Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 29

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

29

- Pyeta pėr ty gjithandej !- tha Koēo Petroja duke iu drejtuar Sandrit te tryeza dhe tėrhoqi karrigen bosh pėrballė tij. - Dezhurni i shkollės mė tha se kishe dalė pėr kafe dhe mė shkoi mendja se vetėm te ky lokal mund tė ishe, nė tė tjerėt ti s’para hyn…
Ky vėka re edhe nė cilėt lokale hy unė, mendoi Sandri, mos vallė ėshtė i lidhur vėrtetė me ata tė sigurimit, siē kam dėgjuar tė thonė !… Iu kujtua se Koēoja kishte bėrė ekspertizėn e vjershave qė u lexuan nė gjyq tė dy poetėve tė rinj nga njė fshat i largėt, tė cilėt u pushkatuan, pasi ai, si mėsues letėrsie, i kishte nxjerrė me gabime tė rėnda ideologjike…Sandri e ndoqi me vėshtrim depėrtues frazėn e tij tė gjatė dhe i mbeti filxhani nė buzė.
Pasi u kapardis si pallua ekzotik dhe u rehatua nė mbėshtetėsen e butė, mėsuesi i vjetėr bėri atė gjestin e zakonshėm tė mendimtarit, njė ulje koke pėr pak sekonda, si pėr tė renditur mendimet e shpėrndara.
- Njė kafe para dite ėshtė baras me tetė orė energji, - tha Koēo Petroja duke mbajtur buzėn e sipėrme tė hapur e tė shtrirė mbi tė poshtmen si strehė. Pak mė lart vetullat e dendura i rrinin strehė mbi gropat e errėta gjithė rrudha tė syve dhe, akoma mė lart flokėt e dendur, tė pėrzier me thinja tė hirta, i krijonin njė strehė mė tė madhe tė mbufatur mbi krye, si njė shkurre e kreshpėruar nga era. Tė mos e njihje qė ishte mėsues, ai tė nxirrte mallin e atij baxhoxhiut qė mbush fuēitė e drunjta me djathė nė punishtet malore tė bulmetit. Aq mė e pabesueshme dukej pamja e tij kur i panjohuri merrte vesh qė ky ishte dhe poet i dalė nė organe letrare prej vitesh. Sepse, pėr fat tė keq, nė mė tė shumtėn e rasteve pamja e jashtme bėhet shkak pėr zhgėnjime tė tmerrshme tek ata qė e pėrfytyrojnė poetin tė bukur si vetė poezia.
- Tė duket mė e mirė kafja, qė e pi kėtu ?
- Jo, mė pėlqen lokali, ėshtė si njė dyqan lulesh me tėrė kėtė gjelbėrim… Po hė, si ėshtė puna? - e pyeti Sandri qė mezi priste tė merrte vesh shkakun pse e kishte kėrkuar.
- Hiē ! - ia bėri Koēo Petroja pa vetėdije dhe hodhi vėshtrimin mbi fytyrat e njerėzve pėrreth qė kuvendonin tė shkujdesur nėpėr tryeza. Pastaj, si tė kujtohej pse kishte ardhur aty vazhdoi: - Thashė, meqė jam bosh edhe unė kėtė orė, tė shkėmbejmė ndonjė mendim, si kolegė, si poetė qė jemi…
Sandri shoqėroi me sy kamerieren derisa kaloi aty pranė.
- Edhe njė kafe pėr kolegun !… Nuk di si e doni, tė ėmbėl apo tė mesme ?
- Po, po, tė ėmbėl, - tha Koēoja duke i buzėqeshur vajzės kameriere qė ishte nxėnėse e shkollės sė mbrėmjes.
- E di vetė unė si e pi presori, - tha ajo dhe u largua.
Koēoja psherėtiu thellė dhe mbeti pak sekonda i heshtur.
- Hė, a ke pėrkthyer ndonjė poezi tė bukur nga anglishtja?…Unė kam bėrė vetėm ca rusisht po edhe ajo mė mbeti e vdekur, se pėr shkaqet qė dihen s’gjej dot poezi tė freskėt.
- Edhe nė anglisht s’para gjen letėrsi bashkėkohore…
- Ē’po shkruan ? - u interesua mė pas Koēoja dhe ktheu veshin me tė cilin dėgjonte mė mirė.
- Kėto ditė pothuaj asgjė. Nuk jam i qetė. Kam pasur punė dhe telashe tė tjera.
Koēo Petroja fshiu buzėt me shpinėn e dorės, duke i mbajtur sytė e mistershėm mbi Sandrin djaloshar sikur pėrpiqej diēka tė sillte ndėr mend.
- Krijimtaria kėrkon t’u shmangesh sa mė shumė telasheve, - tha me njė nėntekst tė lehtė.
Sandri u pėrkul mbi tryezė, bashkoi pėllėmbėt e duarve dhe tha me indiferencė :
- Nuk ėshtė e lehtė t’u shmangesh.
Koēo Petroja bėri njė pauzė tė shkurtėr pavendosmėrie.
- Tė dėgjova me kujdes pardje nė kėshillin pedagogjik dhe tė ēmova pėr guximin tėnd, - nisi me qepalla gjysmė tė mbyllura. Por…si tė tė them…Meqė ra fjala, desha vetėm tė tė bėj ndonjė vėrejtje si mėsues i ri qė je, e si koleg tė tė jap ndonjė kėshillė shoqėrore, sigurisht nė qoftė se pranon…
- Vazhdoni, unė po ju dėgjoj !
- Nė mė dėgjon sadopak mua, s’e vlen barra qiranė tė ngatėrrohesh me ca punė tė kota pijesh tė drejtorit, apo qėndrime prepotente e justifikime mungesash nga ana e tij, - nisi e tha ai me njė ēiltėrsi tė shtirė.
Sandri po e ndiqte vėmendshėm e besėpakė nė dashamirėsinė qė tjetri rrekej t’i shprehte.
- Pse, ē’tė keqe ka ta kritikosh atė ?
- Ty mbase tė duket se ato qė hedh nė mbledhje janė ndoca fishekzjarre, po nė fakt hedh dinamit kundėr drejtorit. Vėrtetė s’e kupton se nė ēfarė ngatėrresash po futesh?…Unė mendoj se do tė vihesh nė ca telashe pa fund, sepse shigjetat e kritikės tėnde shkojnė edhe mė larg se drejtoria…
Sandri drejtoi shpinėn dhe u mbush me frymė.
- Ajo qė mendoj unė nė kėto ēaste ėshtė kjo: nė mos pėrherė, tė paktėn vetėm njė herė nė jetėn e tij njeriu duhet tė ketė besim tė patundur te drejtėsia e mendimeve tė veta, qoftė edhe sikur tė rrezikojė gjithēka…
Erdhi kamerierja la kafen bashkė mė gotėn e ujit.
- Do tė mė falėsh qė po tė them, - Koēoja piu gjysmėn e ujit, - ti e di nga letėrsia se vetėm Don Kishoti merrte pėrsipėr rreziqe tė kota…
- E ē’rrezik ka kėtu, mor profesor Koēo ! Pastaj si mund ta thuash kėtė pėr kohėn tonė ?
Koēoja rrufiti kafenė me dy gėrrqe tė ngadalta dhe ngushtoi gjoksin me njė gjest teatral.
- Mos u trego naiv, mor djalė! Nė ēdo kohė ka tė fuqishėm, mė pak tė fuqishėm dhe tė dobėt. Kėtė duhet ta kemi parasysh para se tė ndeshemi, sidomos ne, qė jemi thjeshtė mėsues.
- Kėtu ka njė tė vėrtetė, por njė tė vėrtetė pa rėndėsi, sepse unė s’u ndesha me personin dhe detyrėn e tij, po me praktikėn e punės qė mė duket e gabuar, me tė metat.
Koēo Petroja e zuri prapė filxhanin me tė dyja duart dhe e afroi te buzėt. Surbi dy herė radhazi, lėpiu buzėt dhe tha:
- E kuptoj semantikėn e fjalėve tė tua, dhe mos pandeh se tė vė faj. Pėrkundrazi i ēmoj pėrpjekjet e tua parimore, po a je i sigurt se mund tė fitosh gjėsend? Mos harro se ke tė bėsh me kuadro, me shefa…
- S’dihet, mbase mė ecėn,- shpotiti Sandri, me po atė gjuhė disi metaforike qė pėrdorte Koēoja.
Tjetri ngriti supet dhe kėqyri ngultas. Sandri e vėshtroi pak mė gjatė, si ata qė lozin duke u rrekur ta detyrojnė kundėrshtarin tė ulė sytė.
- A mund tė mė thoni ju, se ēfarė mė pret pas kritikės ndaj tyre, se jam rishtas nė punė dhe s’i kam provuar pasojat ?- iu drejtua ftohtė.
- Asgjė mė shumė, e asgjė mė pak, o poet i ri, veēse ta lėsh poezinė lirike nė kėtė vend pėllumbash tė ngrohtė e tė merresh me poezinė e erėrave tė acarta e tė ngricave… - u shpreh Koēo Patroja si me keqardhje.
- Keni vėrtet fantazi, por mė duket se frikėsoheni shumė nga nxjerrja nė shesh e tė vėrtetave.
Nė kėtė vetėsiguri qė shprehte ky djalė pa pėrvojė, kishte diēka qė ia ngrinte nervat Koēo Petros.
- Bėj si tė duash! - shtoi me njė ton qortues. - Po vetėm mos beso se me ca bllofe nga ato qė bėn ti, do tė arrish tė shkulėsh ndonjė titullar nga vendi !
- Mos fol kėshtu, profesor Koēo, ti po mė mėson tė bėhem servil i pėshtirosur !
Aty pranė nė njė kafaz ishte njė kanarinė e gjelbėr qė s’pushonte sė kėnduari. Koēo Petroja hodhi sytė njė grimė mbi tė, rrahu qepallat nėn gėmushėn e vetullave dhe tha:
- Duhet tė kuptosh qė ta dua tė mirėn dhe tė flas me sinqeritet. Mos e quaj veten Pjerin! Ai ėshtė komunist dhe s’ka ē’i bėn Vironi. Ndėrsa ti je hallka mė e dobėt pėr drejtorin dhe shefat e komitetit. Ata ty ta gjejnė kleēkėn kur tė duash. Mė vjen keq se je krijues dhe mėsues i njė lėnde qė kėrkon mjaft punė dhe ushtrim tė vazhdueshėm pėr ta dhėnė. S’ke kohė tė tepėrt tė merresh me “e lagu drejtori, s’e lagu.” Ty tė intereson mė mirė tė qėndrosh sipėr vezėve qė bėn vetė. Prandaj luaj rolin e atij qė as sheh, as dėgjon gjė dhe shihe si do tė pėrmbyset qė nga rrėnjėt opinioni i tyre pėr ty e do tė jesh fare i qetė.
Me durimin e vet tė pazakonshėm, Sandri po arrinte tė hynte nė tė fshehtat e kėtij njeriu, tek i cili qe koleksionuar thellė ideologjia e nėnshtrimit ndaj eprorėve, deri te shėrbimi qė u bėnte me pėrpunimin e kundėrshtarėve tė tyre dhe me vjeljen e opinioneve politike pėr denoncim.
- Tė jetė me tė vėrtetė kjo rruga e sigurt, tė cilėn unė s’kam filluar ende ta gjej ? - i tha Sandri me njė pamje tė menduar plot nėntekst.
Koēo Petroja hetoi njė grimė shprehjen serioze tė fytyrės sė Sandrit dhe iu duk se arriti mė nė fund ta thyej. Ai u squll menjėherė nė tėrė pamjen e tij dhe me naivitet tha:
- Pse, unė budalla jam qė u ruhem kėtyre sėmundjeve?… Mos kujton se s’di e s’mė vjen ndoresh tu bie kokės siē bėn ti? Po s’dua tė lodhem e t’i hap fushėbeteja vetes. Unė ua arrij tė gjitha qėllimeve me fjalėn e mirė, e cila vlen jo mė pak se puna e mirė. Unė or, djalė, futem tek ata qė kanė nė dorė vlerėsimin tim dhe tėndin. Dhe besoj ke parė e dėgjuar sa ēmime e lavdėrime kam marrė. Ē’tė kėrkoj tjetėr, kur me qetėsinė dhe urtėsinė time siguroj lumturinė ?
Sandri u mat t’i thoshte: “ I lumtur si krimbi nė mes tė mollės” po zėri iu ndal nė fyt.
Koēoja vijoi prapė mė pasion.
- Ti thua, bjeri drejtorit, apo kundėrvihu grave tė shefave dhe pastaj ata tė tė japim atė qė tė takon… Gabim fatal. S’ta japin kurrė, sado tė kulluar qofshin. Pa provo, jepu buzėqeshjen, shoqėrinė, gotėn… Atėherė nuk ke pėr tė qenė mė ai Sandri qė tė kthejnė kurrizin, po mėsues i dalluar qysh vitin e parė. Mund tė tė propozojnė edhe pėr titull.
Sandri kishte dėgjuar, por tani e kuptoi mirė se Koēoja ishte njė batakēi, qė fshihej nėn maskėn e njė babaxhani zemėrmirė. Shtrėngoi dhėmbėt dhe e kėqyri me ligėshti.
- Eh, more Koēo, sa shumė ndryshojmė ne tė dy ! - i tha me duf tė brendshėm. - Mua mė pėlqen mė shumė tė jem koka e njė zogu, sesa bishti i njė luani qė mbulon prapanicėn e ndotur tė tij…
Koēo Petroja mbeti i shokuar nga kjo goditje alegorike dhe pasi u pėrtyp, tha:
- Varet si e kupton tė qenurit bisht. Po ta marrėsh si gjymtyrė tė trupit, ai ka jo mė pak rėndėsi, sepse pėrbėn unitet me gjymtyrėt e tjera tė forta. Nė rastin pėr tė cilin flasim, drejtorė nuk do tė jenė tė tėrė, por tė jesh shok me tė, kjo ėshtė nė interesin e kujtdo. Ndryshe kėtu mos prit falje pėr gabimet !…
- Meqė dolėt me letra tė hapura, a mund t’ju pyes kush ju ka shtyrė ta bėni kėtė bisedė me mua ?
Koēoja shfaqi njė skėrmitje tė thatė dhe drejtoi vėshtrimin me njė pamje tė pėrhumbur.
- Njeriu qė gjallon brėnda qenies sime. Thjesht qė tė tė vij nė ndihmė si mėsues i ri, si koleg, si krijues, - tha.
Sandri buzėqeshi me shpoti. Vėzhgoi njė grimė njollėzat e mistershme qė pat lėnė kafja nė fund tė filxhanit tė tjetrit dhe i punoi mendja: “ Sot Koēoja ka pasur njė krizė tė papritur sinqeriteti dhe e ka harruar egoizmin e tij.
- Besoj, Koēo Petro, se ne e kuptojmė mirė njėri-tjetrin dhe nuk keni arsye tė dyshoni se unė nuk e ēmoj sakrificėn tuaj pėr tė mbrojtur interesat e atyre qė i mbani tė mbuluar. Paēka se sot padashur ju zbuluat krejt vetveten.
Pas kryelartėsisė e qėndrimit nė rolin e udhėheqėsit shpirtėror, kjo pėrgjigje i ra Koēos si njė shuplakė e rėndė qė e shastisi. U zbeh, deshi tė fliste edhe diēka, por iu drodhėn buzėt e s’dinte as vetė ē’kishte pėr tė thėnė akoma. Njė ndjenjė e qartė inferioriteti pėrballė kėtij “njomėzaku” e pushtoi befas dhe brofi nė kėmbė pothuajse i fyer.
- Qenka e kotė tė bisedohet me ty ! - tha zemėrthyer dhe, kryepėrpjetė bėri nga dera.
Sandri pagoi dhe doli. Gjithė rrugės i uturinte nė vesh zėri i Koēo Petros. Njė zė i ngjirur, i thatė si i veshur me ndryshk.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA