Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 32

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

32

Tė ishte rastėsi caktimi i Freskitės nė ditė shėrbimi tė pėrbashkėt me Sandrin, apo instruktores faqekuqe i vinte keq qė ata tė dy vazhdonin tė rrinin kokėmėnjanė? Kur lexoi listėn e re, Sandri u trondit lehtė, por edhe ndjeu pėrbrėnda njė dėshirė tė fshehtė pėr t'u afruar sadopak me Freskitėn. Ai priti me kureshtje si do tė reagonte ajo kur t'i shihte emrat pranė njėri-tjetrit.
Por, siē ėshtė e kuptueshme, Freskita shkoi te tabela e lajmėrimeve bashkė me Mirandėn dhe la tė kuptohej se e quante kėtė njė rastėsi krejt tė zakonshme. Sytė e saj ishin atė ēast mė tė pakuptueshėm nga ē'e priste Sandri, qė bėnte sikur lexonte nė njė skaj tė sallės.
Pas tri ditėsh, nė orėn shtatė e gjysmė, ata nėnshkruan procesverbalin tė dy njėherėsh, morėn nė dorėzim ēelėsat bashkė me materialet e tjera dhe qėndruan pėrballė njėri-tjetrit nė njė ēast, kur dikush duhej tė fliste i pari pėr ndarjen e detyrave. Atė grimė kohė qė sytė e Freskitės u zhytėn nė sytė e tij, ai u mundua tė shmangej qė ajo tė mos e kuptonte sa i tronditur ishte nė tė vėrtetė.
- Ta bėj unė paradite, apo do ta bėsh vetė ? - pyeti ajo me njė zė te qetė, por disi tė dridhshėm.
Sandri pėrkuli kokėn pakėz mėnjanė, se vezullimi i ninėzave tė saj ishte si i dy gjilpėrave qė e shpuan menjėherė nė zemėr.
- Si tė duash ti, Kita... - tha ultas e me ėmbėlsi.
Nė kėtė zė kishte diēka qe e turbulloi Freskitėn. Ajo ndjeu se shkurtimi pėrkėdhelės i emrit seē trazoi nė ndjenjat e saj dhe nėnqeshi fare lehtė. Por bėri menjėherė sikur u pėrmend dhe kėqyri orėn.
- Atėherė unė po i bie ziles pėr rreshtimin e shkollės - tha dhe shkoi me hap serbes e shtypi butonin nė cep tė murit. Ushtuan gjithė korridoret deri jashtė te sheshi nga tri zilet e fuqishme qė kumbuan njėherėsh nėn gishtin e hollė tė asaj krijese nazike e delikate.
Gjithė paraditen Freskita kreu detyrat lehtėsish dhe nuk ndjeu asnjė nevojė pėr ta thirrur Sandrin nė ndihmė. Por, pikėrisht nė fillimin e orės sė pestė, kur ai kishte mbaruar me klasat e veta dhe kishte shkuar pėr tė ngrėnė drekėn, nxėnėsi dezhurn e lajmėroi se te dera e jashtme priste njė grua qė kėrkonte Sandrin. Fjala "grua" edhe e pa pėrcaktuar si moshė, ishte pėr Freskitėn si tingėllima e njė zilje elektrike qė ra me alarm nė gjoksin e saj. Ajo zbriti menjėherė shkallėt dhe gjeti tė ulur te karrigia e nxėnėsit njė figurė ēuditėrisht tė ngjashme me atė tė Sandrit. Ishte njė grua rreth tė dyzetepesave, me flokė tė errėt qė vezullonin nga thinjat. Kishte njė fizionomi tė ėmbėl e tipare tė rregullta, qė tė bėnin tė mendoje se nė rininė e saj duhej tė kishte qenė mjaft e bukur. Kishte lėshuar te kėmbėt dy ēanta dore tė ngjeshura deri te zinxhirėt dhe dukej e lodhur nga rruga.
- Jam mamaja e Sandrit, - tha ajo duke u ēuar ngadalė e me njė buzėqeshje tė vetvetishme. - Mund ta thėrrisni cazė tė dalė?
Diē lėvizi thellė nė qenien e Freskitės dhe pak nga pak iu skuqėn faqet si e zėnė nė faj. Ajo mbeti shtang pėr pak sekonda duke hetuar me kujdes ēdo shprehje tė asaj fytyre plot shėndet e me sy tepėr tė gėzueshėm. Pastaj i tha se i biri kishte dalė, po do interesohej qė ta thėrrisnin. Gjeti aty pėr aty njė nxėnės dhe e dėrgoi nė restorant ta lajmėronte. Gjatė minutave qė pasuan me pyetje tė pėrgjithshme nga tė dy anėt, Freskita vuri re tek ajo grua njė logjikė tė kulluar, njė kthjelltėsi mendimi dhe njė ngrohtėsi njerėzore tė habitshme. Duke i shkuar mendja te fjalėt e mbrapshta tė Martelės dhe Linės, ndjeu befas se iu mbush gjoksi plot me zemėratė tė hidhur.
E ndihmoi gruan tė mbanin ēantat dhe e ngjiti tė priste nė sallėn e mėsuesve pranė stufės. Mjaftuan pak minuta qė ato tė afrohen me njėra -tjetrėn e tė ndjehen sikur njiheshin prej kohėsh. Njėra tha me vete: lum im bir qė paska njė shoqe tė tillė kaq tė mirė dhe tjetra: Lum Sandri qė ka njė mama si kjo.
Freskita i ra ziles dy minuta pėrpara, se nuk i durohej sa tė dilnin ato tė dyja nga mėsimi e ta gjenin aty. Sot do t'u dilte pėrballė patjetėr. Kishte ndier dhe ajo kundėrshti tė brendshme pėr fjalėt apo veprimet e tyre tė shtrembra, por nuk kishte dashur tė prishte gojėn me to. Mendonte se ishte e pėrkohshme kėtu dhe nuk donte tė linte kujtime tė hidhura. Por tani qė u duk fare qartė se fjalėt e tyre kishin qenė vetėm njė trillim keqdashės pėr tė vrarė dashurinė e saj me dyshime, kishte ardhur tamam rasti kur duhej tė shfrynte dufin e mbledhur.
E para hyri duke u tundur Lina Ēina. Hodhi regjistrin dhe psherėtiu duke u ankuar se orėt e fundit mezi shtyheshin. Pas saj u duk edhe Martela me njė shprehje tė spikatur mėrzie nė fytyrėn e lyer e tė ngjyer pa kursim, ku pudra i kishte dhėnė pamjen e njė maske prej allēie. Tė dyja njėherėsh ato u drejtuan pėr te stufa. Gruaja e panjohur lėvizi nga karrigia dhe i dha fytyrės njė shprehje tepėr dashamirėse, me tė cilėn u bė gati tė pėrshėndeste koleget e djalit. Por Freskita kėrceu nė ēast:
- Ėshtė mamaja e Sandrit!- tha dhe ndoqi me kėrshėri tė ndezur shprehjen e fytyrave tė tyre nė kėtė ballafaqim krejt tė papritur.
Atė ēast buzėt e mbledhura nė njė vijė tė hollė tė Martelės, qė nuk qeshte kurrė, u drodhėn pak dhe u liruan nga shtrėngimi pas dhėmbėve nė njė buzėqeshje tė rreme, tė paturpshme.
- Uaaa! - ia bėri, duke u shtirur me atė pėrzemėrsinė e saj tė sipėrfaqshme. - Kemi patur shumė dėshirė tė shihnim njė herė mamanė e Sandrit, se kemi dėgjuar qė ėshtė goxha grua. Dhe ashtu qenka vėrtetė!
- Kemi qenė vėrtetė kurioze ! - e pasoi Lina Ēina me njė skėrmitje pa lezet dhe e gjendur krejt nė befasi vėshtroi nga Martela.
Freskita ndjeu se neveria qė i shkaktoi dyfytyrėsia e tyre, po e bėnte tė humbte arsyen, por u pėrmbajt. Ato lėshuan njė mori fjalėsh, qė nė thelb ishin tė tėra hipokrizi pa cipė. Derdhėn lėvdata pa kufi pėr tė birin e kryqėzuar me urrejtje prej tyre dhe u kthyen pėrsėri tek e ėma. Ajo hyri shpejt nė bisedė me to, i falėnderoi pėr konsideratat qė shprehėn pėr krijesėn e saj tė dashur dhe u dha tė kuptonin se ishte njė grua e qytetėruar. Tėrė qėndrimi i saj shprehte mirėnjohje tė thellė pėr pėrkrahjen qė ato i paskėshin dhėnė djalit tė saj si mėsues i ri nė kėtė shkollė. Ndėrsa Freskita sa s'po pėlciste pėrbrėnda nga kjo farsė e idioteske qė po luhej aty para syve tė saj. Nė kėto fjalė e sipėr hyri rrėmbyeshėm duke dihatur Sandri, i cili iu hodh sė ėmės nė qafė me tė puthura tė pėrmalluara. Pastaj e mori pėr krahu me dashuri dhe, pasi rrėmbeu ēantat me dorėn tjetėr, bėri pėr nga dera. Entuziazmi qė la pas kjo skenė hareje shkaktoi heshtje pėr pak sekonda.
- Ēudi! - thanė ato tė dyja nė njė gojė dhe kundruan njėra-tjetrėn me njė habi tė rreme e djallėzore.
Freskita e mbushur deri nė grykė u hodhi njė shikim tė pėrqendruar dhe u bė gati tė shpėrthente. Kishte pasur gjithnjė frikė nga sytė e tyre tė mprehtė qė prisnin si thika, por tani vetėpėrmbajtja qė i kushtoi aq shumė mundim, mori fund...
- Si duket, ju tė dyja edhe kur trilloni, filloni tė besoni vetė aq shumė nė ato qė thoni, sa ju vjen ēudi kur ju del gėnjeshtra nė shesh ! - tha me vėshtrim tė ashpėr e me mllef tė dukshėm.
- S'po tė kuptojmė,- u hodh Lina Ēina e prishur nė fytyrė, - pėrse e ke fjalėn ?
- Mos u shtirni edhe me mua, si me atė tjetrėn qė s'ju njeh, se e dini fare mirė qė e kam dėgjuar tė tėrė muhabetin tuaj me zė tė lartė atje te paralelet !...
- E ē'do tė thuash me kėtė? - kėrceu me turfullim Martela duke krijuar njė hark vetullor tė dridhshėm nga nervozizmi.
Freskitės i rrahu fort njė damar i fshehtė nėn lėkurėn e qafės dhe nė grykė iu mblodh njė lėmsh i hidhur.
- Dua t'u them, sidomos ty, shoqja Martelė, se ke njė fantazi tė mahnitshme pėr tė thurur legjenda nga mė makabret, me tė cilat s'po i lė rehat njerėzit qė kėtu e deri nė Korēė te kjo grua e "ēmendur" me njė barrė mend, qė ta mbylli gojėn sot.
Martela e kapur "mat", u gjend pa fjalė nė gojė pėr njė grimė herė. Ajo u pėrtyp pakėz. Pastaj mblodhi buzėt si zakonisht nė njė vijė tė hollė dhe tha me zėrin e njė tė plagosuri pėr vdekje:
- Me tė dėgjuar e kisha dhe unė, s'kam thėnė se i kam shkuar pėr vizitė nė spital...- kakarisi si ndonjė pulė e qullur nga breshėri.
- Edhe sikur tė jetė kėshtu, mos u merr kaq shumė me tė thėnat e tė tjerėve, pėrderisa e di mirė qė, po t'i thuash ti, ato s'i dėgjon mė njeri.
Martelės iu drodh vetulla hollake si tel i kėputur dhe sytė i vezulluan si zhivė. Nga ato fjalė pati ndjesinė sikur tjetra i shqeu befas rrobat e trupit dhe e la krejt lakuriq nė sytė e tė gjithėve.
- Moj vajzė pa edukatė! - brofi me njė zė qė tė therte veshin e tė fuste krupėn. - Si shumė e ke ngritur bishtin pėrpjetė ti kėtu, si e ke hallin?
Ajo i tha kėto fjalė me njė pėrbuzje e pėrēmim qė iu ngul Freskitės mu nė zemėr.
- Kam hallin tėnd, se edhe me mua kishe mbetur pa u zėnė... Sillu si njeri, nė mos nga respekti pėr vetveten, tė paktėn pėr hir tė profesionit…
Martelės iu drodh i tėrė shtati sikur ta kishte zėnė ngėrēi, dhe shpėrtheu sėrish me tėrė zemėrimin e saj:
- Moj, pipiruqe Tirane, unė nuk jam shoqja jote, qė mė hakėrrohesh si jevgu tė shoqes !
Lina zgjati dorėn, e kapi Freskltėn pėr krahu dhe kaloi menjėherė nė rolin e saj tė preferuar.
- Turp ! - tha me ton autoritar dhe e vėshtroi ashpėr, - Si i flet kėshtu ? Martela ėshtė nėna dhe mėsuesja jote !
Freskita i hodhi njė shikim kundėrshtues dhe tundi kokėn me rrėmbim.
- Mė vjen pėr tė qeshur kur pretendoni tė quheni mėsueset e mia me njė krenari kaq tė madhe!... Kam pritur gjithmonė tė tjera fjalė nga ju dhe mė vjen keq qė s'po ndodh kėshtu... Jua them kėtė vetėm qė tė mbyllni gojėn pėr ndonjė person tjetėr, se Sandri as di gjė ē'keni thėnė nė adresė tė sė ėmės dhe as ka pėr ta marrė vesh kurrė...
Martela mbeti nė njė gjendje tė kontraktuar dhe i vinte tė hante veten me dhėmbė qė nuk po i pėrgjigjej si duhej.
- Mos do tė mbledh organizatėn bazė pėr tė analizuar ēėshtjen tėnde, qė tė shkosh ca kohė andej nga malet pėr edukim ?- lėshoi ajo rrufenė e fundit tė zjarrtė kundėr saj.
Lina gati s'po u besonte veshėve. Kurrė s'e kishte marrė me mend se kjo vajzė mund tė shprehte kundėr tyre njė urrejtje kaq tė fortė.
- Ki kujdes, shoqja Freskita, matu kur flet me ata qė janė mė lart se ti, se rrėzohesh keq e vritesh, kaq tė them unė nga ana ime shoqėrisht...- i vuri kapakun e hekurt gruaja e shefit tė kuadrit tė Komitetit Ekzekutiv.
Kur pa se ato nxorėn nė shesh armėn e vetme, atė tė pushtetit tė burrave tė tyre, Freskita u kthye vrikthi, i ra ziles pėr fillimin e orės sė gjashtė dhe doli nė korridor me shpirt tė vrarė e fyer rėndė nė dinjitet.
Martela dridhej e tėra nga kjo grindje e papritur, nė tė cilėn po e linin pėrsėri fajtore. Kėshtu i ndodhte me tė gjithė. Ajo ishte njė tip qė shamatohej pėr hiēasgjė edhe nė jetėn bashkėshortore. Kjo kishte bėrė qė i shoqi t'i sillej ftohtė. Ai kishte duruar njė kohė tė gjatė me atė heshtjen e mungesės sė dashurisė duke u tėrhequr pas punėve tė veta nė njė repart tė largėt. Tė gjitha kėto kishin bėrė qė ajo tė acarohej e tė pėrplasej me kėdo si guri i bilardos, tė cilit i mjafton vetėm njė shtysė e lehtė pėr tė hallakatur tė gjithė gurėt e tjerė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA