Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 25

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

25

Minutat para fillimit tė orės sė parė mėsuesit zakonisht i kalonin nė oborr. Ishte kėnaqėsi e veēantė qė ato pak ēaste t'u ktheje shpinėn rrezeve tė ngrohta tė diellit tė mėngjesit.
Lina me Martelėn ishin kapur te tubat e paraleleve tė lyer me zmalto tė bardhė dhe nuk shkėputeshin dot. Nė pritje pėr tė rėnė zilja, ato po shijonin me ėndje edhe ledhatimet e fundit nga ai diell i shkurtėr qė u kotej mbi shpatulla. I shkurtėr, sepse sakaq nga ana perėndimore e qiellit vraponin ca re tė murrme, tė ngarkuara me shi. Pak metra pas dy mikeshave, Freskita, e ulur nė stolin prej betoni me breza druri, po i hidhte njė sy mėsimit qė do tė shpjegonte orėn e parė.
Nga njė panelė e ēarė e gardhit rrethues me shufra hekuri hyri magazinieri i stėrvitjes ushtarake dhe kaloi pranė tyre. Ai u kthye njė grimė i dha dorėn Martelės si sekretare e organizatės bazė dhe kur ia zgjati Linės, ajo ia la zgjatur. E pėrshėndeti vetėm me kokė. Ai u largua pa fjalė, po disi zemėrthyer.
- Ē'pate qė ia le dorėn tendosur? - pyeti Martela duke qeshur nėn hundė.
- Epo dhe ky bėn ē'bėn dhe njė e dy u jep dorėn grave... Tė them tė drejtėn, unė kam ndot t'u jap dorėn meshkujve, se kur urinojnė e zėnė atė me dorė...
Martela klithi fort me atė gazin e saj zėhollė. Pastaj njė copė herė ato soditėn nga rruga e qytetit qė ishte plot gjallėri. Kalimtarėt nuk reshtnin asnjė ēast me ngjitje-zbritjet e tyre nė kėtė lagje mjaft tė populluar. Sytė ngjyrė uthull tė Linės shquan nė largėsi figurėn flokėgjatė tė gruas sė Pjerinit qė po kthehej nga dyqanet me dy ēanta ushqimesh nė duar.
- Moj Martelė, ē'mora vesh, Pjerini do ta dėrgojė tė shoqen nė shkollėn e lartė ?
Tjetra u kthye e ēmeritur.
- Ik se tallesh, nė kėtė moshė?
- E pra, ēudi, mund ta marrė ajo mjekėsinė!
- S'di ē'tė them, po grua me tre fėmijė nėpėr konvikte!...
- Thonė se fėmijėt do t'i mbajė vetė Pjerini.
- Epo kjo ėshtė pesė me hiē! - ngriti hark vetullat e hequra hollė Martela. - Tė robtosh fėmijėt pesė vjet me radhė pėr njėmijė lekė mė shumė nė rrogė...
Lina Ēina nėnqeshi me qesėndi dhe uli zėrin.
- Thonė se e bėn pėr Olin, po me ē'ma merr mendja mua, s'ėshtė as njėra as tjetra. Ai e bėn pėr vete, qė tė jetė i lirė pėr aventura. Kjo s'do as mend as kalem.
Martela zbuloi elipset e syve tė saj tė murrėt.
- Kėtė s'ta besoj. Vetėm nė atė rrugė s'e ke Pjerinin. Kije inat e foli hakun.
- E, e, sikur s'i njeh burrat ti. Kushedi cila do t'i jetė qepur pėr t'ia ngrohur krevatin, se ėshtė joshės pėr femrat ai...
- Mundet, mundet- ia bėri Martela.
Pėr pak ēaste Sandri pėrshkoi sheshin e shkollės me hap tė shpejtė dhe hyri nė portėn kryesore. Ato e ndoqėn nė heshtje.
- Djalė i mirė! - tha Lina me njė nėnqeshje tė lehtė.
- Dhe simpatik, - pasoi Martela me djallėzi duke hedhur sytė nga pas shpinės sė Freskitės.
Freskita ngriti kryet njė hop e shpėrqendruar nga fjalėt e tyre dhe u tulat pėrsėri mbi tekst. Martela e ndoqi lėvizjen e saj me bisht tė syrit.
- Nuk e di, po unė kėta "pe andejza" i kam inat, se janė shumė egoistė dhe sapo hipin nė tren, zėnė pėrtypen nėpėr ēanta e nisin kėndojnė me zė tė lartė “Bulevardi Korēės ka vajza pa masė, dalin e shėtisin pa lejen e mamasė…dhe, tė rashė pas, moj tė rashė pas…” - vėrejti Lina Ēina duke qeshur me tallje.
- Ky ėshtė ndryshe, ėshtė djalė i pėrmbajtur e me sedėr, - theksoi Martela shtinjake, duke e marrė nė mbrojtje pėr ta qėlluar pastaj mė me lehtėsi nė veshėt e Freskitės.
- Kėtė lum kush ta marrė ! - vijoi Lina me ison e saj.
- Veēse…ku do tė hyjė e tė dalė nė atė familje fatkeqe…
- Pse ?
- Kam dėgjuar se e ka tė ėmėn shumė tė sėmurė, - bėri Martela tė ditur me njė ton mjaft keqardhės.
- Nga se ?
-Tė shumtėn e kohės e kalon nė psikiatri…Thonė se vuan nga sėmundje mendore, e ka tė trashėguar, - dhe Martela u ul tė kėpuste njė fije qė i varej nga fundi i gjatė mbi ēizmet e shkurtra tė zeza.
- Ua, si kėshtu ? - u habit Lina Ēina dhe padashur u tėrhoq pak mėnjanė me atė trupin e saj tė rėndė pėr tė kundruar ēizmet e veta ngjyrė dheu.- Gjynah vėrtetė pėr atė qė do hyjė atje…
- S’ke ē’i bėn fatit tė femrės…Mollėn e mirė e ha kurdoherė krimbi ! - Martela shprehu nė fytyrė njė keqardhje tė shtirur aq tė madhe, sa pėr njė ēast tė vinte ta besoje edhe sikur tė dije tė kundėrtėn.
Freskita la librin dhe ngriti ballin, hodhi sytė mbi shpinat e tyre, por bėri sikur nuk dėgjoi gjė, megjithėse fjalėt e tyre e dogjėn si prush. Iu kujtua biseda telefonike e Sandrit me babanė…
Ra zilja paralajmėruese dhe ato nxituan drejt hyrjes kryesore.
Nė sallėn e mėsuesve, ndryshe nga herėt e tjera, Sandri nuk qėndroi pėrballė pasqyrės pėr tė vrojtuar Freskitėn nė kėndin e saj. Duke menduar se puna e tyre u ka rėnė nė sy tė gjithė mėsuesve, (“Kujdes nga opinioni !” i kishte thėnė Vironi) ai shkoi nė fund tė sallės, pranė njė etazheri dhe uli kryet mbi fletoren e punės. Kur vuri re kėtė ndryshim tė papritur tė tij, Freskita disi e prekur i ktheu shpinėn pasqyrės dhe nisi njė bisedė tė kotė me Mirandėn e biologjisė.
Befas, Mentori, qė kishte shėrbimin, i ra ziles elektrike dhe thirri :
- Shpejt nė mėsim se do mbyll sallėn !
Para ca ditėsh ishte gjendur i grisur e me fletė tė zhdukura njė regjistėr i vitit tė dytė tė shkollės sė mbrėmjes, dhe tani mėsuesve tė shėrbimit u kishte hyrė frika ta linin sallėn ēelur kur fillonte mėsimi.
Mėsuesit brofėn nga karriget dhe u drejtuan te rafti i regjistrave.
- Merre pak edhe tė tretėn C ! - iu lut Freskita Mirandės, pėr tė mos ndeshur Sandrin qė shkoi atje para saj dhe tha me vete: “ Mua tė mė bėj numra tė tilla ai ? “ Tani ajo filloi padashur ta shikonte me ca sy tė tjerė plot dyshim.
Nė korridor Sandri kishte qėndruar pak mė gjatė pėr t’i dhėnė pėrgjigje njė nxėnėsi. Ajo i kaloi pranė me regjistėr nėn sqetull dhe bėri sikur nuk e pa. Ai e pėrcolli me shikim dhe kapėrdiu me zor pėshtymėn e thatė. “ Ndofta e ka thirrur edhe kėtė drejtori, - mendoi.- Po tė paktėn njė pėrshėndetje formale mund ta bėnte. Mirė pra, edhe unė do t’i pėrgjigjem me tė njėjtėn monedhė, derisa tė mė flasė veté.” Iku nėpėr korridor i fyer dhe i revoltuar.
Freskita hyri nė kabinetin e saj gjithė hundė e buzė. Grupi i nxėnėsve u ngrit nė kėmbė.
- Uluni dhe nxirrni fletoret ! - u tha pa asnjė fije humori dhe u ul nė katedėr. Hodhi njė shikim tė vrarė dhe shtrėngoi tėmthat fort.
Olsa, qė ndiqte me kujdes ēdo lėvizje tė mėsueses, u ngrit nga banka dhe i shkoi pranė:
- Doni aspirinė, mėsuese, se kam nė ēantė! - ia bėri duke u pėrkulur mbi tė me pėrkujdesje. Tufa e flokėve tė saj tė verdhė ra mbi supin e Freskitės si njė tufė mimoza.
- Faleminderit ! - i tha me dashamirėsi dhe i ledhatoi faqen. - Nuk mė dhėmb koka, jam pak e mėrzitur.
- Mė fal, mėsuese ! - kėrkoi ndjesė dhe shkoi nė vend.
“ Tė jetė e vėrtetė ajo puna e trashėgimisė qė thanė ato?… Po ai, ē’tė ketė vallė, pėrse mė vidhet ashtu ?…Ta pyes njė herė si rastėsisht ?…Po fundja, ē’jam unė qė tė shkoj t’i lutem…Boll bėra pas tij…Kushedi si do kujtojė! Derisa ai s’do tė flasė, s’kam pse tė ngulmoj t’i flas. Po tė dojė, le tė vijė vetė. Tė shohim orėn e tretė qė ka pėr tė marrė kasetėn e magnetofonit, po dėrgoi nxėnės, nuk ia jap…Do tė luaj tė zemėruarėn e mospėrfillėsen…”
Ajo u dha nxėnėsve njė detyrė nė dėrrasėn e zezė dhe u zhyt nė mendime. Pėr gjysmė ore resht dėgjoi brerimėn e shiut mbi ēatinė prej llamarine tė depos sė mjeteve pėrskaj dritares.
Ora e tretė. Sandri u ul nė karrigen e vetė. Bėri apelin dhe hodhi temėn nė regjistėr. Kishte nė plan shqiptime gjuhėsore. U mat tė dėrgonte njė nxėnės pėr kasetėn, por u step. Ajo nuk do ta pėrcillte nė dorė tė nxėnėsve, pikėrisht tani qė i kishte qėndruar ftohtė dhe priste sqarim prej tij. Nė djall tė vejė, tha me vete, drejtori duhet ta kishte menduar qė dėmton punėn, kur kėrkoi nga ne tė mos komunikojmė brėnda shkollės…Pastaj, ē’ka ajo qė mė kthen shpinėn ? Pse bėri sikur unė s’isha i gjallė kur kaloi nė korridor ? Tani po tė shkoj t’i flasė, do thotė plasi! Le tė vijė, siē vinte mė parė e mė fliste edhe kur s’e kisha ndėr mend. Fundja, ta marrim vesh ē’ka vendosur ajo me atė heshtjen e vet kapriēioze ?
Ai filloi shqiptimin me gojė dhe duke lėvizur mes bankave s’e kishte mendjen fare se ē’fliste.
- Profesor, po ne s’i kemi dėgjuar ndonjėherė kėto shprehje ! - tha njė djalė flokėkaēurrel me prenka nė fytyrė.
Sandri u ndal.
- Mė falni ! - tha befas. - Kujtova se jam me ata tė vitit tė katėrt, - dhe nisi ta korrigjonte tekstin.
Krisi fare afėr njė rrufe e furishme. Gjėmimi i saj si njė rrungajė gurėsh qė copėtohen, hyri rrokullimthi nga dritaret qė u drodhėn, nėpėr banka e deri nė gjoksin e tij, ku u bė copė e thėrrime. Po trishtimin s’ia tronditi dot. Megjithatė nė mbarimin e orėve nuk iu durua dhe i doli pėrpara te shkallėt.
- Si duket, nuk ishe mirė nga sytė sot kur kalove para meje nė korridor ! - i tha duke i qėndruar pėrballė.
- Pėrkundrazi, sot shoh shkėlqyeshėm. Mbase ti vetė nuk ke qenė aq mirė nga sytė qysh nė sallė ! - iu pėrgjigj ajo e ngrysur.
- Tė pėlqen kur ua lė fajin tė tjerėve, - ngulmoi ai me njė pamje gjithashtu tė rėndė.
- O, mos u bėj dhe ti kaq ambicioz !- ia ktheu ajo me zemėrim. - S’ke asnjė tė drejtė tė mė varėsh hundėt.
- Nė rast se ti e sheh kėshtu, unė e shoh ndryshe, - tha i habitur nga fjalėt e saj.
- S’ka ndonjė rėndėsi tė madhe pėr mua se si e sheh ti.
- Kėshtu mendon ti ?
- Po, po, kėshtu…
- Atėherė, po tė them se dhe pėr mua s’ka ndonjė rėndėsi !
Ajo ngriti kokėn lart dhe e prekur thellė nė sedėr bėri pėrpara me mospėrfillje.
Sandri u mbush me zemėrim. Do tė luante kėtej e tutje rolin e atij qė u flet tė gjithėve njėherėsh e s’i drejtohet asnjėrit, sa herė qė Freskita tė ndodhej e pranishme. Sepse ajo s’mund ta merrte me mend kurrė sa e kishte prekur me atė ftohtėsinė e saj tė papritur.
Por kjo lojė e dyanshme, qė i bėnin dashurisė sė tyre tė pashpallur, nėse pėr Freskitėn do tė ishte zhgėnjim, pėr Sandrin do tė ishte vuajtje.
Jashtė shiu s’kishte tė pushuar. Dukej sikur humbonte qielli.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA