin nga dora e duke i thėnė atij tjetrit: “ Mjaft tani, mbylle se kemi kėrkuar njė numėr tė largėt !”.
Ndėrkohė qė Sandri s’e kishte mendjen, Freskita me buzėt e hapura soditi nė afėrsi me mjaft vėmendje fytyrėn e tij me atė hijen e errėt nėn mjekrėn e saporruar dhe ndjeu kėnaqėsi. Kur ishte pranė tij e ndjente veten aq mirė e aq tė dėshiruar pėr tė. Ai u ul dhe ajo, e nxitur nga njė ndryshim i beftė qė ndjeu nė faqet e nxehura pak, ktheu vėshtrimin nga tabelat e sinjaleve tė alarmit. “Ajri…rėnie tė pandėrprera tė ēangės.” Ajo sikur i ndjeu ato nė gjoksin e saj dhe u mbush me frymė pėr tė fashitur alarmin e brendshėm.
- Ē’guxim qė kanė kėta ushtarėt ! - tha duke qeshur me gjithė shpirt e duke mos ia ndarė vėshtrimin Sandrit.
Ai ndjeu se duhej tė fliste diēka, por e rrėmbeu gazi i Freskitės. Sytė i shkuan te buzėt e hapura tė saj. Sa tė bukur i ka dhėmbėt! mendoi dhe s’foli. Nė bukurinė e saj kishte diēka qė e detyronte tė heshtte.
Trokiti dera dhe u shfaq Mentori i zbehur nė fytyrė. Ai tha se kishin kaluar dhjetė minuta nga fillimi i orės sė tij tė mėsimit, kurse Lina Ēina i mbante nxėnėsit e sė tretės C nė kabinetin e saj. Kėrkoi tė shkonte njėri prej tyre meqė ishin me shėrbim, sepse qe i nxehur e nuk donte tė pėrplasej me tė nė ato ēaste.
Freskita nėnqeshi padashur dhe u ngrit shkoi nė kabinetin e kimisė. Nxėnėsit brofėn nė kėmbė dhe Lina Ēina ktheu vėshtrimin nga dera.
- Mė falni ! - tha Freskita.- Mos nuk e keni dėgjuar zilen pėr fillimin e orės tjetėr ?
- E dėgjova, e dėgjova, po u kam bėrė detyrė me shkrim dhe s’kanė mbaruar. - tha ajo me mospėrfillje.
- Mėsuesi tjetėr po i pret nė korridor…
- Tė presė, pse, kiameti u bė ? …Ja, mbarova. Po s’i duket e drejtė le tė shkojė t’i thotė drejtorit! - u shpreh prerazi Lina dhe ktheu shpinėn pėr tė vijuar punėn e saj.
Mentori shfryu njė duf ajri dhe bashkė me Freskitėn u nisėn pėr te drejtori.
Derisa u kthye Freskita, Sandri kishte folur me Korēėn. Babai i bėri tė ditur konstatimin e mjekėve, se mamaja vuante nga ca shqetėsime tė shkaktuara prej menopauzės. Por meqė s’mund t’i shprehej tė birit nė telefon, i tha se ajo kishte disa shqetėsime nervore tė moshės, qė do t’i kalonin vetė e s’duhej tė bėhej merak. Sandri ndihej tani disi mė i qetė.
- Hė, ē'tė tha babai?- pyeti ajo me interesim tė dukshėm.
- Tha se ka ca shqetėsime nervore tė pėrkohshme dhe po bėn njė kurė nė shtėpi.
Duke vėnė re fytyrėn e zbutur tė Sandrit, ajo nuk i kushtoi rėndėsi mė tej kėsaj ēėshtjeje dhe u ul nė karrigen e vet.
- Pu, ē'njeri ajo Lina Ēina ! - tha me mllef, - As e ēante kokėn fare se i prishi orėn tjetrit. Po edhe drejtori asgjė s'tha. Mirė, mirė shko!, ma bėri mua.
Sandri u ngrit t'i hidhte dru stufės.
- E di unė ē'do ajo, - tha me ton tė tendosur duke hequr rrathėt metalik me njė tel. - Po kur i shkon, s'ke ē'i bėn.
- Ēudi e madhe me ca njerėz qė duan tė bėjnė ligjin nė emėr tė tė tjerėve, - shtoi Freskita.- Unė po tė isha si ajo, do tregohesha mė e thjeshtė e mė e bindur nga tė gjithė, qė as tė mos i shkonte mendja njeriu pėr keq.
Sandri u kthye te vendi dhe zhyti vėshtrimin e tij tėrė zjarr nė sytė e saj.
- Ti ke vlera vetė, prandaj s'do pranoje tė merrje vlerat e tė tjerėve, - qeshi ai..
- Oh, - ia bėri ajo duke ulur sytė jo vetėm nga komplimenti po edhe nga vėshtrimi i tij. - Unė e kam fjalėn pėr kėdo. Ne kishim njė shoqe tė kursit, qė e kishte babanė ministėr dhe jo qė s'e bėnte veten pėr asgjė, po edhe kur e pyesnin, hiqej si vajzė punėtori.
- Ashtu duhet. - Ai tundi kokėn nė mėnyrė miratuese. - Veprojnė ndryshe vetėm ata qė janė mediokėr. Dhe pėr mendimin tim, mediokriteti mė i keq ėshtė ai qė shfaqet nė karakter.
Freskita lėshoi njė ofshamė qė u duk sikur shfryu kundėr mediokritetit tė Lina Ēinės. Po nė tė vėrtetė e kishte hallin gjetkė. Se ku gjenden ca biseda qė e largojnė Sandrin nga ajo qė pres unė, mendoi. Pastaj e kundroi nė sy dhe i buzėqeshi ėmbėl. Sikur t'ia kishte kuptuar shqetėsimin, edhe ai nisi tė mendonte sėrish pėr atė qė po ndodhte midis tyre. Si shumė gjatė po e tjerrim! - tha me vete. Madje e pranonte nė heshtje se kishte rėnė nė dashuri marrėzisht. Po atėherė, pse nuk ia them hapur qė sot?... Jo, Jo, ka kohė, - i pėrgjigjej vetes pas pak. Kuptohej se ai nuk ishte i bindur e i vendosur sa duhej. Si tė gjithė djemtė, qė mezi vendosnin pėr martesėn, ai mendonte se vajza duhej njohur mirė, duhej studiuar e peshuar gjatė. Freskita i pėlqente shumė, por i ngjallte edhe njėfarė frike, mbasi ende kishte dyshime, duhet tė priste, tė sigurohej pėr ēdo gjė, nė mėnyrė qė sido tė vinin punėt, tė mos i skuqej faqja para saj pėr ndonjė premtim tė nxituar. Nė jetėn e tij ai nuk kishte qenė kurrė nė gjendje tė bėnte plane serioze, tė merrte vendime tė prera, sepse pėr tė kishin vendosur gjithmonė prindėrit. Sidomos nė kėtė rast, tė vepronte kundėr dėshirės sė tyre ishte njė barrė tepėr rėndė pėr ndėrgjegjen e tij. Nė kokė kishte ende njė mjegullinė tė errėt pėr tė ardhmen e ndjenjave tė veta. Kur mendonte se Freskita mund tė bėhej gruaja e tij, i dilnin pėrpara po ato pikėpyetje tė mėdha. Jo vetėm ato qė i pėrkisnin anės sė tij, por edhe siguria qė mund tė kishte prej saj pėr tė pranuar tė linte Tiranėn pėr tė shkuar me tė nė Korēė, kur tė transferohej vetė. E megjithatė, ajo ishte kėtu gjithēkaja pėr tė. Ky vend qė i qe dukur ne fillim si kėndi mė i humbur i botės, ishte bėrė papritur njė parajsė tokėsore. Shkolla, kabineti, rrugėt e qeta, shoqėria, shėtitorja, restoranti... Tė gjitha i shihte tani nė njė dritė romantike, me atė brerore ndjenjash ku nė tė gjitha gjėrat ishte fytyra e Freskitės. Ajo sikur i kish dhėnė edhe kėtij qyteti diēka nga bukuria e saj.
Nė kėto e sipėr u duk te dera Vironi. Ai hodhi njė sy tė shpejtė mbi panoramėn qė krijonin nė atė mjedis ata tė dy tė ulur pėrballė njėri-tjetrit dhe buzėt e tij morėn njė shprehje shijekeqe.
- Shėrbimi nuk bėhet duke ndenjur nė karrige. Te telefoni duhet tė qėndrojė nxėnėsi. Ju keni punė tė tjera. Kontrolloni rregullin dhe pastėrtinė brenda dhe jashtė shkollės! - tha ftohtė dhe doli me hap tė rėndė.
Ata lėvizėn duke u ndarė me njė buzėqeshje tė heshtur.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA