Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 39

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

39

Vapa e ditėve tė para tė korrikut po binte bashkė me muzgun. Dielli nė tė perėnduar shkėndijoi e ngjeu nė tė kuq xhamat e godinave tė konviktit dhe gjithė fytyrat e ngazėlluara tė vajzave maturante, qė kishin ardhur pak mė herėt pėr tė parė fustanet e reja tė njėra-tjetrės.
Tashmė kishte perėnduar nata e pėrparėseve tė zeza dhe kishte ardhur njė ditė purpurake me njėqind breza ylberesh. Ato vejevinin, duke fėshfėritur mbi sheshin para shkollės pothuaj tė gjitha ngjyrat e ndezura dhe nuancat e ndėrmjetme qė rrezaton spektri i dritės mbi tokė. Migena me atė fustan tė kuq tė ndezur tė jepte pėrshtypjen e njė reje tė pėrflakur nė horizontin mbrėmėsor. Brėnda syve tė saj, nėn qerpikėt e mėdhenj e tė zinj, qė shpėrthenin rreze drite, dukej sikur kishte fshehur dy diej tė vegjėl. Albana me atė farfuritje bukurisht tė kaltėr tė syve, e veshur me njė fustan blu tė derdhur pas trupit tė hajthėm, e kishte humbur tėrėsisht pamjen e vajzės sė brishtė. Ajo dukej tani si njė artiste e re qė pret ēokun e regjisorit pėr tė dalė para kamerave. Olsa hundėpipiruqe me flokėt e verdhė qė i binin mbi supet e fustanit gjyrė banane, dukej si njė kometė e vogėl qė sillej plot gaz pėrqark sheshit. Bardha topolake tė krijonte imazhin e njė agimi boreal me atė fustan tė bardhė, tė ndritshėm, tė puthitur pas trupit qė vezullonte nga reflekset.
Ato pėrshėndeteshin, putheshin, buzėqeshnin dhe dukeshin njėra mė e bukur se tjetra. Kishte ardhur tamam koha kur gonxhja e moshės sė tyre i kishte ēelur tė gjitha petlat dhe kishte marrė formėn e plotė tė lules, e cila ka nevojė tė domosdoshme t'i shfaqet dritės me tėrė shpėrthimin e bukurisė sė saj.
Erdhėn djemtė njė nga njė dhe mbetėn tė mahnitur me kėtė hijeshi tė re qė kishin marrė shoqet e kohės katėrvjeēare. Por edhe ata vetė dukeshin sonte krejt tė tjetėrsuar. Arjani shtathedhur me kėmishė tė kuqe e pantallona tė zeza kishte marrė pamjen e njė djaloshi tė menduar, qė ka ndaluar te porta e njė dasme tė gėzueshme. Urani trupngjeshur, me ato pantallona kaki e kėmishė sportive, ngjante me njė atlet cirku para daljes nė arenė. Vetėm Nuz kokėmadhi, me sytė e hirtė e flokėt si furēė, ruante pak a shumė pamjen e tij tė parė, me pėrjashtim tė njė gurgullimi tė ri ujėrash qė dukej sikur vėrshonte nga sytė e tij tepėr tė gėzuar.
U mblodhėn tė tėrė dhe zėrat e tyre tė hareshėm jehuan derisa errėsira zbriti ngadalė, qielli i pėrflakur u bė i manushaqtė, pastaj, blu i thellė dhe kudo u ndezėn dritat. Shpėrthyen britma gėzimi, kur orkestrantėt me valixhet e veglave muzikore hynė pėrmes brezave tė ylbertė dhe u pėrcollėn me brohori deri te dera e mensės.
Edhe salla e gjatė e mensės kishte marrė njė pamje solemne. Ishin vendosur perde tė reja prej doku ngjyrė bezhė. Tryezat e shtruara pastėr, me zbardhėllimin e pjatave dhe kuqėlimin e shisheve tė birrės nė dy rreshta, kishin formuar njė katror festiv pėrqark mureve.
Pasi zuri vend orkestra dhe maturantėt u ulėn sipas klasave, pati njė shpėrthim tė veēantė duartrokitjesh hyrja nė sallė e vargut tė mėsuesve. Disa prej tyre, u shkėputėn pėr tė kėmbyer pėrgėzime me nxėnėsit e ngritur nė kėmbė, tė cilėt zgjatnin duart pėr t'i pėrshėndetur.
Kishin ardhur tė gjithė. Mungonin vetėm Martela me Linėn, tė cilat kohėt e fundit kishin kaluar nė njė hermetizėm tė pazakontė.
Nė tė gjitha fytyrat vihej re entuziazmi qė kishte ngjallur kryerja e detyrės dhe suksesi. Alpinistėt e malit tė dijes, pas kacavjerjeve buzė humnerave tė notės negative, pėrplasjeve nėpėr shkėmbinjtė e ashpėr tė notave mesatare dhe ngjitjeve tė mundimshme pėr tė arritur majat kulmore tė notave tė larta, gjendeshin mė sė fundi nė pikėn e ėndėrruar. Prej andej shiheshin hapėsira pafund dhe maja tė tjera, qė tė joshnin me siluetat e tyre tė largėta. Dhe ishte e natyrshme qė ata tė ndiheshin aq tė emocionuar nga ky solemnitet i shumėpritur.
Jehoi tėrė salla e larushitur nga vallja popullore. Tani vargu i ylbertė dukej krejt i gjallė, me atė lėvizjen rrethore e tė pandėrprerė tė ngjyrave gazmore.
Trokitėn shumė herė gotat dhe uruan shumė herė zemrat. Fytyrat e freskėta tė moshės mė tė bukur njerėzore ngazėllyen me tė gjithė dufin rinor. Filloi vallėzimi i ēifteve. Vrapuan vajzat tė merrnin shokėt, mėsuesit. Ndoshta vallėzonin pėr herė tė fundit te kjo sallė. Vallė ku mund tė takoheshin edhe njė herė kaq pranė dhe nė kėtė moshė tė papėrsėritshme? Kėrcenin Migena me Arjanin, Ylli me Laushen e trishtuar, Freskita me Sandrin, shokėt me shoqet. Nxitonin t'i thoshin diēka njėri-tjetrit. Diēka qė tė mbetej nė kujtesė nga kjo mbrėmje e paharruar.
Vironi kishte ardhur disi nė qejf, sepse tė gjithė mėsuesit po i bėnin nderimet e fundit. Ishte mbyllur kapitulli i mėparshėm dhe tėrė vėmendja ishte pėrqendruar te ky kapitull entuziast. Kohėt e fundit, duke e vrare herė pas here mendjen pėr ato qė kishin ndodhur nė shkollė, Vironi kishte filluar gjithnjė e mė shumė tė bėnte fajtor veten. Dėnonte krenarinė e tepruar qė i kishte dhėnė detyra, pėrdorimin pa vend tė autoritetit tė drejtorit dhe pėrdorimin e tepruar tė alkoolit. Ndonėse mendonte se i kishin rėnė nė qafė mė tepėr se ē’duhej. Tek e fundit sonte po i mbante tė tėra mbi vete me atė qėndrimin e tij tė ēiltėr. Ja, papritur ai trokiti gotėn dhe aty mes zhurmėrimit tė urimeve tha me njė zė tė menduar:
- Gėzuar Sandri!... Sonte mund t' ju them se kam arritur t'ju njoh... Dhe kjo po ma bėn mė tė lehtė ardhjen nė kėtė mbrėmje...
Sandri e priti me kėnaqėsi kėtė urim dhe me njė buzagaz tė pėrmbajtur u mendua njė grimė pėr ato qė do tė thoshte.
- Gėzuar, e qoftė pėrngaherė e harruar koha e shkuar! - i renditi fjalėt padashur me njė tingėllim poetik dhe e ndjeu veten krejt tė lehtė.
Trokiti fort trompeta e xhazit dhe vėmendja u pėrqendrua pak nga pak te Nuz kokėmadhi, qė kishte dalė para orkestrės. Ai kėrkoi leje tė lexonte ca krijime kushtuar mėsuesve dhe nxėnėsve maturantė. Vėngėroi sytė e tha:
- I kam shoqėrore, prandaj ju lutem tė mos mė zemėrohet njeri. Unė do t'i recitoj, po nuk i kam bėrė vetė. Jemi tre bashkautorė. Mua mė zgjodhėn si mė simpatikun…
Fjalėt e tij u pritėn me duartrokitje tė fuqishme dhe me njė shkėlqim tė beftė nė fytyrat kureshtare tė nxėnėsve. Heshtėn tė gjithė dhe po prisnin. Ai u kollit njė herė, qeshi pak me vete dhe vijoi:

Mua mė quajnė Nuz kokėmadhi,
jo se kam kokė elefanti,
po se jam kokė e madhe
qė bėj vjersha me shumė vargje.
Me bejtet e mia plot gaz.
Koēo Petron e lė pas;
le tė jetė bejtexhi me shkollė,
unė ja kaloj nė humor tė hollė...

E ndėrprenė menjėherė duartrokitjet. Koēoja kėrveshi buzėt padashur dhe kėqyri Nuzin me vėrejtje: " Ke tė drejtė, - murmuriti me vete.- tani unė i kam shpallur notat e letėrsisė, e s'ta frenoj dot ironinė e tepruar... ".
E di qe bejten time doni
ta nis nga drejtor Vironi
dhe ta ngre me tė dollinė,
po kam frikė se s'pi rakinė!...

Vironi qeshi me gėrgamė. "S'e pi vėrtetė tani!"- tha. Gazmoi tėrė salla dhe u krijua nje atmosferė e ndezur.

Profesor Mentorit i uroj
bukėn pa ngrėnė mos ta harrojė!
Se na e lė atė laborator fizike
pa bėrė dhe njė raketė kozmike.
Fjalėmbėl e mendjehollė
qė dallohet te kjo shkollė.
Ndofta mot mėson dhe huqet
qė drejtorėve t'u pėrkulet,
se ashtu mbase i bėn mat,
ta propozojnė pėr dekoratė...

- Bravo, shumė bukur e the!- ngazėlleu Mentori. Plasi gazi pėrsėri dhe u shua bashkė me duartrokitjet.

Tani njė urim matematik
mėsues Zekmanit, si pėr mik.
Iks katror baras me katėr
lėsho dhe katrėn pak me hatėr !

Njė brohorimė e re ia preu fjalėn. Shpėrthyen tė qeshura tė gjata.
- Edha kjo ėshtė njėlloj fletankete, - tha Kodheli nė tryezėn e mėsuesve.-Tani ata flasin pa doreza meqė e kanė pėr herė tė fundit.
Nuzi heshti njė ēast duke hedhur vėshtrimin nėpėr sallė.
- Po kėto ku janė?- pyeti dhe vazhdoi jashtė tekstit:

Zyjsh Martelės, e zyjsh Linės s'desha t'ua them pas shpinės, por pa urim s'ke si t'i lesh
se gjithė pazari e merr vesh,
e na e bėjnė shkollėn pėrshesh.

Nė sallė krisėn tė qeshura, dikush duartrokiti, se tė gjithė e kuptuan qė ishte njė improvizim i ēastit. Heshtja u vendos kur Nuzi hodhi sytė nga teksti:

Uroj tė zbresin nga karroca e vjetėr,
qė tė mos shemben pėrtokė vitin tjetėr.

Britma tė fuqishme: " Nuzi ! Nuzi ! Nuzi!", mbuluan tėrė sallėn...
Amani more shokė e vėllezėr,
po ku ka ēift mė tė bukur tjetėr,
se dyshja jonė e gjuhės sė huaj,
me kokėn mėnjanė nėntė muaj.
Kush u hyri pykė nė mes,
ishte terse, apo ndonjė ters ?…
qė na lanė pothuaj njė vit
edhe ne pa kullotur sytė ! …

Ngazėllim tej ēdo kufiri. Ngritje nė kėmbė dhe duartrokitje. Freskita dhe Sandri tė entuziazmuar ia bėnin me dorė. Kėshtu deri nė fund Nuz kokėmadhi u bė njeriu qendror, qė i solli elementin mė gazmor kėsaj mbrėmjeje.
Pastaj mėsuesit u ēuan njė nga njė dhe shkuan te tryezat e nxėnėsve. Njė grup maturantėsh lėvizėn pėr t'i bėrė vend Mentorit. Dy-tre duar u hodhėn njėherėsh mbi supet e tij. Tė tjerė u kujdesėn pėr t'i mbushur gotėn. Ai i uroi njė pėr njė.
- Tė kemi pasur mėsues dhe shok, profesor Mentori ! - i tha Arjani me njė shkėlqim tė veēantė nė sytė e tij. - E mban mend kur bėmė mundje bashkė te dyshekėt e fizkulturės ?
- Po, - gazmoi Mentori dhe u kthye nga tė tjerėt.- Ky mė hodhi me stėrkėmbės kur po matesha ta vija poshtė!...
Ngritėn tė gjithė gotat drejt tij dhe te gota qė mbante mėsuesi nė dorė u formua befas njė lule e madhe e qelqtė, qė u prish kur ia bėnė " bromp ! "
- Kudo qė tė jem, pėr mua do tė mbeteni mėsues dhe shok!- vijoi Nuzi dhe iu mbushėn sytė me lėng.
- Pse vetėm pėr ty?- kėrceu Ylli, - thuaj pėr tė gjithė, mos u bėj individualist !
Mentori ndjeu t'i mblidhej nė gjoks njė nyjė mallėngjimi. Tek ato fjalė ndjeu njė dhembshuri qe do t'i mjaftonte pėr tėrė jetėn.
- Do t'u ndjek tė gjithėve, ngado qė tė shkoni!- tha i prekur shpirtėrisht.- Me kėmbė, me letra, me ē’tė mundem...E kemi thėnė shumė herė, qė jeta ėshtė luftė. Do tė mė bėhet qejfi shumė pėr atė qė e fiton. Dhe do ta ndjej veten me faj pėr atė qe e humb...
- Ju, profesor Mentori, na keni mėsuar filozofinė e fitores. - u hodh Migena letrare. - Prandaj s'ka pse tė mos e ndieni veten tė sigurt qė ne do tė fitojmė!
Mentori i mallėngjyer, qė jetonte ato ēaste merakun e prindit, buzėqeshi me pengun emocional nė grykė dhe trokiti gotėn me Migenėn. Ai meditoi i heshtur njė grimė, se puna e mėsuesit ka njė kėnaqėsi qė mbetet pa emėr. Ndoshta mund tė quhet krijim. Por njė fjalė e tillė nuk tė kėnaq. Pasi kėnaqėsia e mėsuesit shoqėrohet me njė krenari tepėr tė hareshme. Ėshtė si kėnaqėsia e atij metalpunuesit, qė pėrkulet me thjeshtėsinė mė tė madhe pėrpara copės sė hekurit, e nxeh, e skuq. dhe duke mos treguar as shpėrfilljen mė tė vogėl, vė nė lėvizje tė tėra energjitė e veta pėr t'i dhėnė formėn e dėshiruar. Pikėrisht kėtu qėndron edhe madhėshtia e profesionit tė mėsuesit, tek ndjenja e pėrgjegjėsisė pėr atė qė formohet nė trurin e nxėnėsve, ku ai merr pjesė direkt dhe pėr rrugėn e tyre nė jetė, nė masėn qė ajo varet nga puna e tij. Se tė jesh mėsues, para sė gjithash, do tė thotė tė jesh pėrgjegjės para ardhmėrisė.
Tani nxėnėsit rrinin pėrballė njėri-tjetrit tė heshtur, si njė tufė e madhe kolonash qė mbanin mbi kokat e tyre njė qiell ndriēimesh dhe shpresash. Pėr tė zhdukur atė, qė ishte e pazakontė pėr sytė e tyre tė njomėsuar, heshtjen, ata u lidhėn tė tėrė dorė pėr dorė dhe ia morėn kėngės:
Katėr vjet kaluan dhe mė thonė ato
ēdo kujtim rinie ti mos e harro!..
Dy tryeza mė tej Ylli konviktor, me shishe ne dorė puthej me shokėt, i uronte ata me gjithė shpirt. Kishte pirė ca dhe goja i priste si brisk.
- Lamtumirė, o kazan i dashur i makaronave !- tha sikur recitonte - Lamtumirė, o ēaj i ėmbėl, dhe ti e pashqitura marmelatė! Lamtumirė, o krevat me dy kate! Pandehja se s'do tė mė merrte malli kurrė, po tani qė erdhi dita tė ndahemi pėrgjithmonė, mė vjen tė qaj edhe pėr ju!...
Tryezat pėrqark shpėrthyen nė gaz dhe tė gjithė kthyen kokat andej.
- Ylli ! - thirri Kodheli nga larg dhe u ēua nga karrigia.- Eja tė kėrcejmė njė valle dyshe bashkė !
Sakaq, nxėnėsit grupe-grupe shkuan pėr tė kthyer urimet nė tryezat e mėsuesve. Disa prej tyre rrethuan Sandrin dhe filluan tė komunikojnė anglisht, duke risjellė atmosferėn e orėve tė gjuhės sė huaj.
Freskita i kishte sytė nga Sandri kur, me hap tė ngadaltč, iu afrua Olsa. Ajo menjėherė i bėri vend pranė vetes.
- Ulu, se dua t'i kalojmė bashkė kėto minuta tė fundit!- dhe e shoqėroi uljen e kujdesshme tė nxėnėses me njė vėshtrim miklues!.
- Kėtė dėshirė kam edhe vetė, mėsuese!- u shpreh Olsa me njė ndjesi tė qartė ligėshtimi nė zemėr.- Po mbase kėto nuk janė minutat e fundit...
- Do tė thuash, janė tė fillimit pėr t'u bėrė kėtej e tutje shoqe tė vėrteta? Hė ?
Olsa qeshi dhe u pėrcoll me atė natyrėn e saj tė rezervuar.
- Eh, "shoqe" mbase ėshtė njė nderim qė mė bėni ju mua, - tha me njėlloj turpėrimi tė lehtė.- Po a do tė mė besoni po t' ju them, mėsuese, se gjithė jetėn time nuk kam pėr t'ju ndarė juve nga njerėzit e zemrės ?
Kuptohej qartė qė mirėnjohja e saj ishte e thellė, e zjarrtė, e pakufishme. Freskita ndjeu kėnaqėsi tė pazakonshme dhe fytyra i shprehu ngazėllim tė pėrmallshėm e tė trishtė.
- Ky ėshtė njė vlerėsim pėr tė cilin mė duhet tė tė falėnderoj.- tha duke i hedhur krahun nė supe, - Po nė jetėn qė ke pėrpara do dalin mjaft njerėz tė mirė, qė do tė bėhen tė shtrenjtė pėr ty. Dhe siē ėshtė e natyrshme, tė vjetrit mbeten larg, tė rinjtė qėndrojnė mė pranė...
- Si ju, asnjė! - shpėrtheu duke rrahur qerpikėt e verdhė me atė ton pėrbetimi qė i jepnin ēastet prekėse tė ndarjes. - Ēdo njeri mund ta harroj, po ju keni lėnė tek unė ca gjurmė aq tė thella sa...
Freskita e kuptoi se pas atyre qerpikėve tė zbutur si me ujė floriri fshihej njė pikėllim i ēiltėr. Shprehja qė vuri re nė fytyrėn e imėt tė kėsaj vajze tė afėrt pėr zemrėn e saj, i zgjoi nė shpirt njė dhembshuri sfilitėse.
Dikush tėrhoqi vėmendjen nga tryeza kryesore dhe u ngrit shefi i ri i arsimit tė rrethit, Astriti, i cili qėndroi supepėrkulur pak sekonda sa tė vendosej qetėsia. Ai pėrgėzoi nxėnėsit dhe mėsuesit pėr arritjet e kėtij viti shkollor. Nė fund shpalli, me kėtė rast, edhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv, qė emėronte drejtor tė ri tė shkollės sė mesme mėsuesin e pasionuar Mentor Shuko.
Ky njoftim i papritur pėr edukatorin e tyre tė adhuruar u prit me ovacione tė gjata dhe shėnoi edhe kulmin e gėzimit tė nxėnėsve.
Pasi e uruan tė gjithė me shprehje tejet tė pėrzemėrta, filloi sėrish vallėzimi. Brofėn njė mori ēiftesh, aq sa u ngjeshėn me njėri-tjetrin dhe zunė tė rrotullohen e tė tunden si tė rrėmbyer nga dridhmat e njė marrėzie tė beftė.
- Tani qė po ikim ne, po rregullohet shkolla !- i tha Albana Uranit nė rrotullim e sipėr.
- Tė paktėn ta gėzojnė tė tjerėt. - u gjegj ai.
- Se si mė dukesh sonte, moj Gena, si tjetėr njeri ! - i pėshpėriti Arjani teksa shtrėngonte me kėnaqėsi dorėn dhe belin e saj, ndėrsa ritmin e kėmbėve e kishte lėnė krejt nė harresė.
- S'e kam mendjen fare, Ani. Ca mė vjen keq qė ndahemi, ca mė zunė qė sonte ethet e konkursit dhe nuk jam fare nė vete, - tha ajo me njė buzagaz tė shpejtė.
- Ti sonte duhet tė fluturosh, se dole mė lart nga ē'kishe parashikuar! S'i thonė shaka tė arrish mesataren 9.8. Po, a do punosh nesėr me regjisorin?
- Tėrė kėtė javė qė ka mbetur, - tha disi e pavėmendshme. - Ti, Ani, do vish nesėr te shtėpia e kulturės ?
- Si tė thuash ti.
- Eja ! Kur jemi bashkė sikur fitoj mė shumė besim...
Erdhi Nuzi, i vuri Arjanit kapelen nė kokė dhe ia mori Genėn.
- Boll ke kėrcyer sonte me kėtė artisten e filmit!- tha ai.- Tė kėrcejmė edhe ne punėtorėt e ardhshėm se do ndahemi
Arjani qeshi. Mbeti njė grimė herė me kapele nė dorė dhe nuk mori vajzė tjetėr, po shkoi u ul. Nga tryeza e mėsuesve po qeshnin me tė madhe. Mentori tregonte qyfyret e Xhemalit tė fizkulturės, i cili nė mbrėmjen e vitit tė kaluar, kishte pirė gjysmė litėr raki dhe kishte bėrė vertikalen nė mes tė sallės.
Mesnata kishte pak minuta qė kishte kaluar dhe tani sapo hareja merrte hov, ia linte pėrsėri vendin trishtimit tė ndarjes. Pothuaj ēdo mėsues ndiente ta kaplonte ai mallėngjim qė sillte dita e nesėrme, kur shkolla do tė gdhihej pa zėrat e pėrbashkėt.
Ndėrkohė maturantėt pak nga pak po bėheshin tė heshtur. Ata sikur filluan tė shihnin tani nė largėsi... Tė tėrhequr nga ai fluturim i madh, nė sytė e tyre zunė tė shfaqen imazhet e fakulteteve, ndėrmarrjeve, fshatrave, me ato ngjyrime tė bukura romantike tė propaganduara gjatė e me bujė nga i gjithė sistemin arsimor e ideologjik i sė kaluarės. Sonte mė tepėr se kurrė, para tyre u shpalosėn gjerėsitė tokėsore, shija e erėrave bredharake, gjeografia e panjohur e maleve, fushave dhe qyteteve. Flatrat e zemrave tė tyre rrihnin pėr tek e nesėrmja, disi e mjegullt, por plot shpresė.
Duke pikasur kėtė ndėrmendje tė kėtyre zogjve qė e lėnė pėrgjithmonė folenė e parė, dukej sikur ēdo mėsues pyeste veten: Vallė ku do tė takohemi nesėr me kėta maturantė dhe a do tė shihemi sy ndėr sy ? Dhe pas kėsaj pyetjeje, vetvetiu u dilte nė pėrfytyrim ajo pamje e re e botės qė do tė krijonin kėta njerėz tė rinj, ato pemė, ato lule erėkėndshme, ato buzėqeshje me ngjyra tė freskėta tė jetės, qė do tė sillte ky agim njerėzor.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA