Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 21

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

21

Arjani tėrhoqi Nuzin pėrkrahu dhe u mbėshtetėn te kangjellat e oborrit.
Kuptohej qartė qė ishte i tronditur e bluante pėrbrėnda. Rreth e qark kishte lėvizje. Arjani i dha tė kuptonte shokut se donte t'i tregonte njė tė fshehtė. Dhe u pėrkul i pari jashtė murit rrethues, ku dukej rruga kryesore me kalimtarėt e rrallė.
- Atė punėn e kėrcackave e dimė vetėm unė e ti. Ata tė drejtorisė s'kanė si e marrin vesh kurrė. Veēse do digjen kot shokėt e klasės ! - tha me sytė nga rruga. - E dėgjove vetė nėndrejtorin kur tha, se po nuk doli fajtori do i thyhet nota e sjelljes gjithė klasės.
Nuzi kundroi qafėn e zgjatur tė shokut dhe flokėt gėshtenjė qė kishin formuar prapa dy dallgėzime tė ndritshme.
- E ēa do me thanė me kėtė ti, Ani, tė shkojmė tė kallėzojmė ?!
- Mė thotė mendja tė shkoj te nėndrejtori t'i them i vura unė ato... - tha Arjani gjithnjė pa kthyer kokėn.
Nuzi e tėrhoqi nga supi pėr t'i parė fytyrėn drejt.
- Me gjithė mend e ke ?!…
- Pėr krye tė nanės, nuk tallem. Mė vjen shumė keq ta pėsojė Gena me tė tjerėt tani nė vitin e fundit...
Nuzi nuk foli. Pėshtyu tutje murit dhe zuri tė shtrydhte trutė.
- Shko prapa diellit! - tha pas pak.
- Atje kam pėr tė shkuar, tė shpėtoj nga ti !
Ai u kthye vrik.
- Seriozisht e ke, Ani, kaq shumė ke filluar tė mė urresh ?
- S'ke pse mė pyet.
Nuzi i vetėtiu sytė mbi tė dhe pas njė grime uli supet
- Po domosdo, it od nėneG... (Ti do Genėn) ē'mė do mua tani...
- Mbylle gojėn! Do shkoj qė tani ! - hunguroi Arjani vendosmėrisht .
- Ēar trapi je !… T i s'ke pse shkon. Ato i vura unė dhe duhet tė shkoj vetė!
- Lėri ato vingla, bashkė i vumė !
- Nuk tė lė, mos e diskuto!- e ngriti zėrin Nuzi. - Ato i vura unė dhe s'ka burrė nėne tė dalė tė marrė fajin tim pėrsipėr, se unė jam vet hamall me kurriz tė fortė. Kėshtu tė them dhe pikė. Mos bėj kot tėrci-vėrci me mua !
Fytyra e Arjanit u kthye ballazi dhe mori njė shprehje plot keqardhje e lutje njėherazi.
-Ti, Nuzi, je sherrmadh. Duhet ta dish, se e ke njė paralajmėrim pėr pėrjashtim. Jo tė shkosh vetė si cjapi te kasapi, po edhe sikur bashkė me klasėn tė tė thyhet njė notė nga sjellja, i shkon plakės me gjithė valixhe. Pilafi yt s'mban mė ujė, ndėrsa unė e shtyj deri nė fund tė vitit me njė dėnim. Ore, ē'mė lodh kot, kur e di qė fluturon menjėherė si zog laraske. Nėndrejtor Kodheli nuk bėn shaka me ato qė thotė...
Nuzi sikur filloi tė lėkundej.
- Po pse, or Ani, ta hash ti pėr karamuēėn? Hė, mė thuaj pse ?
Arjani u pėrkul prapė dhe pėshtyu tutje.
- Ti s'je karamuēė pėr mua, po mos mė ēa kaptinėn tani. Nė pushimin tjetėr do t'i shkoj nėndrejtorit nė zyrė dhe mori fund...
Nuzi mbeti njė grimė herė i ngulur si hu gardhi. Por diēka i levriu nė tru dhe u gjallėrua papritmas. E kapi shokun befas pėr supi dhe e ktheu nga vetja.
- Dėgjo Ani, kam gjetur njė zgjidhje tė shkėlqyeshme! Do shkoj te profesor "Qartė-sakti" t'ia tregoj tė gjitha zorrėt e barkut, siē kam bėrė edhe njė herė tjetėr me tė pėrbrendshmet e mia.
Arjani u pėrtyp dhe vuri buzėn nė gaz.
- Po sikur forca konstante e nxitimit tėnd ta ndeshi "Qartė-saktin" nė ndonjė damar tė keq, ke menduar pėr deformimet qė pėson ajo kaptina jote sa njė bostan?
- E kam provuar, - ia ktheu Nuzi me tė njėjtin buzagaz.- Sa herė kam lėvizur nė mėnyrė tė njėtrajtshme nė lidhje me sistemin e tij tė referimit, rezultantja ime ka qenė e barabartė me zero.
- Bėji llogaritė mirė po tė them !
- I kam bėrė. Babait s'ia tregoj dhe atij ia tregoj tė tėra. Kam shumė besim te profesor Mentori. Ai do mė ndihmojė edhe kėsaj here se s'bėn. Kėshtu shpėton edhe ti, Ani, edhe unė, edhe tėrė klasa...Hė, si thua tani?
Arjani u duk mė i ēlirėt nė pamjen e tij.
- Po tė jetė kėshtu, s'ėshtė keq. - tha.
- Ma dha truri, ika qė tani ! - Nuzi vrapoi nėpėr oborr.
Pas pak trokiti lehtas dhe hyri nė aneksin e kabinetit tė fizikės.
I ulur nė karrigen e vet mes mjegullės qė kishin krijuar cigaret e njėpasnjėshme dhe i rrethuar nga njė mori aparaturash, Mentori diēka po ngjiste me havie. Nė njė cep tė tryezės sė punės buka e tij e mėngjesit, e mbėshtjellė me gazetė, ishte harruar ende e paprekur. Nuzi, qė po i ēahej hunda pėr cigare, i mbushi mushkėritė me ajėr tė tymosur dhe tha:
- Me leje, profesor Mentori, mund t'ju ndėrpres pak!
Mėsuesi thatim e fytyrėhequr la havien mbi tryezė dhe duke ēuar njėrėn vetull hark, e kėqyri me vėrejtje. Pastaj vuri buzėn nė gaz dhe dy rrudhat nė faqe iu bėnė mė tė thella.
- Patjetėr, shoku Jonuz. Ti s'je si ēdo nxėnės i shkollės sonė, je kuazar1) nga ata me impulsivėt. Pa hė, mos ke bėrė ndonjė tė pabėrė ?... Vetėm bjeri shkurt, fol qartė dhe saktė, se bie zilja, - e nxiti me njė ton gazmor.
Pu, ēfarė fati, profesori qenka nė qejf ! mendoi Nuzi.
- Desha...
- Hė pra, nxirre, kėrko ē'tė duash, me pėrjashtim tė cigareve !
Nuzi uli kryet i turpėruar njė grimė.
- Ka kohė qė s'kam pirė mė, profesor, tė betohem !
- Mirė shumė ke bėrė. Po hė de jepi, se mė duket ke peshkuar ndonjė prapėsi tjetėr!...
Nuzi pohoi me kokė dhe fėrkoi duart nga sikleti duke nėnqeshur fare lehtė. Pastaj vėshtroi me ca sy qė i dridheshin nga emocioni.
- Dėgjuat gjė pėr atė qė i ndodhi zujsh Martelės nė klasėn tonė?...
- Jo,- tha Mentori me njė shprehje sinqeriteti dhe mblodhi supet.
Nuzi mbeti pa mend nė kokė me kėtė zbulim tė beftė. Si ishte e mundur tė mos e kishin marrė vesh ? Nė raste tė tjera mėsuesit merrnin vesh nga njėri-tjetri edhe ngjarje mė pak tė rėndėsishme dhe sa gjenin rast, u tėrhiqnin vėrejtje nxėnėsve. Me sa dukej, Martela dhe Kodheli e kishin mbajtur tė fshehtė ngjarjen derisa tė zbulohej fajtori. Ai u ndie mė i ēlirėt.
- Para ca ditėsh, kur u ul zujsh Martela nė karrige, plasėn ca kėrcacka me KCLO3... Ajo e bėri alarm nė drejtori. S'e di asnjeri qė i kisha vėnė unė... Kėtė sekret jua tregoj juve, profesor Mentori, se vetėm te ju kam besim... Nėndrejtor Kodheli do bėjė mbledhje me klasėn tonė. Po ata s'dinė kurrgjė. Dhe ka thėnė se po s'doli fajtori, do t'i thyejė gjithė klasės njė notė nė sjellje. S'dua tė merren tė tjerėt nė qafė pėr shkakun tim. Unė e di qė do pėrjashtohem, por po tė ketė mundėsi, atij ia thoni ju dhe bisedoni tė paktėn tė mos mė nxjerri pėrpara shkollės, se mė vjen shumė turp nga shokėt e shoqet...
Mėsues Mentori, si njeri qė indinjohej nga mossinqeriteti, por edhe gėzohej kur tė tjerėt tregoheshin tė sinqertė, nuk e dha veten menjėherė. Ai mori njė pamje tepėr serioze pėr pak kohė, duke vlerėsuar kėsisoj si duhej sjelljen e nxėnėsit. Shoi cigaren qė po shkonte drejt fundit te njė kapak metalik qė i shėrbente si hirnore.
- Po sikur tė tė bėj unė njė eksploziv tė fortė, qė tė jetė edhe me sahat, shkon ia vė prapė asaj? - pyeti me po atė shprehje serioziteti nė fytyrė.
Nuzit qimeegėr iu bėnė flokėt si furēe metalike nga habia. Duke e kėqyrur gojėhapur, ai hetoi me kujdes shprehjen e njėtrajtshme tė fytyrės sė mėsuesit. Ē'ėshtė kėshtu, mor jahu, atė e urreka edhe ky, tha me vete dhe uli kokėn i menduar.
- Jo, - tha me zė tė vendosur,- S’e bėj dot prapė... Se si mė erdhi kur e pashė qė u lemeris aq shumė! E pandehja shumė trime, siē hiqej, dhe...!
Mentori ia kishte mbėrthyer sytė mu nė bebėza.
- Po sikur njė shoku yt tė ma kishte bėrė mua atė marrėzi, do tė tė vinte mirė ty? Edhe unė mėsues jam, mund tė pėrplasem me ndonjė nga ju.
Nuzi e kundroi me njė ndjenjė tė jashtėzakonshme.
- S'jeni si ajo, profesor. Ju jeni krejt ndryshe. Nuk e di, po hiqmani tani me shpullė, mė shani si tė doni! Nga ju s'mė djeg faqja, as zemėrohem, se e di qė mė doni dhe e bėni pėr tė mirėn time. Kurse edhe kollitja e asaj se si mė duket, sikur e bėn pėr tė mė tallur, pėr tė mė fyer. Ē'ta zgjat, profesor, ajo s'na quan njerėz ne nxėnėsit...
Fytyra e Mentorit mori njė shprehje kėshilluese.
- E si? Pėr kėtė natyrė tė saj, nxėnėsit duhet t'i bėjnė mėsueses lodra tė tilla tė ulėta, ė?
Nuzi uli kokėn. Ai nuk dinte ku t'i shtinte sytė dhe u skuq deri te veshėt. Autoriteti atėror i Mentorit rėndoi mbi mendimet e tij ēapkėne si njė kube metalike.
- Sa keq kur nxėnėsi e humbet respektin pėr veten e vet, pa le pėr mėsuesit! - njė keqardhje e sinqertė u vizatua nė fytyrėn thatime tė mėsuesit.- Ka gjė me ty personalisht ajo, qė ia bėre atė?
Nuzi u pėrcoll dhe qėroi fytin.
- Mė ka inat e mė ha notėn... Nuk ēaj dot me tė!
- Ashtu ? - e zhbiroi Mentori. - Po e di ti qė nė jetė ke pėr tė hasur edhe pengesa e vėshtirėsi tė tjera, mė tė mėdha? Ke pėr tė hyrė nė luftė me pengesat... Dhe luftėn, mor i dashur, duhet ta fitosh me zotėsi e me ndershmėri, jo me dinamit e me mistrecllėqe!
Nuzi dėgjonte, po s'fliste dot. Ndjente njė si zgjedhė tė rėndė nė qafėn e pėrkulur. Njė si gur i peshonte nė gjoks. Por njė gjė ishte e sigurt: atij i erdhi turp. Dhe u tregua i dėgjueshėm e i kuptueshėm si rrallėherė. Bėri njė orvatje pėr ta parė mėsuesin nė sy. Por njė si gulē i fortė ia zuri grykėn. Kapėrdiu pėshtymėn sėrish dhe tha lehtazi:
- Bėra gabim, profesor Mentori...Se si mė hipi nė kokė, si budallait. Ndihmomėni edhe kėsaj here. Nuk kam pėr ta pėrsėritur mė kurrė !...
Mentori e vėshtroi ngultas dhe mbeti njė grimė i menduar. Stuhia dhe bubullimat nuk ia heqin veshjen e rėndė njeriut, tha me vete, ndėrsa dielli i nxehtė e bėn tė zhvishet deri nė kanotiere. Ndodh qė shkolla dhe shoqėria u servirin nxėnėsve rregullisht ca bindje, ide e formula tė gatshme, por ato s'arrijnė tė depėrtojnė mekanikisht e me imponim nė trurin e ca tipave si ky.
- E fundit fare! - e siguroi Nuzi rishtas.
Mentori ndėrroi kėmbėn mbi kėmbė, i hodhi njė vėshtrim depėrtues dhe e zbuti mė tepėr mimikėn.
- Natyrisht, ajo qė bėre ishte njė marrėzi. E fundit, apo e parafundit, kjo ėshtė vėshtirė tė dihet me saktėsi, por pozitiv ėshtė fakti qė e tregove fajin vetė me sinqeritet dhe e kupton qė s'ke bėrė mirė. E ndonėse sinqeriteti ėshtė e vetmja dhuratė qė mund t'i japim njėri-tjetrit, njė veprim si ky nuk tė shfajėson nė ēdo rast. Prandaj ul kokėn nė mėsime, Jonuz, e mos u merr me gjėra tė tilla, se je maturant e je djalė i zgjuar. Hajt, shko nė mėsim tani ! Mėsuesit nė klasė thuaji mė mbajti Mentori! Me nėndrejtorin do bisedoj unė.
Nuzit i shkoi buza vesh mė vesh e gati sa s'iu hodh mėsuesit nė qafė. Ah, mor shpirt njeriu, ti je rob zoti, foli me vete. Bėri njė hap tė pavetėdijshėm pėrpara, por u frenua nė vend nga njė refleks vetėkontrolli qė i kaloi vetėtimthi nėpėr tru. I turpėruar, tha vetėm:
- Oh, faleminderit shumė! - dhe vrapoi nė mėsim.
Ndjenja e mirėnjohjes ndaj kėtij mėsuesi e mbushi me njė gėzim tė thellė dhe e bėri krejt tė heshtur. Nė orėn tjetėr u thirr te nėndrejtori dhe u kthye prej andej me sy tė skuqur nga pendimi. Vetėm kaq.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA