Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 20

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

20

Freskita me Sandrin dolėn tė dy njėherėsh nga shkolla e natės. Zilja e fundit kumboi derisa ata arritėn te mesi i oborrit. Ajrit vjeshtor tė pasdites, tani ia kishte zėnė vendin njė freski e ndjeshme. Turma-turma shkollarėt e rritur zhurmonin rretheqark, pėrmes errėsirės sė zbutur nga breroret e dritės qė hidhnin dritaret mbi asfaltin e gjerė. Disa thėrrisnin e kėrkonin njėri-tjetrin qė tė bėnin rrugėn e pėrbashkėt pėr nė fshatrat e periferisė. Tė tjerėt thumbonin shokėt apo shoqet me shaka.
Dikush thėrriste nga njė dritare e hapur e katit tė dytė:
- Or Bicoll, djalė me shkollė, ke tre vjet nė njė klasė hyn trung e del dėrrasė, or Bicoll...
Te porta e hekurt njė grup tė rinjsh komentonin me zė tė lartė njė ndeshje futbolli qė ishte bėrė atė pasdite me "Barcelonėn" e Spanjės. Pak mė tej dalloheshin vetėm katėr xixėllime cigaresh.
Ata tė dy bėnė edhe ca hapa deri sa dolėn nė trotuarin e rrugės sė gjerė, pastaj Sandri u ndal.
- Mė shoqėro! - i tha Freskita pasi kundroi rrugėn e errėt deri nė thellėsi tė lagjes.- E kanė thyer atė poēin e dritės te shtylla nė kthesė e mė vjen njė si frikė...
- Frikė! - u habit ai .
- Po, frikė, - tha ajo me njė ton tė butė e intim. Parmbrėmė mė doli pėrpara njė stėrfyell i gjatė. Ishte fare i ri. I merrej goja. Mė tha:"Dua tė njihemi!". I thashė: "Njihu me ndonjė tė moshės sate. "Tė lutem se jam farmacist e mund tė pi helmin", - bėri humor. Qeshi ai, qesha dhe unė. "Pi shurup", i thashė dhe e lashė te shtylla...
Po krijon armiq, - vėrejti ai disi i tronditur dhe lėvizi pėrkrah saj.
- Kur s'mund t'i bėj miq....
Njė piskamė foshnje u dėgjua nė njė apartament aty pranė. Freskita hodhi sytė te njė dritare, ku tej perdeve tė holla shquhej ndriēimi blu i televizorit dhe psherėtu.
- Ē'pate ?- tha Sandri
- Asgjė. Mė vjen keq kur i lėnė fėmijėt tė qajnė.
- Ku ka fėmijė tė mos qajė !
- E qara e fėmijėve mė trishton. Kur isha nė shtėpi, nuk lija fėmijė tė qante rretheqark. I merrja nė dorė, i pushoja duke u treguar pėrralla. Kulmi qe njė herė nė kopshtin zoologjik kur pashė njė kaproll qė qante. M'u kėput shpirti....
- I tregove pėrrallė ? - u shkeh nė gaz Sandri.
- Sa i lig je!- qeshi ajo.
Te shtylla me poē tė thyer nuk kishte njeri. Rruga idilike kishte rėnė nė qetėsi. Por nė cep tė njė ndėrtese fėshfėriu njė hije dhe u zhduk pas apartamentit. Freskitės i shkuan ca dridhma tė lehta. Ata u ngjitėn deri te hyrja e shkallės dhe qėndruan aty krejt tė ekspozuar pėrballė dritės sė brishtė tė njė dritareje me kortina tė bardha. Drita e dhomės sė saj nė katin e parė ishte shuar.
- S'qenka Rita ! - u habit Freskita.- Eja Sandri, qėndro pak sa tė kthehet ajo, mos mė lėr vetėm! Duhet tė ketė shkuar nė ndonjė televizor, mė vjen rėndė tė trokas nėpėr dyer...
Ai nguroi njė ēast i pavendosur, i topitur. Pastaj e ndoqi pas si qengji manar. Iu kujtua vargu i njė kėnge korēare: "Ē’ka ky djalka i mamasė / qė si shqerka mė vjen pas." dhe e ndjeu veten nė njė rol disi tė pakėndshėm. Ajo i hoqi udhėn nėpėr njė korridor tė ngushtė qė tė shpinte tė njė dhomė e zakonshme me aneks. Nga tė dyja anėt e saj ishin vendosur krevatė hekuri tė mbuluar me batanie pambuku tė ngyrosura. Pjesa mė e madhe e mureve qenė zėnė me peizazhe revistash, me dy rafte tė ngushtė librash, si dhe njė dollap ushqimesh, i cili, nė vend te rrjetės sė telit, kishte njė napė tė pastėr tė qėndisur bukur me ca ornamente tė thjeshta. Mbi dysheme ishte shtruar njė qilim i vjetėr i dalėboje dhe dy rrugica tė vogla pranė shtretėrve. Mė tej njė reflektor, tė cilin Freskita e vuri menjėherė nė prizė dhe e drejtoi nga Sandri.
- Ulu kėtu te krevati im! - i tha ajo duke i treguar me dorė shtratin, nė krye tė tė cilit ndriste njė nėnkrese atllasi me kėllėf tė bardhė tė qėndisur me fije mėndafshi. Kudo binte erė rregull e pastėrti femėrore.
Pastaj Freskita hyri nė aneks dhe doli e lehtėsuar nga veshja. Kishte mbajtur vetėm trikon e bardhė me jakė golfi tė puthitur pas trupit.
- Komforti ynė ėshtė tepėr modest, - tha duke ndezur radion mbi tryezė dhe u pėrkul lehtė pėr tė kėrkuar muzikė. Me njė lėvizje tė kokės i hodhi pas shpine flokėt e saj tė dendur e tė ndritshėm, tė cilėt iu varėn mbi supe. Sakaq mori njė kapėse flokėsh tė tejdukshme dhe i mblodhi pas zverkut. Dolėn nė pah dy veshėt e saj tė vegjėl dhe qafa e gjatė bardhoshe.
Duke kundruar pas shpine atė belin e saj aq tė hollė, trupin e lidhur aq bukur nga supet deri nė fund tė kėmbėve, Sandri mendoi se nė figurėn e kėsaj vajze kishte diēka qė fliste pėr rendjen e flladeve, pėr aromat e luleve, pėr dridhėrimat e gjetheve, pėr rrjedhjen e ujėrave. Me praninė e saj, ajo tė sillte gjithmonė ndėr mend frushullimat e pranverės e tė ngjallte dėshirėn e madhe pėr ta pushtuar fort me tė dy krahėt. Por atij i dukej se po ta bėnte kėtė, ajo do tė shkiste si flladi, do tė shpėrbėhej si aroma, do tė fluturonte si gjethja nėpėr erė, do tė thėrrmohej si shkuma e ujėvarės mbi shkėmbinj. Ky mendim i vinte si njė valė e padukshme frenuese dhe e ēarmatoste. Freskita tanimė e njihte natyrėn e tij tė pėrmbajtur, ndaj tregohej aq e shkujdesur nė afrimet e veta, sikur tė ishte zbutėsja e cirkut me luanin e saj tė bindur.
Mė nė fund ajo e la radion me zė tė ulur te njė pjesė ritmike dhe drejtoi trupin.
- Tė tė bėj njė kakao? - pyeti duke shkelur pakėz me dhėmbėt e parė cepin e buzės sė poshtme dhe me njė lėvizje tė shkathėt tė dorės shtroi dy rrudha nė mbulesėn e tavolinės.
- Mos hyr nė telashe tani !
- E bėj menjėherė, kemi furnelė elektrike ! - tha me qejf e gjallėri dhe hyri shpejt te aneksi ku humbi njė copė herė.
Sandri i hodhi njė sy tė vėmendshėm raftit tė librave sipėr krevatit, ku ishin sėrenditur njė mori fjalorėsh tė gjuhės frėnge, qė nga Mikroberi mė voluminoz e deri te tekstet e holla shkollore. Ajo kish blerė gjithashtu Markezin, Grinin, Gorkin, Bėllin dhe Kadarenė, qė mesa dukej ishin dhe autorėt e saj tė preferuar. Ndėrsa rafti mbi krevatin e shoqes sė saj zooteknike, kuptohej, ishte mbushur me libra pėr kafshėt e rrallė ndonjė artistik. Binte nė sy romani voluminoz "Bosėt e dollarit". Te tryeza e shkrimit ishin tri sėrė tė mėdha me fletore detyrash tė nxėnėsve dhe mė tej, nė tryezėn e ngrėnies, njė kanistėr prej thuprash tė ngjyrosura ishte mbushur plot me limona. Freskita doli me ca hapa tė lehtė e tė butė. Kishte hequr edhe kėpucėt, kėmbėt i kishte futur nė papuēe tė leshta dhe kishte mbathur pantofle gome. Ēorapet e holla gati transparente ia tregonin pulpat mė tė mbushura e mė tė plota.
- U mėrzite? - pyeti fytyrėēelur.
- Jo. U hodha njė sy librave.
Me atė lehtėsinė e saj tė zakonshme, ajo i zgjati njėrin filxhan mbi pjatėn prej porcelani. Ndėrsa me tjetrin nė dorė u ul te shtrati pėrballė dhe afroi gjunjėt te njėri-tjetri.
Nė ēaste tė tilla djali nis e vė re edhe ca imtėsira ngacmuese qė pėr vetė vajzėn mbeten jashtė vėmendjes: rrezatimin e bardhė tė gushės, dritėhijen e ėmbėl tė gjoksit qė luhatet herė pas here nga frymėmarrja, transparencėn e nėnēorapeve, lakueshmėrinė e kupave tė gjunjėve tė bashkuar nė atė shtrėngim intim, ca rrudhėza tė holla nė rrumbullakėsinė e buzėve. Tė gjitha kėto dhe vetėdija e tė qenurit vetėm pėr vetėm nė atė dhomė, e bėnė Sandrin tė ndiej se si faqet iu nxehėn e se si fyti iu ngushtua nga njė puls tepėr intensiv. Atij iu desh ta mposhtte me mundim njė dėshirė tė fuqishme drithėruese, qė i gufoi pėrbrėnda.
Freskita vėshtroi fytyrėn e tij tė prishur dhe i fryu lehtė filxhanit tė nxehtė. Me atė gjest aq tė qetė e tė ēiltėr sikur ia largoi atij ēdo pėrfytyrim dhe e ktheu nė realitetin e thjeshtė tė pritjes sė shoqes sė dhomės.
- Kemi filluar tė dyja tė blejmė libra rregullisht, - tha krejt indiferente qė ta ndihmonte Sandrin pėr tė dalė plotėsisht nga ajo gjendje.
Atij i pėlqeu zgjuarsia saj pėr tė mbrojtur veten dhe vuri buzėn nė gaz.
- Ato tė shoqes pėr kafshėt nuk i kam parė mirė.
- Rita tani punon nė thertore. Ajo na ka zgjidhur problemin e mėlēive dhe zemrave.
Sandri, qė kapej pas fjalėve, e ktheu kėtė menjėherė nė humor.
- Pėrderisa keni zgjidhur problemin e zemrave, ju tė dyja s'keni mė probleme tė mėdha pėr tė zgjidhur.
Freskita shpėrtheu nė gaz tė hovshėm dhe largoi filxhanin nga vetja pėr tė mos u pikuar.
- Eh, mo Sandri, ku s'tė shkon mendja ty! - tha gjithnjė duke u kukurisur dhe, sikur t'ia lexonte mendimin, shtoi: - Tė ishte kaq e thjeshtė, ne do tė tė kishim ndihmuar edhe ty pėr tė zgjidhur probleme tė tilla.
Ai nguroi njė hop duke u rrekur tė pikaste atė qė ajo deshi tė thoshte me ato fjalė. Ndonėse bisedėn e solli vetė nė kėtė pikė, dyshoi se mos pėrgjigjja e saj plot gaz ishte njė shprehje provokuese, qė e ftonte tė fliste mė shpenguar. Dhe vėrtetė rast mė tė mirė nuk gjente pėr ta vėrtitur bisedėn nė probleme zemre. Por ēdo fjalė e thėnė tej kėtij caku tė krijuar, merrte peshė tjetėr dhe e ndryshonte gjininė e dialogut nga komedi nė dramė.
- Nė gėzime ! - i ra shkurt dhe afroi kakaon te buzėt.
-Gjithė tė mirat. Nuk di a i kam hedhur sheqer sa duhet ?
- Mė tepėr bėhet shurup pėr atė farmacistin...
Ajo u shkri pėrsėri nė gaz duke mbajtur gjoksin me dorė.
- Je vėrtetė i ēuditshėm, nga s'e vėrtit ti!
Ai pėr pak sa s’u lėshua prapė tė mbytej nė ato thellukat e faqeve tė saj. Njė grimė herė ia mbėrtheu shikimin thellė nė bebėza. Shkėlqimi i syve tė saj e magjepsi mė fort se gropėzat e faqeve dhe gjunjėt e kyēur. S'ishte pėr t'u ēuditur qė kishte rėnė nė grackėn e bukurisė e tė nazeve tė saj. Asnjė burrė s'mund t'i rezistonte Freskitės, as Uliksi vetė, tė cilin e kishte marrė nė fillim si shėmbėllesėn qė frymėzonte qėndresėn para femrave tė bukura. Megjithatė...
Mė pas ata vazhduan tė surbnin tė heshtur nė intimitetin e ėmbėl qė ngjalli ky gaz i papritur. Por tani qeshnin vetėm ata sytė e saj tė mėdhenj plot rrėzėllime. Ajo mė do, thonin sytė pėrpirės tė Sandrit, po ku dihet, mbase i pėlqen vetėm shoqėria me mua!... Eshtė akoma vėshtirė tė them diēka tė saktėsuar, sepse ndodh qė vajzat shoqėrohen me djemtė edhe pėr tė shtyrė kohėn. Ajo ėshtė Tiranase dhe kushedi ku e ka syrin. S'ėshtė ēudi qė shpresojmė e lodhim kėmbėt kot unė dhe ai farmacisti...
Pėr Sandrin ishte e qartė se Freskita kishte hyrė tani nė jetėn e tij dhe ai e kishte humbur fare mendjen pas saj. Gjithnjė pyeste veten se si mund tė lidhej me tė nė kėtė qytet tė largėt. Ajo kishte motra tė tjera dhe mund ta kishte mė tė lehtė tė largohej nga shtėpia, ndėrsa ai i kishte prindėrit fillikat. Edhe nėse do tė arrinte t'i bindte ata pėr kėtė vajzė e ta merrte nė Korēė, duhej tė priste gjatė pa krijuar familje, ndryshe mund tė mbeteshin aty tė dy. Pastaj a do tė pranonte Freskita tė linte Tiranėn pėr Korēėn?... Jo, jo, duhej kohė qė tė zgjidheshin tė gjitha kėto tė panjohura. Nuk duhej shpejtuar. Mė mirė kėshtu, dashuri nė gjendje tė pashpallur, - i jepte karar.
- Shpreson pėr ndonjė transferim tė shpejtė ti, Kita? - pyeti ai papritur e me gjysmė zėri.
Ajo mblodh supet dhe gazmoi me cepat e buzėve.
- As qė bėhet fjalė tani pėr tani. Tė paktėn pa mbushur tre vjet,- dhe pasi heshti njė hop, - Po ti, Sandri, mos ke ndonjė arsye familjare qė mund tė ikėsh para kohe?
- Jo, unė do tė iki me siguri mė vonė nga ti.
- Pse e thua kėtė - kureshti ajo duke tėrhequr fundin pėr tė mbuluar gjunjėt.
- Qė tė jem "i saktė" siē e kėrkon profesor Mentori, sepse prindėrit e mi janė akoma nė marrėdhėnie pune, kurse ju vajzat keni edhe ato qė quhen shanse femėrore.
Freskita qeshi me tėrė harlisjen gazmore tė buzėve tė saj dhe pasi ktheu kokėn nga dritarja, se mos kishte njeri, zuri gojėn me pėllėmbė.
- Pika ty, Sandri, pse, duke qenė kėtu bėhen ato gjėra?
- Ku dihet, i bėn familja pėr ty!
-Ua, ē'mė bėre ti mua, nga ato qė pranojnė derr nė thes ?
- Ka lloje dhe lloje...
- E pra, unė s'jam e s'kam pėr qenė kurrė nga ato lloje ! - u shpreh vendosmėrisht ajo.
Sandri zgjati dorėn dhe la filxhanin mbi tryezė. Ndėrsa ajo po e rrotullonte ende nėpėr duar tė sajin. Nė gishta i vihej re njė lojė tronditėse emocionesh.
- Ti, Sandri, mund tė pranoje tė jetoje kėtu pėrgjithmonė? - u orvat t'i maste pulsin.
Mirėpo ai kishte kryelartėsinė dhe lirizmin e fillestarit nė bisedat pėr jetėn.
- S'di ē'tė them... mund tė mė mbante ndonjė arsye tepėr e fortė, sepse mė pėlqen shume qyteti im. Pastaj prindėrit...
Ajo heshti njė ēast dhe pėrcolli njė psherėtimė tė lehtė.
- Megjithatė tani sa vjen e bėhet diēka e thjeshtė krijimi i familjeve tė reja larg prindėrve, atje ku njerėzit njohin njėri-tjetrin dhe kanė punėn. Unė pėr veten time e quaja gjė tė pamundur kur erdha nė fillim. Por, ke parė ti, tani qė ajo inxhinierja dhe ajo ekonomistja, qė erdhėn nė njė kohė me mua, u martuan me djem tė mirė dhe u rregulluan kėtu pėr bukuri, mė duket diēka e zakonshme!
Sandri luhati kryet lehtė nė shenjė miratimi.
- Ndofta, - tha me njė zė tė prajshėm.- Nė fund tė fundit, jeta familjare ėshtė njėsoj, si nė njė apartament kėtu, edhe nė njė apartament nė Tiranė apo nė Korēė. Po kur jeton atje ku ke prindėrit, dihet qė ėshtė mė mirė...
Freskita ndeshi padashur vėshtrimin e tij hetues.
- Natyrisht, natyrisht, po nganjėherė tė gjitha tė mirat nuk mblidhen nė njė vend,- tha me njė mėdyshje tė kėndshme duke u rrekur tė ruajė ėmbėlsinė e fytyrės. Dukej se ajo kishte shumė kohė qė i bluante ne kokė kėto gjėra, por nuk e kishte pasur tė lehtė t'i shprehte pikėpamjet e saj pėrpara tij.
Atmosfera u ē’tendos tani gjer nė fund: s'qenė veēse dy shokė qė bisedonin pėr jetėn nė pėrgjithėsi. Dhe ajo ndjenjė drithėruese qė kishte rėnduar mbi Sandrin tėrė kohės, sikur u topit nga limontia qė solli biseda pak nga pak. Njė copė herė ndenjėn nė heshtje duke kundruar te njėri-tjetri. Freskita mundohej tė sillte ndėr mend se mos kishte thėnė ndonjė gjė qė mund tė kuptohej si shprehje e hapur e dėshirės sė saj pėr t'u lidhur me Sandrin. Sakaq Rita trokiti nė derė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA