Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 37

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

37

Po bėheshin gjashtė ditė qė Arjani ishte mbyllur nė shtėpi, pėr tė pėrgatitur provimin e parė. Vetmia, lodhja dhe malli pėr shokėt, sidomos pėr Migenėn, po e bėnin gjithnjė e mė tė pavėmendshėm. Bėri ēdo orvatje pėr tė larguar mendjen prej tyre, por ishte e pamundur tė pėrqendrohej mė tej. Ai mbylli librin, mori pyetjet e letėrsisė me vete dhe nė orėn nėntė pa ēerek u gjend poshtė dritares sė Migenės. Hodhi sytė disa herė pėrpjetė, por nuk pikasi gjė. Nė tė gjithė fasadėn e pallatit qenė lėshuar perdet e holla qė ruanin intimitetet familjare. Fėrshėlleu tri herė si gushėkuq.
Befas u luhat perdja e tylit dhe Migena buzagaze nxori kokėn e saj zeshkane te dritarja e katit tė tretė.
- Ani, prit se erdha! - zėri i saj pak si i mbyllur kishte njė tingull tė largėt, gati qiellor.
Perdja e tylit u lėshua sėrish, sikur mes tyre tė kishte rėnė papritmas njė copė re flurore. Ai u tėrhoq nėn hijen e njė shelgu lotues, qė bleronte aty pranė dhe i drejtoi sytė nga cepi i pallatit. Kish filluar tė bėnte pak vapė. Lart, nė ujėvarat gjelbėroshe tė shelgut, cicėronte pareshtur njė zog, qė thėrriste me ngulm zogėzėn e vet. Pak mė tej, disa fėmijė gajaseshin me njė vajzė tė vogėl, duke i pėrsėritur thirrjen e gjyshes: "Oj Ivona, tė keqen nona!" Ndėrsa pas shpine, nė xhadenė e asfaltuar tė unazės, ndihej rrapėllima e paprerė e makinave.
Ja, ku u duk ajo fytyra e saj e ēiltėr, nė tė cilėn pėrzihej shprehja e zakonshme e pėrzemėrsisė. Kishte veshur njė fustan shtėpie tė hollė me lule tė bardha, qė i qėndronte lirshėm nė trup dhe me kėmbėt e plota tėrhiqte bran njė palė shapka tė kaltra.. Me atė afrimin e saj tė shpejtė e tė lehtė, ajo iu duk Arjanit si njė degė e mbushur me lule molle, qė e shtynte era pranverore drejt shelgut.
Me vėshtrim ledhatues e me buzėqeshje plot adhurim, Migena iu qas fare pranė dhe i dha dorėn. Ai ndjeu butėsinė e gishtave tė saj si tė veshur me push zogu. Fytyra e saj nazike dukej pak e hequr. Sytė e zinj me qerpikė tė dendur kishin njė shikim tė ngrohtė, tė ėmbėl e mjaft tė pėrmalluar. Atij i gufoi zemra dhe pati ndjesinė e thellė se dashuronte ēdo fije floku tė kėsaj vajze.
- Sa mirė bėre qė erdhe! - murmuriti Migena me atė zėrin e saj tė thellė, qė i jehonte pėrbrėnda kraharorit dhe mbėshteti dorėn te trungu i lėmuar i shelgut.
Arjani kundroi njė grimė lojėn vezulluese tė rrezeve tė mėngjesit, qė praronin pushin e hollė nė qafėn e saj dhe ndjeu njė trazim nė gjoks e njė dėshirė te buzėt e prushta.
- U ēmenda, - tha duke hedhur vėshtrimin e ethshėm nga qafa e gjatė, qė tregonte jaka e hapur e fustanit, te faqet e kuqėluara nė mollėza, te ninėzat e saj si dy bulėza zifti e anasjelltas. - Ku jemi mėsuar ne tė rrimė mbyllur e pa e parė njėri-tjetrin, moj Gena!
Migena e kuptoj se ai kishte nevojė tė domosdoshme tė ēmallej me praninė dhe zėrin e saj, qė ishte mėsuar ta kishte gjithmonė te banka pėrbri vetes. Ajo ndjeu njė fėrfėllimė drithėruese nė kraharorin e njomė dhe, si pėr tė fshehur gjendjen e saj tė brendshme, hodhi njė grimė herė nga xhadeja e zhurmshme sytė e saj tė qelqėruar prej gėzimit. Pastaj me njė vėmendje tė veēantė, sikur t'ia kishte harruar krejt fytyrėn, kundroi edhe ajo me mall ballin e tij me dy dallgėzime tė lehta sipėr vetullave harkore, buzėt e ngrohta e tėrė afsh me njė nėnqeshje djaloshare tė kėndshme dhe, atė mjekrėn e tij katrore tė pushėritur me qime zijoshe tej e tej faqeve tė rrafshta. Dukej sikur qe rritur e burrėruar mė shumė gjatė kėtyre ditėve.
- Edhe unė u mėrzita vetėm, - tha ajo me njė psherėtimė, - po s'ke si mėson ndryshe...
Urani me Nuzin dhe ca goca studiojnė kėtu matanė, te Pylli i Qeverisė, - bėri tė ditur ai. - Shtrojnė batanije nėn hijen e akacieve dhe rrinė deri nga dreka bashkė. Si thua, Gena, shkojmė dhe ne tė dy?
Migena u mendua me njė buzagaz tė ėmbėl.
- Do merremi me muhabete e do mbetemi pa mėsuar, - tha me brengosje. - Nja njėzetė pyetje unė s'i kam kaluar fare...
- Tė paktėn vetėm sot, - tha ai me pėrgjėrim - Do t'i pėrsėritim bashkė, ja, unė i kam marrė pyetjet me vete...
Lart nė degėt e shelgut u dyzuan cicėrimet dhe u bėnė mė ngulmuese. Dukej sikur njė soprano dhe njė tenor kėndonin njėherėsh e i pėrgjigjeshin njėri-tjetrit me tonalitete tė larta.
- Nesėr, - diktoi ajo prerazi. - Do marr edhe Mirėn dhe shkojmė tė tre qė nė orėn tetė.
Arjani mbeti kokėvarur pėr pak sekonda. Mandej, duke shikuar mendueshėm tek ai shtegu i bardhė qė ēante mes pėr mes flokėve tė Migenės, u rrek tė ēante edhe njė shteg nė mendjen e saj.
-Tė lutem eja sot, ma plotėso dėshirėn, se ashtu ėshtė puna...
- Pse, si ėshtė puna? - ajo ia nguli me kėrshėri shigjetat e zeza tė ninėzave.
Arjani vėshtroi me lakmi buzėt e saj tė bumbyera, qė kuqėlonin si njė lule shege e sapoēelur.
- Do drejt?... Mė ėshtė bllokuar truri, nuk mėsoj dot, ka rrezik tė rrėzohem nė provimin e letėrsisė... Mė ėshtė bėrė goja helm, dua patjetėr pak nektar nga ai i buzėve tė tua. Mė rri mendja gjithmonė aty, vdiqa, mbarova...
Migana ia dha njė tė qeshure me gufim, qė jehoi nė gjoksin e saj dhe e mbyti menjėherė duke vėnė pėllėmbėn e dorės mbi buzė, pastaj shikoi rretheqark.
- Ua, ti Ani qenke fare i lojtur, si tė paska rėnė nė tru kaq keq?
- Nuk e di, - tha duke shkuar gjuhėn nė buzėt e veta, qė kishin zėnė t'i thahen nga sikleti.- Thonė se kur pi drogė njė herė, nuk rri dot pa pirė pėrsėri. Qėkur provova atė nektarin e buzėve tė tua, jam droguar keq dhe s'ka antidrogė qė mė shėron. Vetėm po tė pėrsėrit dozėn qė mė dhe, mė qetėsohet shpirti...
Ajo u kukuris sėrish dhe vėshtroi njė grimė anash, ku ndeshi fytyrėn e ngrysur tė njė plake, qė kaloi trotuarin duke tundur kokėn.
- S'kam ē'bėj, - tha me njė pėrtėritje tė beftė nė fytyrė dhe kapėrceu njė psherėtimė, - Gjithė kėtė farė ēuni s'mund ta lė tė shkoj dėm pėr hiē asgjė...
Arjani vuri buzėn nė gaz i kėnaqur dyfish, si nga pranimi i saj, ashtu dhe nga ironia e lezetshme qė pėrdori.
- Shko merr antologjinė bashkė me shėnimet dhe mos u vono!
- Ani, tė keqen motra, nuk do rrimė shumė, se fikem po erdhi mamaja nga puna e s'mė gjeti nė shtėpi. Gjyshes po i them se do shkoj tė marr njė libėr qė mė duhet te njė shoqe, mirė?...
Njė top llastiku fluturoi nga larg, goditi degėn e shelgut, kėputi kėngėn e zogjve tė dashuruar dhe u ra te kėmbėt. Njė ēunak flokėbardhė me njė hundė tė vockėl vrapoi drejt tyre dhe u ndal, duke i mbajtur sytė e larmė herė te topi, herė te Arjani me njė vėshtrim prej fajtori.
- Merre! - u ēel nė fytyrė Arjani. - Shpėtove kėsaj here, se po ta kishte goditur topi kėtė gocėn, do tė t'i kisha bėrė veshėt sa tė lepurit.
Migena u pėrkul, mori topin, ia dha ēunakut dhe i shpupuriti flokėt laraman.
- Mos ma shaj, se e kam komshi! - tha duke qeshur. Ēunaku iku turravrap. Pas tij edhe Migena me faqet prush.
Ata u takuan pak mė tej pallatit, te trotuari i unazės dhe morėn rrugėn drejt pasarelės qė ngrihej mbi lumin e rrėmbyeshėm. Ai ecte me hapin fitimtar tė tė riut tė shkujdesur, ajo me lėvizjet lozonjare e me freskinė e tė pėrkėdhelurės sė fatit. Vėshtrimi i tyre, i gjallėruar nga natyra plot vegjetacion tė harlisur, binte gjithandej mbi blerimin e pėrshkėnditur prej rrezeve tė ngrohta tė diellit dhe mbi trumbat e zogjve, qė ē’vendoseshin pareshtur me fluturime tė hareshme nga njėra pemė nė tjetrėn.
Pylli i dendur i akacieve, tė mbjella para shumė vitesh nga punonjėsit e pyjores, ishte njė parajsė pranverore e vėrtetė. Me barin e dendur si velenxė jeshile dhe me freskinė e hijeve tė thella, ai krijonte njė atmosferė tė kėndshme ngjyrė gri, me tė cilėn ftonte kėdo pėr tu kėnaqur nė gjirin e tij bujar. Tė parėt qė e shijonin mrekullinė shpirtėrore, qė dhuronte ky pyll, ishin maturantėt, tė cilėt vinin kėtu pa filluar ende vapa dhe ajo dyndja e njerėzve tė shumtė.
Ata hodhėn sytė rretheqark pėr tė parė shokėt e klasės. Arjani thirri me zė tė lartė Uranin dhe Nuzin. Por nuk mori pėrgjigje. Ndjehej vetėm heshtja ndjellamirė e kėtij pylli.
- Mund tė kenė ndėrruar vend sot. - tha ai me habi dhe vėrejti fytyrėn e Migenės, se mos kapte ndonjė shenjė meraku, meqė po mbeteshin vetėm.
Por, pėrkundrazi, ajo buzėqeshi ėmbėlsisht dhe aty nėn ngjyrimet fantastike tė pyllit, fytyra e saj u duk ēuditėrisht mė e bukur e mė joshėse.
Arjani zgjodhi njė vend tė sheshtė me bar tė pashkelur, midis dy gėmushave, tė cilat krijonin njė gjysmėharku tė mbyllur dhe shtroi aty batanijen. Drita e kufizuar, qė vėrshonte nga nėnfletėt, ishte aq e blertė, sa tė ngjyrosur prej saj edhe trupat e tyre merrnin njė pamje fantastike. Disa bimė kacavjerrėse, qė ndėrthureshin me degėt e gėmushave, kishin ēelė lulet e tyre tė bardha nė formė hinkash.
- Ė, Gena, si thua, a nuk jemi kėtu si nė mes tė njė kurore tė madhe?
Ajo buzėqeshi sėrish dhe pati njė pėrtėritje tė beftė pėrbrėnda saj.
- Me ē'po duket, tė erdhi frymėzimi pėr tė thurur ndonjė poezi...
-Tė them tė vėrtetėn, kur jam me ty mė kėndon shpirti padashur dhe mė duket sikur do fluturoj... Po ti, Gena, ndjen tė njėjtėn gjė kur jemi bashkė?
Ajo e shigjetoi drejt nė sy pak si gjatė dhe pasi kapėrdiu njė peng tė krijuar nga emocioni i ēastit, tha:
- Po. Pėrderisa e di mirė qė unė ndjej pėr ty...
Arjani, si pėrgjigje dhe si paradhėnie pėr kėrkesėn e bėrė qysh te pallati i saj, e puthi befas me njė shtrėngim, nė tė cilin shpėrtheu tėrė pasioni i dėlirtė, i zjarrtė dhe i pėrmalluar i moshės sė tij tė njomė. Ata u shtrinė ashtu me krahė tė kryqėzuar dhe pėr disa sekonda tė gjata mbetėn gati pa frymė nė buzėt e njėri-tjetrit, duke thithur me forcė tė pazakonshme gjithė nektarin e mbledhur aty gjatė javės sė tmerrshme tė vetmisė. Pak nga pak temperatura nė buzėt dhe faqet e tyre filloi tė rritet me shpejtėsi, aq sa tėrė trupi po u digjej si prush. Duke mos duruar mė, nė gulēim e sipėr, Arjani ēoi dorėn e dridhshme te tė brendshmet e saj.
- Mos! - tha Gena gati duke shfryrė pėrmes gjuhės sė tij magjike qė ia kishte elektrizuar tėrė trupin nė mėnyrė flakėruese dhe shtrėngoi llastikun fort me dorė.
- Pse,.shpirt?...
- Jo aty, jo! - kundėrshtoi ajo vendosmėrisht e me njė ndijim turpi.
-Ti je imja dhe unė yti, ē'ka pėr tu bėrė mė vonė, pse tė mos bėhet tani, nė kulmin e lumturisė sonė?...
- Jo, nuk dua tė bėhet ajo gjė ...
- Ti nuk ke besim tek unė?
- Nuk ėshtė puna te besimi. - tha ajo duke gulēuar njėsoj si ai, aq sa kraharori dhe zemra po i ēahej.
- Po ku?...
- Nuk mund tė bėj kaq lehtė diēka qė s'e kam bėrė ndonjė herė... Po hiqe dorėn se janė tė holla e m'i grise!
- Unė e di qė ti je vajzė, po tė lutem bėj sakrificė pėr mua, kam shumė dėshirė...
Ajo i hapi sytė tej masės fare afėr syve tė tij.
- Ore ēun, ē'kujton ti se ėshtė ?... Mos vallė njė copė ēokollatė dhe na, merre!...
- Ke frikė? - tha ai duke i kaluar dorėn te pjesa mė e ndjeshme.
- Po, edhe frikė kam...
Ai turfulloi me drithėrimė i eksituar sė tepėrmi.
-Ti e di qė unė s'kam qenė nxėnės i keq nė edukatėn seksuale. Jam nė gjendje tė tė mbroj plotėsisht...
- E di, megjithatė, nuk mundem...
- Hė, tė lutem, Gena!
-Tė thashė pra, jo! - ngulmoi duke shtrėnguar gjithnjė llastikun
- Hė, shpirt, se mezi po duroj!
Edhe ajo ndodhej nė njė gjendje tė tmerrshme dhe tė padurueshme. Faqet i kishte flakė tė kuqe dhe i digjnin. Me puthjet e tij tė flakta, tė pareshtura e tėrė dridhėrima pėrvėluese, ai po ia zgjaste atė gjendje ekstaze tė paprovuar ndonjė herė deri nė atė shkallė. Por gjithsesi, nuk jepej dot.
- Duhet tė presim, kur t'i vijė koha! - tha automatikisht pa u menduar pėr kėtė justifikim.
- Ē'farė kohe, Gena?... Ne jemi tamam nė moshėn qė duhet...
- Mosha po, por kemi probleme tė tjera pėrpara.
- Ato nuk na pengojnė aspak tė bėjmė dashuri me njėri- tjetrin. Tani jemi nė demokraci…
Ajo largoi buzėt nė mėnyrė kundėrshtuese njė grimė.
- Mė vjen keq, Ani, po veprimet e dashurisė kanė edhe radhėn e tyre. Ka ca rregulla nė jetėn e njerėzve ...
Ai e puthi sėrish me mospėrmbajtje dhe e shtrėngoi me tė gjithė forcėn e krahėve tė tij djalosharė. Pastaj i zbėrtheu tri kopsat e kreut tė fustanit prej basme dhe duke lėmuar gjinjtė e saj tė fortė me njė ndjesi zemėrdridhese, tha me zė gati tė mekur:
- Natyra, qė ka krijuar organizmin tonė, ka vėnė aty ligjet e saj, jo rregullat qė vėnė njerėzit... - ai tregoi me gisht njė lule kumbulle tė egėr aty pranė. - thuaji asaj lules aty, mos lidh kokėrr, se kėshtu kemi vendosur unė dhe Gena!
Ajo u befasua kėnaqėsisht me argumentin e menēur qė gjeti njeriu i zemrės sė saj. Por instinkti i vetėmbrojtjes ende nuk e linte tė jepej plotėsisht.
- Ani, xhani im, jam gati tė bėj ēdo gjė qė dėshiron ti, po nuk dua tė prishem qė tani dhe pastaj deri sa tė vijė koha qė ne tė bashkėjetojmė, ta ndjej veten femėr e pėrdalė, mė kupton?
Ai u ndie pak i nervozuar, megjithatė, nuk la shkak tė kuptohej prej saj.
- Nuk besoja kurrė qė ti, Gena, tė ruaje pėr kėtė rast mendime tė tilla jashtė kohe. Ē'rėndėsi ka ekzistenca e himenit tek njė vajzė si ti? Nuk tė mjafton dashuria ime e sinqertė, pėr ta ndjerė veten gjithmonė vajzė me dinjitet?
Ajo lėshoi papritmas njė breshėri tė puthurash nė tė gjithė fytyrėn dhe nė gjoksin e tij tė mbuluar nga pushi i zi mashkullor.
- Tė lutem, Ani, mos ngul kėmbė o sot o s'ka! E lėmė pėr njė herė tjetėr, qė tė jem edhe unė e pėrgatitur nga ana psikologjike... Mė duket diēka, si tė them, e tmerrshme, mbasi nuk kam menduar se do arrij kaq shpejt deri aty...
- Tė thashė, moj Gena, se kot kėrkon tė dalėsh jashtė kėrkesave tė natyrės, ti i di pasojat psikologjike po t'u kundėrvihesh ligjeve tė saj. Unė tani ndjej nėnvete njė shtrėngim tepėr tė dhimbshėm, qė mezi po e duroj... Duhet tė mendosh edhe pėr gjendjen time...- zėri i tij ishte bėrė tani fare i butė dhe i ėmbėl, fjalėt gati po i rridhnin nga goja.
Ajo u zu ngushtė dhe heshti njė grimė. Dukej se po kalonte ēaste dyluftimi me vetveten. Ishte midis dy zjarresh: Zjarri i brendshėm qė e shtynte drejt tij dhe zjarri i djalit tė dashur qė e tėrhiqte fort drejt vetes. Mandej edhe kurioziteti i kaq viteve tė vajzėrisė pėr atė gjė aq tė pėrfolur. Prapė se prapė mbeti e stepur nga njė frikė thuajse instiktive.
- Mesa duket, ti, Gena nuk mė do...
- Uh, tė dua me shpirt, po... - u duk se rezistoi sėrish gati e mekur.
- Hiqi, t'u bėfsha, se vdiqa s'duroj dot mė!... - belbėzoi ai me zė tė shuar.
Ajo e vėshtroi me dhimbsuri dhe ia mori kokėn nė gjoksin e saj. Solli ndėrmend, se nė shkollė, madje edhe nė klasėn e tyre kishte vajza tė tjera qė shkonin me ēuna, tek tė cilat ai mund tė plotėsonte nevojat e rastit. " Por Arjani mė do vetėm mua dhe pėr kėtė jam mėse e bindur." - mendoi me ndjenjė krenarie.
- Uh, moj nėne, si t’ja bėj kėtij njeriu, qė s’ia prish dot! Mirė, atėherė, - tha ajo dhe uli pėrgjysmė tė brendshmet.- mund tė veprosh nė sipėrfaqe deri sa tė ēlirohesh, vetėm kėtė mund tė bėj, se edhe u vonuam pėr pyetjet e provimit...
Arjani, djalė i butė dhe i bindur prej lutjeve tė vajzės qė e donte sinqerisht, bėri ashtu siē tha ajo. Ai u lėshua me njė dallgėzim puthjesh pėrvėluese nė tė gjitha pjesėt e zbuluara tė trupit, prej kodėrzave bardhoshe tė gjoksit, deri te rrafshina e errėt fundore, duke i shoqėruar me nanurisjet e avullta dhe pėshpėritjet si nė jerm: "O Gena, shpirti im, zemra ime, tu bėfsha unė ty! Oh, mė ēmende, tė kem ta rrufis tė tėrė kėtė skulpturėn e gjallė tė trupit tėnd dhe pastaj le tė vdes!".
Diku aty pranė, njė bilbil i fshehur midis fletėve kėndonte me ca tinguj magjepsės, cėkėr, cėkėr, cėkėr - cuk, cuk, cuk, - cėrėq, cėrėq, cėrėq.
Pasi ra nė njė pėrhumbje tepėr tė kėndshme dhe shkarkoi tė gjithė dufin e rėndė tė frymėmarrjes rėnkimtare mbi gjoksin e saj tė njomė, ku ndjehej njė erėmim qė ua kalonte tė gjitha aromave tė kėndshme tė trėndafilave qė ēelte toka, Arjani mendoi qetėsisht, se asnjė kėshtjellė nuk duhej marrė me forcė shkatėrrimtare. Qėndroi disa ēaste ashtu i shtrirė, i turbulluar, i lumtur dhe ndjeu nė shpirt se e donte atė vajzė, si s'kishte dashur kurrė ndonjė shok, as babanė dhe nėnėn dhe as vet perėndinė. Pastaj krejt i lehtėsuar, ai u ēua ndenjur dhe i dha Migenės edhe puthjen e vakėt tė falėnderimit, para se tė fillonin nga mėsimet.
Por kur u ēua ajo, ndjeu befas lagėshtirė nė rrėzėn e kofshės dhe vuri re se ai e kishte lėshuar tė gjithė njollėn mbi fustan.
- Prit! - tha Arjani dhe shkoi menjėherė, kėputi njė tufė me gjethe fieri.
Ata e pastruan tė dy me kujdes dhe mė pas filluan tė shfletojnė shėnimet e tė pėrsėrisin pyetjet. Mirėpo ndryshe nga Arjani, Migena gjatė gjithė kohės ndjehej mjaft e hutuar dhe po aq e tensionuar nga mbingarkesa qė i kishin krijuar ngacmimet seksuale. Madje edhe kur u larguan nga pylli e mė pas deri nė mbrėmje nė shtėpi, ajo ndjeu dhimbjen e pareshtur tė tėmthave. Ndonėse u kujtua qė Arjani kishte pohuar diēka tė vėrtetė pėr pasojat, asaj pėrsėri i dukej herėt dhe i mungonte guximi e vendosmėria pėr tė lejuar qė ai ta eksploronte plotėsisht trupin e saj, duke depėrtuar deri nė thellėsi. Por mendoi, se ndėrkohė nuk do t'ia kursente asnjėherė nektarin e buzėve, aq tė dėshiruar prej tij. Atė nektar aq tė ėmbėl, qė, siē e quante ai, ishte droga mė e mirė kundėr vetmisė e s'mund tė krahasohej kurrė me tė gjitha kėnaqėsitė shkatėrrimtare tė dozave me alkool e nikotinė, tė cilat i pėrdornin kot mė kot disa moshatarė kureshtarė e snobistė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA