Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 40

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

40

Donte edhe pak tė agonte. Ca yje tė bardhė tė vegjėl pėrshkėnditeshin nė anėn perėndimore tė qiellit. Maturantėt u shpėrndanė grupe-grupe duke shkėmbyer zėra tė lartė nėpėr rrugėn qė i binte lagjes mes pėr mes. Sandri priti Freskitėn te dera e jashtme e mensės dhe tė dy bashkė morėn pėrpjetė pėr tek apartamenti i saj.
- Ke gjumė? - u pėrkujdes Sandri duke i qėndruar fare pranė.
Freskita bėri "cuq".
- Sonte kam dėshirė tė shėtis deri sa tė bjerė dielli...
- Kthehemi! - ai u ndal nė vend. - I biem andej
nga plepat e stacionit tė trenit, ėshtė shumė bukur tani natėn.
Freskita vuri buzėn nė gaz.
- Nuk bėn tė na shohin andej nė kėtė orė.
- Punė e madhe ! Gjithė jetėn me ndrojtje ne...
- Jo, Sandri. Jetojmė mes njerėzve qė i vėnė re kėto gjėra. Pse tė bėhemi objekt bisedash kot…
Rretheqark qentė lehnin. Zjarri i njė kovaēhane shdėrriste nė atė orė tė mesnatės. Sandri hodhi njė vėshtrim tė shpejtė prapa dhe si s'pa njeri, e zuri pėr dore. Ashtu dorėshtrėnguar ecėn duke mbėshtetur dhe kokat te njėri-tjetri. Nganjėherė ai ia shtrėngonte fort atė dorėn e vogėl tė butė dhe kundronte fytyrėn e saj tė ėmbėl qė ligėshtohej nga dhimbja.
Ndėrkaq kishin arritur te shtylla ku ēapkėnėt e lagjes thyenin poēin e dritės sa herė zėvendėsohej. Sandri ndaloi.
- Ē'ke? - pyeti ajo.
- Asgjė, - tha ultas. - Edhe unė nuk dua tė ndahemi sonte - E zuri pėr krahu. Nėn mėngėn e trikos ndjeu llėrėn e saj tė butė dhe iu duk sikur gjaku po i pėrvėlonte damarėt.
- As kėtu nuk bėn tė qėndrojmė,- vėrejti ajo duke vėzhguar nė thellėsi tė rrugės.
Sandri po pėlciste pėrbrėnda, qė nė dhomėn e tij ndodheshin sonte tė dy shokėt dhe nė dhomėn e saj bėnte gjithashtu orėt e fundit tė gjumit zooteknikja e trashur kohėt e fundit ca mė tepėr nga zemrat qė siguronte nė thertore.
- S'kemi asnjė vend ku tė shkojmė! - tha mė sė fundi me keqardhje tė thellė duke hedhur sytė pėrqark. Nė kokė i trokiste mendimi se sonte nuk mund tė ndahej prej saj ashtu si dikur. Duhej tė provonte patjetėr edhe ato ēaste qiellore kur ėmbėlsia dhe dashuria e tyre nuk do tė njihnin mė kufijtė e trupit.
Freskita heshti dhe e kundroi gjatė duke u rrekur tė shquante sytė e tij. Ai e kapi pėr supesh dhe e ngjeshi pas vetes duke e shtrėnguar fort e me njė dridhmė tė fuqishme. Ajo ia bėri "Oh!" Ndeu njė kėrcitje marramendėse nė linjėn e saj tė brishtė dhe u bė prush. Shkulmi i ajrit tė ngrohtė qė shpėrtheu nga goja e saj i rrahu atij fytyrėn me njė erėmim dehės. Ajo u shkėput nga krahėt e tij duke shkarė lehtas, e shtyrė nga njė vrull vuajtjeje dhe kėnaqėsie.
- Shkojmė ! - tha me njė zė tė mbytur nga dihatja e pėrshpejtuar dhe bėri pėrpara.
Por ai nuk e kishte ndier ende thellėsinė e ndjenjave tė saj dhe tani filloi t'i shtohej mė shumė interesimi pėr tė.
- Qėndrojmė edhe pak kėtu!
- Jo, jo! - tha ajo mekanikisht. - Nuk bėn, duhet tė mė kuptosh, Sandri!…- Nė tė vėrtetė dukej se nuk ishte aq e gatshme pėr pėrkėdhelje sa ē'e kishte kujtuar ai.
- Tė kuptoj fare mirė, - tha formalisht. - Po edhe ti duhet tė mendosh se sonte nuk ndahem dot, s'mė bėn zemra! Te lutem, mos mė lėr vetėm sonte!
Freskita ndjeu nga kėto fjalė pėrgjėruese njė dhembshuri qė iu duk se s'do t'i shqitej nga shpirti pėr tėrė jetėn dhe i erdhi pėr tė qarė qė pas kaq kohėsh i dėshiruar prej saj, tani nuk kishte mundėsi t'ia bėnte qejfin. Por e dinte mirė se sonte do t'i thuheshin kėto fjalė dhe tė paktėn nuk u befasua. Ajo u kthye njė hap prapa dhe e mori pėrdore.
Frynte njė erė e ngrohtė, gjethet e pemėve shushurinin nė errėsirė. Shtėpitė e zbehta flinin tė mbėshtetura te njėra-tjetra. Nga dritaret dėgjoheshin psherėtimat, gėrhimat dhe frymėmarrjet e njerėzve qė s’kishin hallin e atyre tė dyve tė gdhiheshin jashtė.
- Eja qėndrojmė edhe pak te hyrja e apartamentit! Atje jemi mė tė mbrojtur nga sytė e pėrfolėsve tė parakohshėm.- pėshpėriti Freskita.
Papritmas ai i hodhi duart nė qafė dhe e puthi me njė furi tė tėrbuar. Nuk merrej vesh ēfarė shijonte, buzėt apo tufat e flokėve tė saj qė ishin ngatėrruar mes buzėve. Tėrė qenia e tij qe pushtuar nga njė rrėqethje gėzimi. Pastaj mezi u shkėputėn dhe ikėn me nxit derisa u futėn nė errėsirėn e hyrjes nėn shkallėt e katit tė parė. Aty njė mace u brofi nėpėr kėmbė dhe doli jashtė duke mjaullitur.
- Ah, Freskita, mė ēmende! - i pėshpėriti nė vesh.
- Nuk dihet kush,- u gjegj ajo dhe u zgjat nė majat e kėpucėve me taka. Ia mori kokėn dhe ia mbėshteti nė gjoksin e saj tė ngrohtė, ku rrihte njė zemėr e vuajtur nga njė dashuri e fuqishme, e gjatė. Pastaj e puthi me afsh nė shtjekat e buzėve dhe e krodhi faqen nė qafėn e tij burrėrore. Prej kohėsh i kishte ėndėrruar me ėndje kėto ēaste dhe ja, ato erdhėn. Tani qė e puthte, i gėzohej aq shumė kurorėzimit tė dashurisė sė saj tė munduar dhe ndjehej si e dehur nga ndjenja e triumfit.
Sandri e pushtoi pėr beli, e ngriti peshė nga toka dhe e mbajti shtrėnguar gjoks mė gjoks atė shtatin e saj tė hajthėm e tė njomė. Ai nuk ngopej duke thithur me gjithė forcėn e mushkėrive ajrin e ngrohtė qė vėrshonte nga goja e saj me ato buzė si thelpinj mandarine. Por befas brėnda gojės sė tij ndjeu ofshamėn e mbytur tė zėrit tė saj qė kėrkonte ta lėshonte se iu zu fryma.
- Mė vdiqe! - tha ajo duke u mbushur me frymė. - Ē'bėn kėshtu? Ti u ēmende fare!...- Dhe iu kujtua ajo kėnga tiranase, " U bubu si boka ky, s'paska pa femėr me sy."
- Nuk di ē'bėj, Kita! U ēmenda vėrtetė. Kam shumė mall, kam shumė etje! Tė kisha mundėsi tė tė pija si ujin, tė tė rrufisja, mbase kėshtu mund tė mė shuhej kjo thatėsirė qė po mė pėrvėlon pėrbrėnda e mezi po e duroj!
Freskita kėrkoi nė errėsirė sytė e tij, nė atė gjendje tė hutuar e tė magjepsur, kur gati e kishin zėnė dridhmat. Iu kujtuan fjalėt e Mirandės, se ai dukej nga natyra qė ishte djalė i pastėr, i papėrlyer kurrė, qė ndrydhte pėrbrėnda njė ndjenjė tė fuqishme, tė pashpėrdoruar. Kėtė e tregonte vrulli me tė cilin po i shpėrthente tani kjo ndjenjė. Ajo ndjeu kėnaqėsi qė dashuria e tij qysh nga embrioni i pėrkiste vetėm asaj. Dhe i erdhi keq qė ai vuante. Sa i fuqishėm ishte tundimi qė i shkaktonte, sa i butė zėri i tij!…Kurrė s'e kishte dėgjuar tė fliste kėshtu. Sentimentalizmi qė e pushtoi atė ēast, e bėri tė mendonte se, po tė mos ndodhej zooteknikja nė dhomė, sonte do ta linte veten tėrėsisht nė dorėn e tij dhe le tė bėhej njėherė e mirė ē'kishte pėr t'u bėrė. Mjafton qė ai tė qetėsohej, tė shkarkohej nga ai pasion sfilitės qė po e mundonte prej kohėsh, tė bėhej mė i butė, mė i shtruar, si njė lumė i madh qė ecėn nė fushė.
- Ėshtė mirė tė durojmė. - tha ajo ultas.
- Pse kėshtu ?
- Duhet...- dhe i kapi gishtin ia pėrdrodhi gjer nė dhembje.
- Tė durojmė, siē duron mali dėborėn te vjersha e Lasgushit?...
- Jo tamam ashtu, - qeshi ajo duke i shkuar pėrsėri dorėn nė qafė.- Po siē durojnė ata qė e kanė jetėn pėrpara.
Sandri ia puthi krahun e zgjatur dhe e pushtoi me njė afsh tė ri.
- Shkojmė nė kabinetin e frėngjishtes? - tha ai befas i rrėmbyer nga pasioni. Kėmbėngulja e tij nuk drejtohej mė nga zėri i arsyes qė e kėshillonte tė ikte.
- Tė lutem, mos ma kėrko kėtė sonte! Dhe nė atė mjedis komprometues pėr tė dy...
Qė sipėr supeve tė saj ai vėshtroi qiellin qė kishte marrė njė ngjyrė gri tė ēelur dhe vuri re zbardhėllimin e pėrhimtė mėngjesor. Ishte njė agim dritėkthjellėt, kur pallatet pesėkatėshe tė qytetit ngriheshin drejt qiellit si tė ishin prej alumini. Tani dalloheshin qartė ndėrtesat dhe aty kėtu ishin ndezur ca drita nėpėr kuzhina, qė tregonin se njerėzit kishin filluar tė zgjohen. Nga njė furrė diku afėr vinte aroma e bukės sė sapopjekur.
- U gdhi! - tha duke i hedhur asaj dorėn nė bel.
Freskita u kthye me vrull dhe i hodhi sytė nga lindja qė bėhej gati tė fillonte shkrepjen e rrezeve.
- Ik !- tha ultas.- Mė vjen keq, po tani ėshtė koha tė ndahemi !
- Ku do takohemi ?
- Te stacioni i trenit. Do tė mė pėrcjellėsh, apo jo?
- Pyetje e ke kėtė? - qesėndisi ai.
- Mirupafshim! - tha ajo gati me pėshpėrimė.
Tė dy njėherėsh i hodhėn duart nė qafė njėri- tjetrit. U puthėn sėrish derisa u gufoi gjoksi nga njė ndjenjė e pėrbashkėt lumturie, mrekullie dhe kėnaqėsie. Ai e lėshoi me njė ngurim gati tė dhimbshėm.
- Sa e ėmbėl je, o Freskita ime ! - tha e i dha pėrsėri edhe njė puthje tė gjatė tė heshtur.
Pastaj Freskita u tėrhoq ngadalė, futi ēelėsin nė derė, e hapi me kujdes, hyri brėnda, i dhuroi njė buzėqeshje tė fundme, ia bėri me dorė dhe ēelėsi bėri "trak". Ashtu krisi edhe zemra Sandrit si njė bravė, sė cilės i kėputet ēelėsi brėnda. Qenka e tmerrshme tė dashurosh, mendoi dhe doli jashtė.
Nė prag tė agimit qė po afrohej i gjithėfuqishėm, Sandri mbeti tani si njė figurė e mjerė, e harruar nga nata dhe befas ndjeu njė keqardhje tė madhe. Solli ndėr mend ngjarjet e minutave tė fundit. Sonte ai kishte vėshtruar nė shpirtin e Freskitės, e kishte mbajtur shtrėnguar nė krahėt e tij, nė buzėt e tij, nė zemrėn e tij. Ai pati ndijimin se pa Freskitėn s'do tė jetonte dot asnjė grimė kėtej e tutje. Rrugės i punoi mendja se femra nuk mund tė duhej kaq shumė thjesht pėr tė fjetur me tė. Ndoshta nga natyra ajo kishte pėr burrin, atė qė ka toka pėr detin: nevojėn e domosdoshme pėr tė qenė nė lidhje tė ndėrsjellėt. Ndryshe nuk kishte pse tė bėhej si marrosur pas saj. Ai filloi tė pėrfytyronte vite tė pėrbashkėt, intimitete tė bukura dhe jetė tė qetė.
Tani pengesat qenė fshirė nga koha dhe nga truri i tij.

Fund

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA