Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 26

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

26

Pėrkulur dhe flokėlėshuar mbi librin e kimisė, Albana ishte ulur te shkallėt rrethore tė fushės sė basketbollit. Ajo hidhte sytė herė pas here atje tej, ku Sandri bėnte nga njė kosh dhe i sillej gjysmėfushės rretheqark duke rrahur topin pėrtokė.
Befas Olsa nga prapa ia zuri sytė me duar dhe ia mbajti derisa ajo pėrmendi disa emra rradhazi. Pastaj i foli te veshi:
- Moj, ti u ēmende fare, ē’bėn kėtu vetėm, hė ?…
Albana si e zėnė nė faj, u step njė ēast pastaj nėnqeshi lehtas.
- Thashė ta shfrytėzoj pak pushimin e madh se orėn e katėrt mund tė na bėjė provim mėsuese Lina.
Olsa vuri re se sytė e Albanės shkonin shpesh nga Sandri dhe u bė kureshtare.
- Mėsues Sandri po luan vetėm…- tha ajo pėr tė hapur bisedė.
- Ē’trup tė bukur qė ka ! - ia bėri Albana duke e kundruar me sy pėrpirės e me faqet prush.
- Fantastik ! - shtoi Olsa.
- Eh, tė kisha fat tė gjeja njė djalė si ky! …- psherėtiu Albana.
- Aq shumė tė pėlqen ?- i tha Olsa duke vėrejtur ēdo lėvizje tė syve tė saj.
- Vdes pėr tė !… E shoh nė ėndėrr …
-Qyqja, ti u ēmende fare, mos ke rėnė nė dashuri me
tė ?!…
- Eh, ai s’ia var mėsuese Freskitės, qė ia kalon edhe Ornela Mutit, jo mua, qė s’i hy fare nė sy…
- Atė mos e thuaj se s’dihet…
- Dihet. - tha Albana krejt e bindur. - I vajta njė herė kur ishte ulur te katedra dhe i dhashė fletoren e detyrave tė ma shikonte. Siē isha pas shpine, mbėshteta padashur gjirin mbi supin e tij. Ai e ndjeu dhe u ēua nga karrigia m’i bėri vėrejtjet nė kėmbė pa m’i hedhur sytė fare dhe krejt i ftohtė.
- Gjoja ia mbėshtete cickėn tėnde padashur ti!…- qeshi Olsa.
- Pėr kokėn e mamasė, s’e kisha mendjen fare. Aq e hutuar isha nga afrimi me tė, sa s’dija ē’bėja.
- Kushedi sa vajza nė shkollė e shohin nė ėndėrr atė, - tha Olsa duke rrahur flokėt e verdhė pas supeve.- po ai qėndron shumė korrekt me tė gjitha.
- Hallall i qoftė, - foli me ton shpėrthyes Albana.- Kur e krahasoj me atė mėsues Koēo Petron qė ėshtė plak i thinjur e mė shikon nga kėmbėt e nga gjoksi si i babėzitur, them, tė lumtė o mėsues Sandri pėr atė karakter qė mė ke, mos m’i hidh sytė, se ashtu tė takon dhe ashtu mė pėlqen mė shumė !
- Moj Albana, kam dėgjuar se ėshtė prishur keq me mėsuese Freskitėn… thonė se i kanė thirrur nė polici qė tė mos bėjnė dashuri nė shkollė se japin shembull tė keq…
Olsa shqeu sytė e saj tė larmė.
- Kėto janė budallallėqe, kush i thotė kėto? Ē’punė ka policia me dashurinė e tė rinjve, si do martohen njerėzit, me shkuesi tė gjithė ?!… Do ketė ndonjė shkak tjetėr…
- E pra, ashtu them edhe unė. Do ketė ndonjė shkak tjetėr…
Albana palosi librin dhe u ēua.
Atje tej edhe Sandri veshi kėmishėn dhe u bė gati pėr tė shkuar nė shkollė, ku pėrgatitej rreshtimi i nxėnėsve pėr orėn e katėrt.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA