Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 24

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

24

Arjani mori nga punonjėsja e bibliotekės romanin "Skėnderbeu", u hodhi njė sy tė shpejtė fletėve dhe po matej tė dilte. Te dera ia befi Migena me faqet e purpuruara nga nxitimi. Gazi, qė ēeli menjėherė nė buzėt e saj tė kėrcyera, kur pa Arjanin aty, i ngjau tamam shpėrthimit tė atyre petaleve tė filmuara me xhiro tė shpejtuara tė kamerės. Nė vend tė pėrshėndetjes, ajo kapi kyēin e dorės sė tij me njė shtrėngim tė lehtė dhe sytė i ranė mbi kopertinėn e librit.
- Ua, sa mirė qė tė gjeta kėtu, Ani! Prit sa ta marr edhe unė! - tha me njė zė tė thellė e pakėz vibrues.
U mbėshtet te banaku dhe priti njė grimė me librezė nė dorė, derisa punonjėsja e bibliotekės ktheu fytyrėn e saj me nofull tė mprehtė e me njė hundė squparake.
-Tė luten ma jep edhe mua "Skėnderbeun"! S'besoj se duhet parė skedari, sapo e mori ky ēuni!
Punonjėsja e bibliotekės, e dhėnė tepėr pas modės, e kėqyri vajzėn truphedhur nga fustani qė kish veshur dhe i hodhi nė fytyrė njė vėshtrim pa pėrmbajtje. Ishte gruaja e shėmtuar e njė piktori ushtarak disi tė pashėm, po shumė skuth, siē e kishin emėrtuar shokėt.
- Ajo ishte kopja e fundit, - i tha me njė ton pak tė mbyllur e pa gjallėri.- Dhjetė kopje kishim, tė gjitha nė duart tuaja janė.
Gena mblodhi supet mendueshėm dhe u kthye vrulltas.
- Do ta lexojmė bashkė, Ani ! - i tha duke ngjitur fort mbi tė vėshtrimin e saj tė pėrqendruar. Ata kaluan midis tryezave tė lexuesve dhe zunė vend nė fund tė sallės. Pas shpine kishin dollapėt e lartė ku ishin radhitur vėllimet e njė enciklopedie tė huaj dhe njė mori veprash me kapakė tė trashė. Ndėrsa pėrpara, xhamin ngjyrė qumėshti qė ngrihej vertikal nė qendėr tė tryezės. Nė tė djathtė, nė faqen e murit tė lyer me hidromat tė blertė, ndodhej njė citat i shkruar bukur me germa dore: " Libri ėshtė shoku mė i mirė i jetės". Arjani tha me vete:" Mė i miri, por pas Genės..." Ky frymėzim i erdhi sapo ndjeu pranė vakėsirėn qė buronte nga trupi i saj.
- Mė mori nė qafė "ajo"! - tha Migena duke u kujtuar befas pėr Martelėn. - Mė uli mesataren. Tė gjitha lėndėt mė dalin nėnta e dhjetat vetėm historia pesė...
- Mbase ta ngre nė fund !...
Migena bėri "hm" duke shpėrthyer me mllef njė shkulm ajri .
- Ajo bėn sikur s'mė sheh fare me sy, ti seē po thua? Pse e harron ajo tėrė atė qė hoqi atėherė me kėrcackat ?... E mban vathė nė vesh.
- Pse, Gena, ata vathėt e mėdhenj tė rrumbullakėt, qė mban Martela nė vesh, prej kėrcackave i ka? - bėri shaka Arjani duke e kundruar drejt.
Migena qeshi dhe i ra lehtė nė dorė. Pastaj hapi romanin nė faqen e parė dhe si shtroi pak kapakun, u kthye nga Arjani.
Ai zgjati qafėn dhe u pėrkul fare afėr. Prania a saj prej vitesh e mbushte me kėnaqėsi dhe qetėsi tė gėzueshme. Por nė ēaste tė tilla, kur ishin vetėm, i bėhej sikur gjithė gėzimi i botės e kishte folenė nė gjoksin e saj. Ngazėllente nė tėrė qenien e vet dhe gjaku i vrullonte me ca impulse tė ēuditshme, herė tė shpejta e pėrvėluese, herė tė qeta e tė vakėta.
- Do lexojmė pesėdhjetė faqe !
-Tridhjetė, se shkon vonė ! - diktoi ajo duke i lėshuar mbi fytyrė njė tjetėr shkulm fryme tė ngrohtė me erė tė mirė nga ēamēakėzi qė kishte nė gojė.
Arjanit iu kujtua fryma e saj me atė erėmim dehės kur ishin tė dy nėn xhakaventon e aksionit me shi dhe befas nėpėr damarė i shkreptinė ca shkėndijėza pėrvėluese. Pastaj i erdhi ndėr mend ajo puthja e fundit, pas atij ahut shumėvjeēar, ku gdhendėn edhe inicialet kur ishin pėr ekskursion nė kantierin e sharrave. Pati njė ndjesi lumturie qė ruante kaq shumė kujtime nga Migena. Ai vuri dorėn sipėr dorės sė saj dhe tė dyja duart i mbėshteti mbi romanin "Skėnderbeu". Iu kujtua besėlidhja e trimave tė strategut tė madh dhe nė mendjen e tij filloi tė ngjizej ideja pėr ta pėrjetėsuar kėtė ēast solemn, kur mund tė shprehej edhe me gojė ajo qė dihej prej kohėsh me zemėr.
- Gena ! - tha me zemėrdridhje e me njė valė tė nxehtė qė po i ngjitej faqeve. - Si thua, e lidhim sot fjalėn tė mos ndahemi kurrė ?...
Ajo puliti njė ēast qerpikėt e gjatė dhe e kundroi me njė shprehje pakėz tė menduar, duke u rrekur tė pėrfytyronte diēka konkrete nė kėtė besėlidhje jetėsore me paqartėsi tė kėndshme. Pastaj sytė e saj tė mėdhenj e vezullues u bėnė mė tė ngrohtė e mė tė pėrzemėrt dhe u mbush me frymė.
- E lidhim ! - u gjegj me njė buzėqeshje tė dėlirė e tė sinqertė me dorėn e zėnė nė "grackėn" e dorės sė tij, mbi librin “Skėnderbeu“, si mbi librin e shenjtė tė kurorėzimit.
Befas shpirti i Arjanit u shkri e lulėzoi brenda pak sekondash dhe pati njė ngasje tė kėndshme, tė papritur. Vėshtroi rreth e qark. Lexuesit bėnin punėn e tyre prapa xhamave tė qumėshtit. Ndėrsa matanė xhamave tė dritareve tė mėdha, si prapa njė mjegulle tė bardhė, ziente qyteti me ēuēuritjen e tij tė pareshtur. Ai i shkoi dorėn nė qafė dhe e tėrhoqi pranė me vėshtrimin drithėrues mbi buzėt e saj tė freskėta e tė kuqe.
Migena ia kuptoi synimin dhe e shtyu lehtė me dy gishta nė mjekrėn e tij.
- Mos, se na shikojnė nga dritaret !
Njė grimė herė zemrat e tyre rrahėn brinjėt me forcė dhe nė ajrin e sallės u ndie mė qartė erėmimi i veēantė i bojės sė shtypit dhe i letrės sė vjetruar nėpėr rafte.
Filluan tė lexonin njėherėsh: " E keqja kishte veshjen e urisė ... Tė uritur dukeshin edhe gurėt... edhe drurėt e pyjeve..." Tė uritura dukeshin edhe buzėt e tyre.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA