Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 19

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

19

Donte edhe pak minuta tė binte zilja pėr fillimin e orės sė historisė. Nuz kokėmadhi pikasi Arjanin, qė ishte mbėshtetur te dritarja e klasės dhe vėshtronte jashtė si i topitur. U ēua nga banka dhe shkoi i vuri dorėn nė sup.
- S'tė shoh mirė, ē'dreqin ke, o Ani?
- Kam frikė se do mė ngrejė ajo kėsaj ore... Mėsimet e fundit i kam bėrė ujė, po ku dihet nga m'i fut ēengelat! E kam kuptuar qė mė ka marrė inat se rri me Genėn.
- E se rri me Genėn, ēfarė? Me kė tė rrish, tė bėsh dashuri me mėsuese Martelėn?
Arjani klithi nėn hundė, zuri gojėn me dorė dhe vėshtroi pėrqark.
- Hė, pra, gjeje ti!
- E kam gjetur. - tha Nuzi vendosmėrisht e me njė shkėlqim tė beftė nė sy. - Ma lė mua t'i bėj njė gjė, qė ta shkalloj fare?…
- Ēfarė?
Nuzi nguroi njė grimė, pastaj duke qeshur djallėzisht tha :
- Ti vė ca kėrcacka...
- Ē'janė ato? - kureshti Arjani duke nxjerrė pak gjuhėn pėrjashta.
- Kur ishim duke pastruar aneksin e kimisė, bėra ca paketa tė vogla me klorat kalciumi tė pėrzier me fosfor nė raportin katėr me njė. Po t'i shtypėsh, ato kėrcasin tamam si kapsolla. Dua t'ia vė tani nėn karrige. Po ti mbulomė pak me trup qė tė mos mė shohin!
Arjani fėrkoi duart gati duke brohoritur prej ngazėllimit. Nuzi shkoi gėrmoi njė hop nė ēantėn e vet dhe u kthye me duar nė xhepa. Pastaj u pėrkul gjoja pėr tė rregulluar lidhėsen e kėpucės dhe vendosi me kujdes nėn tė katėr kėmbėt e karriges nga njė paketė sa njė domino. Arjani kishte pėrthyer trupin mbi katedėr dhe, duke i peshuar dorės me majėn e nofullės, bėnte sikur nuk e kishte fare mendjen aty.
- S'duhet tė lėmė njeri tė afrohet sa tė bjerė zilja ! - tha Nuz kokėmadhi duke u ēuar shkarazi e duke hetuar nga bankat.- Kam ca ditė qė mė ka shkuar mendja pėr kėtė punė.
- Edhe ty s'tė pėlqen ajo? - tha Arjani ultas.
- E kam inat, se na rri si "xhelat". Nuk shtrohet me ne, si mėsuesit e tjerė. Po mė shumė, ngaqė mban inat me nxėnėsit. Vetėm sa tė na shikoj qė e zgjasim muhabetin me ndonjėrėn nga gocat dhe bėhet bishė.
Arjani ktheu kokėn padashur dhe hodhi njė sy nga Gena. Ajo ishte pėrkulur mbi libėr dhe murmuriste mėsimin pėrmendėsh. I fėrgėlloi zemra pėr tė.
- Dreqi e di ku i mori kėto mend ! Sikur s'ka qenė ndonjėherė tetėmbėdhjetė vjeē! - tha pas pak.
- Si nxėnėse duhet tė ketė qenė e urtė, - shpotiti Nuzi. - Si shpjegohet qė ėshtė bėrė kaq e ligė si mėsuese?
- Po u bėre mėsues harron ēdo gjė, - u gjegj Arjani.- Dhe kujton vetėm njė gjė: "Mė thuaj pak mėsimin!", "Ti, djalė i mirė, s'je fare nė rregull, kujdes se do tė tė djeg!"
Nuzi vuri buzėn nė gaz dhe vėshtroi sėrish nga bankat. Tė gjithė qenė shtruar mbi libra ose bėnin muhabet.
- Tė djeg e s’bėn shaka.- tha me seriozitet.- Nėse tė tjerėt tė paktėn tė fėrgojnė, ajo tė shkrumbon fare.
- Po atė emėr tė shpifur kush t’ia ketė vėnė vallė ? - tha Arjani.
- Mbase do ketė patur babanė minator, dhe i ka vėnė emrin e martelit me tė cilin shponte shkėmbinjtė, qė tė shpojė dhe ajo njerėzit !- u tall Nuzi.
- Ē’minator, a derėzi, ajo e ka patur ndonjė peco, qė e kanė vėnė nė krye tė partisė.
- Martela ėshtė e pėrveēme, - tha Nuzi me gjysmė zėri. - Dhe meqė teorinė e vet e mbėshtet nė ashpėrsi, ne duhet patjetėr t'i japim ca prova tė forta se jemi nxėnės tė zellshėm tė teorisė sė saj... Do tė thuash ti, se nė kėtė rast bėhemi rebelė tė Martelės. Po fundja, siē kemi mėsuar nga ajo vetė, rebelimi dhe revolta janė tė ligjshme kur lindin si kundėrpėrgjigje e shtypjes sistematike qė i bėn njėra palė, palės tjetėr. Nė rastin tonė, uzurpatorja Martela Demo kėrkon me dhunė tė na shtypė tė gjithėve, tė na bėj petė e tė na mbushė me gjizėn e kafkės sė saj.
Arjani qeshi dhe vuri dorėn te buzėt pėr tė mbajtur shpėrthimin e gazit.
- Mirė, - tha ai pas pak. - Ta zėmė se unė jam drejtori dhe tė them: "Pse kėshtu me veprimtari subversive, more djem tė mbarė?"... Hė, pėrgjigju!
- Po.- tha Nuzi duke marrė pamje serioze. - Pėrgjigjem qė ē'ke me tė: Epo ja, drejtor, tė paktėn pėr tė zbutur disi psikozėn e terrorit qė ka krijuar shoqja Demo nė klasėn tonė, ne me mundėsitė tona i dhamė asaj njė kundėrpėrgjigje, duke pėrdorur ca mjete tė thjeshta, sa pėr ta frikėsuar e pėr ta frenuar pak atė shpirtin e saj diktatorial, jo, kurrėsesi, pėr tė asgjėsuar fizikun e saj delikat... - kėtu ai qeshi dhe shtoi pėr humor.- Sepse do tė bėnim gabim fatal pėr brezat e ardhshėm tė nxėnėsve, tė cilėt do tė donin patjetėr tė ruhej e balsamosur faraonesha e arsimit Martelida...
Befas ra zilja dhe tė gjithė vrapuan nėpėr banka. Nuzi me Arjanin zunė tė ndjejnė trokėllima tė forta nė zemėr. Pas pak u shty dera dhe Martela hyri me njė fytyrė tepėr tė rėnduar. Mbylli derėn me njė tė pėrplasur. Hodhi regjistrin mbi katedėr dhe u lėshua mbi karrige me tėrė peshėn e trupit e tė pedantizmit tė saj. Por krismat shurdhuese e bėnė tė kėrcente vrikthi pėrpjetė me llahtarė dhe tė rrethohej e tėra nga njė brerore tymi tė bardhė.
- Aaau! - klithi ajo me njė zė tmerri tepėr rrėqethės dhe zuri kokėn me duar.
Klasa e ēmeritur shpėrtheu padashur nė gaz, mė tepėr e nxitur nga shprehja qesharake qė mori ajo nė tėrė pamjen e saj tė frikėsuar, sepse nuk po kuptonin ē'kishte ndodhur.
Me sy tė zgurdulluar, Martela kontrolloi trupin pėr tė konstatuar se ku ishte plagosur. Por tė qeshurat e tyre e bėnė tė pėrmblidhte veten shpejt. Ajo rrėmbeu ēantėn, bėri gjysmė rrotullimi nė vend dhe u turr gati duke vrapuar. Pėrplasi derėn fort dhe rendi te zyra e drejtorit. Por ishte mbyllur... Priti pak ēaste dhe aty pėr aty iu kujtua rasti i fundit, kur mėsuesja e gjeografisė pati ēuar njė nxėnės te Vironi. Pasi kishte peshuar argumentet e saj dhe i kishte gjetur tė pamjaftueshme, ai i kishte thėnė me keqardhje: "Pesėdhjetė mendjet tona, janė pesėdhjetė parmenda qė lėrojnė secila sipas mėnyrės sė vet nė kėto qindra mendje tė njoma. Dikush plugon thellė, dikush cekėt dhe dikush zhgarravit nėpėr to. Ju, mos po bėni ekstremin e fundit." Befas ajo ndjeu njė frenim nė tru. Nė korridorin e shkollės ishte krejt qetėsi. Ndjehej vetėm murmurima e nxėnėsve dhe zėri i mėsuesve qė punonin brėnda dyerve tė mbyllura. Kuptohej qė krisma e ndodhur nė klasėn e saj, pėr fat tė mirė, nuk qenkėsh dėgjuar askund...
Nuk do tė shkonte te drejtori, qė tė merrej vesh nė kolektiv, por te nėndrejtor Kodheli qė pėrgjigjej pėr disiplinėn e nxėnėsve. Por as ai nuk ndodhej atė ēast aty. U suall nėpėr korridorin bosh deri sa ra zilja.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA