Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 35

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

35

Ditėt e para tė muajit u kumtua me ngutėsi se vinte njė ekip kontrolli i Ministrisė sė Arsimit pėr tė parė gjendjen e kuadrit. Sipas shpjegimeve qė i dhanė Vironit nė seksionin e arsimit, ekipi do tė kryesohej nga vetė drejtori i kuadrit tė kėtij dikasteri dhe do tė kontrollonte nivelin ideoshkencor e profesional tė mėsuesve. Merret me mend ē’pėshtjellim e ē’rrokopujė shkaktoi ky lajm.
Drejtori filloi shpesh tė mbyllej me ēelės nė zyrė pėr tė vėnė rregull nė dokumentet e ēaprashitur tė drejtorisė.
- Ku e gjetėn tani qė po afron fundi !- ankohej Martela duke u vėrtitur nėpėr sallė mė panik.
- Po tė vinin mė herėt, ti do thoshe: ne sapo kemi filluar, - ia priti Mentori duke prekur me gisht njė tė prerė brisku nė mjekėr. - po tė vijnė ca ditė mė vonė, ti u lė pendėt e shkon nė plazh. Edhe ata tė gjorėt s’dinė kur tė vijnė…
- O, ti Mentor, na gajase me kėto shakarat e tua pa kripė !- qesėndisi ajo.
- Se mos kanė vetėm rrethin tonė, - tha Miranda duke shfletuar bllokun e planditarėve.
- Kėtė herė ata s’kanė qėllim tė kontrollojnė nivelin e nxėnėsve, - shtoi Mentori me thumbim. - Duan tė dinė qartė e saktė sa ia thotė mėsuesi dhe sa ka nė kokė…
- Fol ti, fol ! - ia bėri Lina Ēina. - Ti di ta shesėsh punėn tėnde, se je i vetmi pėr reklama, namin tėnd e ke shpėnė deri nė ministri, pse tė mos bėsh gallatė tani !
Sakaq, Sandri vinte re se si tej, nė fund tė sallės, e qeshur dhe fjalėmbėl, Freskita shkėmbente mendime me tėrė mėsuesit, pėrveē tij. Kjo e plagoste pėrbrėnda.
Drejtor Vironi hynte e dilte aty pareshtur. Bėnte rikujtesa pėr dokumentacionin. Dukej krejt i zbutur dhe i afėrt me tė gjithė. Zėri i tij tingėllonte tani nė surdinė.
- Qė do tė ketė pushime e transferime nė fshat, kėtė ta jap unė me firmė, - tha Koēo Petroja qetė-qetė nė dukje, duke kėqyrur nga Sandri me bisht tė syrit. Ata do tė na hapin shumė probleme…
- Probleme mė shumė kanė ata mėsues qė bredhin gjithė vitin, - tha Mentori si kundėrpėrgjigje. - inspektorėt e ministrisė kanė edhe njė tė keqe: nuk i fut dot nė klub, si ndonjėrin nga kėta tė rrethit, qė thotė: “rakia e butė - kontroll i fortė, rakia e fortė, - kontroll i butė”. Kjo i vėshtirėson edhe shkathtėsitė e veēanta tė disave…
Koēo Petroja nuk e zgjati mė tej.
Mė nė fund ekipi i ministrisė, i pėrbėrė nga nėntė specialistė tė lėndėve tė ndryshme dhe dy punonjės tė drejtorisė sė kuadrit, kaloi nėpėr sheshin e shkollės i shoqėruar nga shefi i arsimit tė rrethit. Tė ndjekur nė ēdo hap nėpėrmjet dritareve nga vėshtrimet kureshtare tė mėsuesve e tė qindra nxėnėsve, qė kishin ngjeshur fytyrat pas xhamave, ata hynė sė pari nė drejtori. Nė pushimin e madh morėn njė takim tė shkurtėr sa pėr tu prezantuar me mėsuesit nė sallėn pedagogjike. Pastaj dy nga dy hynė nė kontroll qysh nė orėn e katėrt nė tė gjitha lėndėt njėherėsh. Ndėrsa punonjėsit e drejtorisė sė kuadrit morėn nė shqyrtim dokumentacionin e drejtorisė.
Gjatė gjithė kohės shkolla ishte nė gjendje tensioni tė plotė. Nė pushimet midis orėve mėsuesit shpesh tė ē’ngjyrosur nė fytyrė kuvendonin kokė mė kokė mė merak.
- Ata s’tė thonė gjė, moj motėr !- dridhej Martela. - Vetėm dėgjojnė orė pėr orė aty nė bankėn e fundit dhe tė dy mbajnė shėnime aq shumė, sa thua do mbushin volume. Kėtyre tutkunėve qė kemi ne, sikur u mbyllet goja me dry! Nga gjashtė qė kam ngritur deri tani, pesė mė dolėn mumie. Vetėm ajo Migana, qė s’ma priste mendja, kėndoi si bilbil. Tė shohim…tė shohim…
Pas disa orėsh kontroll, anėtarėt e ekipit thirrėn mėsuesit veēmas pėr tu bėrė analizėn duke vėnė nė dukje si tė metat edhe anėt pozitive. Disa kėnaqeshin, tė tjerė heshtnin tė brengosur. Kaluan shtatė ditė pune intensive dhe mėsuesit u ambientuan aq shumė me njerėzit e kontrollit, saqė prania e tyre tani nuk ngjallte asnjė ndjesi tė frikshme. Ishte krijuar, si tė thuash, njė bashkekzistencė e kėndshme e shoqėrore me ta, sa tė vinte tė besoje se nuk do tė prishej kurrė. Ata kaluan nėpėr sitė ēdo mėsues, ēdo regjistėr e dokument tjetėr dhe gjithmonė tė qetė e buzagaz. Me njė fjalė, siē thoshte Mentori, “i bėnė shkollės njė qilizmė duke qeshur “. Pastaj shkuan nė shkolla tė fshatrave.
Por pas pak ditėsh, kur dukej se ēdo gjė u harrua, erdhi zėvendėsministri pėr tė marrė pjesė nė dhėnien e konkluzioneve. Nė sallėn e mbledhjeve tė Komitetit Ekzekutiv kishin zėnė vend, qė nga presidiumi deri nė muret rrethues, shumė mėsues dhe kuadro tė rrethit.
Drejtori i kuadrit doli te pupitra dhe lexoi disa dhjetėra faqe tė daktilografuara. E filloi sė pari me shkollėn e mesme tė qytetit. Me zėrin e vet tė qetė e tė rrjedhshėm foli pėr arritjet nė pėrgjithėsi dhe tha se nė veēanti kjo shkollė ka edhe mėsues me pėrgatitje tė lartė ideoshkencore e pedagogjike si Mentor Shuko, qė shquhej pėr ngulitjen e dijeve shkencore bashkėkohore dhe pėr krijimin e njė baze tė plotė mjetesh konkretizuese pėr lėndėn e fizikės. Pėrmendi Freskitėn, Mirandėn, Sandrin, Visarin e disa mėsues tė rinj pėr kalueshmėri tė lartė. Pastaj, duke e ndryshuar pakėz tonin, tha se krahas tyre, nė kėtė shkollė kishte mėsues tė paaftė nga ana profesionale, si Martela Demo, e cila gjatė orės sė mėsimit merrej vetėm me dy nxėnėsit nė dėrrasė, shpjegonte fjalė pėr fjalė tekstin dhe kėrkonte nga nxėnėsit riprodhim mekanik. Pėrmendi gjithashtu Zekman Gjanēin dhe Evelina Ēinėn, si mėsues me pėrgatitje tė pamjaftueshme, qė kishin nivel dijesh tė ulėt nė klasat e tyre.
- Pėr mbarėvajtjen e punės nė kėtė shkollė, - vijoi ai. - ekipi ka mendimin t’i propozojė kryesisė sė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit pėr lėvizjen nga detyra tė drejtorit tė kėsaj shkolle, Viron Poreēi, pėr tė meta serioze nė metodėn e drejtimit, pėr ē’rregullsi nė dokumentacion dhe pėr shkelje tė programeve. Gjithashtu pėr dobėsitė qė u pėrmendėn, mėsuesja Martela Demo tė kalojė nė ciklin tetėvjeēar. U jepet vėrejtje mėsuesve Zekman Gjanēi dhe Evelina Ēina…
Andej nga radhėt e fundit Martela filloi tė shfrynte dhe mezi priti sa mbaroi leximi i konkluzioneve.
- Me leje ! - jehoi zėri i saj i tendosur si tel ēiftelie. - I drejtohem shokut zėvendėsministėr!
Burri me syze optike me rreth metalik e me flokėt mėnjanė, qė ishte nė qendėr tė presidiumit, pėrqendroi vėshtrimin mbi tė dhe u gjegj lehtė:
- Flisni, po ju dėgjoj !
Ajo filloi tė dridhej nga njė ndjesi mynxyrore qė e kishte pushtuar tė tėrėn.
- Si ėshtė e mundur, shoku zėvendėsministėr, pėr tre orė mėsimi tė vlerėsohet tėrė puna shumėvjeēare e njė mėsuesi dhe tė cilėsohet i paaftė ? Kėtė dua ta di ! Kam shumė respekt dhe besim vetėm te fjala juaj… - tha e lėmekur dhe sytė iu lėngėzuan nga lotėt.
Zėvendėsministri puliti sytė njė ēast. Pastaj ktheu kokėn anash, diēka foli me kryetarin e ekipit tė kontrollit dhe tha:
- Nuk jam nė dijeni tė hollėsishme tė gjendjes nė klasat ku jepni mėsim dhe tė dobėsive qė keni nė metodėn e mėsimdhėnies, se sot kam ardhur. Por mendoj se tri orė janė tė mjaftueshme pėr tė parė si e demonstron lėndėn njė mėsues dhe sa u pėrgjigjet kėrkesave tė kohės. Tė mė falni qė po marr njė krahasim pak tė rėndomtė, besoj nuk do tė na duhej tė pinim tė gjithė lumin apo detin pėr tė kuptuar nėse uji ėshtė i kripur ose i ėmbėl…
Nė sallė u ndien ca tė qeshura tė lehta dhe njė gjallėrim i menjėhershėm.
Martela u ul duke gulēuar rėndė nga astma, duke folur me vete e duke u pėrpėlitur te njė fije shprese qė mund t’i jepte qenia si sekretare e organizatės, kur Komiteti Ekzekutiv tė merrte vendimin pėrfundimtar. Ndėrsa Vironi kishte ulur kryet qysh nė fillim dhe s’e ngriti mė, derisa mėsuesit u shpėrndanė duke kaluar pranė tij tė shkujdesur.
Pasi enigma e kontrollit u shpalos tėrėsisht , oborri i shkollės kishte mbetur fare bosh. Vetėm katėr pėllumba po ēukitnin mbi njė kothere buke tė hedhur nga ndonjė nxėnės.
Kur Sandri u gjend nė korridorin e katit tė parė, pa Martelėn me njė grup, tė cilėt kishin rrethuar Vironin e pikėlluar nga tė gjitha anėt, aq sa e kishin mbuluar krejt, ashtu si skuadra e futbollit mbulon njė nga pjesėtarėt qė i ėshtė kėputur llastiku i tė mbathurave, pėr t’i dhėnė mundėsi tė veshė tė tjerat nė fushė.
Duke e kundruar nga dritarja krejt indiferent, Sandri vuri re se ca rryma ajri tė ndėrsjella ngritėn pėrpjetė njė gjeratore pluhuri, qė u suall njė grimė herė pėrqark si fugė vigane dhe shkoi u shpėrbė nė njė skaj tė sheshit. Ai bėri nė mendje njė pėrqasje tė saj me fugėn e ngritur kohėt e fundit brėnda shkollės. A do tė shpėrbėhej dhe ajo nė njė kohė tė afėrt ?
Por tėrmeti, qė do ta shembte pėrfundimisht ngrehinėn e vendosur nė pjerrėsi nga Vironi, Martela e tė tjerė aty, ndodhi aq shpejt sa nuk mund tė merrej me mend. Sė pari, pjesa mė e madhe e komunistėve tė organizatės bazė qė drejtonte Martela, tė etur pėr poste drejtimi dhe tė inkurajuar nga vendimet e plenumit tė 9 tė Komitetit Qendror tė Partisė, qė shtroi me ngut “demokratizimin e partisė dhe pjesėmarrjen e gjerė ta masave nė qeverisjen e vendit “ si shkak i pakėnaqėsisė sė popullit nga gjendja e rėnduar nė vend, kėrkuan tė bėhen zgjedhje tė parakohshme nė organizatėn bazė tė shkollave tė qytetit. Ata insistonin se sekretarja ishte prepotente dhe e paaftė. Si prepotente, e njihnin vetė, ndėrsa si tė paaftė, e vėrtetoi kontrolli i ministrisė. Kėshtu pas debatesh tė shumta tė pretendentėve dhe sugjerimeve tė drejtuesve tė partisė nė rreth, sekretar u zgjodh bariu i lopėve tė qendrės ekonomike tė arsimit, Dem Daka, qė i pėrgjigjej frymės sė fundit tė partisė: “ pjesėmarrjes sė gjerė tė masave ne qeverisjen e vendit “.
Pastaj krejt papritur, pėr qytetin provincial mes maleve, televizioni, radioja kombėtare dhe tė gjitha gazetat njoftuan pėr grevėn e fuqishme tė studentėve tė Tiranės, e cila mė pas me rrėzimin e monumentit tė udhėheqėsit gjysmėshekullor, lėkundi gjithė themelet e Partisė-shtet dhe vuri nė rrugėn e ndryshmit vetė sistemin. Kėshtu ankthi i zymtė i kohės, u davarit shpejt, duke i ēliruar shpirtėrisht njerėzit e stėrlodhur nga frika dhe nga histeria e pushtetarėve tė marrosur pas sloganeve politike.
Thellėsisht e pakėnaqur nga ato qė i ndodhėn, Martela mė vonė dorėzoi teserėn e partisė, dhe kaloi nė opozitė me gjithė sistemin e mėparshėm, e gatshme pėr t’u bashkuar me forcat e reja politike qė filluan tė shfaqen njėra pas tjetrės.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA