Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 31

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

31

Urani, qė hyri nė sallėn pedagogjike pėr tė marrė shkumėsa, vuri re edhe shėnimin nė dėrrasėn e zezė. Mėsuesit lajmėroheshin pėr vizitėn qė do tė bėhej tė nesėrmen nė shtėpinė e Mentorit me rastin e ditėlindjes. Ai shkoi nė klasė dhe, pasi u tregoi shokėve, ishte i pari qė shfaqi mendimin pėr t'i bėrė mėsuesit njė surprizė. Nxėnėsit e maturės "B" u mblodhėn kokė mė kokė. Dikush kishte mendimin t'i blinin njė stilograf. Njė tjetėr propozoi pako me libra. Por nė fund fitoi Nuz kokėmadhi, i cili solli argumente mjaft bindėse:
- A e keni parė, more ēuna, si hyn e del "Qartė-sakti" me libra nėn sqetull.... kush mund tė mė thotė mua, se i ka zėnė syri qė ndonjė nga librat e tij t'i ketė tė dy kapakėt?... Asnjėri. T'i blejmė njė ēantė, them unė !
Klasa e duartrokiti pa fjalė. Urani mblodhi tė hollat qė dha secili sipas dėshirės. Pastaj po atė ditė bashkė me Arjanin e Migenėn shkuan dhe blenė njė ēantė dore prej igeliti nė ngjyrė tė zezė tė ndritshme. Tė nesėrmen nė mėngjes Albana me Olsėn pėrgatitėn edhe njė buqetė tė madhe me trėndafila tė freskėt dhe i mbėshtollėn me kujdes. Migena, si letrare e talentuar, formuloi urimin dhe ndėrmjet nxėnėsve tė kėsaj klase, qė pėr ēudi kishin qėlluar me shkrim tė keq, zgjodhi Yllin. Ky shkroi me kujdes: "Mėsuesi ynė i dashur i fizikės dhe astronomisė! Matura "B" ju uron nga zemra jetė tė gjatė, lumturi nė familje dhe suksese nė punėn tuaj plot pasion pėr pėrgatitjen e talenteve tė ardhshėm tė shkencės. Sa pėr kujtim aq dhe pėr respekt pranoni nga ne kėtė dhuratė simbolike."
- Vazhdo shkruaj aty! - diktoi Nuzi duke kėrcyer nga baka me gishtin tė zgjatur pėrpara.- Njė ēantė pėr librat e tua pa kopertinė dhe njė tufė trėndafila pėr zemėrbardhėsinė !
- Mjaft, ē'janė kėto budallallėqe! - u hodh Albana duke i dhėnė fytyrės njė shprehje tė qartė pakėnaqėsie, - Mėsues Mentori s'ka nevojė pėr bejtet e Hasan Zyko Kamberit tė klasės sonė...
- Shkruaji, se pėr krye tė nanės, e grisa atė letėr dhe e shkrova vetė! - ngulmoi ai me sytė qė i shkėlqenin ga pasioni.
- Ato dy vargje duhen shkruar, - tha Gena me vendosmėri, - Nuk ėshtė fjala pse i dhurojmė ēantė e jo diēka tjetėr, se atė ai e kupton vetė, po pikėrisht pėr atė fjalėn e fundit: " Zemėrbardhėsinė". Ah, si ia ke gjetur, more Nuz, tamam, tamam siē i takon. S'mund tė thuhet fjalė mė e bukur pėr mėsues Mentorin!
Arjani e ndoqi mimikėn e fytyrės sė saj duke imituar padashur tė njėjtėn shprehje me fytyrėn e vet.
- Duhen shkruar, mos e diskuto, Albana, - thirri fort Urani,- shkruaji edhe ato!
Nuz kokėmadhi kėqyri nė mėnyrė triumfuese Albanėn pastaj ktheu bustin e vet nga tė dy anėt e klasės dhe tha me madhėshti:
- Nuk flas kot unė ! Jo po ta dijė edhe kush nuk e ka ditur! …
Orėn e tretė matura B kishte astronomi. Me tė mbaruar e dyta, ata nxorėn Yllin nė korridor qė tė lajmėronte ardhjen e mėsuesit dhe i vunė llozin derės. U ulėn tė gjithė nėpėr vende me njė heshtje tė pazakonshme dhe prisnin me emocion. Minutat e kėtij pushimi mezi ecnin.
- Ne i bėjmė petullat me ujė,- pėshpėriti Olsa,- Po sikur ai tė thotė: Merreni kėtė ēantė ēojeni atje ku e keni blerė, se unė jam me rrogė e s'kam nevojė tė ma blini ju me ato qindarkat tuaja tėrė vaj tė kthyera resto nga baraka e petullave?
- Atė s'e thotė ai, se ka mend mė shumė se koka jote, - ia ktheu Urani. - Po edhe sikur tė thotė ashtu, di unė ē'i them !
Nuz kokėmadhi mezi po duronte dhe kėto fjalė e mėrzitėn tepėr.
- Atėherė unė marr ēantėn dhe ia ēoj nė shtėpi me njė copė letėr tjetėr ku i shkruaj: Mos e kthe ēantėn e mbushur me tridhjetė respekte, se zemrat s'ti japim dot, na duhen pėr vete!..
Qeshėn tė tėrė aq sa zunė gojėn me dorė pėr tė mos bėrė zhurmė.
Ylli po sillej pėrqark sallės sė mėsuesve. Sapo ra zilja, kėqyri nga xhami i derės dhe kur pa Mentorin qė zgjati dorėn te regjistri, ia dha vrapit nėpėr korridor. Trokiti tri herė fort dhe hyri me rrėmbim.
- Po vjen, po vjen,- thirri me sy tė ndezur dhe shkau vrikthi mes bankave.
Zemrat e tė gjithėve zunė tė rrihnin me tėrė forcėn e padurimit dhe tė kureshtjes sė moshės, e cila nganjėherė krijon ēaste emocioni edhe pėr gjėra pa shumė rėndėsi. Klasa e mbajti frymėn pėr tė dėgjuar hapat e tij qė sa vinin ndiheshin mė fort. Befas u hap dera dhe Mentori fytyrėhequr e zbuti menjėherė atė zbehtėsinė e zakonshme tė lodhjes e tė gjumit tė paktė. Pėrshėndeti butėsisht, bėri njė shenjė qė tė uleshin dhe shkoi te katedra. La fletoret e punės dhe njė revistė astronomie qė kishte nėn sqetull.
Sytė e zjarrtė tė nxėnėsve ndiqnin ēdo lėvizje tė tij. Ai lexoi pusullėn me njė frymė dhe nė dy vargjet e fundit qeshi me gjithė shpirt. Kėmisha e bardhė u luhat njė copė herė nga dridhėrimat gazmore tė kraharorit tė tij skeletik. Pastaj mollėzat iu pėrskuqėn, gjaku iu mblodh i tėri nė fytyrė dhe ngriti kryet. Shikimi tij, u bė mė i ngrohtė e mė i butė dhe i mbuloi tė tėrė nxėnėsit, si njė ledhatim i drejtuar tek tė gjithė njėherėsh.
- Shumė faleminderit, pėllumbat e mi ! - tha me njė zė tė dridhshėm qė mezi u dėgjua. Tejet i prekur shpirtėrisht nga gjesti i tyre, i hutuar e si i tėrhequr nga njė forcė magnetike, ai mori tufėn e trėndafilave bashkė me karrigen e vet dhe shkoi mes bankave. U ul pranė tyre me po atė vėshtrim tė ėmbėl e tė ngrohtė pa e ditur as vet se ē'bėnte . Sytė i ishin bėrė tė ndritshėm e pakėz tė lėngėzuar nga emocioni. Prej tyre buronte njė dritė e kthjellėt qė shkonte e binte pareshtur te secili . - Do tė mė falni, po sot nuk jam nė gjendje t'ju bėj mėsim... Jam shokuar keq nga tensioni maksimal i respektit tuaj tė sinqertė. Kėtė orė do ta zėvendėsojmė njė ditė tjetėr. Qartė dhe saktė, tė enjten qė keni katėr orė....Afrohuni tė gjithė kėtu! Dua tė bisedojmė sė bashku, ja, kėshtu shtruar, si shokė e miq tė vjetėr qė jemi... - ai u mori erė trėndafilave dhe ashtu si i dehur nga aroma e tyre e nga njė gėzim gati fėminor filloi t'i pyeste e t'u trazonte ėmbėl ėndrrat e tyre tė zjarrta. Mbase kėto ēaste do ta bėnin mėsuesin e fizikės mė tė pashlyer nė kujtesėn e tyre.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA