Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 1

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

1

Rikthim nė shtator. Pėrqafime malli, fjalė tė pareshtura dhe gaz i paprerė. Pas ndarjes verore, bankat e vitit tė katėrt B u mbushėn sėrish me nxėnėsit qė sapo uleshin nė fronat nėntėmujorė tė maturės sė re.
Nuz kokėmadhi, i mbiquajtur “Poeti karagjoz” i klasės, doli para bankave dhe improvizoi nė ēast:
- Nga bregoret, nga lėndinat, po na kthehet bagėtia, vijnė porsi bletė e plotė, i bekoftė perėndia!…
Qeshėn disa. Tė tjerėt tė zhytur nė biseda pasionante nuk e patėn mendjen aty.
- Ja, ja, - vijoi Nuzi duke bėrė me dorė nga dera.- sapo arriti dhe delja me sy bojėqielli, Albana, delja leshverdhė, Olsa dhe dashi me kėmborė, Uran kujdestari !
- Paske ardhur ti, derrkuc me qimet si furēė ? - ia ktheu Albana dhe i zgjati dorėn pėrzemėrsisht.
Klasa qeshi dhe tė gjitha vėshtrimet u pikėzuan mbi dy vajzat qė u sulėn tė takojnė shoqet.
- Uh, ē’erė e mirė ! - mbushi mushkėritė Ylli.
- Ua, ua, si qenka bėrė njėra, moj nana ime ! - buēiti njė zė bas nga fundi i bankave.
-Dale, mi goce, dale tė tė shohė njė herė edhe vėllai jot!… Puuu, ēar fuēani paska veshur motra !
- Hajdeee…sa qėnkan rritur e zbukuruar kėsaj verė kėto, mor zot ! - ia priti tjetri.
- Ēa keni hang, moj ēa keni hang ?
- Si thua ti, Uran, sikur nė shkollė tė bėhej konkursi pėr klasėn me gocat mė tė bukura, hė, ua marrim ne klasave tė tjera ?- pyeti Nuzi.
- Ou, ua pėrlajmė menjėherė ! - tha Urani. - Pse, po tė bėhej pėr ēunat ?…
- Ėhė, veē po tė dal unė nga konkurimi, se kaptina ime ua ul pikėt ! - tha Nuz kokėmadhi si me keqardhje.
- Pėrkundrazi, ti na shton pikėt nė konkurs pėr mendjehollėt ! - i dha vlerė Migena.
- Ti je kripa qė na lezeton muhabetin. - i tha Albana.
- Je edhe sheqeri qė na ėmbėlson pushimet e orėve. - shtoi Olsa.
- Je shkrepėsja qė na ndez gazin. - plotėsoi Ylli.
- Po tė kishe lindur nė Honolulu, ty tė kishte marrė pėr gaztor tė parė tė oborrit mbreti Xhomotrap Xhomotrapura !- ia kėputi Arjani.
Plasi gazi padashur. Qeshi dhe Nuzi duke shkundur supet.
- Nė rregull fare qėnkam unė, - tha ai pas pak.- sivjet s’kam pse i bie nė qafė qeverisė pėr tė drejtė studimi. Hap njė dyqan te rrapishta, shes kripė, sheqer, shkrepse dhe, o ho, ho, e ushqej nonėn pėr bukuri !
Ushtoi pėrsėri gazi me shkulme.
- Ej, ēuna, goca ! - thirri buzagaz Urani. - I keni parė mėsuesit e rinj? Ka ardhur nga Tirana njė mėsuese e frėngjishtes, qė ngjan me artisten e filmit “Gruaja e bukur”…
- Dhe mėsuesi i ri i anglishtes, njė korēar shumė simpatik, qė duket si basketbollist ! - shtoi Albana me tonalitet tė lartė.
- Lum si ne vitin e fundit, - i kopsiti vargjet sėrish Nuz kokėmadhi. - me filma e topa do bėjmė gallata dhe teze Martela do na zhdėpė me katra !…
Pėrmendja e emrit tė saj shkaktoi tek nxėnėsit njė shpėrthim gazi tė plotė, tė munguar prej kohėsh brėnda mureve tė sapolyer tė kėsaj klase.
- Unė them se, sivjet qė jemi maturantė, mėsuesit do maten mirė kur tė na vėnė notėn. - tha Migena. - Ata e dinė tani, qė ne mėsojmė jo pėr ta shtyrė, po pėr tė zėnė njė vend nė jetė.
- Nė atė krah fli ti, - ia priti Ylli. - Kush do me dijtė, moj goce, se e zė vendin nė jetė ti, apo e lė bosh…
Arjani i ulur qysh ditėn e parė nė njė bankė me shoqen e hershme, Migenėn, u hodh nė ēast :
- Gena e ka fjalėn nė pėrgjithėsi, se pėr veten e vet ajo thotė: Poshtė mėshira !
- Bravo, Ani ! - Migena i shtriu dorėn dhe ia shtrėngoi fort. - Ma more nga goja !
- E di unė, ē’ke nė shpirt ti, zogu i mollės !
- Zogu i mollės, nė degė tė shkollės, ruhu nga llastiqet e djalit tė Kize Tolės !…
- Me plakėn time bėj karagjozllėqe ti, Nuz kokėmadhi, se i thashė tė vijė kėtu me shkop ! - qeshi Arjani.
- Mė fal, Ani, tė lutem mė fal, se nga malli pėr ju mora superxhiro sot!
E tėrė klasa qeshi edhe njė herė me zė lartė, derisa u dėgjua zilja pėr fillimin e orės sė parė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA