Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 27

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

27

Freskita u shfaq te dritarja e korridorit me tėrė gazin dhe hijeshinė e saj. Diēka fliste me gojė, me sy, me duar, me kokėn e vogėl ku i tallaziteshin flokėt e dendur. Diēka i thoshte me pasion e ėmbėlsi njė mėsuesi tė ri, qė vinte nga njė fshat i afėrt pėr tė zėvendėsuar ca orė njohuri tė marksizėm-leninizmit. Ishte njė djalosh me sy tė shpėlarė, tė kėrcyer, tė habitur, me kaēurrela si tė sajuara nė sallonin e permanentit, me ca sjellje e gjeste tė lehta. Nė ēdo lėvizje dhe fjalė tė tij ia kuptoje dėshirėn pėr t'u dukur.
Sandri nga larg po i vėzhgonte dhe pyeste veten. Pėrse vallė bisedonin ata tė dy? Cili qe lajtmotivi i atij dialogu aq patetik? Pėrse qeshte e shkrihej aq shumė ajo? Ishte njė e qeshur e fortė, nervoze, si e shkaktuar nga njė gudulisje. Megjithatė atij i ngjante si njė rrufe qė ia fuste shkarkesėn e vet tė zjarrtė nė tė gjithė trupin. S' e mbante vendi, sheshi i shkollės iu duk fare i ngushtė, asfalti sikur po i shkrihej nėn kėmbė dhe kėpucėt i qenė ngjitur nė tė. Bėnte t'i shkulte, por ishte e pamundur tė shkėputej nga ajo lėndė viskoze e trashė qė e kishte mbėrthyer. Kohė mė kohė vėshtronte pėrpjetė dhe zemra po i ligėshtohej. Ndiente nja lėmekje tė thellė, diēka qė po i pėrhapej nėpėr trup dhe po e qullte. “E ēuditshme qenka natyra e njeriut, mendoi. Mirė ky djalosh qė ka dėshirė tė bėjė dashuri nė dritare e tė ekspozohet sa mė shpejt, po ajo, si pranon ajo!..."
Freskita hidhte nga njė bisht syri drejt tij dhe ushqente me zjarr kuvendimin e saj. Qeshte e shkrihej sa e mbante gjoksin me dorė, bėhej prush nga fytyra e i mėshonte zėrit nė tonalitete tė tilla, sa e kishte lėnė tjetrin aty pranė krejt tė habitur me ēiltėrsinė e saj. Po edhe ai burreci i hollė e shtatgjatė, me fikthin e dalė te gurmazi, tamam si njė gjel deti qė i ka ngecur arra nė fyt, iu duk se po shpėrthente nga lumturia. Eh, Freskita, Freskita!- psherėtiu. Iu kujtuan takimet, shėtitjet, bisedat e ngrohta…Dhe kujtesa ėshtė torturė mizore pėr atė qė bėhet xheloz. Freskita kishte qenė pėr tė si njė vetėtimė lumturie e shkurtėr, qė ishte shuar aq papritur, sa pas dritės sė saj lėbyrėse e kishte lėnė si tė verbuar. S'kishte ditur ta fitonte zemrėn e saj... Oh, jo, ai s'ishte i zoti pėr kėso punėsh. Mbase fajin e kishte mungesa e pėrvojės. Sesi ishte tėrhequr e shmangur ashtu prej saj nė kėtė fund vjeshte! Tamam si blerimi qė largohet nga majat e maleve me afrimin e dimrit. Pak nga pak kishin rėnė e ishin reshtur tė tėra gjethet e fjalėve tė tyre. Pastaj ata kishin mbetur si dy drurė tė zhveshur, tė ftohtė, larg njėri-tjetrit. Po shkak ishte bėrė dimri. Viron dimri. Sa budalla ishte treguar qė ishte tėrhequr ashtu pa e ditur as vetė pse, nga fjalėt e vrazhdėta tė atij njeriu, nga thashethemet e pėrhapura, apo nga ca shenja kapriēioze tė Freskitės?... Ndjehej fare keq kur e shikonte atė kokoroēin syshpėlarė duke rėmuar me sytė kureshtar edhe pėrbrenda gjoksit tė saj. Dhe nuk duroi dot mė tej tė qėndronte pėrballė tyre, pėrballė njė femre qė tė sfilit me mospėrfilljen e saj. Ai e vėshtroi edhe njė herė i nemitur dhe mė sė fundi i shkuli kėmbėt nga asfalti, shkoi u ul te stoli prej betoni nė cep tė oborrit. U kėrrus mbi libėr pėr tė mos parė asgjė. Pėr tė harruar gjithēka. Pėrse vallė u trondita aq shume?- mendoi. Pėrse tė jem xheloz? Unė s'kam mbi Freskitėn asnjė tė drejtė... Pra, duhej tė ishte ndonjė ndjenjė e dhimbshme qė mė pushtoi pėrkohėsisht, sepse ajo ka jetėn e vet tė pavarur, nė tė cilėn unė s'kam asnjė arsye pėr t'u futur. Nė jetėn e saj unė s'jam veēse njė shtegtar i mjerė, qė i kalova pranė, shkėmbeva me tė pak fjalė dhe u nisa pėrsėri pėr nė shkretėtirėn e vetmisė sime. Kėsisoj unė nuk kam as edhe ndonjė arsye pėr t'u mėrzitur e pėr t'u pikėlluar nga kėto veprime tė saj. Po tė isha mendjendarė, duhej ta kisha kėrkuar mė me guxim rrugėn qė mė shpinte tek ajo... Iu kujtua se diēka i kishin folur prindėrit pėr njė vajzė ne lagje. Kėtej e tutje do tė mundohej ta shkulte nga vetja kėtė pasion demoniak qė i qe futur nė gjak dhe do t'u nėnshtrohej dėshirės sė tyre. Krenaria e tij ishte fyer keq.
Por edhe ngazėllimi i Freskitės nuk zgjati shumė. Ajo hodhi njė bisht syri tjetėr nga Sandri, qė ishte pėrkulur si i goditur nė zverk aty mėnjanė dhe atė ēast u bė krejt serioze. Mėsuesi i ri u habit aq shumė nga ky ndryshim i beftė, sa u duk sikur e theu atė arrėn e ngecur nė fyt. Pas pak ajo shkoi nė sallė, u lėshua nė karrige dhe vuri kokėn midis duarve. “Sandėr mė fal ! " i doli padashur e gati si fishkėllimė rėnkimi pėrmes buzėve. As vetė s'e di se si mė hipi tė sillem kėshtu, tha me vete. Sa mė shumė mundohem ta bėj atė tė pėlcasė, aq mė tepėr bėj "puf” pėr veten time. Ē'e bėn tė veēantė atė njeri qė s'mė shqitet nga mendja?...Ai duket krejt ndryshe nga kėta tė tjerėt, tė cilėve synimi pėr femrėn u lexohet qė nė sy. Sandri ėshtė i ndershėm, i sinqertė, i edukuar e me premisa tė shkėlqyera pėr t'u bėrė familjar e prind i mirė. Prind ?... Po sikur fėmijėt e tij tė dalin ashtu siē kishte thėnė Martela?... Sa budallaqe bėhem, a shkohet me mendjen e Martelės? Ēfarė s'ka thėne ajo grua e pėr kė s'ka folur... Po nuk e kuptoj as vetė si erdhi ashtu papritur shkėputja jonė. Mė duket diēka bėri ai, pastaj diēka bėra unė. Ishte si njė lojė me sapllaket e ujit, ku secili mundohet tė hedhė sa mė shumė pėr tė treguar se ėshtė mė i zoti pėr tė shuar urat e zjarrit. Dhe ja, herė unė e herė ai, e shuam zjarrin e dashurisė sonė. Po a e shuam vėrtetė?... Oh, unė ndjej pėr tė e mė rreh zemra njėsoj si mė parė. Po ai?... Mendja mė thotė se po. Mjafton dikush nga ne tė afrohet te tjetri. Po kush duhet te jetė i pari? Mbaj mend fare mirė qė ai vetė i pari mė ktheu krahėt. Tani duhet prapė vetė i pari tė mė kthejė fytyrėn... Sidoqoftė duhet bėrė diēka pėr ta rigjetur njėri-tjetrin. Mė rrėqethet mishi kur mendoj se njė tjetėr mund tė mė afrohet nė vend tė tij. Nuk e pėrfytyroj dot. Atė skėrfyellin, me tė cilin u gajasa pak mė parė pėr tė joshur Sandrin, s'do ta pranoja tė mė hynte as nė ėndėrr. Po sa loēkė qė u tregova !... Luadhet e vesuara tė syve tė saj plot dritė filluan tė njomėshtiten vetvetiu.
Miranda qė qe ulur pak mė tej iu afrua pa u ndier, u pėrkul dhe i vuri tė dyja trinat e duarve nė faqe.
- Ua, ti, Kita, digjesh prush ! Mos je gjė sėmurė ?
- Jo, kot. Se si mė hipi pak tė nxehtė,- tha me njė zė tė thellė e pakėz tė dridhur dhe shkundi kokėn e fėrkoi ballin.
- Vjen tė shkojmė bashkė tė tė hedh njė grusht ujė te ēezma ?
Ato u ngritėn e shkuan te kthina nė fund tė korridorit ku ishte vėnė njė lavaman. Nga dera e hapur e WC-ve amoniaku i urinės tė digjte sytė. Nė murin me gėlqere aty pėrballė dikush kishte shkruar ca emra vajzash. Freskita i fshiu me leckė.
- Si ndodhi, Miranda, qė u martove kėtu? - pyeti befas duke shkundur piklat e ujit e duke shtruar harqet e zinj tė vetullave me mollėzat e gishtave.
Tjetra ngurroi pak.
- Si tė tė them... Nuk e teproj po tė tė tregoj qė kam pasur disa propozime, qysh nė tė mesme e deri nė fakultet dhe i refuzova. Kėtu gjeta njeriun qė mė duhej. Fundja ne femrat, siē thotė mamaja ime, ku mbillemi nuk korremi. E rėndėsishme ėshtė tė gjesh shokun e vėrtetė tė jetės.
Freskita ngriti kryet dhe njė shkėlqim i beftė i kaloi nė tėrė fytyrėn. Ajo bėri dy hapa pėrpara pėr tė dalė nė korridor.
- Tė kuptoj, Miranda, dhe nuk jam aspak e qetė. Ku di unė, ndoshta ėshtė mosha…- tha duke u shprehur hapur te kjo shoqe.
- Ta besoj se e kam kaluar vetė kėtė fazė . Ne femrat bėjmė tė pamundurėn, duke u rezistuar tė gjitha nxitjeve biologjike, vetėm e vetėm pėr tė siguruar njė tė ardhme sa mė tė plotė.
Freskita mbeti njė grimė herė e nemitur. Pastaj nėn efektin e fjalėve tė Mirandės filloi ta ndjente mė thellė trishtimin. Sepse iu duk sikur ishte e padenjė pėr Sandrin. Dikur ajo e ēmonte vetveten nė tė gjitha anėt, kurse tani... Ndofta ngaqė ndjenjat e tyre ishin nė krizė. Dhe qė nga ky ēast ditėt e saj nė kėtė qytet sikur ngecėn nė vend e mezi ia linin vendin njėra - tjetrės.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA