Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 38

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

38

Ndėrsa maturat ishin shkėputur prej ditėsh, klasat e tjera po u afroheshin orėve tė fundit. Nėndrejtor Kodheli doli nė ballė tė sallės pedagogjike.
- Kujdes mbetėsit nė njė lėndė!- bėri thirrje me njė ton alarmant. - I merrni nė provim, bėni ē'ėshtė e mundur, sidomos pėr ata qė janė tė diskutueshėm, se na del pėrqindja e shkollės e ulėt ! - Kaq tha me njė pamje krejt tė lodhur dhe doli.
- Pėrqindja e shkollės me aksion nuk ngrihet,- theu heshtjen Zekmani, duke marrė njė laps tė kuq te Visari pėr tė hequr nė regjistėr vijat semestrale.
- Ē'u bė, u bė tani !- pasoi Mentori.- Ai qė s'tha gjė pėr nėntė muaj, s'ka ē'thotė ditėn e fundit.
Nė sallė ishte krijuar njė zallahi e vėrtetė. Dikush kėrkonte vizore, dikush makinėn llogaritėse tė dorės, dikush priste radhėn duke i qėndruar tjetrit mbi kokė pėr tė marrė regjistrin.
- Zekman, tė lutem, nxirrja pak notat klasės time, se orėn tjetėr e marrin regjistrin ata tė fizkulturės! - ngutej Miranda.
- Pas kėtij qė kam nė dorė, ia kam dhėnė fjalėn Martelės,- u gjegj Zekmani pa ngritur kokėn.
- Uh, unė e shkreta!- ofshau ajo,- Tė tėrė mbaruan, vetėm unė mbeta.
- Mos u mėrzit, se s'je vetėm,- iu bė krah Freskita, - Mua s'mi ka hedhur notat asnjė mėsues deri tani!
Kaloi mes pėr mes sallės magazinieri i stėrvitjes ushtarake me uniformė tė hekurosur. Dukej mjaft i preokupuar. U dha dorėn disave, i pyeti pėr shėndetin dhe u drejtua te Pjerini pranė dritares. U pėrkul lehtė mbi tė dhe i tha me pėshpėrimė:
- Ty tė kam byrazer unė kėtu. Tė tė them njė llaf shpejt e shpejt, ma jep fjalėn si burri burrit, qė mbetet midis nesh ?
- Mė vjen keq, ne jemi shokė, fol pa rezervė !
- Si ėshtė Sokol Kazazi me ty ?
- Ēka, mesatar, pse ?
Ai u ndal njė valė herė pastaj tha me droje:
- Ka mundėsi t'ia ngresh pak notėn ?
Pjerini e kėqyri me vėrejtje.
- Ē'punė ke ti me drejtorin e komunales, ma thuaj drejt!
Magazinieri ngurroi pakėz. Por duke ndeshur nė vėshtrimin e tendosur tė bashkėfolėsit nisi e tha:
- Kam njė timin qė dua ta shpėtoj nė matematikė... Ky "miku" kėtu,- bėri me kokė nga Zekmani. - e di qė kemi muhabet bashkė dhe ma kalon, po qe se ti bėn kėtė qė tė thashė unė…
Pjerini i hodhi njė vėshtrim mosmiratimi dhe ngriti supet me keqardhje.
- Ē'tė tė them... Kjo qė po thua ti ėshtė aq e madhe e aq e rėndė, sa mendja ime nuk e nxė dot brėnda kufijve tė saj... Me atė nivel qė ka Sokoli, shtatėn e ka boll. Dhe mos u fut ne siklet, se ai qė ta ka vėnė kėtė kusht, do ta bėjė edhe pa e bėrė unė !
- Stop ! - tha magazinieri duke i shtrėnguar dorėn.- Nuk thamė gjė bashkė !
Ai iku. Pjerini mbeti i shtangur njė grimė herė.
- E dini cila ėshtė nota mė e respektuar? - pyeti Mentori befas me zė tė lartė.
- Sigurisht, dhjeta,- shpejtoi tė pėrgjigjej Freskita.
- Jo. Pesa,- shpjegoi ai vetė. - Pesa ėshtė shpėtimtarja. Tė tjerat nuk shmangin ndonjė rrezik. Dhjeta ėshtė titull nderi. Zekmani, pėrshembull, nuk e dekreton asnjėherė dhjetėn.
Zekmani qeshi nėn hundė dhe foli kokulur:
- Nė matematikė dhjetėn e merr vetėm ai qė ka bėrė tekstin. Nėntėn e marr unė qė jap lėndėn. Pastaj nga teta e poshtė duhet tė marrin nxėnėsit. Pra, s'kanė si dalin me dhjeta, kur njohuritė mė tė larta i marrin deri te teta.
- Deri te gjashta, thuaj, sipas kėsaj logjike! - e korrigjoi Mentori buzagaz. - sepse me shtatė ke dalė vetė nga fakulteti.
- Sidoqoftė, nja dy nota i rrit pėrvoja!- ia ktheu Zekmani.
- Shyqyr qė nuk ėshtė Urani me ty, se do tė ishte djegur! - ndėrhyri Miranda me atė dėlirėsinė e syve tė saj tė lodhur nga regjistri.
- Pėrjashtime gjithmonė kemi bėrė. Nuk e kemi fjalėn pėr maturantėt. Pėr ata qė pėrcillen nga kjo shkollė kalohet ky kufi...
- Mos u bėj qesharak, Zekman ! - iu kundėrvu Visari, - Thuaj mė mirė, ajo s'ėshtė notė, po ėshtė pajė qė ua jep ti nxėnėsve pėr nė shkollėn e lartė!
Dikush qeshi. Zekmani heshti dhe u ngrys nė fytyrė. I erdhi inat me veten qė u zbėrthye nė muhabete tė tilla pa u matur sa duhej.
Te dera zgjati kokėn njė nxėnės nga njė fshat i afėrt, me ca flokė tė kuqėrremtė e me prenka nė tė dy faqet.
- Mė falni, ėshtė kėtu profesor Zekmani?- pyeti i hutuar.
- Nuk jam kėtu. - tha Zekmani.
Nxėnėsi mbeti shtang me njė luhatje drithėruese nė muskujt e fytyrės.
- Nuk jam se e di pėrse mė kėrkon. Tė thashė qė pardje, nuk tė kaloj dot tani nė fund!...- i a preu shkurt dhe u pėrkul mbi regjistėr.
Nxėnėsi u kuqėsua nė fytyrė, uli kokėn dhe tėrhoqi derėn i turpėruar. Nė sallė u bė heshtje. Sandri hodhi sytė nga Freskita dhe nėnqeshi lehtė pėr kėtė mėnyrė tė foluri qė sapo dėgjoi. Ajo e kuptoi dhe u pėrtyp nė vetvete me tė njėjtėn pėrshtypje.
Martela afroi kokėn te Lina Ēina.
- Ē'bėre me Laushen ? - foli ultas.
- Edhe e diskuton?... E lashė. Njėra bėhet kėtu: o shkolla, o dashuriēkat. Ajo zgjodhi dashuriēkat me Yllin. Le t'i mbajė tani!...
Martela mblodhi buzėt sipas mėnyrės sė vet tė nėnqeshjes.
- Megjithėse kam pėr tė ikur nga kjo shkollė, po edhe unė do ta lė. Shumė mirė ia bėre, duhet tė vėnė mend edhe vajzat e tjera prej saj. Po me Yllin ?
- Atij s'kam ē'i bėj se ka nota tė larta, pa edhe ai e donte njė fshesė tė mirė. Iku tani, shpėtoi pa lagur !
- Me dy lėndė, Laushja mbetet pėr vjeshtė. Duhet lėnė nė klasė tė zhduket ! - vijoi Martela me atė zemėrgurėsinė e saj.
- Do ta lėrė edhe Koēo Petroja,- Lina e kundroi shoqen me keqardhje. - Sa mirė merreshim vesh ne tė tre!
Martela u pėrtyp me dhimbje. Nėn entuziazmin e pėrciptė tė ditėve tė fundit dallohej qartė mėrzia dhe trishtimi. Ajo iu afrua shoqes ca mė pranė dhe iu pėrkul gati te veshi.
- Kur mendoj se mot nuk do tė jem nė kėtė shkollė, mė vjen tė ulėrij! - sytė e saj u lėngėzuan njė ēast dhe uli kokėn nė pėqi.
Erdhi njė nxėnėse faqekuqe dhe i tha Lina Ēinės te veshi se e kėrkonte Zarif Rupi pėrjashta.
Lina doli duke u tundur nga tė dy anėt si njė maune. U kthye pas pak me dy qeska plastmasi tė mbushura plot me vishnje tė fermės, ku rrugaēi i vitit tė tretė me bandėn e tij bėnte kėrdinė nėpėr pemė. Ajo i shkeli syrin Martelės dhe shpalli me zė tė lartė:
- Dėrgova njė nxėnės i bleu te baraka, se sot s'dal dot! - Pastaj i zgjati Martelės qeskėn e saj dhe i shpjegoi gjithēka me zė pėshpėritės.- E kam rregulluar ta kalojnė tė gjithė,- dhe bėri me kokė nga Mentori, duke lėshuar mbi tė rrufenė e vėshtrimit tė saj plot urrejtje.- Vetėm ky qė ėshtė pa shpirt, e lė pėr vjeshtė!
- Zarifi ėshtė zemėrflori, - tha Martela.- kot i janė qepur tė gjithė. - E kanė inat se ėshtė djalė azgan…
Duke njohur marrėdhėniet e saj tė ftohta me tė shoqin dhe duke e parė shpesh e nė vende tė veēuara me rrugaēin 19-vjeēar Zarif Rupi, ishin hapur fjalė se Martela bėnte dashuri me tė. Por njė gjė e tillė dukej e pabesueshme, pėr arsye se nuk merrej dot me mend se si ajo mund tė bėnte njė fluturim shumėgradėsh tė tillė, nga skaji fundor i ekstremit fanatik, nė atė liberal. Megjithatė nė kėtė botė gjithēka ndodh. Aq mė e pranueshme bėhej kjo thėnie, kur sillej ndėr mend, se aty, njė mėsuese e gjeografisė u dashurua me nxėnėsin e saj 20-vjeēar tė shkollės sė mbrėmjes dhe mė pas u martua me tė.
Pjerini, qė e kishte parė Zarifin nga dritarja kur vinte me duart plot, tha si larg e larg se Lenini kishte thėnė qė ryshfeti do tė ishte njė rrezik i gjatė qė do tė mundohej ta brente e ta shthurte socializmin. Dhe ē’ėshtė e vėrteta kjo u vėrtetua kohėt e fundit.
Lina Ēina hodhi njė sy pėrmbi tė dhe nėnqeshi me mllef, duke shprehur kėsisoj pėrbuzjen, pėrēmimin dhe qesėndinė e saj.
Koēo Petroja kishte heshtur gjatė gjithė kohės qė gjendej aty pranė Zekmanit. Ai bėnte punėn e tij pa komunikuar me njeri, me ca sy krejtėsisht tė zhveshur nga ēdo shenjė interesimi.
- Mbarove ? - e pyeti Zekmani befas.
- Kam edhe dy vite.
- Si dalin tė tutė?
- Nuk kam lėnė, veēse njė. Kėto klasat e gjimnazit janė tė gjitha me nxėnės nga qyteti dhe gjen belanė me ta. Tė qepen prindėrit e s'tė ndahen. Pastaj u lanė ē'u lanė qysh nė vitin e parė, nuk do rrimė tani t'i qethim vit pėr vit si delet.
- Sivjet nė vitet, e para ėshtė bėrė kėrdia, sidomos te ato tė bujqėsores e zooveterinarisė, - njoftoi Zekmani me njė zė tė dėgjueshėm pėr tė gjithė.
- Mė qartė e mė saktė, kasapi kryesor je ti vetė,- ia priti Mentori gjakftohtė.
Zekmani mblodhi supet me pafajėsi dhe zbuti zėrin.
- Ē'tu bėj unė kur s'mėsojnė! Katėr vjet nė kurriz nuk i mbaj dot. Ti e pe ē'na punoi kontrolli ministrisė!...Kontrolle do tė ketė prapė. Mė mirė tė mbeten nė shkollė ata qė shtyhen me kėmbėt e tyre.
- S'e ka keq ! Ligji i seleksionimit ekziston kudo nė natyrė, - i doli krah Koēo Petroja me njė qetėsi e gjakftohtėsi prej filozofi tė plakur.
- Ky ligj ėshtė i papranueshėm nė shkollė, - vėrejti Mentori.- Kemi tėrė vitin qė e diskutojmė. Po tė punohet, s'ka seleksionim e s'duhet tė ketė. E vėshtirė ėshtė edhe fizika e kimia, po vetėm xhungla e matematikės sė Zekmanit u bė e pakapėrcyeshme sivjet qė erdhi kontrolli i ministrisė. Duhet tė dish, Zek, se je ekstremist. Te maturantėt bėn lėshime, kalon edhe nxėnės qė nuk e meritojnė, ndėrsa te vitet e para ke lėnė me dhjetėra kot, duke e ulur kalueshmėrinė e tyre pėrtokė.
- Trutė e mia s'kam si ua jap, - tha ai me njė shprehje shfajėsimi nė fytyrė.
- Ou, justifikime gjenden sa tė duash. Nastradini kur s'deshi tė japė litarin e gomarit tha, kam nderur trahananė nė tė.
U tund e tėrė salla nga njė gaz i paprerė pėr pak ēaste.
Sandrit iu kujtua biseda qė kishte hapur ai nė fillim tė vitit pėr nxėnėsit rishtarė.
- Nuk mė thua, o profesor Mentori, si doli ai Balldashi i famshėm nė lėndėn tėnde?
- Me pėrfundimtaren tetė. Tė tė tregoj detyrėn e fundit me shkrim, tė habit me njohuritė e thella qė ka pėrvetėsuar ai nxėnės.
- Sa mirė qė s'e kėpute atėherė ! - tha Miranda me njė ton qė shprehte edhe shpirtmadhėsinė e saj, e cila shihej kryesisht te ngulmimi pėr tė punuar me nxėnėsin.
Pjerini mori regjistrin e vitit tė tretė dhe vuri re me habi se rrugaēin, Zarif Rupi, pa libra e pa fletore e kishin kaluar tė gjithė me pėrjashtim tė Mentorit. Por mė tepėr pėrshtypje i bėri ai mėsuesi i ri, qė jepte gjysmė norme nė fshat. Pas tri katrave, i kishte vėnė dy gjashta. Ia tregoi regjistrin Visarit dhe i tha ultas sa tė mos dėgjonin tė tjerėt:
- Tė vjen inat, lihen njerėz qė bėjnė pėrpjekje nė kėtė klasė, dhe kalohet ky qė vjen kur i teket e me duar nė xhepa! A e di ē’mė tha para njė jave ai mėsuesi i ri i njohurisė politike :"Profesor Pjerini, ky Zarif Rupi meriton njėsh, po nuk i vė dot nė regjistėr mė pak se katėr" Ndėrsa dje erdhi mė tha: "E kalova Zarifin, s'kisha ē'bėja. Njė javė rresht i ati i tij mė priste qė nė orėn pesė tė mėngjesit me makinė para shtėpisė tė mė ēonte nė fshat. E di qė s’ėshtė e rregullt, po ndodh qė njeriu thyhet nė disa momente dhe unė u theva pikėrisht nė ato momentet e mėngjesit."
- Kėta janė njerėz pa personalitet, - u shpreh Visari me pėrbuzje.- Po me Bibanin ē'bėre?
Pjerini hapi dosjen qė kishte me vete.
- Shihe provimin e tij! Ka shkruar vetėm pyetjet dhe mė poshtė letra e bardhė. E lashė pėr nė vjeshtė. I ati shkoi nė komitet u ankua se unė gjoja ia paskam bėrė pėr hakmarrje. Pasi i thanė se atė e ka nė dorė vetėm mėsuesi, mė dėrgoi tre veta, njė oficer, njė piktor dhe njė letrar, me tė cilėt kam shoqėri. I treti mė erdhi nė shtėpi. I binda tė tre pse ai nxėnės nuk duhej kaluar. Sot, si pėrgjigje, Lina mė la djalin. E ngriti pasi kishte mbaruar lėndėn krejt dhe i vuri njė katėr. Se ku gjeti edhe njė provim tė pavlerėsuar qysh para dy muajsh dhe i vuri katėr tjetėr. Kėshtu nga 6,5,5 qė kishte dje regjistri, sot u mbyll 6,5,5,4,4.
- Kjo ėshtė poshtėrsi! - shfryu Visari,- Kjo ėshtė tamam hakmarrje e hapur. Unė do ta ngre nė kėshillin pedagogjik!
- Nė asnjė mėnyrė! - kundėrshtoi rreptė Pjerini. - Tė lutem tė mos e zėsh nė gojė asgjėkundi. Prej Linės s'mė vjen aspak keq, se mė paralajmėroi qė do tė hakmerrej. Unė nuk kuptoj kush ka gisht te Zekmani! Nėse e bėn me kokėn e vet, s'di ku e ka hallin E ka lėnė tė diskutueshėm dhe ka kėrkuar ta marrė nė provim. Po edhe unė do tė hesht, deri nė fund sikur s'di e sikur s'ka ndodhur asgjė. Dinjiteti mė vlen mė tepėr se njė vit i humbur i djalit. Pastaj fajin e kam vetė. Duke qenė i zėnė me punėt e mia, nuk e kam ndihmuar sa duhej. Gruaja, siē e di, vazhdon studimet. Vitin qė vjen do ta vėmė nė vijė punėn e tij.
- Po mė habit me kėto hesape qė bėn ti ! - tha Visari disi i tronditur.- Megjithatė kjo logjikė e ftohtė tė shkon pėr shtat mė tepėr se zemėrimi i nganjėhershėm... More, nuk tė pyeta si veprove me atė Dacin,qė ua solli nė majė tė hundės ty e Mentorit?
- E kalova. Nuk mund tė hakmerresha, Visar. Qėkur u rikthye nė shkollė, Fatriut i hyri frika dhe tė paktėn pesėn e merrte me hak.
- Mirė bėre. I kuptoj dhe i ēmoj arsyet qė tė kanė shtyrė tė veprosh nė kėtė mėnyrė. Ai ėshtė tip i dobėt, po fajin e ka ai qė bėn pėrshesh tė hajė Daci.
Gjithė paraditen mėsuesit punuan me regjistrat dhe pyetėn nxėnėsit e diskutueshėm. Pasdite ata qė jepnin mėsim nė klasat e maturės u mblodhėn tė dėgjojnė kėrkesat e bėra nga nxėnėsit pėr tė drejta studimi nė shkollat e larta para se t’i ēoheshin Komitetit Ekzekutiv.
Nėndrejtor Kodheli zuri vend nė njė bankė tė kabinetit tė letėrsisė dhe rreth tij u ulėn mėsuesit e interesuar.
- Agim Kushi, ka kėrkuar pėr Matematikė. Kthehet? - pyeti Kodheli,
- Nuk kthehet, - siguroi Zekmani. - Ka formim.
- Po u kthye ta dėrguam ty nė shtėpi,- bėri shaka Kodheli. Pastaj nė cepat e buzėve tė tij u formua njė nėnqeshje shpotitėse dhe njoftoi me pompozitet: - Pėr fizikė elektronike ka kėrkuar Sokol Kazazi...
- Si ėshtė e mundur ? - pyeti Pjerini me habi. - Ai ėshtė nxėnės i rėndomtė.
- Ka siguruar nota tė larta nė matematikė, kimi e nė disa lėndė tė tjera,- bėri tė ditur Kodheli.
Mentori, Visari, Sandri dhe Pjerini u panė sy ndėr sy.
- Ē'domethėnė Sokol ? - pyeti befas Mentori duke iu drejtuar Visarit.
- Shpend grabitqar i fuqishėm, petrit...
- Pikėrisht ky ėshtė njė grabitqar notash tepėr i fuqishėm, apo, mė qartė e mė saktė, prindėrit e vetė, - vijoi Mentori,- Nuk po lėnė gur pa lėvizur pėr tė pompuar notat e tij. Dhe tė mendosh, mė janė futur njerėz qė nuk ta rrok mendja. Po mė falni se nuk kam ndėr mend t'i nxjerr.
- As ne nuk kemi ndėrmend tė tė pyesim, - ia priti Miranda, - Se ndėrhyrjet nuk janė bėrė vetėm te ti dhe vetėm nga njė person...
- E pra, dijeni, or shokė, se i paafti nė jetė stimulohet qė nė bankat e shkollės, - shpėrtheu Pjerini. - Dhe po t'i rezistosh presionit e tundimeve, i bėn nder e shėrbim tė madh shoqėrisė.
Zekmani uli kryet krejt indiferent. Kapėrdiu pėshtymėn nė qetėsi dhe i punoi mendja se te kėta mėsues qė sapo folėn duhet tė kishte futur njerėz Vironi. Ai kėrciti gishtėrinjtė, fytyra i mori njė shprehje dinake dhe nuk iu durua pa thanė:
- Sidoqoftė ne vetėm sa u hedhim njė sy propozimeve, degėn ku do tė shkojė nxėnėsi e vendos seksioni i arsimit dhe Komiteti Ekzekutiv. Kėshtu qė Sokol Kazazi ka mundėsi tė shkojė pėr elektronikė...
- Notėn e fizikės e caktoj unė, - tha vendosmėrisht Mentori,- Dhe pėr elektronikė shkon vetėm njėri: ky ėshtė Uran Kushi dhe pikė !
- Mos vėr pikė! - ndėrhyri Koēo Petroja - Sivjet mbaron politeknikumin "7 Nėntori" pėr elektronikė i biri i sekretarit te dytė tė komitetit tė partisė. Seksioni dhe komiteti kanė pėr t'ia dhėnė atij patjetėr tė vazhdojė specialitetin. Urani do tė shkojė pėr letėrsi.
Zekmani ngazėlleu, por Mentorit nuk iu durua pa gjetur edhe njė rrugėzgjidhje tjetėr.
- Kam mendimin qė ky djalė me tė gjitha dhjeta, tė propozohet pėr dekorim, po qe se del shkėlqyeshėm edhe nė provime. Atėherė ka tė drejtė tė zgjedhė degėn.
- Ta bisedojmė me seksionin e arsimit, - tha Kodheli dhe mori sėrish listėn nė dorė.
Kėshtu me radhė u diskutuan Migena, Arjani, 0lsa, Ylli, Albana e dhjetėra maturantė tė tjerė.

Enter supporting content here

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA