Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 36

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

36

Sandri kishte dalė vetėm dhe ecte me duar tė lidhura pas shpine. Freskita e pikasi dhe shpejtoi hapat pas tij. Ajo deshi t'ia zgjidhtė ato duar qė iu dukėn sikur, tė kapura nė atė mėnyrė, shprehnin zhgėnjim dhe vetmi tė madhe. Por guximin ia kishin lidhur ditėt e gjata tė heshtjes. Zuri ta ndiqte ngadalė e shtyrė nga njė forcė e brendshme tepėr nxitėse. Bėri edhe mjaft hapa derisa kuturisi pėrfundimisht t'i fliste.
- Sandėr ! -i thirri befas duke i dalė pėrbri, e veshur me njė fustan ngjyrė shegė me jakė tė bardhė pak tė hapur.
Duke dėgjuar tingėllimin e harruar tė emrit tė tij nė zėrin e saj me atė timbėr tė ėmbėl e tė shpenguar, Sandrit iu drodh ēdo nerv i trupit dhe shtangu nė vend. Pėr njė ēast thuajse nuk u besoi veshėve. Diēka tė pabesueshme kishte edhe te afrimi i saj i papritur me atė buzagaz qė ndillte pajtim. Ndoshta i dukej kėshtu ngaqė i qe ngulitur prej kohėsh mendimi se zogu i lėshuar nuk kthehet prapė nė kafaz. Pėr njė ēast i mbetėn sytė te profili i saj i butė e pak i trishtė. I erdhi jashtėzakonisht mirė qė ajo i foli. Njė grimė herė mbetėn tė dy tė stepur pėrballė njėri-.tjetrit. Me sa duket hutimi ėshtė e vetmja mėnyrė komunikimi midis njerėzve qė sapo pajtohen. Sandri u mundua ta zotėronte veten, po pak nga pak fytyra iu mbulua me njė dritė gėzimi. Mirėnjohės dhe fajtor, ai u pėrgjigj:
- Oh, Freskita!... Sa mirė bėre?...
- Urime ! - ajo i zgjati dorėn e para dhe njė purpur i lehtė lozonjar ia mbulol faqet. - M'u bė qejfi nga fjalėt e mira qė dėgjova pėr ty nė konkluzione…
Pėrshėndetja e saj tingėlloi tepėr patetike dhe kjo ia shtoi atij hutimin, derisa u kujtua dhe i kapi dorėn e zgjatur, tė butė si topth pambuku. Pastaj, duke u vėnė pėrkrah saj, i ktheu urimin qė edhe ajo ishte pėrmendur aty pėr mirė.
Ajri ishte i ngrohtė dhe shėtitorja qe e mbushur plot me djem e vajza qė zhurmonin e gumėzhinin nė xhiron e pandėrprerė. Xixėllonjat gėlonin pėrmes tyre dhe ndriēonin kur e kur si shkrepje tė befta yjesh nė muzg. Bota asnjėherė nuk u qe dukur kaq e bukur sa sonte. Fytyra e Freskitės shkėlqente sakaq me njė bukuri tė rrallė. Sandri s'ishte ende i sigurt nėse ėndėrronte apo ndodhej nė rrethana reale. Ai u mbush me frymė dhe filloi tė ndiente se pėrbrenda trupit iu rikthye njė peshė e nevojshme, qė i kishte munguar dhe e kishte lėnė prej kohėsh si njė trung tė zvargur. Ē'forcė tėrheqėse tė ēuditshme paskėsh pasur kjo vajzė!...
- Ditėt e fundit se ē'kam ndier njė lehtėsim nė shpirt, - u shpreh ajo me fjalė tė ēiltra e tė drejtpėrdrejta.
- Edhe ti ? - u habit ai. - Mendoja se vetėm unė kisha arsye tė ndihesha kėshtu!
- Mė duket sikur u pastrua njė ajėr i keq, qė na kishte mbushur gjoksin pėr kaq kohė...
Me kokėn pak tė anuar, ai kėqyri padashur gjoksin e saj tė mbushur, tė plotė, sikur deshi tė vėrtetonte atė qė tha ajo.
- Si i ke nga shtėpia ? - pyeti Freskita befas.
- Kam dy javė qė s'kam qenė, por dje mora letėr nga mamaja. Mirė janė. Po andej nga ti ? - zėri i tij ishte i butė, kumbues, i sigurt.
Fjalėt e dyshimta qė pati besuar dikur e bėnė Freskitėn edhe njė herė tė ulte kryet e turpėruar nga vetja. Solli ndėr mend mamanė aq tė afrueshme tė Sandrit, zėnkėn me Martelėn...Ajo grua fliste e mendonte gjithmonė zi. Ēudi sa zi !
- Unė isha kėtė tė diel. I lashė fare mirė, - tha duke rifituar gjallėrinė e fytyrės.
Sandri priti me qetėsi derisa ajo ktheu vėshtrimin.
- Mė duket sikur ka kaluar njė shekull qė jemi larguar... A thua ka qenė e nevojshme pėr ty njė heshtje kaq e gjatė? - pyeti ai me njė ton tė lehtė pėrmallimi.
- Kėtė pyetje po matesha ta bėja unė! - ajo ndjeu se njė purpur akoma mė i ndezur ia mbuloi fytyrėn.
- Mė duket se ishe ti, Kita, qė shmangeshe kur mė shihje mua?- vijoi ai me njė psherėtimė.
- Tė njėjtėn gjė kam vėnė re qė bėje edhe ti, Sandri!...
Ai ngurroi njė grimė dhe ajo e priti pėrgjigjen me njė vėshtrim tė ndezur nga kureshtja pėr tė mėsuar tė fshehtėn e tij.
- S'dua ta shfajėsoj veten, sepse cilado qoftė arsyeja, nuk ishte aspak gjė e mirė qė tė mos kuptoheshim e tė mbeteshim kaq kohė pa folur. - fytyra e Sandrit shprehu keqardhje tė thellė.
- Ashtu ėshtė, sidomos kur bėn ndryshe nga ē'mendon e nga ē'ke dėshirė tė bėsh nė tė vėrtetė. - vijoi Freskita me njė zė tė pėrvuajtur dhe hodhi shikimin drejt pėrpara.
Ecėn njė grimė herė pa folur. Midis tyre u vendos tani njė heshtje disi e vetėdijshme. Ishte kulmi i pranverės. Rreth e qark gjelbėronin tė gjitha pemėt dekorative. Kurorat e tyre shumėformėshe i jepnin rrugės bukuri dhe ajrit freski. Prej tyre pėrhapej kudo njė parfum i kėndshėm. Ishte parfumi i lirisė. Njerėzit kalonin nė tė dy anėt duke biseduar plot gjallėri, por fytyrat e shumta ndėrroheshin pa lėnė asnjė gjurmė nė retinėn e syve tė tyre tė shfokusuar nga mjedisi.
- Pėr mua ka qenė tepėr e mundimshme tė jetoja afėr teje, por dhe e vėshtirė tė jetoja larg, - tha ai me njė ton mjaft tė qetė dhe si u mendua tė gjejė njė pėrcaktim mė tė fuqishėm, vijoi: - Megjithatė, ti, Kita, ke qenė njė e padukshme e gjithpranishme...
Ajo ktheu kryet vrulltas dhe i hodhi njė vėshtrim tė ngrohtė, tė gjatė. Tingėllima e zėrit tė tij intim iu duk atė ēast si tingėllima e lehtė e njė ēelėsi qė rihapte portėn e shpirtit tė saj.
- Shprehu lirisht ! - e nxiti me njė zė fare tė butė dhe hodhi flokėt prapa. - Deri tani ke shprehur mendime tė pėrbashkėta, qė mund t'i thosha edhe unė. Thuaj diēka vetjake!
Sandri e kėqyri i menduar dhe nėnqeshi i zėnė ngushtė. Ngurroi tė fliste. Nė veshė i jehonin goditjet e kumbueshme tė takave tė grave, qė lėviznin gjatė shėtitores, si goditjet e atyre fjalėve akuzuese tė Vironit...
- Ē'tė ka penguar tė jetoje mė afėr ? - ngulmoi Freskita t'ia nxirrte fjalėt si me pincetė.
- Ti vetė dhe opinioni,- tha me njė shprehje fytyre, ku tani s'dukej mė asnjė shenjė e asaj pamjes sė heshtur tė njeriut tė braktisur.
- Edhe kjo ėshtė e pėrbashkėt... - qeshi ajo.
- Epo, unė nuk arrij tė marr me mend ē'gjė tė veēantė kėrkon ti, Kita !…
- Duhet tė thuash tė paktėn njė shkak konkret! - vijoi ta gėrmonte ajo gjithnjė kureshtare.
Sandri u mendua sikur tė rrotullonte brenda kokės diēka tė madhe qė nuk mund ta nxirrte pa e copėtuar.
- Si mund tė vėsh gishtin nė raste tė tilla mbi shkakun e vėrtetė dhe tė jesh i sigurt se nuk gabohesh ?
- Njė pengesė reale ka ekzistuar patjetėr... - qe mė tepėr njė pohim i saj sesa njė pyetje.
- Kita, - iu drejtua ai me ėmbėlsi, - ato pengesa tanimė nuk ekzistojnė dhe nuk ia vlen tė merremi me to.
"Puuu, sa thellė i ka fjalėt ky njeri ! " tha ajo me vete dhe e kėqyri me sy tė mprehtė.
- Mos do tė thuash se ata morėn me vete edhe pengesat?- deshi tė sigurohej.
- Jo tamam kėtė, - tha ai me mėdyshje. - Mbase ikja e tyre dhe ndryshimet e mėdha qė ndodhėn krijon tek ne besimin qė s'ka mė pengesa.
Ajo u ēel mė tepėr nė fytyrė. Ndonėse rrekej ta fshihte gėzimin, ai shkėlqente gjithnjė e mė shumė nė tėrė pamjen e saj.
- Kėshtu do tė ishte mė mirė tė mendonim. - tha me njė ton qė shprehte qetėsi tė brendshme dhe mes tyre u vendos heshtja pėrsėri. U duk sikur enigmat ishin ndriēuar mė nė fund dhe pyetjet kishin mbaruar. Helmi i kohės ishte avulluar.
Befas Freskita kapi njė pėrshėndetje me kokė dhe bashkė me buzėqeshjen ziliqare tė njė beqareje tė staxhionuar pikasi edhe shkeljen e lehtė tė syrit tė saj. Ishte njė tridhjeteshtatėvjeēare, me fytyrė rrumbullake si petull e me flokė tė drejtė tė prerė rreth ballit qė shkelte shėtitoren nė ēdo kohė bashkė me njė shoqen e vet. Me pretendime astronomike nė rini, ajo i kishte bėrė me laps tė hollė llogaritė e jetės. Mirėpo tani mospėrfillja hakmarrėse e djemve i shfaqej nė ēdo hap. Para pesė vjetėsh, si vajzė sqimėtare deri nė mani, kishte refuzuar kėrkesėn e fundit me pretekst se te pretendenti nuk i pėlqente forma e nofullės. Po kur ai u ngrit mjaft nė pėrgjegjėsi dhe u martua me njė tjetėr mė tė mirė e mė tė re, ajo i kishte deklaruar shoqes nė intimitet, se tani do ta kishte pranuar atė edhe me nofull tė thyer.
Duke krijuar nė mendje vizionin e njė nofulle tė braktisur nga fudullėku i tepruar, Freskita u ndal padashur dhe e pėrfshiu Sandrin tė tėrin brėnda njė vėshtrimi tė thellė, sikur me atė veprim deshi tė sigurohej tamam se ai ndodhej pėrsėri pranė saj dhe ajo s'kishte pėr tė ndjekur kurrė shembullin e atyre tė dyjave.
Gjendeshin nė trotuarin pėrballė pastiēerisė "Rinia". Sandri hodhi njė sy tė shpejtė nga dera e hapur.
- Kita, hyjmė kėtu, qė tė bisedojmė mė tė qetė?
- Mirė, - ia bėri ajo. - Jam kurioze ta shoh kėtė lokal se mė kanė thėnė qė ka shumė lule.
Duke hyrė nė atė mjedis tė lulėzuar, ajo u habit kur vuri re gjithė ato shpėrthime petlash plot ngjyra qė vareshin e nxirrnin krye nga tė gjitha drejtimet, sikur tė ishte dyqan lulesh. Gjetėn njė tryezė qė sapo u lirua andej nga fundi dhe u ulėn pėrballė njėri-tjetrit. Nga ai kėnd shihej jo vetėm lokali nė thellėsi, por edhe shėtitorja plot drita qė shkonte e humbiste larg nė njė pikėtakim trotuarėsh, ndėrtesash, njerėzish.
- S'kam hyrė nė asnjė lokal qysh atėherė kur ishim bashkė nė restorantin e turizmit, - bėri tė ditur ajo duke kafshuar buzėn lehtė e duke vėzhguar pėrqark me droje, mos shihte pėrsėri ndonjė nga "fytyrat" e asaj darke.
- As unė s'kam patur rast tė dal shpesh kėndej, - pasoi ai.
Freskita kryqėzoi krahėt njė ēast mbi kraharor, si duke dashur tė mbrohej ashtu nga vala e fuqishme e kujtimeve dhe pastaj vijoi:
- Na e rrėmbyen telashet edhe kohėn e lirė...
- Ky vit qė shkoi na mėsoi mjaft, ndonėse ishte viti i parė, - tha Saridri me ton tė prerė.
- Na mėsoi tė njohim tė mirėn dhe tė keqen, - ajo e kundronte nė ninėza duke i pritur fjalėt e tij ashtu siē thith ujin toka e thatė dhe pyeti me njė ton plot nėntekst,- A thua se do tė shemben lehtė ca ngrehina qė kanė zėnė vend prej kohėsh duke u lidhur fort me njėra-tjetrėn ?
- Kush ngre shtėpi nė vend tė pjerrėt e ka nė ēdo ēast tė pranishme mundėsinė e rrėshqitjes, por tani pas tėrmetit, ato zor se bėjnė hije mė tej.
Freskita vuri menjėherė buzėn nė gaz dhe i shkėlqyen sytė.
- Bukur e the. Dhe kundėrshto po deshe qė s'mendon gjithmonė pėr figura poetike.
- Eh, u bė kohė qė s'kam shkruar mė asnjė varg. Bashkė me ikjen tėnde mė iku dhe frymėzimi.- tha me njė trishtim qė u largua shpejt.
- Tani qė jemi sėrish bashkė, thirri muzat e tua, se edhe unė dua tė lexoj poezi tė reja...
Zėri i kthjellėt e i gėzueshėm me tė cilin ajo i tha kėto fjalė e bėri Sandrin ta ndiej veten tė prekur thellė dhe tejet tė lumtur qė ishte rilidhur tashmė pėrfundimisht me njeriun e zemrės. Gjaku i kishte shkuar nė fytyrė dhe ia kishte ngrohur faqet, damarėt e qafės i pulsonin furishėm. Pėr herė tė parė pas kaq kohėsh ai soditi me mall gropėzat e bukura qė u krijuan nė faqet e saj. Pastaj duke ngritur pakėz atė gushėn e saj bardhoshe, ajo vėshtroi te njė pikturė nė murin pėrballė. Njė tufė dhensh kullotnin nė njė lėndinė tė blertė dhe mes tyre njė bari me gunė tė hirtė duke i rėnė fyellit.
Bardhėsia e gushės sė saj pa asnjė shenjė, pa asnjė hije e bėri Sandrin tė mendonte pėr paprekshmėrinė. Dhe padashur iu kujtua ai gazi torturues me atė mėsuesin zėvendėsues te dritarja e shkollės. Ajo plagė tani kishte zėnė kore. Mirėpo nganjėherė edhe korja na shkakton tė kruajtura dhe nuk na durohet pa e trazuar pakėz.
- Ke ndier vetmi gjatė kėsaj kohe ? - pyeti ai me gjysmė zėri.
- Jo dhe aq. - ajo u kthye dhe qeshi ėmbėlsisht.
- Si duket ngaqė tė ka qėndruar pranė ai mėsuesi i Njohurisė qė vinte nga fshati!...- e cyti me shaka pa menduar se mund tė gjente belanė.
Fytyra e Freskitės u gjallėrua papritmas.
- Ėshtė qyfyrexhi i kėndshėm.
- Besoj edhe i dashur me vajzat,- u shty mė tej ai nga parandjenjat e herėshme tė xhelozisė.
- 0, ai ka njė natyrė tėrheqėse e njė mėnyrė tė foluri, qė tė bėn ta dėgjosh me kėnaqėsi,- buzėqeshi ajo me atė natyrėn e saj nazike tė sinqertė.
Befas Sandri hetoi fytyrėn e saj me dyshim. Njė pėrndezje vrullonjėse qė zbuloi aty dhe njė pėrpėlitje fluturake e qepallave tė zėna nė faj nga vėshtrimi i tij, nuk i pėlqeu aspak. Dhe ja, sikur u ndie krejt i ēarmatosur tashmė nga buzėqeshja e saj.
- Ashtu ?...
- Po, po, ai ka mbresa tė ēuditshme nga jeta studentore. Kur zė tregon nga ato, tė bėn tė gajasesh.
- Dhe ti e dėgjon shpesh ?!…
- Ou, sa herė vjen pėr zėvendėsime, ai troket te dera e kabinetit. Kur s'mė gjen aty, vjen te dhoma jonė. Humori i tij na ėshtė bėrė si diēka tepėr e domosdoshme, pas lodhjes e monotonisė sė pėrditshme, si tė thuash na ka gjetur zemrėn. Ndaj edhe ėshtė tepėr i mirėpritur te ne.
Nė zėrin e saj u ndie njė notė ēapkėne qe e ēarmatosi Sandrin pėr dreq. Mos vallė nga sinqeriteti i shpėtoi asaj ajo shprehje: "Na ka gjetur zemrėn" apo ai sylarushi ishte bėrė vėrtetė i nevojshėm pėr tė? Sandri i ēmeritur ngriti vetullat, sikur donte ta shtynte lėkurėn e ballit deri nė majė tė kokės.
- Dhe ti e ke lėnė zemrėn tė ta gjejė ai ?!…
- Mbase unė nuk jam e zonja ta fsheh zemrėn time...- lėshoi kėto fjalė si thikė tė mprehtė therėse.
- Jepi, zbrazu ! - i tha ai.
- Kjo ishte e tėra. Nuk kam as ē'tė shtoj, as ē'tė marr mbrapsht.
- S'eriozisht e ke ?- atij iu errėn sytė dhe iu turbullua shikimi. Pati njė ndjesi sikur diku aty pranė dikujt po i rridhte ēakmaku gaz nga ai qė mban erė tė rėndė dhe padashur luhati kokėn e shfryu anash.
- Ėshtė dhe simpatik dreqi !- qesėndisi me njėlloj brenge.
- Mė tepėr ėshtė interesant, - qeshi ajo sėrish.
- Po tallesh me mua, mė duket !...
Sytė e saj morėn njė shprehje mė tė butė e mė intime.
- Sandri, e lėmė mė mirė kėtė bisedė, se mund tė na bėjė tė heshtim edhe ca muaj tė tjerė! Po tė mė pėlqente ai, njėsoj si qyfyret e tij, nuk vija kėtu me ty...Mos na e prish kėtė gėzim sonte duke na futur njerėz tė tjerė nė mes!- Tani zėri i saj tingėlloi shumė i qartė, shumė i vendosur dhe pasoi ajo e qeshura e dashur, e ngrohtė.
Sandri e dėgjoj me njė ndjenjė lehtėsimi dhe pak nga pak u buzagaz i shpenguar. Por atė tė qeshurėn e saj me atė njeri e ndiente ende nė tė gjitha shqisat. Dhe, duke u mbėshtetur vetėm te pohimi i saj se i pėlqenin "qyfyret e tij ", shtoi pėr tė mbyllur bisedėn :
- Sidoqoftė, e vėrteta ėshtė se vetmia nuk tė ka munduar dhe aq...
- Ti, Sandri, je djalė i mirė, po mua ma ka qejfi tė tė jap njė shpullė pas kėtyre fjalėve...
Ai vėshtroi dorėn e saj tė vogėl e tė butė qė endej kot mbi mbulesėn e tryezės dhe ndjeu se ishte qullur nė djersė.
- Oh, Freskita, pak mė parė do tė mė pėlqente njė shpullė mė shumė se ato fjalėt qė mė the...
Ajo heshti njė ēast. Ndėrkohė ai u qetėsua tėrėsisht dhe ja nguli sytė duke peshuar me vėshtrimin e vet mbi hollėsitė e brishta tė tipareve tė saj, mbi buzėt e bymyera, mbi atė qafėn e gjatė qė humbiste ashtu ėmbėlsisht nė relievin e valėzuar e tė butė... Dhe duke parė kaq qartė thesaret e bukurisė sė saj, ndjeu se lumturinė e kishte pasur gjithė kohėn fare pranė, po nuk kishte qenė i zoti ta bėnte pėr vete e tė depėrtonte nė intimitete me tė. Tė gjitha ato sa shihte atė ēast aty, qė nga flokėt qė i derdheshin lezetshėm mbi shpatullat e ngushta e deri te thonjtė e ndritshėm tė gishtave qė i dilnin nga sandalet e bardha, kishin ekzistuar vetėm si njė mundėsi e kėndshme. Tani mė tepėr se kurrė ai kishte nevojė pėr dashurinė e saj, pėr duart e saj mbi kraharorin e tij. Ē'mrekulli ta ndjeje veten nė krahėt e saj tė brishtė ! Pastaj tė sodisje deri nė fund tė jetės flokėt e saj tė zinj e tė ndritshėm tė pėrhapur mbi jastėk, si ato bimėt valėzuese nėnujore...
Freskita vuri re vėshtrimin e tij qė i bridhte nėpėr trup dhe u skuq pakėz duke ndjerė pėrbrėnda zgjimin e shtrėngatave dehėse.
I pėrkulur nė intimitet fare pranė, Sandri ndjeu aromėn qė pėrhapte gjithė qenia e saj dhe mbushi njė ēast mushkėritė me njė frymėmarrje tė thellė.
- Ti, Kita, kundėrmon erė pranvere dhe lirie !- tha me njė vėshtrim pėrpirės tė ndezur.
- Edhe ti, ca mė shumė i ngjan sonte flladit pranveror !- u shpreh ajo duke drithėruar me njė frymėmarrje tė shpeshtė flegrat e hundės sė saj tė vockėl.
Ata ēast erdhi kamerierja, qė i pėrshėndeti me buzėqeshjen e saj standarde dhe pastroi hirnoren nga bishtat e cigareve. Ata porositėn pasta dhe pritėn duke soditur nė thellėsi tė syve tė njėri-tjetrit. Heshtja ishte mbushur me fjalė tė pathėna. Ashtu siē kishte dėshiruar Freskita nė fillimet e njohjes sė saj me tė, fjala " Tė dua" nuk u pėrmend asnjėherė me gojė, por tani gjithēka e nėnkuptonte atė.
Sandri nguli pirunin, preu njė copė nga pasta dhe e ngriti lartė.
- Hajde, rroftė qytetėrimi perėndimor ! - tha krejt entuziast. - E kaluara nuk na takonte ne, po edhe ne nuk i takonim asaj …

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA