Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 23

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

23

Vironi e vrau mendjen gjatė dhe nė fund vendosi. Mė mes tė orėve thirri Sandrin nė zyrė. E uli atė ėmbėlsisht nė karrigen pranė vetes. Djaloshi ndihej i qetė dhe gazmor, krejt nė kontrast me fjalėt qė e prisnin.
Nė fillim drejtori lėshoi njė buzėqeshje tė njerėzishme qė ia ngushtoi sytė e rrumbullakėt me qeska.
- Ekskjuzmi, domethėnė: mė fal, apo jo? - pyeti befas duke u rrekur tė dukej i shkujdesur dhe buzėqeshi me pėrdhunė.
- Po. - u gjegj Sandri dhe vuri buzėn nė gaz vetėm pėr mėnyrėn se si e shqiptoi ai kėtė shprehje.
- E pra, edhe unė tė lutem tė mė falėsh e tė mos ma marrėsh pėr keq pyetjen qė do tė bėj!... Ē'tė lidh ty me Freskitėn ? nxitoi tė thoshte me njė cinizėm tė ftohtė.
Fytyra e Sandrit mori papritmas njė shprehje tė theksuar habie. Ai u trondit shumė dhe mezi e mori veten. Ē' tė drejtė ka ky njeri tė mė bėj njė pyetje tė tillė? mendoi. Heshti njė copė herė dhe vendosi tė mos i pėrgjigjej.
Kjo heshtje e zgjatur e dėrrmoi Vironin kaq shumė, sa nuk iu durua mė tej.
- Po pres pėrgjigjen tuaj!- tha me njė tingull hetues tė pushtetshėm- Dėgjove ē'tė pyeta ?
Sandrit iu duk se kishte diēka mizore e tė pamėshirshme, jo vetėm nė pyetjen qė i bėri, po edhe nė kėmbėnguljen pėr tė marrė pėrgjigje. Pėrse duhej tė gėrmonte ky drejtor nė jetėn e tij personale tė lirė, nė intimitetet e zemrės sė tij. Ē'detyrim kishte qė duhej t'i pėrgjigjej pyetjes sė tij? Ai rrahu qepallat i ngrysur.
- Ju dėgjova... Zyrtarisht po pyesni ?
- Deri diku, po. Unė nuk jam kėtu privatisht.
- Atėherė, mua mė lidh me Freskitėn shkolla, puna, profesioni, - nisi duke hetuar Vironin nė bebėzat e syve. - Pse, ē'gjė tjetėr mendoni se mė lidh?
- Jo, unė vetėm sa pyeta, nuk di gjė tė keqe, as mendoj keq pėr ju tė dy. Mbase nuk e fillova mirė bisedėn, por nė s'gabohem, ju kėrkova falje pėr pyetjen time qysh nė fillim, apo?
- Kėtė pyetje s’duhej tė ma bėnit, se s’ju takon.
- E shohim mė pas nė mė takon apo jo...
Gjakftohtėsia e tij dhe vėshtrimi ngulmues pėr tė pritur pėrgjigjen e irritoi mė keq mėsuesin e ri.
- Pyetja juaj ishte e drejtpėrdrejtė, mund t'ju pyes dhe unė ē'ėshtė shkaku qė ju shtyn tė interesoheni pėr ne tė dy? - nė zėrin e tij u ndie njė notė e zymtė paralajmėrimi.
Vironi mori njė qėndrim atėsor.
- Unė vetė jam i bindur pėr fisnikėrinė e ndjenjave tuaja. Mirėpo nė shkollė pėshpėrisin pėr ju tė dy. Dhe unė nuk mund tė hesht kur diēka shqetėson kolektivin.
- Cilėt na qėnkan kėta tė shqetėsuar pėr marrėdhėniet tona, mėse shoqėrore, Martela Demo?... Apo Lina Ēina ?- pyeti me njė ton nervoz.
Vironi ndjeu befas njė goditje tė brendshme dhe uli sytė.
- Ato tė dyja s'kanė tė bėjnė fare me kėtė ēėshtje dhe as mos i pėrziej !
Nė sytė e Sandrit, trupi rrondokop i Vironit filloi tė ngjante me atė tė njė kasapi. Iu duk sikur flokėt i kishin rėnė anash nga pėrplasjet e hanxharit. Kokrra e kuqėrremtė e lythit nė faqe i shėmbėlleu me njė njollė gjaku tė kėrcyer pėrpjetė.
- Po kush atėherė ?
- Mundohu tė mė kuptosh mua !- tha Vironi me njė farė madhėshtie. - Nuk ju akuzon njeri pėr sjellje jokorrekte, as ka fakte tė kėsaj natyre. Po duhet mbajtur parasysh se kėtu kemi tė bėjmė me djem e vajza tė reja. Sytė e tyre janė si aparat fotografie...
Sandri ndiente si i rrihnin tėmthat. Iu duk vetja i fyer keq.
- E meqė kemi djem e vajza tė reja, tė mos punoj me Freskitėn nė njė kabinet?... Apo mos duhet tė marrim edhe njė tė tretė ta vėmė nė mes kur kemi punė me mjete tė pėrbashkėta?- u shkreh me keqardhje.
Vironi ngriti supet.
- Mos e ekzagjero deri nė kėtė shkallė! - ia ktheu jo pa njėfarė nervozizmi kėtė radhė.
- Or shoku drejtor, ma thoni ju atėherė si duhet tė punojmė nė njė kabinet me kolegen qė tė mos futeni nė dyshime?
Burri i bėshėm pėrballė mbeti i stepur, nė shprehjen e fytyrės sė tij u duk sikur ngriu. U mek. Nuk dinte ē'tė fliste, ē'mendim t'i jepte. Qepenat e syve i ranė dhe u ngritėn dy-tri herė. Kishte menduar se me tė do tė merrej vesh lehtė, si me ēdo mėsues "ēunak" qė kishte shkelur mė parė nė shkollėn e tij. Kishte pritur qė ai tė zbėrthehej deri nė intimitete pėr tė ruajtur vendin nė shkollėn e qytetit. Por ky ishte njė shkėmb kryepėrpjetė qė s'donte t'ia dinte nga rrokullimat. Qėndroi dhe e zhbiroi me kujdes njė valė herė.
- Mirė, mirė, - tha nėpėr dhėmbė pa arritur dot nė njė pėrfundim. Dhe duke vėnė rregull nė shkresat mbi tryezė vijoi:- Nuk kam ē'tė them tjetėr, vetėm kujdes !
- Kujdes, pėr ēfarė ? - pyeti Sandri me njė sarkazėm nė zė qė s'mundi ta pėrmbante.
- Vetėm kujdes, asgjė tjetėr !
Sandri shfryu nga gjoksi njė ofshamė zemėrimi, tė cilėn e shoqėroi me njė nėnqeshje tė hidhur, shpotitėse.
- Kėtė fjalė e kam lexuar nė tė gjitha tabelat e rrugėkalimeve pėr kėmbėsorė. Mos duhet tė vini edhe brenda nė shkollė tabela tė tilla me fjalėt: Kujdes nga dashuria !? - mori zemėr pėr tė shprehur ironinė e vet.
Sytė dhe buzėt e Vironit, qė u drodhėn lehtė, shprehėn njė cinizėm pothuajse tė hapur.
- Po e them edhe njė herė: kujdes nga opinioni dhe kaq !
- Mė falni, nuk mendoni se ka ardhur koha t'i vihet fre idiotizmit tė kėtyre paragjykimeve pėrgojuese me tė cilat merren disa kėtu, e tė na lėnė tė punojmė tė qetė? - mori zjarr i riu me njė inat qė s'pėrpiqej ta fshihte.
Njė muskul i imėt lėvizi sakaq mbi faqen e Vironit. Shprehja qė mori fytyra e tij atė ēast sikur deshi tė thoshte: "U bė edhe ky spurdhjak, qė sapo ka lėnė bankat tė mė shfryjė mua ! "
- Mjaft ! Dil jashtė ! - briti i xhindosur dhe i tregoi derėn.
Nė fytyrėn e Sandrit u duk njė shprehje hidhėrimi e thellė pėr dinjitetin e tij tė fyer vrazhdėt. Zemėrthyer dhe i vrarė shpirtėrisht, ai u ngrit dhe bėri nga dera duke harruar edhe rregullat e mirėsjelljes. Kur kaloi nė korridor nuk u kthye nga kabineti i Freskitės. Thashethemnaja qė mori vesh se ishte ngritur kundėr tij dhe purteka qė i dha Vironi e bėri tė mendojė se duhej t'u shmangej fakteve tė tjera qė mund tė vėrtetonin dyshimin e njerėzve egoistė. Shtysa e brendshme pėr tė protestuar, duke hequr dorė nga mjetet e pėrbashkėta tė kabinetit dhe pavendosmėria e gjatė nė dashuri e bėnė edhe balancėn e ndjenjave tė tij tė fillojė tė anojė nga e kundėrta.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA