Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 30

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

30

Orkestra rifilloi me njė valle popullore. Zekmani lėshoi shishen e birrės mbi tryezė dhe brofi nga karrigia. Ai vėshtroi njė grimė rrotull, pastaj rrėmbeu Freskitėn pėr dore dhe e tėrhoqi pėr te sheshi i vallėzimit. Ajo u zhvendos pa dėshirė, me ca hapa tė ngathėt. Por duke parė se Zekmani nxori shaminė dhe nisi tė heqė vallen me ca pėrdredhime tė shkathta, hodhi njė buzėqeshje tė ėmbėl pėrqark dhe vijoi pas tij. Atėherė Visari rroku Sandrin pėr krahu dhe pas pak rrethi i valles mori formėn e plotė. I fundit nė kėtė gjeratore tė vrullshme hyri Vironi, i cili shkoi dhe u kap midis Linės dhe Mirandės. Nė kėtė vėrtitje tė shpejtė e marramendėse binte nė sy fustani i mėndafshtė ngjyrė lila i Freskitės dhe fundi i kuq me pala i Mirandės, qė valėviteshin si dy zambakė uji tė mėdhenj. Nė kėto ēaste ekstaze te tryezat kishte mbetur vetėm kujdestare Nevria me Martelėn dhe roja i natės. Aty-kėtu mes shisheve dhe pjatave zbardhnin ca fletė nderi qė kishte shpėrndarė organizata profesionale ma rastin e ditės sė mėsuesit. Jehonte korridori i mesit nga zėrat dhe sidomos nga xhazi qė binte me njė tingull tejet tė fortė.
Befas orkestra e preu vallen dhe ia nisi njė pjese ritmike. Mentori mori Mirandėn qė kishte pranė. Ndėrsa Visari, qė mbeti nė njėrėn anė me dorėn e Sandrit dhe nė tjetrėn me atė tė Freskitės, i afroi me forcė te njėri-tjetri. Ata qėndruan njė grimė tė stepur. Por Visari priti me njė vėshtrim ngulmues derisa krahėt e tyre u bashkuan nė vallėzim. Ishte njė ēast qė krijoi emocione tė papritura pėr tė dy. Freskita hodhi mbi tė njė vėshtrim tė pavendosur dhe uli kokėn padashur. Duke ndjerė ngrohtėsinė e dorės sė saj tė vogėl mes dorės sė tij, Sandri ndjeu edhe njė ērregullim tė lehtė nė zemėr. U ndėrmend atė ēast se Visari e kishte tėrhequr nė valle enkas. Ktheu kryet njė grimė nga tryezat dhe vuri re se ai buzėqeshte ėmbėlsisht.
Sytė e tė gjithėve po ndiqnin me kureshtje ēiftin e gjuhėve tė huaja. Sidomos mė tė habitur dukeshin sytė e Linės aty pranė, e cila tundej rėndshėm duke u rrekur herė pas here tė korrigjonte hapat sipas lėvizjeve tė ērregullta tė Vironit, qė nuk i pėrmbahej ritmit. E mbi tė gjithė tejet e mahnitur dukej Martela. Sytė e saj tė murrėt, qė vėrtiteshin tė shajnitur nė tė gjitha drejtimet, linin tė kuptoheshin qartė edhe mendimet pėrgjimtare prapa ballit tė nxehtė. Ndėrsa krejt ndryshe, Visari mund ta kthente tani gotėn e birrės fare i qetė dhe tė sodiste me kėnaqėsi ēiftin vallėzues, sepse mendja e tij punoi me shkathtėsi pėr tė ndėrtuar urėn e duarve qė do tė lidhnin dhe zemrat e tyre.
Freskita kishte mbėshtetur nė supin e Sandrit njė dorė tė lehtė, gati si pupėl dhe kėrcente po aq lehtėsisht. Erėmimi i saj ia mbushi atij mushkėritė plot. Pasioni i dikurshėm pėr atė vajzė filloi ta trazonte me forcė pėrsėri dhe ai po habitej me vete si iu fshi kėshtu nga mendja gjithė zemėrimi i mėparshėm me njė afrim tė saj. Tė dy kishin dėshirė t'i thoshin diēka njėri-tjetrit, por sytė pėrqark qėndronin tė pikėzuar mbi ta dhe nga tė gjitha drejtimet kishte vėrshuar njė rrymė e lehtė pėshpėrimash. Kaluan disa minuta qė ndodheshin nė krahėt e pėrbashkėt, mirėpo s'guxonte asnjėri tė fliste apo ta vėshtronte tjetrin drejt. Ata s'po e gjenin dot pėrsėri atė rrugėn e dikurshme tė bisedės sė lirshme e tė ngrohtė. Vazhdimėsinė e shprehjeve tė tyre miqėsore intime, e pengonte tani boshllėku qė kishte krijuar koha e gjatė e heshtjes.
Sandri hodhi njė vėshtrim tinėz dhe duke vėnė re atė mėnyrėn se si ajo i shtrėngonte buzėt, u kthye anash mė i pavendosur nga ē'ishte mė parė. Kėshtu kaluan ēaste tė gjata kur secili priste nga tjetri tė thyente akullin.
Mentori mori tri shishe birrė dhe shkoi te orkestra. Pasi u la edhe nga njė cigare mbi tryezė, i porositi qė ta vazhdonin kėtė vallėzim sa tė ishte e mundur mė gjatė. Kitaristi njė beqar simpatik me ballin tė mbuluar nga flokėt pis tė zinj qė e thėrrisnin Fonsi, i shkeli synė dhe buzėqeshi nė shenjė miratimi.
Muzika vazhdonte tė mbushte sallėn me tinguj tė fuqishėm dhe pak nga pak po bėhej lodhėse. Lina Ēina po torturohej nė krahėt e ngathėt tė Vironit. Dy, tri herė ajo hodhi vėshtrimin nga orkestra dhe duke pikasur sytė e kitaristit qė ndiqnin me ėndje ēiftin e ri, i bėri njė shenjė si pėr t'i thėnė: "Mjaft mė!", por ai as qė e vuri re.
Sandri kundroi flokėt e derdhur mbi supet e Freskitės, pastaj ballin me njė shteg tė ndritshėm qė ēante pėrmes kokės dhe u mat t'i thoshte: "Nė qoftė se ne tė dy s'u bėmė miq, armiq s'ka pse tė jemi, sepse nuk na pengon asgjė pėr tė qenė shokė tė mirė." Por kjo iu duk njė shprehje tepėr prozaike. Duhej gjetur diēka mė e bukur, po s'e gjeti dot. Megjithatė ai vendosi tė shprehet me fjale qė, pėr shkak tė paqartėsisė sė plotė, mund ta ndiznin kėrshėrinė e saj pėr tė folur.
- Tė paktėn kolegė tė mirė mund tė ishim, apo jo?...
Freskita ktheu kokėn ngadalė dhe e kėqyri pakėz nė sy. Vėshtrimi i saj dukej sikur kthehej nga njė largėsi e madhe, gati kozmike. Por nė tė vėrtetė ndjeu mėshirė pėr tė. Megjithatė tani kishte mėsuar nė mėnyrė tė mrekullueshme ta zotėronte veten para tij, ndonėse komedia qė luante po fillonte t'i rėndonte.
- Natyrisht !... - ajo u gjegj ftohtė, edhe pse brėnda vetes, kishte njė flakėz tė vogėl qė xixėllonte e priste vetėm erėn qė t'i frynte e ta gjallėronte. Vėshtrimi i tij po i depėrtonte gjithnjė e mė thellė dhe tani qė e ndiente fare pranė zemrės, do tė kishte dashur tė hapej menjėherė, e shtyrė pėr mė tepėr nga vendosmėria e atyre syve qe rrėmonin kaq shumė. Por mendoi se ishte ende shpejt. U mbush me frymė, uli kokėn pėr tė kundruar lėvizjen e kėmbėve dhe nė ballin e saj u duk ajo rrudhėz e vogėl e inatit krenar qė Sandri e njihte aq mirė.
Gjesti i saj iu duk Sandrit sikur ajo deshi tė thoshte: Nuk e kam tė lehte pas kaq kohėsh... Ai vezullim qė pa tek ata sy nė atė grimė kohe e bėri tė mendojė se ajo duhej tė ndjehej e fyer rėndė nga heshtja e tij e gjatė. Mė tej ai vuri re se ajo e tėrhoqi edhe atė pak peshė qė ua kishte besuar krahėve tė tij nė vallėzim, me njė mėnyrė lehtėsimi tė tillė sikur i avulloi nėpėr duar. Dhe tani ai thuajse gati-gati po kėrcente me njė zog. I shtyrė nga ky ndryshim i ēuditshėm, e kėqyri me vėrejtje nga koka te kėmbėt. Vėshtrimi i ethshėm i tij preku nė mėnyrė tė padukshme ēdo pjesė tė trupit tė saj tė hijshėm dhe befas iu duk sikur rreth gojės i dalloi njė lėvizje tė lehtė tė buzėve, qė vizatonte fillimin e njė buzėqeshjeje. Por jo, avullimi i saj nga krahėt dhe qėndrimi i ftohtė ishte njė grusht pėr shpresat e tij tė humbura me kohė. Ato buzė tė shtrėnguara qė s'donin tė flisnin, i shkaktuan njė tundim tė papritur qė e tėrboi. Aq sa i gjithė vullneti po e shtynte pėr tė komunikuar me ēdo kusht.
Vironi po vėrtitej tani gjithnjė e mė rėndė. Duke parė se orkestra s'kishte ndėr mend tė ndalej, Lina Ēina u mat ta linte vallėzimin. Por druajti se partneri i saj do tė prekej nga njė sjellje e tillė. Ishte Vironi ai qė me frymėmarrje tė rėnduar nga lodhja kapitėse u foli orkestrantėve. Dhe vetėm fjala e tij pati forcė tė pakundėrshtueshme qe ta presė si me thikė atė vallėzim kilometrik.
Pak minuta para mbarimit tė mbrėmjes, Sandri mendoi ta shoqėronte Freskitėn pėr njė copė rrugė. Por pėr habinė e tij, ajo qė dikur tregohej aq e gatshme tė qėndronte pak me tė, tani ktheu shpinėn dhe te dera e jashtme i futi krahun Mirandės. Nganjėherė njeriu s'e di as vetė pse i nėnshtrohet aq tepėr sedrės pėr tė mos bėrė atė qė dėshiron nė tė vėrtetė. Me atė vetėpėrmbajtje tė jashtėzakonshme pėr t'u treguar krenare dhe e ftohtė, ajo e ēakėrdisi fare Sandrin. Ai mendoi atė ēast se mes tyre gjithēka kishte marrė fund njė herė e pėrgjithmonė. Nė pėrfytyrimin e tij vetėtiu pėr njė grimė figura e mėsuesit tė Njohurisė, i cili duhej tė ishte bėrė i pranishėm nė zemrėn e saj kohėt e fundit. Kjo e bėri tė ndjej aty pėr aty njėlloj pėrēmimi pėr kėtė vajzė. Ishte Zekmani ai qė e nxori nga kėto ndėrmendje duke i futur krahun dy hapa tej derės sė jashtme.
- Eh, mor Sandėr vėllai, kot thonė: kush rri nėn dardhė ha kokrrat, dardhat tona vijnė i llupin ata tė fshatrave...
Sandri e kėqyri ftohtė dhe nuk foli. U shkėput prej tij pak mė tej dhe shkoi nė dhomė me kokėn qė i peshonte rėndė mbi supe. E ndiente veten krejt tė braktisur. Po e brente krenaria e mashkullit tė papėrfillur. Zemėrimi dhe padurimi qė provonte sonte po ia pėrshkonte dhimbshėm gjoksin.
Gjatė njė ēerek ore, qė kaloi derisa arriti nė dhomė, edhe Freskita e ndjeu veten tė pėrkulur nga mendimi se kishte mbetur e vetmuar e pa ngrohtėsi dhe mallkoi kryelartėsinė e tepruar tė saj.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA