Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 34

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

34

Mė nė fund erdhi edhe nata e premierės. Grupi teatral i shkollės po bėhej gati tė jepte para publikut tė qytetit dramėn “Dėftesa e pjekurisė”.
Kishte kaluar mė se njė orė qė mungesėn e Migenės nuk e kishte vėnė re asnjė nga nxėnėsit, ndonėse ajo kishte qenė gjatė gjithė kohės nė qendėr tė vėmendjes. Tė dhėnė pas qyfyreve qė tregonte Nuz kokėmadhi, ata nuk kuptuan fare si afroi aq pa u ndier ora e shumėpritur e shfaqjes.
Bardha topolake e maturės A u kujtua befas.
- Ua, qyqja, po Gena ku ėshtė ?
Tė mbėrthyer nė vend nga kjo pyetje e papritur, ata mblodhėn supet tė gjithė njėherėsh dhe vėshtruan njėri-tjetrin. Parandjenė diēka tė keqe, diēka tė papėrcaktuar. Vajzat ulėn kokėn pėr tė sjellė nė kujtesė ēastet e fundit tė pranisė sė saj.
- Qėkur shkuam tė vishemi nuk e pamė mė ! - tha Olsa me njė topitje nė pamjen e saj tė brishtė.
- E pamė, - kundėrshtoi Urani.
Regjisor Mitati, qė i dėgjoi kėto fjalė tek po kontrollonte pėr herė tė fundit makijazhin e tyre, ngriu aty pėrballė si statujė. Kaloi vrulltas dorėn te flokėt e ndarė nė mes dhe e zhbiroi Uranin sikur tė fliste pėr njė katastrofė tėrmeti, qė pritej ta shembte ndėrtesėn e madhe tė kinoteatrit.
- Ajo mungon, dhe ju tani para shfaqjes mė rrini kaq tė qetė ? - pyeti gati duke britur.
- Tė presim dhe pak se ndofta ėshtė duke ardhur! - tha Olsa.
Mirėpo nė sallė po dėgjohej gumėzhitja e spektatorėve qė kishin filluar tė hynin dhe pėrplasja e ndenjėseve tė drunjta tek zinin vendet.
- Tė shkojmė unė dhe Olsa tė pyesim nė shtėpi?- U hodh Bardha duke u ēuar vrik nga shkallėt ku ishte ulur.
- Tė veni e tė vini rrufe! - mundi tė murmuriste regjisori, duke hedhur sytė mbi tė tjerėt si shqiponja e egėrsuar kur do tė sigurohet qė i ka tė gjithė zogjtė nėn puplat e saj.
Nxėnėsit amatorė u mblodhėn kokė mė kokė me ca fytyra ku ishte fshirė krejt gazi i mėparshėm dhe po prisnin tė shtangur me sytė nga dera e skenės.
- Vajzat kanė xhibla, - vėrejti Nuzi duke u ulur nė shkallėt e dekorit. - I njoh unė ato, po nuk u shushatėn dy orė para pasqyrės, s’dalin nga shtėpia.
- Ē’pasqyrė, a derėzi !- ia plasi Arjani. - ajo pasqyrėn e ka kėtu, s’ka bėrė makijazhin akoma…
- Epo atėherė, kjo qė bėn Gena, s’ėshtė dėgjuar qė nga koha kur Adriatiku lag kėto brigje, - tha Nuzi duke hetuar Arjanin qė po ligėshtohej pėr shoqen e vet tė ngushtė. - Ose mė mirė tė them, qė nga koha e Skėnderbeut, qė mund tė mbahet mend prej ndonjėrit kėtu.
Arjani e kėqyri me qesėndi.
- Do mjaftonte vetėm njė qime nga mjekra e bardhė e Skėnderbeut pėr ta hedhur pėrtokė kokėn e madhe tė kėtij halldupi llafazan. - shfryu duke u munduar tė dukej serioz.
Ylli klithi nėn hundė.
- Nuk ėshtė koha pėr shakara, djema !- vėrejti regjisori, ndėrsa po i binte skenės pash mė pash duke shtrėnguar nofullėn me dorėn e majtė, sikur tė kishte frikė mos i zbėrthehej nga tronditja.
Ylli heshti, vėshtroi unazėn e madhe me shqiponjė krahėhapur nė dorėn e regjisorit dhe uli kokėn. Ata filluan tė mendojnė seriozisht se cila ishte ajo fjalė qė mund t’i justifikonte para asaj mase tė madhe njerėzish qė po zinin vendet nė sallė, nėse ajo nuk vinte sa mė parė. Gjithė meraku pėr nivelin e shfaqjes kishte kaluar tani te Gena. Ajo ishte bėrė papritmas njė enigmė e trishtueshme, pėr tė cilėn duhej tė heshtte e tė vriste mendjen secili.
Urani u ēua, bėri njė vrimė tė vogėl midis dy fletėve tė perdeve dhe po vrojtonte me kujdes nga salla.
- Ēuna ! - thirri ultas. - Kanė ardhur pothuaj tė gjithė prindėrit dhe mėsuesit. Ata po bisedojnė tėrė gaz, po kur tė marrin vesh kėtė proēkė qė ka bėrė Gena sonte…
- Uran, largohu nga perdja se bie nė sy ! - i thirri regjisor Mitati, duke matur skenėn pėr tė njėzetėn herė me hapin e tij tė gjatė.
Sakaq vajzat rrahėn sandalet nė korridorin anėsor tė skenės. Brofėn tė gjithė dhe u lėshuan te kuintat. Duke parė se si merrnin frymė me zor ato tė dyja, mezi duronin tė shihnin tė tretėn e shumėpritur.
- Nuk vjen !- Bardha qėlloi e para me gjyle.
- Pėrse ? - sokėlliu regjisori me zėrin e tij bas dhe nga habia zgjati pothuaj tė gjithė trupin pėrpara, aq sa nuk mbajti dot ekuilibrin dhe u detyrua tė kapet te litari i kuintave.
- Nuk tha pse, - u gjegj Olsa duke larguar flokėt e verdhė nga balli. - Ndofta nuk e lėnė nga shtėpia…Ku ta di unė e shkreta, ajo tha “ Nuk vij e s’kam pėr tė ardhur kurrė !”
Sapo bėri tė ditura kėto fjalė, Olsės iu mbushėn sytė me lot. Ajo mblodhi buzėt, pastaj ngriti duart dhe mbuloi fytyrėn me gishtėrinjtė e hollė.
Regjisori shtrėngoi dhėmbėt dhe lėshoi vetėm njė “Hm” duke thėnė me vete, s’keni faj ju, kam faj unė qė merrem me kalamaj shkolle e kėrkoj tė bėj teatėr me lepuj. Pastaj nxėnėsit panė se si ai burrė i gjatė dy metra e bėri skenėn vetėm tri hapa dhe tėrhoqi derėn e jashtme me aq forcė, sa pėrplasja e ajrit i bėri tė gjitha dekoret tė tundeshin njė valė herė.
Tė gjithė mbetėn tė ngurosur. Duke dėgjuar gumėzhimėn e spektatorėve matanė perdes, atyre u dukej vetja aty si tė zėnė nė lak dhe fare pa vlerė. Ē’mund tė bėnin pa rolin kryesor tė saj ? Tėrė puna e dy muajve u kthye pėrmbys nė ēastet e fundit.
- Asnjėri nga ne s’ka ndėrmend tė bėhet aktor, me pėrjashtim tė Genės, - tha Nuzi pas pak, - po punė dreqi qenka edhe kjo puna e skenės, qė duket aq e thjeshtė nga salla. Ja, i teket njėrit, thotė “nuk vij” dhe gjithė tė tjerėt mbeten kėtu mes perdeve si ndoca thasė me patate tė hedhur andej - kėndej .
- Pėrse e bėn kėtė proēkė tani kjo bibė ? - e humbi durimin e u nxeh Urani mė nė fund.
- Ku dihet si e ka punėn ! - shpejtoi Arjani ta zbuste fajin e saj. - Ajo vetė ishte e para qė na tėrhoqi tė tėrėve nė kėtė valle.
- Sido qė ta ketė, duhej tė kishte ardhur tė na sqaronte tė gjithėve. Jemi shokė, ta hajė dreqi…- tha Ylli me mėrzi.
- Budallaēka e djallit, ne nuk jemi trungje tė presim kėtu kot !- shpėrtheu Urani sėrish.
Arjani e kėqyri zemėrthyer, por befas u duk nė skenė regjisor Mitati me njė fytyrė krejt tė bardhė, sikur tė kishte bėrė makijazh pėr cirk. Ai ishte vuvosur. Nuk tha asnjė fjalė, ndonėse e sulmuan disa pyetje e disa sy njėherėsh. Lėshoi vetėm njė shkulm ajri tė ftohtė mbi fytyrėn e Arjanit dhe i tha:
- Shko shpejt thuaji drejtorit tė shkollės, qė ėshtė ulur nė llozhė pranė drejtuesve tė rrethit, tė vijė kėtu menjėherė, se premiera nuk do tė jepet sonte !
Ky vendim i lėshuar nga goja e tij u ra tė gjithėve si plumb nė lule tė ballit. Aq e rėndė ishte goditja qė shkaktoi, sa ata u tulatėn menjėherė pas njėri- tjetrit.
Ndėrsa ishin duke pritur kokulur pėrqark regjisorit gojėkyēur, hyri nė skenė shefi i arsimit, i shoqėruar nga Vironi dhe Mentori. Dukeshin tepėr tė alarmuar. Regjisori i tėrhoqi pas kuintave, qė tė mos dėgjonin nxėnėsit. Po zėri i tij i trashė e mjaft nervoz dėgjohej nė ēdo cep tė skenės. Me njė ton tė nderė, ai i njoftoi:
- Dėrgova nxėnės, shkova edhe vetė. Migenėn nuk e lėnė prindėrit tė vijė nė asnjė mėnyrė. Siē mora vesh prej saj, kur mė pėrcolli te dera, mėsuese Martela paska kapur sot pasdite tė ėmėn dhe i ka thėnė: “ Keni vajzė tė mirė, mos e lini t’ju shkasė nga duart andej nga kultura, tani para provimeve, se do pendoheni !” Dhe prindėrit e saj janė tėrbuar keq.
- Martela ? - shqiptoi Vironi dhe mezi u mbush me frymė pėr tė folur pėrsėri. Po fjalėt qė u bė gati tė thoshte i pėrtypi dhe tundi kryet duke lėnė tė nėnkuptohej se nė kėtė pikė sekretarja fanatike e kishte tepruar.
- Nuk e kuptoj, mė falni qė po ndėrhyj nė punėt tuaja, - u shpreh me revoltė regjisor Mitati, - me tė tilla koncepte do tė vazhdojė tė edukojė brezin e ri kjo mėsuese?!
Vironi shpėrtheu njė shkulm ajri nga hunda pakėz e ngjeshur dhe kėqyri njė grimė shefin e arsimit nė sy. - Ne, si drejtori, kemi pasur konsideratė pėr punėn e shoqes Martela, po nė qoftė kėshtu, e paska tepruar, ta sqarojmė…- tha gati duke pėshpėritur.
Mentori hodhi njė sy tė shpejtė nga nxėnėsit amatorė, qė kishin mbetur tė ngurosur dhe tha me njė zė plot siguri:
- Migenėn e sjell unė nė skenė ! Prindėrit e saj nuk besoj tė ma prishin.
Fytyrat e tė gjithėve u gjallėruan menjėherė.
- Po hė, ē’presim atėherė ! - tha si pėrfundim Vironi dhe u nis i pari tė dilte si i ēliruar befas nga ai panik.
Nuzi u mundua t’i nxirrte shokėt nga ajo gjendje pa fjalė qė ishte e pazakontė pėr ta. Por asnjėri nuk iu pėrgjigj shakave tė tij.
- Nė njė vrimė i bie fyellit ti, Nuzi !- ia priti Arjani.
- Ne s’i kemi mėsuar vrimat e tjera, se jemi tepėr tė zėnė me mėsime. - e shpotiti Nuzi.
Bardha me Olsėn ulėn kokėn. Kishin kapur duart e njėra-tjetrės dhe kishin marrė njė pozė pikėllimi. Gjithė ėndėrrimet dhe emocionet e daljes para spektatorėve tashmė u ishin shuar nga fytyra.
- Prisnim sukses, - tha pas njė grime Ylli duke shtrėnguar lidhėsen e kėpucėve. - Na tani, disfatė !
- E, more ti, disfatist ! - ia priti Nuzi, i kruspullosur mbi njė shkallare. - Mos ndill prapėsira tė tjera. Derisa i shkoi nė shtėpi profesor Mentori, Gena do vijė patjetėr. Ai ėshtė kokė, s’ia kthen fjalėn njeri…
Ylli luhati kryet me mosbesim.
- Ka njė kokė familjare ajo, qė s’pyet fare pėr koka tė tjera.
-Mos e diskuto!- e kundėrshtoi Arjani me bindje tė plotė.- Po ku ka prind qė ia prish profesor Mentorit, mor jahu!
- Ajo, mėsuese Martela e ka bėrė kėtė gurgule, pėr inat tė mėsues Sandrit, qė ka pėrkthyer dramėn tonė!- tha befas Nuzi.
- Bravo tė qoftė, Martela Demo!- shfryu Bardha.
- Martela demoni, - tha Urani.
- Demoni i shkatėrrimit, - ia priti Ylli.
- Shpirti i mohimit, - vijoi Olsa.
- Mefistofeli i shkollės sonė !- kėrceu Nuz kokėmadhi sikur gjeti enigmėn e pėrsėritur nga tragjedia “ Faust “ e Gėtes.
Nė skenė plasi njė e qeshur e furishme, qė tingėlloi tamam si fishekzjarr nė ditė zije. Por ky gaz u shua menjėherė nga duartrokitjet e spektatorėve, qė kėrkonin me ngulm e padurim hapjen e perdes.
Hapja e beftė e derės sė prapme tė skenės dhe hyrja e furishme e Migenės, i bėri tė gjithė qė gjaku nga fundi i kėmbėve t’u ngjitej pėrsėri nė zemra.

* * *

Po afrohej fundi i semestrit tė dytė. Tė hėnėn nė mėngjes, Vironi i kėndellur nga kėnaqėsia, tėrhoqi Zekmanin nė zyrė.
- Drejtori i komunales na ka bėrė punė tė madhe ! - tha me njė ton entuziast. - Haletė nuk do na qelben mė gjer nė fund tė korrikut. Dhe dritat nuk do tė na ndėrpriten mė asnjėherė. Do biem rehat.
- Unė u gėzohem mė shumė dritave, se mė ka mbetur shkumėsi nė dorė, e mė janė djegur kot orėt e shkollės sė mbrėmjes disa herė. - u shpreh Zekmani me njė ndjesi tė lehtė gėzimi.- Po Alush Kazazi i komunales edhe mua mė bėri kuzhinėn dhe banjėn pėr sė mbari.
Vironi i zgjati njė cigare nga paketa e vet dhe ia ndezi me shkrepėsen qė kishte mbi tryezė.
- More Zekman, me drejtorin e komunales ne nuk shlyhemi dot kurrė, po si ėshtė ai Sokol Kazazi me ty ?
Mėsuesi i matematikės kafshoi njėrin cep tė buzės dhe bėri sikur u ndėrmend njė grimė.“ E shoh, - tha me vete, - qė kėtė lumė do ta hedhim tė dy, po le ta hedhė i pari ky qė i ka kėllqet mė tė forta.”
- Dobėt…
- Duhet ndihmuar, se i ati na ndihmoi sa s’bėhet!
- Kam frikė se do na kthehet qė vitin e parė…- u shtir ngurues Zekmani.
Vironi u mat njė hop para se tė thoshte diēka pėrfundimtare dhe e kėqyri mėsuesin nė sy.
- Fundja ne tė mos e kthejmė, ta bėjmė tonėn, se i ati s’na ka kthyer pėr asgjė.
Zekmani u pėrtyp edhe pak me njė shprehje sikur po detyrohej nga halli tė lėshonte fillin e tij.
- Meqė lidhet me interesin e pėrgjithshėm dhe meqė thoni ju, shoku drejtor, do tė mundohem…
- Mundohu tė lutem, se kjo sikur na ēliron nė njė farė mėnyre nga detyrimi qė kemi pėr tė. Dhe shiko, lidhu pak edhe me mėsuesit e tjerė !…
Zekmani u step pak. Preku me gishta njė puēėr nė faqe.
- Me Pjerinin dhe sidomos me Mentorin s’merrem dot vesh unė, - tha me njė ton tė ndrydhur.
- Mentori ėshtė kalė karroce qė s’di tė shohė anash. Atij do t’i futim ndonjė nga ato mėsueset e reja tė fizikės, fundja nė provim jam vetė kryetar komisioni, po pa shiko se Pjerini ka djalin me ty!… - Vironi gjeti zgjidhjen aty pėr aty se si mund tė qėndronte “veza” e tij nė kėmbė me njė thyerje tė skajshme.
Zekmani kroi qafėn e kuqe me shenjat qė i kishin mbetur nga ēibanėt, pėr tė sjellė ndėr mend ē’nota i kishte vėnė djalit tė Pjerinit, qė tė mund ta zbriste nė nivelin “i diskutueshėm” pėr ta detyruar tė pranonte kompromisin.
- Do tė bėj ē’ėshtė e mundur, - tha gjithnjė mendueshėm dhe bėri poshtė korridorit.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA