Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 22

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

22

Ajo ishte njė shėmbėllesė qė pėrhihej para syve tė drejtorit si model i mėsueses rigoroze dhe kėrkuese. Martela mishėronte pėr tė jo vetėm sekretaren perimore tė organizatės sė partisė, por edhe shtyllėn e palėkundur tė moralit, ku pėrplaseshin dhe ktheheshin mbrapsht tė gjitha paudhėsitė e moshės rinore tė shkollės. Ajo hetonte, kėrkonte, rėmonte nė kėndet mė tė fshehta, gjurmonte shenjat mė tė maskuara tė nismave, apo ideve tė kundėrta me vijėn e kuqe nė arsim. Prandaj dhe e quanin "Radari" i shkollės, "Antena" e radios sė drejtorit dhe e organeve kryesore tė rrethit.
Kur po kalonte korridorit, vuri re se dera e drejtorit ishte e hapur dhe e ngadalėsoi hapin. Vironi e pa, u afrua te dera dhe e pėrshėndeti nė mėnyrė tė pėrzemėrt:
- Si dukesh, shoqja Martelė, kollonė, apo jo ?
Ajo u ndal dhe nėnqeshi lehtė..
- Ē'kollonė, o drejtor, koha bėn tė sajėn. Puna me nxėnės tė ha para kohe, - i tha dhe zgjati majėn e gjuhės pėr tė lagur buzėn e sipėrme.
Vironi vėrtiti njė vėshtrim andej nga gjysmerrėsira e korridorit ku lėviznin ca figura.
- Hajt, hajt, se je e fortė! Ti vė pėrpara dhjetė nga ato mėsueset e reja! - lėshoi drejt saj njė dallgė lėvdate dhe qeshi me gėrgėllimė.
Nėn mėrmėrimėn e ėmbėl tė mburrjes, Martela uli njė ēast qepallat dhe e pėrkėdhelur nė sedėr bėri ca lėvizje si tė maces qė lahet nė diell. Por ndjeu menjėherė njė thumbim nė zemėr, iu kujtua pozicioni i saj nė kėtė shkollė ku duhej tė ishte nė komandė, nė krye tė kushtrimeve dhe shpesh ca forca tė errėta e shtynin drejt fundit. Ishte viktimė e njė ambicieje shumė tė madhe, pandehte se kishte lindur pėr t'u prirė tė tjerėve dhe ndjeu sėrish se ndodhej nė bisht tė tyre.
- Eh, o shoku Viron, kush na pyet ne tė vjetrat. Tani e ka marrė nė dorė "Stili i ri" qė kėrkon ta bėj shkollėn... lere, mė mirė s'po flas fare, se m'i marrin ters!
- Si, ka ndonjė problem? - u pėrkul disi ai.
- Asgjė, asgjė, drejtor. Ē'tė harxhoj fjalėt kot...
Vironi sikur u prek pakėz.
- Mė vjen keq, shoqja Martelė, ti ke pasur gjithmonė mbėshtetjen e drejtorisė. Pėr ato ēėshtje qė keni ngritur ju tė dyja me shoqen Lina, unė ju kam pėrkrahur, apo jo? - pyeti me njė ton qė linte tė kuptohej se ato bėnin pjesė nė shpurėn e tij tė drejtimit.
- Nuk qahem, - pohoi ajo me njė zė tė zvargur. - Po...siē po marrin punėt, tani dhe drejtorinė sikur nuk po e pyesin fort...
- Eja bisedojmė brėnda! - e ftoi dhe u tėrhoq nė thellėsi tė zyrės.
Martela nguroi te dera e pavendosur.
- Unė diēka kam, po mbase nuk ėshtė koha sot !
- Eja! - ngulmoi.- I lirė jam. Apo ti ke gjė mėsim?
Ajo hyri mė nė fund dhe u ul nė karrigen pėrballė tryezės sė gjatė.
- Pa hė, si ėshtė puna, - tha ai ngadalė e me pėrzemėrsi, duke u ulur nė karrigen e vet.
Martela s'u pėrgjigj menjėherė, priti sa u larguan ca zhurma tė lehta qė vinin nga korridori. Pastaj hapi gojėn dhe i dha liri ambicies qė i hovte pėrbrėnda.
- Mbase e kam gabim, - tha me zė tė lehtė e tė dridhshėm, - po kjo nuk mė pengon mua qė edhe si sekretare e organizatės bazė tė shpreh mendimet dhe konstatimet e mia lirshėm pėr ato ēėshtje qė mė duken se nuk ecin mbarė. Nė kėtė shkollė ėshtė krijuar njė situatė e ēuditshme nga afrimi i tepruar i disa mėsuesve me nxėnėsit, qė duke i bėre pėr vete, ua kundėrvėnė ca mėsuesve tė tjerė, tė cilėt ruajnė marrėdhėniet korrekte qė pėrcakton rregullorja e qė i ka pasur gjithmonė traditė shkolla jonė. Kėto pėshpėshe tė mėsuesve kokė mė kokė me nxėnėsit, jo vetėm qė po na pėrēajnė kolektivin, por ia nxjerrin edhe bojėn figurės sė mėsuesit...
- Fol mė konkretisht! - e nxiti Vironi me zė tė ulėt duke u rehatuar nė karrigen e vet. - Mė interesojnė hollėsirat.
Martela nguroi njė copė herė, pastaj me njė dridhje nervoze tė duarve qė kishte mbėshtetur mbi ēantėn e zezė nė tryezė, vijoi:
- Ju nuk ka si tė mos i keni venė re, drejtor, kėto afrime tė Mentorit, Visarit, Pjerinit e ndonjė tjetri me nxėnėsit qofshin djem, po mė keq me vajzat nėpėr korridore, nėpėr anekse e te dhoma e dezhurnit.
Vironi u mbush me frymė, tėrhoqi shpinėn nga karrigia dhe mori bishtin e penės e kroi veshin me tė.
- I drejtė ėshtė deri diku shqetėsimi yt, shoqja Martelė, po mbase kjo ka tė bėjė edhe me metodėn e tyre pedagogjike. Sė paku kėshtu pretendojnė !
Martela bėri rrėmbyer njė gjest mohimi me kokė dhe duke zgjatur dorėn qė i dridhej tha:
- Ē'metodė pedagogjike qenka kjo, tė argaliset mėsuesi me nxėnėsit? Ku ėshtė shkruar kjo metodė, qė s'e dimė ne tė tjerėt prej kaq vjetėsh...
- Po hė, ke vėnė re ndonjė gjė konkrete, apo flet nė pėrgjithėsi?- tha duke e kėqyrur i tendosur dhe nė cepat e syve tė tij u formuan plot rrudha tė errėta.
Ajo u mbush me frymė dhe ngaqė s'kishte gjė tė saktė pėr ato qė e pyeti drejtori, e ndėrroi bisedėn gati me inat:
- Mė fal, metodė pedagogjike qenka tė kokolėmshet mėsuesi me mėsuesen tėrė ditėn e ditės nė sy tė nxėnėsve e tė mbyllen nė kabinetin e gjuhėve tė huaja me ēelės ?...
- Pėr Sandrin dhe Freskitėn e ke fjalėn ?
- Ta merr mendja.
Vironi tundi kryet lehtė dhe u pėrtyp njė grimė mendueshėm.
- Mė ka rėne sy edhe mua puna e tyre. Dhe Jam menduar. Po si tė them, moj shoqja Martelė, dashurinė s'mund ta ndalojmė dot me forma administrative. Ndofta e kanė seriozisht, ku dihet?
- Sido qė ta kenė, dashuri nė sy tė nxėnėsve!...- dhe shpėrtheu me spazmė: - Kakaka e kikiki pėrpara vajzave tė rritura? Dashurinė le tė venė ta bėjnė ku tė duan, po jo kėtu nė shkollė, se po u dhe nxėnėsve modelin, nuk pėrtojnė ta presin shpejt edhe copėn e tyre. Dhe, ē'ėshtė e vėrteta, mos kujto se nuk kanė filluar tė ēiftosen ata tė viteve tė katėrta e tek-tuk edhe nga tė tretat. Ai Ylli i tė katėrtės B ėshtė pleksur me atė Laushen e vitit tė tretė qė ikėn bashkė atėherė nė kinema. Po sa e sa tė tjerė! - pėrgjithėsoi ajo.
Vironi shtyu mė tej kalendarin e tryezės, dhe mbėshteti pėllėmbėt mbi tryezė.
- Pėr krijimin e marrėdhėnieve tė drejta ndėrmjet nxėnėsve le tė punojnė mė mirė organizata e rinisė, - u gjegj duke folur nėpėr dhėmbė. - Ne s'do tė rrimė t'u mbajmė pishėn maturantėve. Sa pėr ata dy mėsuesit e gjuhės sė huaj po. Do ta shohim problemin e tyre. Ndonjė problem tjetėr a ke, na thuaj pa u rezervuar, ta ndjekim !
Martela u pėrtyp njė grimė si mėdyzaj.
- Po kam dhe diēka tjetėr… Keni shkuar te laboratori i Fizikės, shoku drejtor, pėr tė parė sa materiale tė blera me fondin e shkollės shkojnė dėm e pėrdoren pėr punė private nga Mentori ?
Vironi mbeti bosh pėr pak sekonda. U pėrtyp nga dyshimi i beftė qė i lindi dhe vijoi:
- Po, e drejtė, do ta verifikoj !…
- Unė shtrova kėtu ca shqetėsim nė rrugė shtetėrore e partie, dhe duke ju sinjalizuar juve, shoku drejtor, bėra detyrėn si edukatore e brezit tė ri dhe si komuniste. Po besoj, s'do tė jetė nevoja tė bėhem objekt bisedash e ballafaqimesh,- tha Martela, pėr tė hequr njė merak, qė e pushtoi papritmas.
Duke u pėrkulur pak pėrpara e duke i ngjeshur pėllėmbėt fort mbi tryezė, Vironi e qetėsoi :
- Tė lutem, shoqja sekretare, i kuptoj gjėrat drejt, s’ėshtė nevoja pėr sugjerime tė tilla.
Martela u ngrit i dha dorėn dhe doli. Ndihej disi e lehtėsuar.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA