Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 33

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

33

Ndėrsa po shfletonte faqet e fundit tė regjistrit, Sandrit i shkuan sytė padashur te pasqyra e mungesave semestrale. Aty njė shifėr e madhe i tėrhoqi menjėherė vėmendjen. Ndoqi drejtimin e kolonės dhe i doli emri i Zarif Rupit. Nga njėqind e dymbėdhjetė mungesat e katėr muajve tė fundit, vetėm katėrmbėdhjetė ishin shėnuar tė paarsyeshme. Si ishte e mundur ? Ky rrugaē, ky kapo i horrave qė ngacmonte vajzat e vidhte xhepat, qė mungonte kur i donte qejfi, vetėm se i ati i tij shofer hovardar qeraste pareshtur Vironin dhe shefat e komitetit e u siguronte mallra tė rezervuara, tė qėndronte nė kufirin e fundit, ku edhe njė mungesė e vetme rrumbullakoste shifrėn pesėmbėdhjetė tė pėrcaktuar nga rregullorja pėr pėrjashtim? I shtyrė nga korrektėsia pėr ta pasur tė rregullt regjistrin e klasės, pėr tė cilėn i kėrkohej kujdestaria e dokumentacionit, Sandri zuri tė numėronte mungesat qė nga fillimi i semestrit tė dytė. Dhe pėr habinė e tij doli jo njė, po tridhjetė e tre mungesa tė pahedhura te kolona pėrmbledhėse nė fund tė regjistrit.
Priti nė sallėn pedagogjike Lina Ēinėn sa doli nga mėsimi dhe e tėrhoqi mėnjanė.
-T’ju them mė shkuan sytė, nuk do tė mė besoni. Megjithatė po u flas shkoqur: pashė mungesat e Zarif Rupit dhe mė bėri pėrshtypje qė ky nxėnės, njėsoj si nė semestrin e parė edhe nė tė dytin ka nė lėndėn tuaj vetėm katėrmbėdhjetė mungesa tė paarsyeshme. Si shpjegohet qė s’e bėn mungesėn e pesėmbėdhjetė tė pėrjashtimit, ndonėse nuk duket nė shkollė ?
Lina Ēina e kundroi ftohtė, pastaj u mbush me zemėrim.
- Ti Sandrush, - u shpreh me ton tallės e me lėvizje tė njėkohshme tė kokės, gojės dhe syve.- s’paske punė, mė duket ! E ē’ka pėr t’u ēuditur kėtu? Ai e di qė, po bėri pesėmbėdhjetė mungesa, pėrjashtohet dhe i ruhet mungesės sė fundit.
Sandri ia nguli sytė fytyrės sė saj plloēake me atė hundė burrėrore dhe nėnqeshi padashur.
- Tė ruhet Zarifi nga pėrjashtimi ?!…Sikur s’mė besohet. Atė e ruajnė…
- Thuaj ē’tė duash, pak rėndėsi ka pėr mua, - tha me kryeneēėsi dhe i dha pėrpjetė shtatit tė saj amorf ku kufijtė e belit ia kishte rrafshuar dhjami.
Sandri ndjeu se me fudullėkun e saj tė tepruar, kjo grua shefi ia ndezi gjakun, ia ngriti nervat nė qiell, por s’kishte ē’i bėnte dhe u pėrmbajt nga shpėrthimi.
- Do mundohem t’jua vėrtetoj ! - tha dhe filloi nga numėrimi nė faqet e para tė regjistrit.
Lina po e ndiqte me sy pėrēmues deri sa arriti nė faqet e fundit. Ai bėri llogarinė dhe dolėn pėrsėri tridhjetė e tre mungesa tė pahedhura.
- Tani bindeni qė Zarifi nuk ruhet nga mungesa e fundit ?
Ajo mblodhi supet njė grimė si pėr tė luajtur njeriun e hutuar nga e papritura.
- S’dihet si mė kanė shpėtuar… - tha duke iu vjedhur syve tė tij akuzues. - Ėshtė gabim i parėndėsishėm qė ndreqet. Ju mos u bėni merak pėr pjesėn time tė dokumenteve.
- Mė falni, unė gjithmonė kam menduar se dokumentet janė shtetėrore dhe jam i detyruar tė pėrgjigjėm pėr saktėsinė e tyre pėrderisa mė ėshtė ngarkuar kujdestaria. Nuk mund tė rri edhe pa u thėnė se s’do tė ishte aspak me vend tė acarohemi ne mėsuesit pėr shkak tė njė nxėnėsi tė ērregullt.
Lina Ēina i hodhi njė shikim qesėndisės, rrudhi vetullat, shtrembėroi pak buzėt dhe ia ktheu me rrėmbim:
-Ti s’ke pse merresh me kėtė nxėnės. Tė ėshtė thėnė edhe herė tė tjera, po s’e kupton !
- Nuk ėshtė zor i madh tė kuptosh ato qė thoni ju…
- Mjaft, se na mėrzite ! - shfryu me pėrbuzje. Pastaj mori regjistrin dhe duke tundur prapanicat e bėshme shkoi nė aneksin e saj me hap tė rėndė e nervoz.
“ E qartė “ murmuriti Sandri me zor dhe sikur kapėrdiu njė lėmsh nė grykė, sepse e ndjeu veten si pėrpara njė muri tė lartė e tė trashė. Kjo qė ndodh kėtu ėshtė njė punė dreqi, ku ēdo pasion profesional bėhet qesharak nė mėnyrė rrėqethėse, mendoi me keqardhje tė thellė.
Orėn tjetėr regjistri ndodhej te vendi i caktuar. Sandri nuk mund tė ishte i qetė pa e parė si e kishte rregulluar Lina Ēina gabimin e “parėndėsishėm “. U habit shumė kur vuri re se shifra e mungesave tė arsyeshme ishte trashur e njollosur fare pa kujdes me njė shifėr tė re pėrmbi tė, nė tė cilėn ishin pėrmbledhur edhe tridhjetė e tre mungesat e sapozbuluara.
I revoltuar pa masė, nga guximi i tepruar i kėsaj gruaje mendjelehtė, e cila shkelte kėrkesėn kryesore tė shėnuar nė fillim tė regjistrit ku thuhej: “Ndalohen rreptėsisht korrigjimet“, ai e mori dhe shkoi menjėherė te nėndrejtor Kodheli. I foli me zemėrim tė dukshėm pėr kėtė veprim kryeneē e arbitrar tė kėsaj mėsueseje, e cila kujtonte se ishte gjithkushi qė mund tė dilte mbi ligjet dhe rregullat, duke prishur kėshtu edhe punėn e kujdesshme tė kolegėve.
Kodheli e ndoqi me vėmendjen e duhur deri nė fund. Pastaj hapi sirtarin dhe nxori dy pusulla dore me firmėn e shefit tė seksionit tė arsimit dhe tė cikluara nga drejtori. Nė to jepej urdhėr tė justifikoheshin nga janari deri nė fund tė prillit shtatėdhjetė e tetė mungesa tė tjera tė Zarif Rupit, pasi “ishte pėrdorur pėr veprimtari shoqėrore nga seksioni i arsimit tė rrethit.”
Sandri mbushi bronket me ajėr zemėrimi.
- Po kush i jep tė drejtė shefit tė lėshojė justifikime tė paligjshme nė dėm tė shkollės ? - shpėrtheu me ton tė lartė duke u ulur nė karrigen pėrballė.
Kodheli vuri buzėn lehtėsisht nė gaz dhe ndezi njė cigare. Si e thithi dy-tri herė thellė, largoi tymin me dorė nga fushėpamja e ndėrmjetme.
- Karrigia, - u pėrgjigj shkurt dhe vijoi me njė zė keqardhės. - Unė jam vartės dhe kėto urdhra i ruaj me kujdes, qė gjithsesi tė jem vet nė rregull, sepse kėtu nė shkollė jam violinė e dytė. Besoj mė kupton ?
- Sidoqoftė, pėrpara kėtyre prapėsive qė bėhen kėtu, ne s’mund tė qėndrojmė si robotė, se kemi gjykim tė pavarur e ndėrgjegje pune…
- Ah, more Sandėr vėllai, ti ke tė drejtė, po ndodh qė disa e pėrdorin ndėrgjegjen si maskė. E vėrteta flet me gjuhėn tėnde, por s’kemi ē’bėjmė…
- Po sikur nesėr tė vijė njė kontroll nga lart, unė vihem para pėrgjegjėsisė pėr ato parregullsi nė dokumentin bazė.
Kodheli shkundi cigaren nė hirnore dhe heshti njė grimė.
- Ēėshtjen e korrigjimit tė regjistrit unė do t’ia raportoj Vironit dhe do tė kėrkoj tė trajtohet si shkelje e rėndė. Po nuk ma merr mendja se ai bėn ndonjė hap nė dėm tė gruas sė shefit tė kuadrit.
- Si mund tė ketė titullarė pėrpara ligjit ? - toni i Sandrit vazhdonte tė ishte nervoz.
- S’duhet tė ketė, po ja qė ka… kėtu s’ka probleme vetėm tė kurorės e trungut. Shihe ē’tė punon rrėnja dhe s’ke ēfarė t’i bėsh. Shkollės sė mesme nuk i kanė dhėnė kuadrin e zgjedhur nga niveli profesional e shkencor, po u kanė gjetur punė tė ardhurve me transferim nė qytet. Nivelin e tyre e di vetėm unė qė u shkoj pėr kontroll. Pėr kėtė kam folur edhe me drejtorin e kuadrit, kur isha nė ministri, po mos e bisedo me njeri. Nė ardhshin ata njė ditė pėr kontroll, atėherė bisedojmė bashkė ē’xhevahire dalin kėtu…

* * *

Lina mezi priti sa tė kthehej nė shtėpi e tė takohej me tė shoqin pėr tė zbrazur zemėrimin e saj.
Ajo hyri nė kuzhinė duke hungėruar. Nxori zarzavatet nga rrjeta, i vuri nė frigorifer. Pastaj hoqi menjėherė fustanin prej poliestri me lule tė mėdha nga trupi qė i avullonte dhe vuri biguditė qė i rrinin si hunj nė kokė. Pėr pak ēaste, Asimi pas shpine kundroi me keqardhje anatominė e saj, me kurmin e lakuar nga shėndeti, ku format tepėr tė gjera e tė buhavitura, projektoheshin nga nėnkėmisha e hollė. Atij iu kujtua trupi i saj i hajthėm kur ishin dashuruar nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Atėherė nuk mund ta merrte kurrė me mend se ajo do tė arrinte pėrmasa tė tilla kafshėrore. Por mendoi se fajin e kishte edhe vet qė pranonte gjithata qengja tė therur, kofsha viēi e ryshfete tė tjera nga mėsuesit e fshatit dhe prindėrit qė kėrkonin bursa e tė drejta studimi… Madje edhe vet kishte vėnė mjaft bark, ishte zgjeruar nga nofullat dhe i qenė ngjitur kofshėt si tė viēave, po s’kishte ē’bėnte, tė mirės qė sillte posti nuk i bihej me shkelm…
- Ē’ke kėshtu ? - pyeti ai duke vėnė re buēkat e saj tė varura plot zemėrim. - Aq shumė je lodhur sot ?
- Nuk e kam nga lodhja, jam mėrzitur shumė. Mė ka sulmuar njė nga ata mizerjet e dreqit, - tha me njė zė tė nemitur e tėrė nerva.
Asimin e habiti vetėm tingėllimi i fjalės “sulmim” qė doli nga goja e saj si rėnkimi i njė dėnese dhe mendoi se cili mund tė ishte ai qė do ta kishte atė guxim tė sulmonte Linėn e tij tė stėrmadhe me fuqi pėrbindshore.
- Kush ? - pyeti plot kureshtje duke u ēuar pėrgjysmė nga poltrona.
- Sandri, ai djalka i mamasė pe Korēe, pėr tė cilin tė kam folur se bėn dashuriēka brėnda nėpėr klasa. Ka gėrmuar ne regjistėr dhe mė ka raportuar nė drejtori pėr ca ēikėrrima pa rėndėsi.
Asimi u lėshua pėrsėri nė poltronė.
- Ē’tha Vironi ?
- Vironi ėshtė burrė i pjekur, nuk ua var fjalėve tė Sandrit e shokėve tė tij. Po ē’e do, mua m’u prish gjaku, tėrė ditėn kam qenė tym sot… Duhet patjetėr ta qėrosh atė nga kjo shkollė, se na ēaprashiti tė gjithėve !
Ai u mendua njė grimė.
- Ja tė bisedoj njė herė me shefin e arsimit si mund ta zgjidhim…
Lina me sy tė ēakėrritur nga qetėsia e pėrgjigjes sė tij e kapi pėr supi.
- Jo tė bisedosh, po tė veprosh ! - i shfryu nga prapa duke i shqiptuar kėto fjalė me njė afsh shpėrthyes tė veēantė.
Asimi bisedoi qė atė pasdite me shefin e arsimit dhe Vironin, tė cilėt u mblodhėn kokė mė kokė nė klubin e turizmit. Ata ranė dakord, qė sapo tė mbyllej viti mėsimor, Sandri tė transferohej nė shkollėn e mesme tė zonės duke sjellė nė qytet gruan e njė oficeri, i cili kishte kohė qė u vardisej tė dy shefave.
Vironi i kėnaqur nga flakja tej e atij ēekiēi tė ri fringo, qė ia kishte brambullitur veshėt nė mbledhjet e kėshillit pedagogjik, pėr t’u ndryshkur andej nga lagėshtirat e pėrbaltura tė fshatit, u kujtua befas.
- Vetėm ka njė problem, se ajo mėsuese ėshtė me tė mesme ! …
- Ta bėjmė vendimin njė herė, qė Sandri tė lėvizė qysh mė 1 korrik! - nuk iu durua Asimit. - Pastaj nė kėrkesat e kuadrit pėr vitin e ardhshėm unė do tė siguroj nga ministria njė kuadėr tjetėr me tė lartė.
U tha dhe u bė. Tė nesėrmen shef Asimi thirri Sandrin nė zyrėn e tij pėr t’i komunikuar vendimin me motivacion: “Sipas orientimit nga lart pėr forcimin e bazės.” Qė ai ta kyēte gojėn pėr kohėn e mbetur nga ky vit mėsimor dhe Lina tė flinte krejt e qetė brėnda puplave tė saj tė mbrojtura nga erėrat trazimtare.
Disa ditė me radhė, mėsuesi i ri, me arsimin e lartė pėr gjuhė tė huaj, i rrallė nė profilin e vet, qė e kishte filluar punėn me vrullim tė fuqishėm pasioni, e ndjeu veten se pėr pushtetarėt ishte po aq pa vlerė, sa edhe njė kovė me ujė nė lumin qė rridhte pėrbri kėtij qyteti malor.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA