Make your own free website on Tripod.com

MATURANTET

Kapitulli 2

Home
Kapitulli 1
Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8
Kapitulli 9
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Mbyllja

2

Sapo zilja elektrike lajmėroi mbarimin e orės, dyert e klasave u hapėn njėra pas tjetrės dhe shkulmet e zėrave qė zunė tė shpėrthenin prej tyre, pak nga pak pushtuan korridoret.
Mėsuesi i fizikės, Mentor Shuko, hyri i fundit nė korridorin e katit tė dytė ku kishte nisur poterja e pushimit. Shtatgjatė e thatim, ai burrė kaluar tė dyzetat, i veshur me kostum blu, ēante me kujdes pėrmes nxėnėsve qė i buzėqeshnin me respekt dhe hiqeshin mėnjanė pėr t’i hapur rrugė. Herė pas here pėrkulte kryet lehtė nė tė dy krahėt, i kujdesur pėr t’i kthyer pėrshėndetjen secilit.
Hyri nė sallėn pedagogjike mė njė ndjenjė gėzimi dhe ekzaltimi pothuaj fėmijėror, la regjistrin nė tryezėn e parė dhe u drejtua pėr te kėndi i zakonshėm. Disa nga mėsuesit lėvizėn karriget pėr t’i lėshuar vend. Pranohej nga tė gjithė pa fjalė se ai kishte njė hapėsirė shpirtėrore tė gjerė dhe njė mėnyrė komunikimi mė tė vėrtetė imponuese.
- Sivjet vitet e para nuk janė keq ! - tha me atė buzagazin e tij tė pėrhershėm e me njė lloj kėnaqėsie qė u shpreh nė tėrė fytyrėn e tij miqėsore.
- Eh, diēka mė ndryshe, - reagoi nė ēast Zekmani, mėsuesi i matematikės.- po jo kushedi ēfarė !
- Ka ca tipa interesantė, qė mė duken mjaft simpatikė pėr punė. - shtoi me patos tė zakonshėm Mentori.
- Tek e para B vura re edhe ca vajza tė zgjuara!- tha Miranda biologe, me atė skuqjen e saj tė lehtė, nė tė cilėn kishte gjithmonė diēka nusėrore.
- Megjithatė shumica e atyre qė kanė ardhur nga fshatrat janė me notė fiktive, - ngriti zėrin Martela me njė grimasė nėnqeshjeje plot nėntekst, qė ishte natyrė e pandarė e fytyrės sė saj tė mprehtė e freskihumbur nė stazhin e gjatė si mėsuese e historisė dhe marksizmit.
- Po tė kish tė vinin mėsuesit e fshatit kėtu dhe ne tė shkonim ca kohė andej nga fshati, he…he… Atėherė do tė dinim tė flisnim mė qartė e mė saktė! - ia priti Mentori.
- Fiktivitetin e tetėvjeēares ne e nxjerrim me kėrkesat dhe lėndėn e shkollės sė mesme. - tėrhoqi vėmendjen Visari, mėsuesi i elektroteknikės. Nxėnėsit e sapoardhur pyeten pėr vėllimin e njohurive tė kaluara qė nuk ua kemi dhėnė vetė.
- Shumė qartė dhe shumė saktė. - pohoi buzagaz Mentori. - Kjo ėshtė njėsoj si tu biesh daulleve pa i pasur ato.
- Sidoqoftė skartimi nė fund tė vitit tė parė, u bėn mirė edhe nxėnėsve tė dobėt, edhe vet shkollės sė mesme, - ngulmoi Martela me njė shprehje tė ngurtėsuar tė fytyrės, tė cilėn e kthente nė buzėqeshje sapo vėshtrimi i saj takonte atė tė Lina Ēinės, gruas sė shefit tė kuadrit tė Komitetit Ekzekutiv.
Kimistja Lina Ēina po matej tė ēohej pėr tė dalė, por e tėrhoqi biseda dhe lėshoi pėrsėri trupin e vet tė gjerė e amorf nė dy karrige njėherėsh. Pastaj uli kryet dhe filloi tė shikonte thonjtė me manikyr.
- Prej atyre gjysma arrijnė deri nė fund, - tha rėndė-rėndė Koēo Petroja, mėsuesi pedant i letėrsisė, pėr tė mbėshtetur mendimin e Martelės.
- E pra, dijeni se sot te C -ja kam zbuluar pikėrisht njė nga rastet kur pėsojnė “stop” nxėnėsit e viteve tė para dhe marrin rrugėn e skartimit, qė thotė shoqja Martelė…
- Ē’qenka ky rast kaq misterioz ? - shqeu sytė Zekmani.
Fytyra burrėrore dhe e ēiltėr e Mentorit shkėlqeu plot mirėsi. Nė tė tilla raste sytė e tij dukeshin edhe mė dashamirės.
- Ngrita nė mėsim njė kokėrrumbull, qė e ka mbiemrin Balldashi. - iu drejtua njė grimė Martelės dhe u pėrpoq ta bėnte zėrin sa mė bindės. - Ėshtė njė tip i heshtur dhe si i pėrgjumur nga njė fshat i largėt. I bėra tri pyetje dhe nuk iu pėrgjigj asnjėrės. Qėndronte kokulur. S’paske mėsuar, i thashė. Kam mėsuar, profesor tha me njė zė qė mezi e dėgjova. Mirėpo hė, s’po na thua ndonjė gjė, mor djalė… Kam mėsuar, tha prapė dhe uli kokėn. Koha kalonte dhe po bėhesha gati t’i vė katrėn. Por mė bėri pėrshtypje ajo kėmbėngulja e tij “Kam mėsuar” dhe mė shkoi mendja mos kishte pėsuar ndonjė frenim. I shkova pranė. Pėrmenda nja dy ēėshtje themelore tė lėndės dhe kėrkova mendimin e tij. Atėherė ai filloi ngadalė e fare shkoqur me ca pėrgjigje tė shkurtra, por mjaft tė qarta e tė sakta. Mė habiti. Ja, si qenka puna, mendova dhe e pyeta me kujdes qė nga mėsimet e para. Ishte i kursyer, nuk ngutej tė fliste, po thoshte fjalė me mend. Sė fundi u binda tamam qė atė e mbytnin emocionet. Dhe po t’i kisha vėnė katėr do tė isha treguar i padrejtė mė tė. Do ta kisha thyer kot e me siguri ai do tė kishte humbur besimin se mund tė mėsonte nė shkollėn e mesme.
Pjerini, mėsuesi i sociologjisė, qė deri atėherė nuk kishte hyrė nė bisedė, ngriti ballin dhe tha me njė pamje tė menduar e gati ėndėrruese:
- Ashtu ndodh vėrtetė, aq mė tepėr nė lėndėt ku nxėnėsi duhet tė shprehet kryesisht me gojė. Do tė mjaftonin vetėm dy katra qė ta thyenin fillestarin qysh nė semestrin e parė e t’ia bėnin lėndėn gogol.
- Po, po, - miratoi edhe me kokė Mentori. - Por ėshtė dhe diēka tjetėr. Ne mėsuesit na rrėmben puna dhe shpesh kthehemi nė makinė fjalėsh, kur mjeti i konkretizimit mund t’i flasė mė mirė nxėnėsit. Sepse imazhi i mbetet mė mirė nė kujtesė, fjalėt rrėshqasin nė sipėrfaqen e lėmuar tė trurit tė tij tė njomė, si pikat e shiut mbi xham…
- Nuk rrotullohet klasa me tė gjithė nxėnėsit qė regjistrohen nė vitin e parė.- nxitoi tė mbronte mendimin e saj Martela me njė zė tė ftohtė duke ngritur njėrėn vetull e duke hedhur njė vėshtrim rėndė-rėndė. - Apo tė mbeten pa mėsuar edhe ata qė mėsojnė…
Mentori dhe Pjerini nuk e zgjatėn. Asnjėri s’kishte dėshirė tė bėnte polemikė tė gjatė me tė. Heshtjen qė u krijua pėr njė ēast e shfrytėzoi Zekmani.
- Nė fakt s’ka ē’bėn shkolla kur niveli i nxėnėsve ėshtė i ulėt, sidomos nė matematikė. Inkubatorit po i vure vezė tė zakonshme, pula do nxjerrė. Vėri vezė krokodili, pa tė shohėsh !…
Martela me ndonjė tjetėr u shkulėn sė qeshuri.
- Pikėrisht, krokodilėt nuk do na duheshin, sepse sapo tė dilnin nga veza, tė parin do tė tė hanin ty ! - ia ktheu Mentori. - Nuk bėhet ky krahasim qė bėn ti, Zekman! Njerėzit pa pėrjashtim lindin me tru tė pazhvilluar. Nė shkollė duhet t’ua zhvillojmė ne. Durimi dhe kėmbėngulja ka bėrė qė tė zgjidhin ushtrime matematikore edhe konet e cirkut.
Lina Ēina ishte e vetmja qė s’po shfaqte kurrfarė kėrshėrie pėr temėn qė diskutohej, thua se po flitej pėr gjėra tė ndodhura dy mijė vjet mė parė. Me heshtjen shpėrfillėse i dukej sikur i jepte krahė kryelartėsisė sė saj
U bė njė pauzė e shkurtėr. Pastaj duke e marrė prapė fjalėn, Martela shpėrtheu me duf:
- A ia vlen tė presėsh katėr vjet me radhė sa t’ua nxjerrėsh fjalėt me pinca cave si ky…Balldashi yt ? Minutat janė tė racionuara. Ku t’i gjejmė tė tjerat qė tė merremi me balldashėt…Vetėm gėrshėra e skartimit nė vit tė parė e zgjidh kėtė lėmshin tonė tė kokolepsur.
- Kjo ėshtė rruga mė e shkurtėr, - ia priti Mentori, - Kur s’tė del koha ty nė histori e nė marksizėm, po te ne tė fizikės, ku nxėnėsi duhet tė pėrdorė pėrveē gojės edhe eksperimentin. Skartimi ėshtė simptoma e njė ideje fikse.
Kėtė e tha nė mėnyrė qė tė merrej edhe si shaka, por Martela e kuptoi ashtu si duhej. “ Kush mė flet pėr fiksasione, - tha me vete, - ky “qartė-sakti” qė ėshtė bėrė psikopat pas ca telave e ca llambushkave” Ajo i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė. Faqet e zbehta iu skuqėn pakėz nga inati dhe nė vend tė pėrgjigjes i ktheu shpinėn me mospėrfillje.
- Nuk do tė bėhen tė tėrė me shkollė, po hė! - ndėrhyri mė nė fund me atė tonin e saj tė zakonshėm e mospėrfillės pėr t’i vėnė kapak Lina Ēina, e cila kishte arritur nė kėtė pėrfundim, pasi kishte dėgjuar nga i shoqi se ē’luftė e madhe bėhej nė Komitetin Ekzekutiv pėr tė drejtat e studimit tė shkollės sė lartė.
Sandri, mėsuesi i ri i anglishtes kishte filluar tė hapte njė regjistėr dhe e la pėrsėri mėnjanė.
- Ashtu ndodh qė disa digjen edhe kot. - tha me njė ton pakėz tė matur. - Nxėnėsit janė tipa psikologjikė tė ndryshėm. Pėrfitojnė impulsivėt, qė nguten tė ngrenė gishtin e tė flasin edhe kur s’janė tė sigurt.
- Njė kokė tė rrumbullt kanė tė dy palėt. - shpotiti Martela qė s’i rrihej pa ia thyer pak mendimin Sandrit, qė e konsideronte mėsues pa pėrvojė.
Mentori e ndjeu thellė thumbin e ironisė sė saj dhe u gėlltit pėr tė larguar prej goje shijen e keqe qė i mbeti aty pėr aty nga njė ndjesi pakėnaqėsie qė i krijuan ato fjalė dhe shkėlqimi i tepruar i kremit nė fytyrėn e saj. E kėqyri ftohtė dhe tha me zėrin qė kishte filluar t’i errej nga zemėrimi.
- Ka ca tepėr tė zgjuar kėtu, qė kujtojnė se ēdo send i rrumbullt ėshtė top dhe thonė: bjeri me forcė se kėrcen ! - ua pėrveshi tė dyjave meqė pasonin njėra - tjetrėn.
Ndodhi ajo qė quhet “ Gaz me specin pas “, domethėnė qeshėn ata qė duhej tė qeshnin dhe u zemėruan ata qė duhej tė zemėroheshin.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk. 7 hyrja 66
Tel: +355 4 365201 dhe Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA