Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 28

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

28

Nė laboratorin e fizikės ishin ndezur tė gjitha llambat fluoreshente. Vetėtinin nga tė gjitha anėt xhamat e mėdhenj tė stendave, brėnda tė cilave, ishin ndėrthurur njė mori aparaturash, qė vėrtetonin zbatimin e ligjeve kryesore, qysh nga fizika e lashtė e deri tek ajo moderne. Njė pyll i tėrė mė sinjale rreze, lente, tuba, projeksione, kabllo e tela pafund. Ky ishte ai laboratori i famshėm, i krijuar nga Mentori, qė e kishin zili tė gjitha shkollat e mesme. Pėr tė kishte shkruar gazeta “Mėsuesi”, kishte folur televizioni, kishte thėnė fjalė pėrgėzuese edhe vet ministri i arsimit.
Mėsues Mentori me njė trapan elektrik tė vogėl, sa njė pistoletė, shponte vrima nė njė pllakė fibre tė trashė, me tė cilėn do tė bėnte njė panel universal pėr demonstrimin e dukurive elektrike. Pesė maturantė tė zgjedhur prej tij me havie nė dorė ngjitnin rezistencat dhe kondesatorėt nėpėr tabelat e matjeve elektrike prej pleksiglasi transparent, pėr t’i pasur ēdo nxėnės nė bankėn e vet pėr punė tė pavarur nė orėn e fizikės.
Mentori i hodhi njė sy tė shpejtė orės.
- Shkoni tani, se ju mbajta shumė ! - tha i kėnaqur.
- Pse, sa vajti, profesor ? - pyeti Urani.
- Dy plot. Ikni se ju hahet!
- Po ju, profesor ?- u kthye Bardha nga mėsuesi qė s’po e lėshonte trapanin.
Mentori nėnqeshi lehtė dhe nxori shaminė fshiu ca pikla djerse mbi buzė.
- Ma dėrgoi gruaja drekėn, e kam matanė, nė aneks. Po tė doni, mund tė hamė bashkė !
- Ne e kemi gati nė mensė, po pse tė vazhdoni kaq vonė? - u bė kureshtar Ylli.
- Do ta mbaroj sot patjetėr, se mezi pres tė nis njė mjet qė kam gjetur te njė revistė e huaj.- Ai kundroi shoshėn qė kishte bėrė nė fibėr dhe fėrkoi mjekrėn e imėt, qė sapo kishte filluar ta ndiente nė faqet gjatoshe me njė lėkurė tė hollė, ku i dalIoheshin eshtrat e nofullave.
- Do rrimė edhe pak, apo jo, Uran?- tha Ylli.
- Edhe ēerek ore, u gjegj ai duke drejtuar me pincetė kėmbėt e njė rezistence. - kjo punė s’tė thotė, ik…
- Ti Ylli seē ke njė hije shkencėtari ! shpotiti Arjani.
Ylli qeshi dhe uli dorėn. Maja e nxehtė e havies u zhyt nė kutinė e pastės dhe lėshoi pėrpjetė njė fije tymi tė hollė.
- Eh, Ani vėllai, po tė qe me hije, shkencėtar bėhesha unė. Po ē’e do se ėshtė me tru dhe ky nder i takon Uranit.
- Ehė, mė ėshtė qepur mėsues Koēo Petroja e s’mė ndahet. - tha Urani buzagaz. - Prandaj ti, Ylli, bėj gati lutjen pėr degėn e fizikės.
- Mos bėj plane kot, mor djalė! - iu kthye Mentori. - Elektronika ka tė tashme tė ndritshme dhe tė ardhme tė shkėlqyer. Unė s’tė lėshoj, po mos mė fut kot nė duel me Koēon !…
- Profesor Koēoja ashtu u thotė gjithėve, njėrit, do tė tė bėj shkrimtarė, tjetrit dramaturg, tjetrit regjisor,- ironizoi Arjani. - Albanės i tha do tė bėj balerinė, sikur ai tė ishte baletmaestėr…
- Po ty, Bardha, ēfarė do tė tė bėjė, profesor Koēoja, suflere, apo sufllaqe ?- bėri humor Ylli.
Qeshėn tė gjithė. Mentori s’e kishte mendjen
- Mos u tall me mua ! - tha Bardha dhe ia vuri majėn e havies te gishti i madh.
Yllin kėrceu pėrpjetė dhe lėpiu gishtin.
- Mė dogje, moj budallaqe, ju ta maturės “A” jeni debila agresiv… - tha ai duke vėrejtur me kujdes vendin e skuqur.
- Ndėrsa ju tė maturės B jeni llafazanė klasikė! - ia ktheu Bardha.
Mentori ngriti kokėn.
- Ē’patėt, ju ishit mirė !
- Asgjė, profesor, ishte njė shaka e vogėl. - i vuri kapak Urani.
- E lamė te fizika,- vijoi Mentori.- i jap fjalėn atij qė do fitojė, se do ta ndihmoj me literaturė shkencore gjatė gjithė viteve tė shkollės sė lartė…
- Profesor, ju e dini qė mua mė tėrheq shumė fizika dhe sidomos ėndėrr e kam tė jap mėsim nė njė laborator si ky ! - u shpreh Urani me njė psherėtimė.
Ai burrė i mprehtė me tipare tė gjalla, me dy rrudha vertikale nė faqe e me sy shkrepėtitės, befas u gėzua si fėmijė.
- Laboratorin tėnd, kur tė vijė koha, do ta bėjmė bashkė, dhe shumė herė mė tė mirė se ky. Ti do tė bėhesh bir i vėrtetė i shekullit qė vjen. Po tani shkoni shpejt, se pėr pesė minuta mbyllet mensa ! - njoftoi me ton urdhėrues.
Nxėnėsit i uruan drekėn e mirė dhe dolėn me nxitim njėri pas tjetrit duke i lėnė mjetet pėrhapur nėpėr banka.
Mentori ktheu fibrėn nga drita. Qindra brima simetrike hodhėn dritė mbi trupin e tij hollak. Qe lodhur dhe e kishte marrė uria, aq sa i dridheshin duart, po nuk vendoste ta linte punėn. Pėr tė thonin se i kishte duart magjike. Dhe vėrtetė, ēfarė zinte dora e tij dhe nuk kthehej nė mrekulli. Aparatura tė sofistikuara, tė mbetura qosheve nėpėr ndėrmarrje pėr defekte qė s’i prekte njeri, televizorė, radio, magnetofona me dėmtime tė rėnda qė s’i rregullonte dot servisi i qytetit, po vetėm kur thirrej Mentori riviheshin nė punė. Dhe bėnte punė angari i gjori Mentor, se tė holla nuk pranonte nga asnjeri. Madje edhe stomakun e ruante nga alkooli i qerasjeve tė tyre. Lodhej, vuante pagjumėsinė dhe ligėshtonte shėndetin, vetėm nga pasioni pėr elektronikėn e nga dėshira pėr t’u bėrė nder tė tjerėve. Dhe s’ishin tė paktė ata qė i qepeshin, qė kėtu e deri nėpėr shkollat e tjera ku ngriheshin kabinete fizike.
Befas u shty dera dhe hyri papritur Drejtor Vironi. Shtatngrehur, i zbehtė e i rruar paq, ai pėrshkėnditi sytė e tij tė lyrosur mbi banka, ku ishin shpėrndarė njė mori rezistencash e pjesė tė tjera elektronike.
- Ē’kemi shoku Mentor ?
- Qetėsi. Punė. Shoku drejtor…
Vironi lėvizi njė grimė herė ngadalė, sikur numėronte hapat, pastaj i shkoi mėsuesit te tryeza me njė vėshtrim zhbirues.
- Ēar bėn me tėrė kėto materiale ?…
- Punoj.
- Ashtu, ė ? - e kundroi ngulmues. Tė kujt i keni kėto punė ?
- Tė miat, tė laboratorit, - e kėqyri me njė vėshtrim tė largėt, tė lodhur.
- Pa t’i shohim njė herė !…
- I pe, shoku drejtor, ē’kėrkon tė shohėsh mė?!
Vironi formoi njė nėnqeshje qesėndisėse nė cepat e buzėve.
- Besoj ka edhe tė tjera qė s’i kam parė, - tha duke shėtitur pėrsėri pėrmes bankave me duar tė shtrėnguara prapa.
- A s’mund tė vini njė herė tjetėr, kur tė jem mė me nge, se sot kam qėndruar jashtė orarit ta mbaroj kėtė punė qė kam nisur. - ia ktheu Mentori duke mos duruar mė tej.
Vironi bėri gjysmė rrotullimi ngadalė dhe zuri t’i afrohej me hapa tė matur si somnambul. Ecte me sytė tėrė kohės pėrdhe, si duket e shikonte laboratorin nga njė kėndvėshtrim tjetėr. Ndaloi dy hapa larg me njė shprehje tė plotpushtetshme nė fytyrė.
- Do t’i shohim tė tėra tani ! - tha prerė, i ngarkuar me dyshim prej Martelės.- Lėre punėn dhe hap aneksin e laboratorit !
Nė heshtjen qė pasoi, ata qėndruan njė grimė herė duke hetuar njėri-tjetrin.
- Tė tėra, kėrkojnė kohė. Do mė falėsh dhjetė minuta sa tė ha drekėn, se jam edhe pa mėngjes!…- ia ktheu Mentori krejt i trishtė.
- Po tė pres atėherė !- tha drejtori dhe bėri tutje nga stendat.
Mentori e kėqyri qejfprishur e i lėnduar. Njė re zymtėsie ia terratisi fytyrėn. Kėtė dikush e ka fryrė, mendoi dhe nxori njė psherėtimė lodhjeje tė dyfishtė nga puna dhe nga fjalėt. Ai shkoi nė aneks mori ushqimin e drekės qė i kishte dėrguar e shoqja nė njė tas plastmasi tė mbėshtjellė dhe u kthye nė tryezėn e vet krejt i heshtur.
- Eja tė hamė ! - i tha duke zbuluar tasin.
- Tė bėftė mirė ! Hėngra para se tė vij kėtu.
- Ju paskeni ardhur i pėrgatitur, kurse unė jo. Merreni kėtė revistė e mė ktheni krahėt! Nuk dua tė mė numėroni kafshatat, se thonė qė tė shkurtohen ditėt. - tha dhe i zgjati njė revistė astronomike.
Vironi doli njė copė herė nė korridor dhe u kthye pasi Mentori kishte mbaruar sė ngrėni. Shkuan tė dy hapėn derėn e aneksit. Drejtori dyshues u ra dollapėve rreth e rrotull. U ndal sipėr tryezės sė punės. Befas sytė e tij u bėnė mė tė ftohtė nga ē’ishin.
- Kjo radio e madhe e kujt ėshtė ?!
- Nuk ėshtė radio, ėshtė amplifikator.
- Tė kujt e ke ?
- Tė shkollės sė mesme tė minierave.
- Ē’kėrkon shkolla e minierave kėtu?… Kuptohet, nė rrugė private ata s’kanė si paguajnė, po pse duhet tė merreni ju me kėtė punė ?
- E di shefi i arsimit, qė u ka dhėnė kėtė pusullė pėr tek unė ! - dhe nxori nga sirtari njė copė letėr ia tregoi.
Vironi e lexoi, u pėrtyp njė grimė dhe nishani sa njė fasule nė faqe i vezulloi me njė ndriēim tė errėt.
- Ne bėjmė punėt e tė tjerėve dhe lėmė tonat…
- Mendoni se i kam lėnė ndonjėherė tonat ?
- Nejse, me qė ka thėnė shefi, ajo do bėhet se s’bėn. Po ti do tė punosh pėr ata qė do tė jap leje me shkrim unė… Po kjo radio e kujt ėshtė?- pyeti duke ngritur lart njė kasetofon dore.
- E kam tė njė shoku.
- Tė njė shoku nė mes tė materialeve tė shtetit?!- pyeti duke hedhur njėrėn vetull gati nė mes tė ballit nga ēmeritja.
Mentori nuk i dha pėrgjigje, e la tė bėjė punėn e vet.
- E kujt ėshtė ? - i mėshoi zėrit prerė drejtori.
- Personin nuk kam ndėrmend ta them…
Vironi nėnqeshi me ironi. “Ngeci karkaleci !”- tha me vete. Kėtu s’ka nga luan. S’ia vesh dot shkollave edhe kėtė. Ja ku doli dhe ajo ndėrgjegjja e tij “e kulluar” qė kėndon si gjel nėpėr mbledhje.- Dhe pak nga pak mori njė pamje tė nervozuar.
- Do ta thuash se s’bėn !… Ndryshe unė qė sot i bėj shkresėn kryesisė sė komitetit pėr masė ndaj teje !- tha kėshtu por u kujtua se kėtė mėsues e kėrkonte ndėrmarrja e mjeteve mėsimore tė Tiranės dhe rrethi ia kishte refuzuar kėrkesėn disa herė.
Nė sytė e Mentorit u duk njė ngurrim i thellė.
- Ska tė bėjė me asnjė lloj pėrfitimi. Pėr kėtė jam gati tė betohem pėr gjėnė mė tė shtrenjtė. Prandaj, ju lutem, tė mos ma kėrkoni personin, se s’dua tė merret nėpėr gojė !
Kureshtja i rriti pėrmasat e kėmbėnguljes tek Vironi.
- Lėri betimet dhe bjeri drejt, unė jam burrė, jam kuadro dhe s’marr njeri nėpėr gojė !
- Nuk e them dot. Pranoj ēdo masė, qoftė edhe tė pushohem nga puna…- nguroi mėsuesi me njė pamje tė lodhur e tė munduar.
- Mos i hap telashe vetes, ky muhabet mbyllet kėtu me sinqeritetin tėnd !- ngulmoi Vironi tashmė me pamje tė ndezur nga kureshtja e shumėfishuar.
Mentori bėri edhe njė pauzė ngurrimi tė gjatė duke e vėshtruar drejtorin nė sy. Pastaj tha :
- Sinqeriteti nuk ėshtė makijazh pėr tė ndryshuar pamjen nė ēdo rast, atė o e ke, o s’e ke. Po nė rastin konkret, detyrohem tė flas vetėm pėr shkak tė dyshimit qė keni krijuar pėr mua, shoku drejtor... Ėshtė kasetofoni i kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit.
- I shokut Sami ?- pyeti Vironi krejt i ēmeritur.
- Ka njė punė delikate, qė nuk ia bėnte dot servisi i qytetit. - shpjegoi me njė sarkazėm tė lehtė nė zėrin e tij.
- Bėja shpejt, se ai e ka me merak !- tha dhe mblodhi duart poshtė barkut, si tė ndodhej para vet kryetarit. Pastaj e pėrmblodhi veten dhe u pėrkul pėr tė parė edhe nėn tryezė.
- Tjetėr gjė tė huaj ke kėtu ?
- Jo.- tha dhe pėrgjigja njėrrokėshe e tij kumboi nė tėrė kabinetin.
- E thua me pėrgjegjėsi ?
Kėtij presioni, qė bashkėbiseduesi la tė nėnkuptohet, Mentori iu pėrgjigj:
- Ndryshe jam gati tė shkoj vet nė trekėmbėshin tuaj !
Vironi e kėqyri me ca sy asgjėsues. Mentori ndjeu bezdi nga ai lloj vėshtrimi.
- Mos kėrkoni tė zbuloni ndonjė material tė huaj edhe nė trupin tim, apo do tė mė shihni edhe nė tė brendshmet ?! - i tha i mėrzitur tej masės dhe durimhumbur.
- Do shohim tė brendshmet e laboratorit, pasi revizori i qendrės ekonomike tė bėjė dhe inventarin e materialeve tė blera ! - tha Vironi dhe doli me hapa tė shpejtė.
- Jam i gatshėm, nė ēdo kohė !…

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA